Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë

Shko poshtë

Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë Empty Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 18, 2014 11:17 pm

Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë

Ismail Kadare godet ashpër qarqet Islamike në Kosovë Largea_ismail-kadare1416331275


Shkrimtari Ismail Kadare, në librin e tij të fundit “Mëngjeset në kafe Rostand” godet ashpër disa teolog të Islamit në Kosovë të cilët i akuzon për tjetërsim të identitetit shqiptare.
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin "Shqiptarët në botën arabe". Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to.
Ja pjese nga teksti i paraqitjes: "Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe... Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin 'Tuarih Tuaf', në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane".
Ja pra së si nga përballja e mendimeve përfitonte e vërteta, dhe vetëm ajo. Pra, s' ishte fisi Kurejsh, por fisi Gassan në zanafillën shqiptare. Dhe kurrsesi s'ishte prijësi Xhebel ul - Hama, por Xhablla Ibn - al -- Ajhatn, qe ikën natën me ndjekësit e vet. Aq me tepër s’është syri i nxjerrurë që do to shpërbëhej me një tjetër sy të nxjerrë, por shkelja e xhybes që do të , shlyhej me shkelje tjetër xhybeje. E vërteta e palëkundshme që mbetej nga gjithë kjo histori ishte së vargani i arabëve që po iknin nëpër natë, të trembur prej Umer Ibn - al - Hattabit, nuk qenkëshin askush tjetër veçse shqiptarët e ardhshëm. Kështu pra, lamtumire zanafillë ilire me “Bellum Illyricum" dhe përplasja me romakët, dhe tumirëmbeç Gjergj Kastriot Skënderbe dhe kryezot të tjerë arbëror si Aranit Komnenët, kontët Muzaka e Dukagjinët të Kodit mesjetar.
Dhe tumirëbeçi aleancave dhe ndeshjeve dhe krushqive me princat e Europës a të Venedikut dhe Shkodër e rrethuar, dhe Krujë, dhe alfabet latin. Të gjitha këto ka gjasë të kenë qenë ngatërresa të qëllimshme të bëra prej europianëve, Vatikanit dhe Venedikut, madje dhe ajo puna e ngatërrimit të syrit me xhybenë s'ështe çudi që pjesë e një lëmshi të tillë paskësh qenë. Me libra të tillë si ky i Dr. Mufakut, kjo mjegull do të davaritej, më në fund, dhe në vend të tyre të ngasjes europianiste do të kishim Xhabelin apo Xhabllanë tonë, dhe syrin e nxjerrë apo xhyben e shkelur, bashkë me ikjen nëpër natë, të trembur dhe plot mllef të të parëve tanë. arabë. Dhe ky kthjellim po ndodhte sot. Njëqind vjet pas ikjes së osmaneve nga Europa dhe Shqipëria


A është ëndërr kjo?


Njëqind vjet pas. Të gjithë pyesin: si është e mundur? Pastaj shumicës i pëlqen të qetësohet. S’është kushedi çfarë. Është një rastësi. Një kot. Midis Shqipërisë dhe otomaneve shtrihet shekulli me i pamëshirshëm i historisë i njëzeti. Ai është kryeneç, dantesk, bethovenian. Shqipëria e ka mbajtur mbi shpinë vit pas viti. Shkëputja nga osmanet. Shteti i parë republikan shqiptar. Pas ti, mbreti i parë gjerman, ashtu si ai i Greqisë, sipas dokeve të Ballkanit. Lufta Botërore bashkë me greminat e saj. Republika përsëri, Mbretëria pas saj, këtë herë shqiptare. Pas saj Europa modeli Italian. Me pas, modeli i rishikuar gjerman. Me pas Kundëreumpa model komunist. Pas tij. Hipereuropa modeli Atlantik. Epilogu me dy Shqipëri. Të dyja nën mortjen e "NATO-s... dhe beftas... Xhebeli dhe Xhabilaja dalin nga terri qindravjeçar. A është ëndërr kjo? Këta shqiptarë me flamuj arabë nëpër tubime? Këta njerëz si që pëshpërit, nga shqiptarë të sunduar, u gdhinë në muslimanë të çliruar?
Këto lajme të pabesueshme që venë e vinë si era nëpër të dy Shqiperitë. Në 620-vjetorin e Luftës së Kosovës, një deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasës të muslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër Tirana shpallët I themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshon thirrjen "Kosova është Turqi" Së fundi, qershia mbi tortë. vijnë lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadist në Siri. Të dy krahët, njëri qetësues (gjëra të rastit marrëzira qe s'duhen marrë seriozisht) tjetri alarmues (ç’gjëra të rastit, ky është fundi i botës), e shoqërojnë pa pushim këtë mishmash. Ka gjasë që të dy teprojnë, çka është gjithmonë me e lehtë në gadishullin tonë. Megjithatë, zhurma nuk është pa gjë. Dhe pyetja: ç’po ndodh? është e natyrshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi