Dobresku: Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë jo prej dëbore!!
Faqja 1 e 1
Dobresku: Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë jo prej dëbore!!
Përkthyesi Marius Dobresku |
Nga Dalip Greca
Marius Dobresku ka lindur më 23 prill 1951 Brëila (qyteti ku jetoi Naum Veqilharxhi para 150 vjetësh). Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1975. Në përfundim të studimeve ka mbrojtur diplomën me veprën e Ismail Kadaresë ”Rezistenca e popullit shqiptar para pushtuesve të huaj e pasqyruar në veprën e Kadaresë”. Pas studimeve u kthye në Rumani, ku punoi rreth 20 vjet në Bibliotekën Kombëtare dhe bashkëpunoi me revistat më të njohura të Bukureshtit. U prit shumë mirë një studim i tij mbi pikturat murale të Lepenicës (Shqipëri).I ofroi lexuesit rumun të përkthyera perlat e poezisë romantike shqipe. Po në ato vite iu prezantuan lexuesëve rumunë Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu dhe shumë poetë të tjerë.Në vitin 1983 përktheu romanin ”Kronikë në gurë” të shkrimtarit Ismail Kadare, që u botua nga Shtëpia botuse ”Univers” e Bukureshtit.Më 1986 përktheu dhe botoi “Kështjella” të Kadaresë, më pas dhe romanet “Nëntori i një kryeqyteti”(1989) dhe “Prilli i thyer”(1990). Pas revolucionit demokratik rumun u emërua nëndrejtor i Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë (1990-1997), më pas iu përkushtua gazetarisë. Aktualisht është kryeredaktor i revistës “Miku i shqiptarit”, periodik i pakicës shqiptare të Rumanisë dhe shef i zyrës së shtypit të Bashkisë së Bukureshtit.Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe anëtar i Shoqatës Rumune për Politikën e Jashtme. Njëkohësisht është nën/kryetar i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, të cilën e themeloi ai vetë së bashku me disa miq të tjerë të Shqipërisë nga Bukureshti në vitin 1995. Marius Dobrescu ka vazhduar ta përkthejë dhe ta publikojë veprën e Ismail Kadaresë ; në vitin 2000 përktheu dhe botoi “Dosja H” dhe “Përbindshi”, në 2001 përktheu ”Pallati i Ëndrrave”, në 2003 “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, për të cilin u nderua me çmimin për përkthimin më të mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Rumanisë; po në vitin 2003 përktheu “Lulet e ftohta të marsit” dhe “Piramida”. Të gjithë këto botime patën sukses në Rumani dhe shtëpia botuese “Polirom”, që i botoi, vendosi që cdo vit të botojë ose ribotojë një nga romanet e shkrimtarit shqiptar. Po kjo shtëpi botuse në vitin 2004 ribotoi “Prilli i thyer”, ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar botoi në përkthimin e Dobrescut dy nga romanet e Kadaresë ”Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhësi”. Në vitin 2006 u botua “Viti i mbrapsht” dhe “Konkurs bukurie për meshkuj” . Në janar 2007 u botua vëllimi i dytë “Pallati i Ëndrrave”. Më 2008 u botua “Hija”, ndërsa “Muzgu i Perëndive të Stepës” u botua më 2009. Ndërkohë që më 1996 Dobresku ka përkthyer për teatrin Nacional të Rumanisë dramatizimin e “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, i cili u vu në skenë në Bukuresht dhe pat një sukses të jashtzakonshëm. Në vitin 2006 doli nga shtypi vëllimi “Koha e jetës, koha e vdekjes”, që përmban studime , intervista dhe reportazhe me dhe mbi Ismail Kadarenë. Dobresku ka përkthyer rumanisht edhe romanin e Teodor Lacos ”Një vit i hidhur” (1997) si dhe tregimet e Ramiz Gjinit “Atdheu prej dëbore” 2009. Gjatë vitit 2008 ai përktheu edhe një poet të ri shqiptar, të cilin e prezantoi me vëllimin poetik ”Re të ftohta”. Vitin e shkuar Dobrescu botoi librin me intervista dhe reportazhe mbi familjet shqiptare të vendosura prej kohësh në Rumani. Me rastin e botimit në Rumani të librit me tregime “Atdheu prej dëbore” të shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Ramiz Gjini, përkthysi Marus Dobrescu, e priti me kënaqësi ftesën e gazetës Illyria për një intervistë. Le ta ndjekim:
Përkthysi Marius Dobresku me shkrimtarin Ismail Kadare |
Përgjigje : Në fillim të intervistës sonë dua t’ju përshëndes juve dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E di se në tokën amerikane ka një komunitet shqiptar të rëndësishëm, dhe jo vetëm nga ana e sasisë. Ju keni atje njerëz të shkolluar, me kulturë të gjërë, por edhe afaristë dhe zanatçinj të mirë. Keni regjisorë, aktorë. Dhe keni, gjithashtu, shkrimtarë. Pse e kam zgjedhur Ramizin? Për t’ju dhënë një përgjigje të plotë dua parasëgjithash të prezantohem vetë. Pasi kam mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi në Tiranë, kam punuar vazhdimisht me komunitetin shqiptar të Rumanisë. Vendi im, Rumania, ka qenë një shpresë e vazhdueshme për kurbetin shqiptar. Në vitet ’20 tek në banonin rreth 30.000 shqiptarë. Kushtet e jetesës ishin të mira, vendi i bukur. Ka patur raste kur shqiptarë të Amerikës vinin dhe vendoseshin në Rumani! Këtu kanë krijuar veprat e tyre më të bukura Asdreni, Lasgushi dhe Mitrush Kuteli. Këtu Naum Veqilharxhi ka sajuar alfabetin e vet dhe po këtu Naimi ka botuar shumë nga librat e veta. Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë (dhe jo prej dëbore!!). Pas rënjes së komunizmit, në fillim të viteve ’90, komuniteti u gjallërua. Kemi nja nëntë vjet që kur nxjerrim revistën Miku i shqiptarit, botojmë libra dhe incizojmë në CD serenatat e bukura të Korçës. Bashkëpunimi me intelektualët shqiptarë me banim në Rumani më mësoi t’i cilësoj krijuesit e diasporës. Ashtu siç thashë në parathënjen e librit të Ramizit, tek krijuesit e diasporës vepron një mekanizëm i veçantë: memoria afektive zë vendin e atdheut. Një atdhe i largët, më i largët se retë e qiellit, i mbushur me hije dhe përshpërima. Ky mundim i vërtet lind një literaturë origjinale, plot melankoli, por të fuqishme dhe plotësisht mashkullore. Ramizi më tërhoqi vëmendjen që nga libri i parë që ma dërgoi. Thashë në vetvete: ja një shkrimtar i vërtetë, që do të futet me dinjitet në letërsinë shqipe! I lexova gati të gjitha librat e tij dhe përktheva disa nga tregimet në revistën tonë. Reagimi i lexuesit qe shumë i mirë, ashtu që ideja e vëllimit më erdhi natyrshëm. Përkthimi qe i lehtë, ashtu siç është zakonisht atëherë kur kryen një punë që të pëlqen.
Pyetje- Në parathënien e shkurtër, të librit të sapobotuar në gjuhën rumune, ju shpreheni se Ramiz Gjini është një shkrimtar unik. Përse e cilësoni unik? A mund të veçoni, cilat janë karakteristikat, që spikasin në krijimtarinë e tij?
Përgjigje: - Ramizi, si shkrimtar, ka një sensibilitet të veçantë. Kjo dukuri është e lidhur ndoshta me zanatin e tij fillestar, atë të aktorit. Ky sensibilitet duket sidomos në tregimet me heronj fëmijë dhe të moshuar. Dihet se fëmijët dhe pleqtë kanë universin e vet, disa herë mjaft të ngjashëm, dhe është vështirë për një shkrimtar në moshën e pjekurisë të futet në këtë botë. Mirëpo, Ramizi e bën këtë dhe e bën shumë mirë. Fëmijët e tregimeve të tij mendojnë dhe veprojnë si çdo fëmijë, me gjestet dhe fjalët e moshës. Dialogjet janë poashtu, të përshtatura moshës fëminore. Dhe pikërisht këtu qëndron forca e tij prej prozatori. Sepse nuk është e lehtë të mendosh, të flasësh dhe të veprosh si të vegjëlit. Ka nevojë për talent dhe pjekuri artistike, por, para së gjithash, për ndjeshmëri.
Duke folur pastaj mbi tregimet nga jeta e fshatit shqiptar, duhet pohuar që në krye se ato janë plot autenticitet, i cili manifestohet në tematikën, në atmosferën, por edhe në mënyrën e të shprehurit. Autori nuk bje në vulgaritet, por as nuk i bën akademike fshatarët shqiptarë. Ai flet në gjuhën e tyre të përditshme, pa lule dhe zbukurime të tepërta. Këtu vepron, patjetër, memoria afektive e tij, e cila din të zgjedh nga moria e fakteve ato që tingëllojnë në konsensus me jetën e gjallë. Personazhet e Ramizit janë fshatarët e Bibollit, një katund-pjellë e fantazisë së autorit, por shumë i ngjashëm me fshatin shqiptar tradicional. Dhe, duke e parë me sytë e mendjes, nuk mund të përcaktosh se cilës krahinë i përket: jugut, mesit të Shqipërisë apo veriut. Këtu zhvillohen ngjarje të rëndomta, por tregimtari di t’i verë në pah me mjeshtëri, sikurse të jenë ngjarje të nivelit ndërkombëtar, të protokollit zero. Sa i bukur dhe njerzor është rrëfimi i bariut, p.sh., ku ndodhitë e një dite të zakonshme kthehen në një ngjarje kapitale për jetën e tij dhe, ndoshta, me pasoja të rënda. E kështu me radhë.
Duke folur pastaj mbi tregimet nga jeta e fshatit shqiptar, duhet pohuar që në krye se ato janë plot autenticitet, i cili manifestohet në tematikën, në atmosferën, por edhe në mënyrën e të shprehurit. Autori nuk bje në vulgaritet, por as nuk i bën akademike fshatarët shqiptarë. Ai flet në gjuhën e tyre të përditshme, pa lule dhe zbukurime të tepërta. Këtu vepron, patjetër, memoria afektive e tij, e cila din të zgjedh nga moria e fakteve ato që tingëllojnë në konsensus me jetën e gjallë. Personazhet e Ramizit janë fshatarët e Bibollit, një katund-pjellë e fantazisë së autorit, por shumë i ngjashëm me fshatin shqiptar tradicional. Dhe, duke e parë me sytë e mendjes, nuk mund të përcaktosh se cilës krahinë i përket: jugut, mesit të Shqipërisë apo veriut. Këtu zhvillohen ngjarje të rëndomta, por tregimtari di t’i verë në pah me mjeshtëri, sikurse të jenë ngjarje të nivelit ndërkombëtar, të protokollit zero. Sa i bukur dhe njerzor është rrëfimi i bariut, p.sh., ku ndodhitë e një dite të zakonshme kthehen në një ngjarje kapitale për jetën e tij dhe, ndoshta, me pasoja të rënda. E kështu me radhë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dobresku: Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë jo prej dëbore!!
Pyetje: Si mendon Marius Dobresku, a ka në veprën e Ramiz Gjinit ndonjë influencë nga shkrimtarët e mëdhenj botërore?
Përgjigje: Sipas mendimit tim, proza me tematikë nga jeta amerikane ka shumë të ngjashme me prozën amerikane dhe angleze të viteve 50-60. Kjo nuk do të thotë aspak se është jashtë modës, sa kohë shkrimtari e ndjen veten mirë në këtë territor letrar dhe rezultatet janë të mrekullueshme. Kurse ajo me tematikë nga realiteti shqiptar ka ndoshta diçka nga Dr. Agolli. Sido që të jetë, është vështirë të krahasosh artistët midis tyre, tepër vështirë. Ramiz Gjini ka një epërsi të dukshme ndaj shkrimtarëve të tjerë, dhe kjo i vjen nga shkolla që bëri, Instituti i Artit. Atje u mprehën cilësite e tij interpretuese, sensibiliteti i tij, çka e ndihmon në krijimtarinë letrare.
Pyetje: Të gjithë e dimë tashmë, që shumë nga historitë e shkrimtarit Gjini, ndodhin në një vend të quajtur Biboll, ku siç jeni shprehur edhe ju vetë, nuk ekziston në asnjë hartë të vendeve të botës. A mendoni se ky Biboll, i cili gjendet vetëm në mendjen e autorit, sjell me vërtetësi artistike përvojat e Shqipërisë, karakterin e vecantë të realiteteve të saj?
Pyetje: Të gjithë e dimë tashmë, që shumë nga historitë e shkrimtarit Gjini, ndodhin në një vend të quajtur Biboll, ku siç jeni shprehur edhe ju vetë, nuk ekziston në asnjë hartë të vendeve të botës. A mendoni se ky Biboll, i cili gjendet vetëm në mendjen e autorit, sjell me vërtetësi artistike përvojat e Shqipërisë, karakterin e vecantë të realiteteve të saj?
Përgjigje: Patjeter. Bibolli simbolizon për Ramizin fshatin shqiptar, Shqipërinë vetë, „Nënën-Shqipëri”, me të mirat dhe të metat e saj. Këtu luan një rol të veçantë edhe natyra e Bibollit, me fusha të gjëra, male të gjelbëra dhe lumenj të kristaltë... Kurse njerëzit e Bibollit janë shqiptarë puro, siç thuhet, punëtorë, por edhe të vuajtur, shakaxhij, tekanjozë, por edhe të ashpër dhe sedërmëdhenj. Si ballkanas, ata ironizojnë njeri-tjetrin, por në thellësitë e shpirtit iu dhimbsen fatkeqësia e shokut. Me një fjalë, portreti i banorit të Bibollit ngjan kryekeput me portretin e shqiptarit të thjesht, ashtu siç e ka njohur ndoshta Ramizi në vendlindjen e tij.
Pyetje: Ramiz Gjini, është cilësuar si një shkrimtar modern. Megjithatë, gjuha, që ai përdor në rrëfimet e tij, është shumë e thjeshtë. Si ta kuptojm ketë? Modern në ndërtimin e strukturës së lëndës artistike, në koncepte, në nëntekstet apo diçka tjetër …?
Përgjigje: Në këtë pyetje unë kam një përgjigje ndoshta pak të veçantë, dmth jam shumë subiektiv. Për mua nuk paraqesin shumë vlerë ekperimentet letrare të çfarëdollojshme që bëhen në letërsinë botërore. Kush guxon të thotë, p.sh. se Ismail Kadare nuk është një shkrimtar modern ? Ose Solzhenicin ? Letërsia është letërsi sa kohë ajo rrëfen, pra arti i të rrëfyerit është shtylla e letërsisë. Shkrimtar modern është ai që ndërlidh me mjeshtëri idenë e veprës me trupin e saj, me fjalën. Le ta marrim tragjedinë greke: sa kohë mesazhi i saj mbetet aktual, ajo është moderne. Letërsia rumune ka një dramaturg klasik, Ion Luca Caragiale (Jon Luka Karaxhiale, 1852-1912), krijuesi i disa komedive ku kritikohet rreptësisht klasa politike e kohës së tij. Mirëpo vepra e këtij dramaturgu është shumë aktuale, sepse klasa politike e sotme ka të njëjta të meta. Mund të themi për Caragialen se nuk është modern ? Ka shkrimtarë dhe studiues të cilët eksperimentojnë ose mbështesin mënyra dhe stile letrare të reja. Dakord. Në letërsi mund të gjesh rrugë artistike të reja, por suksesi i një shkrimtari vjen prej pranimit ose mospranimit të tij nga publiku. Pra lexuesi është “barometri” i suksesit ose mossuksesit të një autori. Shumë shpesh vihet pyetja: pse nuk lexohet më poezia? Përgjigja është e thjesht : sepse poezia u largua shumë nga lexuesi. Poetët kanë arritur të “lexohen” midis tyre. U zhduk karakteri publik, spektakolar i poezisë. Si mund te ndreqet kjo? Unë nuk mund të them, mund vetëm të sugjeroj: poezia duhet të kthehet në aspektin e saj të vjetër, dmth të jetë ashtu siç ishte në fillimin e saj, shfaqje totale, në agora ose në amfiteatër. Por kjo sigurisht është e pamundur në kushtet e sotme. Duke u kthyer nga ky udhëtim i largët tek Ramizi ynë, dua të them se shkrimi i tij, ashtu siç është tani, me tematikën, stilin dhe kompozimin e veprave, është plotësisht modern. Ai është një rrëfimtar i mrekullueshëm dhe nga kjo vjinë pastaj të gjitha.
Pyetje: Në disa tregime, R. Gjini, trajton tema nga jeta e përditëshme amerikane; ndërkohë ai ka lindur dhe është rritur në një fshat ballkanik, ose më sakt shqiptar.A mendoni, që këto dy realitete, krijojnë një atmosferë konfliktuale me vecanësitë e tyre dhe autori, në këtë rast, merr përsipër një barrë fort të rëndë?
Përgjigje: Ky konfrontim midis dy botëve ekziston, por nuk ka një vend kryesor në tregimet e Ramizit. Pra ka një farë kundërvenje, që duket më qartë në novelën Kthimi i dajës Alem. I biri i humbur i fshatit, Alemi, kthehet nga Amerika plot iluzione, por dalëngadale ai zhgënjehet nga realitetet e përditshme të Bibollit dhe sidomos nga sjellja e bashkëfshatarëve të tij. Ai i përbuz ata dhe i braktis pa keqardhje. Novelat dhe tregimet e tjera kanë një ”territor” të përcaktuar qartë: ato me tematikë amerikane janë shkruar ”amerikanisht”, kurse të tjerat ”a la shqiptarçe”. Kjo tregon një mobilitet stilistik të jashtëzakonshëm, cilësi që takohet shumë rrallë tek shkrimtarët e sotëm. Më në fund, duhet thënë se „tregimet amerikane” kanë një ritëm të veçantë, në përputhje me ritmin e shoqërisë amerikane.
Pyetje: Ju e njihni mirë gjuhën dhe letërsinë shqipe, i keni bërë një shërbim të madh kulturës shqiptare duke përkthyer shkrimtarin tonë të mirënjohur, Ismail Kadare. Ju shkuat tek Kadareja apo ai erdhi tek ju?
Përgjigje: Kur isha student në Universitetin e Tiranës, në vitin e tretë, në fillim të tetorit, u habitëm të gjithë duke e parë midis nesh, në auditorium, shkrimtarin e madh. Atëherë morëm vesh se Kadare do të na jepte lëndën „letërsi dekadente botërore”. Mund t’ju them se leksionet e tij nuk kishin aspak atë frymë partiake me të cilën edukoheshim ne të gjithë në atë kohë. Leksionet e tij ishin thjesht tregime mbi Kafkën, Xhojsin, Prustin, Ioneskon e kështu me radhë. Atëherë e kam njohur personalisht Kadarenë. Dua të them se tërë jetën kam qenë i pasionuar pas historisë. Pasioni im për histori „takoi” në Tiranë romanet historike të Kadaresë dhe kështu doli punimi im i diplomës (udhëhequr nga prof. Ali Xhiku) me temë nga vepra e Ismailit. Duke u kthyer në Rumani, pas shkollës, prura në valixhe një grumbull librash të këtij autori dhe, pas shtatë vjetësh, përktheva romanin e parë, Kronikë në gur. Me mua ndodh nje dukuri shumë e çuditshme: e ndjej veten shumë mirë, si në shtëpinë time, në krijimtarinë e Kadaresë dhe rrjedhimisht kam mjaft vërshtirësi të adaptohem në ambientin e ndonjë shkrimtari tjetër. Personalisht, e takova shkrimtarin e madh në Rumani, në vjeshtën e 2003-it, dhe në Durrës, në 2006.
Pyetje: Cfarë mendimi keni për letërsinë shqiptare të pasviteve nëntëdhjetë?
Përgjigje: Letërsinë shqipe të sotme nuk e njoh aq sa dëshiroj. Kam lexuar disa romane të Fatos Kongolit, i cili më duket një shkrimtar i talentuar, me damar epik, siç thuhet; pastaj më pelqen Visar Zhiti, një prozator-poet me shumë fuqi shprehëse. Eshtë për t’u shënuar ringjallja e letërsisë së burgjeve dhe fuqizimi i poetikës shqiptare, sidomos me emra të rinj. Vitin e kaluar kam publikuar vëllimin e një poeti të ri dhe shumë të talentuar, Ermir Nika. Dua të nënvizoj, gjithashtu, aktivizimi i diasporës letrare, në Rumani, Bullgari, Itali, Amerikë etj. Si përkthyes i letërsisë shqipe dua të kritikoj faktin se u ndërpre, para disa vjetësh, tradita e vizitave të përkthyesve të huaj në Shqipëri, për të njohur dhe vlerësuar letërsinë vendase. Nuk e di kush e vendosi këtë, por Ministria e Kulturës së Shqipërisë duhet të vazhdojë këtë program, kaq i nevojshëm për promovimin e letërsisë shqipe në botë.
Pyetje: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Përgjigje: Këtë vit kam në plan ribotimin e romanit kadarean Kështjella, me të gjitha ndërhyrjet e autorit, dhe nje roman tjetër, të Fahri Balliut, Panteoni i zi. Paralelisht, punoj si kryeredaktor i revistës Miku i shqiptarit, e cila del në Bukuresht me ndihmën financiare të qeverisë rumune. Eshtë një revistë kulturore, ku dolën për herë të parë tek ne prozat e Ramiz Gjinit.
Për ZSH Alfred Papuçiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Buxhovi: Gjysma e Shtabit të UÇK-së ka qenë prej Kryesisë së LDK-së
» Gjermanët i lusin shqiptarët: Kthehuni më të mirë në atdhe (Foto)
» Poezi hebraike nga Rumania - Menachem M. Falek
» AGIM GASHI:NJË JETË PËR ATDHE-PRAP PA ATDHE
» Rrezart Kalaja-Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!
» Gjermanët i lusin shqiptarët: Kthehuni më të mirë në atdhe (Foto)
» Poezi hebraike nga Rumania - Menachem M. Falek
» AGIM GASHI:NJË JETË PËR ATDHE-PRAP PA ATDHE
» Rrezart Kalaja-Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi