Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur ministrit Ferid Agani: Nëna ime vdiq pa përkujdesjen e doktor Nexhmi Zeqiri!

Shko poshtë

Letër e hapur ministrit Ferid Agani: Nëna ime vdiq pa përkujdesjen e doktor Nexhmi Zeqiri! Empty Letër e hapur ministrit Ferid Agani: Nëna ime vdiq pa përkujdesjen e doktor Nexhmi Zeqiri!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 23, 2014 11:08 am

Letër e hapur ministrit Ferid Agani: Nëna ime vdiq pa përkujdesjen e doktor Nexhmi Zeqiri! Emergjenca1



Letër e hapur ministrit Ferid Agani: Nëna ime vdiq pa përkujdesjen e doktor Nexhmi Zeqiri!

Unë e di se QKUK ka mjekë të shkëlqyeshëm dhe të ndershëm, por mjekët si dr. Nexhmiu nuk i bëjnë nder këtij institucioni, i cili çdoherë ka qenë shpresa e fundit e nevojtarëve.
 
I nderuari z. Ministër i shëndetësisë së Kosovës!
E di se koha është shumë e vlefshme për të gjithë, e sidomos për ju që keni një orar shumë të ngjeshur në punën tuaj, por meqenëse jeta është më e vlefshme se gjuthçka në këtë botë, vendosa ta shkruaj këtë deklaratë dhe t’ua dërgoj juve sepse mendoj se do t’i shërbejë informimit më të mirë për sukseset dhe dështimet në institucionin ku punoni. Këtë letër e kam shkruar më herët por nuk ua kam dërguar sepse kam menduar se mund të jem i frustruar dhe ndoshta fjalët e thëna mund të mos jenë edhe aq objektive, por tani pas një kohe relativisht të gjatë, e pash se atë letër mund ta dërgoj pa ia hequr as pa ia shtuar asnjë fjalë të vetme nga ato që i kam thënë në fillim.
 
Odisejada e sëmundjes së nënës time
 
Unë Imri Musliu, i lindur më 13 mars 1958 në Zaskok, komuna e Ferizajt, jap këtë Deklaratë Nëna ime Mexhide Musliu me banim në Zaskok, komuna e Ferizajt, e lindur në vitin 1932, ka pasur probleme shëndetësore dhe fillimisht ka kërkuar ndihmë në ambulancën private ”Zemra” në Bibaj të Ferizajt te dr. Hamza Selmani, por më vonë i është keqësuar gjendja edhe më shumë dhe kemi kërkuar ndihmë në Repartin e Urgjencës të qytetit në Ferizaj dhe ata na kanë udhëzuar për në Prishtinë. Me ndihmën e shpejtë kemi shkuar në Prishtinë, në Emergjencë. Aty motrat (infermieret) e kanë ftuar kardiologun dr. Nexhmi Zeqiri i cili na ka thënë: ”Nëna juaj është në gjendje shumë të rëndë dhe unë nuk mund të bëjë asgjë! E vetmja zgjidhje është ta dërgoni në ndonjë spital privat”. Ishte ora tre para mëngjesit dhe nuk patëm zgjidhje tjetër sepse koha nuk priste dhe u pajtuam me propozimin e doktorit. Ai e ka ftuar me telefon dikë nga spitali privat për sëmundjet kardiovaskulare “INTERMED sh.p.k” i cili ndodhet pranë magjistrales Prishtinë-Ferizaj dhe ata kanë ardhur shpejt, e kanë marrë pacienten dhe e kanë dërguar atje. Më pas kemi shkuar edhe ne dhe kemi qëndruar deri në mëngjes.
Të njejtën ditë, më 25 nëntor 2013 rreth orës 13 është bërë “anestezioni lokal, me qasje transradiale djathtas pacientes i realizihet angjinografia koronare dhe intervenimi perkutan koronar me procedurë rutinore operative. Rezultati: RD (RCA-95%; LAD – 80% Cx – 90%) PCI / Stenting RCA – 95% → 0%. Stent Endevator Resolute 3.0/15 mm; Yukon CC 3.0/8 mm; Yukon DES 3.0/16 mm posdilatacion NC 3.5/10 mm. TIMI→3 Floë.” për të cilin intervenim është bërë pagesa prej 6.000 €, ndërsa më 28 nëntor 2013është bërë intervenimi i dytë “RD (RCA no in stentrestenosis; Cx – 90%; LAD – 80%). PCI /balloon 2.0/30 mm and Stenting Cx – 90%→0% Stent biomime 2.75/32 mm. TIMI→3 Floë”. Këto intervenime janë të nënshkruara nga Dr. Lulzim A. Brovina, internist, kardiolog.
Për intervenimin e dytë është bërë pagesa shtesë prej 2.000 €. Gjendja shëndetësore edhe pse tepër ngadalë, i është përmirësuar përkohësisht. Aty ka qëndruar deri më datë 05 dhjetor 2013, gjithësej 10 ditë. Më vonë janë paraqitur komplikimet e njëjta dhe e kemi dërguar prapë në spitalin e njëjtë privat, ku janë bërë pagesa shtesë për trajtim. Pas pak e kemi kthyer sërish në shtëpi, por gjendja nuk i është përmirësuar. Gati çdo natë e ditë e kemi dërguar në emergjencën e qytetit në Ferizaj deri në datën 30 dhjetor 2013 kur na e kanë dhënë udhëzimin ta dërgojmë sërish në Prishtinë, në repartin e Nefrologjisë, sepse rezultatet e analizave të gjakut ishin shumë të këqija. Aty ka qëndruar një natë dhe të nesërmen në mëngjes ka pasur një sulm në zemër (infarctus ac. myocardi p. anterioris, St. Post PCI…) dhe menjëherë është dërguar në Shërbimin Intenziv të repartit kardiologjik, njësia koronare. Edhe pse në Repartin e Nefrologjisë nuk ka munguar përkujdesja, u gëzuam që më në fund rezultatet e gjakut ishin pakëz më të mira dhe tani ishim në vendin e duhur.
Natën e parë ishte kujdestar dr. Imri Jashari dhe u përkujdes gjatë gjithë kohës, por rezultai ishte jo fort premtues. Të nesërmen në mëngjes erdhi doktor Nexhmi Zeqiri, i cili na kishte udhëzuar për në spitalin privat qysh në fillim. Menduam se do të përkujdeset maksimalisht për pacienten të cilën e kishte pranuar vet, por nuk ndodhi ashtu! Ai u largua nga reparti dhe nuk dukej askund. I kemi ftuar në telefon të gjithë njerëzit që i kemi njohur nëpër Kosovë, të intervenojnë te doktor Nexhmiu që të vie dhe ta shihte pacienten, së cilës përherë e më shumë po i rrënohej shëndeti, por ai ishte zhdukur e nuk shihej kund! Ishte festa e Vitit të Ri, data 01/01/ 2014 dhe as motrat nuk dukeshin të disponuara për punë!
 
Motra (infermierja) Vlora Morina na tha: ”Nuk më intereson kjo punë!”
Doktori ishte dukur një herë pas orës 14. Një pacient i cili ishte sjellë aty për shërim, edhe pse nuk dukej se ishte shumë në rrezik, vdiq! Motrat (infermieret) e kishin hetuar kur rrahjet e zemrës kishin rënë në 38 rrahje për minutë! Gjendja e nënës sime po keqësohej edhe më. Gjakderdhja nga hunda nuk po ndalej dhe nuk kishte kush t’i ndihmonte pos nesh. Pixhamat ishin larë në gjak dhe ia ndërruam. Në hundë i futëm letra për t’ia ndalur gjakderdhjen. Motra (infermierja) Vlora Morina nuk ia ka matur shtypjen e gjakut nënës, kur këtë e ka kërkuar vëllai im Sejdi Musliu dhe është shprehur: ”Nuk më intereson kjo punë!” Nga këto sjellje johumane, e humbëm durimin dhe besimin në mjekët e Shërbimit Intenziv të QKUK-së dhe e gjetëm një numër telefoni të spitalit privat për të kërkuar ndihmë. E morëm numrin e telefonit të dr. Nexhmiut. Një herë hezituan të na e japin, por i kërcënuam se do t’i hedhim në gjyq! Pasi na e dhanë numrin, e ftuam një mik që ta thërrasë doktor Nexhmiun për të intervenuar. Miku na tha se doktori i kishte premtuar se do të shkojë menjëherë e t’i ndihmojë pacientes, por ishte shprehur se ajo tani ndihet më mirë!!! Kjo na çuditi dhe na nevrikosi tej çdo mase, sepse ne ishim dëshmitarë të së kundërtës! Ne ishim duke pritur në korridorin e spitalit gjithsej 14 veta! Ishte ora 19 e 50 minuta kur erdhi mjeku. U duk se tani më në fund do ta shihnim mjekun, së paku duke u përpjekur për të bërë diçka, por jo! Motra ime Manushe Musliu e njohu një motër dhe e thirri. Ajo u mundua, por motra është motër, dhe përveç përpjekjes nuk bëri gjë më shumë. Më vonë çdo gjë shkoi keq dhe u pa se vdekja ishte e paevitueshme! Për të mos qenë joobjektiv, 15 minutat e fundit të jetës së nënës sime, doktor Nexhmiu ka qenë pranë saj dhe ka pasur sjellje të mira.
 
” Aaaaaaa! Ti je pacient i doktor Masarit! Ai të çon te turqit! Turqit na kan shkelë 500 vjet, e ai të çon te turqit”
Vlenë të përmendet se gjatë ditës, doktor Nexhmiu i ka thënë një pacienti: ” Aaaaaaa! Ti je pacient i doktor Masarit! Ai të çon te turqit! Turqit na kan shkelë 500 vjet, e ai të çon te turqit”, dhe e ka anashkaluar! Nëse doktor Masari i dërgon pacientët te turqit, doktor Nexhmiu ku i dërgon? Ai i dërgon te maqedonët, të cilët qenkan më të mirë se turqit? Ky njeri i cili e ka dhënë një betim, nuk i shërben popullit i cili e ka shkolluar, por bëhet argat i dreqit e t’birit, për ta marrë një rrogxinë nga zotërinjtë të cilëve ua siguron pacientët të cilët në grrahmat e fundit, kur janë të pafuqishëm, shesin edhe tokë për ta përmirësuar shëndetin, qoftë edhe për vetëm pak ditë! Pasqyra e fituar në këtë repart është e tillë.
Unë e di se QKUK ka mjekë të shkëlqyeshëm dhe të ndershëm, por mjekët si dr. Nexhmiu nuk i bëjnë nder këtij institucioni, i cili çdoherë ka qenë shpresa e fundit e nevojtarëve. Unë në vitin (2013), kam qenë i shtrirë dhjetë ditë në këtë qendër, në repartin e Gastrologjisë, dhe kam dalur nga aty me një përshtypje shumë pozitive. Kam dëgjuar prej tjerëve fjalë jo të mira për shërbimet në QKUK, por i kam demantuar sepse përkujdesja ka qenë në nivel, jo vetëm për mua, por për të gjithë.
Ata që do ta lexojnë këtë deklaratë, do të mendojnë se arsyeja e shkrimit të kësaj deklarate është se mua më ka vdekur nëna. Jo! Unë e di se mjekët nuk mund ta shpëtojnë njeriun nga vdekja, por duhet të bëjnë përpjekje tua lehtësojnë sadopak dhimbjet dhe ta kuptojnë se edhe në çastet e fundit të jetës së tyre nuk janë vetëm. Kjo në Shërbimin Intenziv nuk ndodhi dhe nuk e di përse quhet me emër të tillë?!
Me nderime
Imri Musliu, K
Kjo letër u dërgohet: 1/ Ministrit të shëndetësisë z. Ferid Agani 2/ QKUK-së në Prishtinë 3/ Mjeteve të informimit publik \
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi