Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz! Empty Asllan Dibrani:Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 15, 2014 12:34 am

Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz!

Asllan Dibrani:Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz! Asllan-dibrani


Shkruan Asllan Dibrani

Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë  kaposh të korruptuar të degjeneruar  dhe  të përmbushur  deri ne fyt me   krimin e organizuar   ekonomike dhe  politike , e cila i imponohet në të gjitha rastet shumicës . Bosët e rinj të kapitalit  (të parasë) ndihen kërcënueshëm, duke kaluar nga një karrige tek tjetra, pa u hyrë gjemb në këmbë. Këta përfaqësues tipikë mafiozë me   një trend aktual  nuk mund të jenë kurrsesi produkt i institucioneve shqiptare në Kosovë, por “rastësia”  pseodopolitike  që  koha  nxori të larat dhe të pa larat e tyre   ne balancën politik ekonomik dhe  kulturor. Atëherë kur është dashur të ndodhte ndryshe u kapen pas     vlerave të  kombit siç ishte UÇK-ja e lavdishme , rezistenca  e viteve   81-ta  , e viteve  90-ta . Krijuan emra të rrejshëm politik nga e cila arritën deri në  tenderët  marramendës  me hajni    dhe   keqpërdorime sa që edhe  gurët e Kosovës  dhe nëntokën e tjetërsuan  .Këta janë kapotë   politik  në Qeverinë Thaqi të pa prekshëm dhe manipulant .   Edhe sot e kësaj dite  që  koha ka ardhë  të  largohen nga skena politike,  rezistojnë  duke u kapur me thonj pas karrigeve të pushtetit deri në marrëzi. Kjo është natyra e “boshllëkut” shpirtëror që i karakterizon këto monstra të periudhës sonë dramatike, të djeshme e të sotme,   po tentojnë te mbesin me dhunë edhe  nesër , pasnesër e gjithnjë , duke u justifikuar brenda vetes dhe opinionit me paturpësi ndaj revanshit të pandalshëm përpara asgjëje, për të dhunuar e zhvatur gjithçka nga “ajo” që mendojnë se është pronë e tyre, për të bërë të pamundurën në çdo formë dhe me çdo mjet t’u mbushin mendjen njerëzve të traumatizuar se “ata dhe vetëm ata”, kanë të drejtë të jenë në krye si “baballarë të kombit”, duke  cenuar  te drejtën e  qytetarit  që  ta  përkrahë atë , që  e sheh si shpëtim të  asaj që ka mbetur pa e gëlltitur mafiozët politik !Formimi i institucioneve  pengohet prapë nga ato  kapo-banda  nga se i  frikësohen   qe  ardhmëria do tu hakmerret me revansh   për   mëkatet qe i kanë bërë   ndaj popullit   me një  ekonomi të dobët, pa perspektivë për të jetuar  deri në vetëvrasje  dhe  vetëmohim  nga  skamja!

Kjo sipas tyre, por jo sipas të tjerëve që mendojnë ndryshe, u ka veshur dhe mbyll  sytë, duke besuar se gjithçka mund të jetë pronë e tyre edhe mendja e qytetarit si ka dëshirë ta shoh  veten  në atë nënqiell të Kosovës. Një e vërtetë e hidhur:  përveç kulturës dhe emancipimit shoqëror të munguar, të cilat nuk ua lanë dot paraardhësit e tyre, pasi edhe ata nuk kishin ku ta gjenin, po dhunojnë me injorancën e tyre sistemin shoqëror në Kosovë. Ky, me sa duket nuk është caku i fundit  social – psikologjik dhe politik i tyre. Krimi po vazhdon .Zgjedhjet në tërë botën  kryhen për  24. orë,në Kosovë po zgjasin edhe me   muaj  e me  vite , turpi brirë  s’ka!!! Një grup hajdutesh , kriminelesh dhe  të korruptuesish sot po e diktojnë politikën në Kosovë. Ndokush mund të ketë provuar edhe “thesin në kokë” dhe më pas, një grusht parash me nder . “Paratë janë Zot të kohës sonë”,prandaj nga njëherë  edhe paraja e tepërt   dalldis dhe s’ka ilaç që  shëron .  Të presim kohe ma të mira populli mos ta humb  shpresën  se çdo  tatëpjete ka edhe  te kundërtën ,por  dhashë zoti  e thefshin qafen pa të keqen  e popullit …?!Edhe kapot  mafiozë  e kanë fundin…!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi