Poezi hebraike nga Rumania - Menachem M. Falek
Faqja 1 e 1
Poezi hebraike nga Rumania - Menachem M. Falek
Poeti Menachem M. Falek (ne mes) |
Menachem M. Falek
INXHENIER
(Inginer)
Poeti mund të kundrohet
Si një inxhenier emocionesh njerëzore
Derisa shumë nga ata që e shoqërojnë vuajnë
Nga një farë lloj „steriliteti
Emocional.”
Poeti është burri
(apo gruaja)
Që na përkujton
Çfarë ndjejmë
Pas një dite të djersitur
Pasi që i kemi çveshur kostumet
E byrokracisë,
Këmishat e kompeticionit
Kanotierën me kompleksin e rivalitetit
Pantallonat hakmarrëse madje
Edhe brekët e hatashme të turpit.
Inxhenier i gjuhës është poeti.
Ai që, kur i formulon përgjigjet,
Mund të kontrollohet.
Që cenzuron shpërthimet
Për të shprehur vetëm fjalë të matura
Duke u përpjekur të jetë i qartë dhe njëherit,
Duke na e bërë të ditur se përballë tij
Është një tjetër person
Një shpirt i gjallë
Që edhe ai ka ndjen ja dhe emocione
Madje edhe nëse s’bën nga to një poem.
Ngase poeti është inxhenier i gjuhës.
Po, bota është e mbushur me lexues,
Për të cilët, që të mos bien në humnerat e mërzitjes
Ekziston nevoja për inxhenierin e emocionit.
Roli i tij është të derdhë
Nga truri, nga zemra, apo nga ku ta di unë
Nga cili tjetër organ, poeti e shtrydh vetveten
Që t’i qesë në letër,
Me lapsin,
Me stilonë,
Apo, edhe më keq, me një lompiuter.
Megjithatë, nuk ma merr mendja se çdo herë është e nevojshme
Që për çdo profesion, kudoqoftë,
Të ekzistojnë gjykatës me zemër të ftohtë, inovatorë në teori
Për t’i fshirë me një fjalë nga lista disa profesione.
Madje ndoshta se po!
Ngase ata na e bëjnë të ditur, përmes fjalëgve të tyre
Prezencën tonë të thjeshtë
Prej inxhenierëve
Të thjeshtë të jetës.
NJËRI PAS TJETRIT
(Unul după altul)
Përparojnë dy silueta
Njëra pas tjetrës
Shpirtërat nuk janë me to
U shkojnë pas
Në një farë distance
Me kujdes që të mos tejkalojnë kufirin e ndaluar.
Fjalë të emetuara në ajër
Duke u përkundur në erë
Rrugë paralele
E tij nga ana e majtë e rrugës
E saj nga e djathta
Shikonin puhinë e lehtë
Duke kërkuar një parmak për t’u mbështetur.
Një ndjenjë e miniaturalit
Rrokullisja nga Alfaalfa
Kujdes të madh, mos të biesh në përrua
Duart e shtrira, për të kapur
Hija që përparon
Pa shpirt në të.
Një çift i ri që i ka dhënë fund tani
Një konflikti periodik
Lëviz hap pas hapi
Si një apati e lindur
Duke bërë fjalë
Secili për vetveten
Duke pregaditur shpjegime
Për takimin e ardhshëm
Që gjithësesi do të mbahet
Në një fazë tjetër në një pikë të paparashikuar
Mbi boshtin e kohës
Në një adresë të rastit apo të padefinuar.
Njëri pas tjetrit, tjetri
Pas tjetrit.
MOSHA
(Vârstă)
Në çdo mëngjez e parfumoja vetveten
Me friukë,
Duke qenë i siguruar se ende nuk jam infketuar
Me erën e pleqërisë.
Shikoja në pasqyrë
Me frikë
Që mos të ma ndajnë rrudhat e fytyrës
Atdheun nga atdheu
Ëndërrën nga ëndërra
Realitetin nga bota tjetër.
Në drekë e prekja trupin
Të verifikoj nëse çdo pjesë është e paprekur.
Ngase vetëm njerëzve të tërë
U mundësohet në kohë
Vendi i përshtatshëm
Pa paguar bakshish
Apo rishpërblimin
Që e meritojnë.
UNAZA DHE KRAVATA
(Inel şi cravată)
Unaza ishte e artë
Siç ishin ditët e mia me ty
Germat e emrit tënd gërshetohen mes vedi
Mbi një sfond të zi.
E përshtas në gisht, dhe më rrëshqet –
Mos ta harroj, mos ta humb.
Sot, shtuar do çelësave
Mes shuplakës Hamsa e hapur,
antidot për marrje mësysh
Dhe një grusht i gatshëm për të prurë fat
Nuskat e mia
Unaza, më kot
(Katër gramë plus peshës së lidhëses së çelësave)
Më shoqëron në çdo derë.
Pas derës së dhomës së fjetjes gjenden
Kravatat
Është njëra me vija ngjyrë qielli
Romboide dhe diagonale.
Ishte dikurë e lidhur.
E ke lidhur dikurë në qafë
Kur më ke përcjellë në altar.
Një vit e gjysmë më vonë
Të përcillja unë
Ditën kur i le pas kujtimet e llogoreve
Për të cilat nuk flisje shumë.
E rëndë, një unazë në lidhjen e çelësave
Një kravatë e mbetur jetime
Ngjyrë qielli, e paçnyjëzuar.
Dhe ti s’je më.
NJË GRUSHT GROSHË DHE BIZELE
(O mână de fasole şi mazăre)
Maxhupja mban duart e shtrira
Për të pranuar ca kokrra groshe
Dhe nëse ka mundësi
Edhe tre prej bizele.
Mban një këmishë të qëndisur me njolla
Nën të një fustan tjetër,
Stoli prej argjenti të lirë
Dhe një ton prej vajtimesh
Që i mjaftonin.
„Tre foshnje,
Që s’kanë mbushur as tre vjet”, thot ajo,
„U duhet për ushqim
Dhe qumësht,
Dhe lopët, nuk kanë asgjë në grazhd,
As lopët e fqinjëve nuk kanë.”
Hebraikja rrinte në shtëpizën e saj
Në periferi të qytetit
Zgjidhte kokrra groshe e bizele nga ena,
E zgjaste dorën t’ia japë maxhupes
Kokrrat e kërkuara.
Ia dha edhe një shishe me qumësht.
Pastaj e nxorri përparësen,
E mbylli derën pas saj
Dhe shkoi në treg
Të blejë groshë dhe bizele
Të ketë çka të gatuajë në fund të javës
Për fëmijën e saj të vetme.
Shpresonte se maxhupja nuk do t’i hyjë tinës në shtëpi
Që pastaj t’i ngjitet për duarsh ndonjë vegël e vjetër
Apo ndonjë batanie fëmije
Apo ndonjë fustan me të cilin do ta joshte maxhupin
Që i grahte kalit të shtrenjtë në karrocë.
Shpresonte se maxhupja nuk do t’ia vjedhë djalin e saj
dërrasën dhe pjesët e shahut
Një ditë para kampinonatit shkollar.
MAÇOKU MAO
(Motanul Mao)
Mao erdhi te ne përmes pemëve të kopshtit
Dhe u mendua në duhet të vijë
Nëse jemi për tepër të mirë
Për të qenë miqët e tij
Nëse meriton të na njohë
Mao i shtriu eshtrat
Dhe me sy të lodhur
U mendua:
Të bëjë përpjekje
Për të kërkuar me hijeshi
Dhe ndoshta do jem dakord.
Dhe ata u përpoqën
U lutën bukur
E stërsmadhuan emrin e tij
Dhe shpirtin e tij të bardhë
Dhe herëpashere
Ia dhanë një copë të vogël.
Nuk mjafton.
Sytë e tij të mençur thanë:
Të presin
Të presin
Ende do ta nxjerrë maskën
Dhe do të tregojë
Se kush është
Mao
Ç’ke
Ti.
BIBLIOGRAFI
Menachem M. Felek u lind në Bistrica Nësëud të Rumanisë, më 1951, emigroi në Izrael më 1964, duke banuar aktualisht në Jerusalem, baba i dy djemve. Ka kryer studimet universitare për letërsinë hebraike dhe filozofinë. Është zëvendës i kryetarit të Shoqatës së shkrimtarëve hebrenj në Izrael, shef i sektorit për pranimin e anëtarëve të rinj në shoqatë, anëtar i drejtorisë së degës së Jerusalemit të komitetit të shkrimtarëve, anëtar i komitetit për art nëpër lagje, anëtar i komitetit të redaktorëve/gazetarë, anëtar redaksishë të ndryshme të disa revistave letrare (të shkruara dhe virtuale). Delegat në kongreset e reja sioniste në vitet 2003, 2005, 2007. Poema, përralla dhe përkthime të tij janë botuar nëpër gazeta të ndryshme, magazina e periodikë, të shkruara dhe vurtuale, të lexuara në radio. Boton reçensione dhe artikuj letrarë, mban në publik intervista me shkrimtarë dhe poetë. Libra të botuar: Rrudhje, poezi, 1990, Dy kate, poezi, 1992, Magjike, poezi, 1994, Kacavjerës, poezi, 1995, Thikë e ngjyer me mjaltë, poezi, 1997, Prizmi i dashurisë, aforizma, 1997, Njën gram sentimentesh, poezi, 1999, Për trashamnët dhe trurët elektronikë, aforizma, 1999, Ndërmjet gurëve të shpirtit, poezi, 2000, Llurbë kafeje, poezi, 2001, Shtatë ditë të furishme, poezi, 2005, Zinxhirë vjeshte, poezi, 2006, Udhëtimet e Pegasusit, poezi, 2007, Tekstura e sakosë së Drakulës, poezi, tregime dhe artikuj, 2007, Zinxhirët e zemrës, poezi të zgjedhura e të përkthyera në gjuhën angleze, 2008, Rikthimi i nderit të humbur të maçokut Mao, një poemë dhe 14 përkthime, 2008, Gjuetarë të ri, 10 tregime, 2008. Këto vargje janë pjesë e një antologjie të përbashkët me poetë nga Rumania dhe Kosova që do dalë gjatë këtij viti në Moldovë.
(Autor i projektit: Marius Chelaru. Përkthyes: Baki Ymeri)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dënohet ashpër përdhosja e varrezave hebraike
» Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës
» Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali
» Eri Luis:Dy poezi
» Dobresku: Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë jo prej dëbore!!
» Besa Dodaj:Gjurmohet varreza hebraike e Prishtinës
» Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali
» Eri Luis:Dy poezi
» Dobresku: Rumania ka qenë për shqiptarët një atdhe i dytë jo prej dëbore!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi