Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore

Shko poshtë

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore Empty SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 30, 2012 12:13 pm

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore


SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore Xxl_super-storm-sandy-batters-new-york1351580627
Me familjet shqiptare në ankth nga uragani “Sandy”


(I plotësuar) - Uragani “Sandy” shkaktoi viktimat dhe të zhdukurit e parë menjëherë pasi preku brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të Nju Jorkut janë të paktën 11 viktimat deri më tani të shaktuara nga “Sandy” apo “Frankestorm” sic e quajti media amerikane, duke pasur parasysh se cfarë ishte në gjendje të bënte stuhia.

“Sandy” tashmë nuk cilësohet më si një një uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.

Më herët Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg vuri në gadishmëri popullatën duke paralajmëruar për rreziqet. “Është stuhia e shekullit, rrini nëpër shtëpi”, tha Bloomberg.

“Koha e evakuimit mbaroi”, shtoi Blommberg – “Tani mos lëvizni. Më e keqja pritet ende te vijë”.

Para se të mbërrinte në Nju Jork, “Sandy” shkaktoi rrëshkitje toke përgjatë bregdetit jugor të Nju Jersey, sic raportoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Ashtu sic pritej uragani “Sandy” po gjunjëzon Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar me përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë, që mund të prekin deri në 60 milionë persona.

Qindra mijëra banorëve u është urdhëruar të largohen nga qyteti i Nju Jorkut dhe Nju Xhersi. Transporti publik është ndërprerë në qytetet përgjatë vijës bregdetare juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar.

SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore 390-ny-storm-1029
Uragani i kategorisë 1 përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. “Sandy” ka vrarë tashmë 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar.


Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës.

“Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni”, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve.

“Mos i bëni dysh udhëzimet që po ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale”, tha presidenti, që garon për një mandat të dytë.

Zoti Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.

Stuhija kërcënon një vijë të gjatë 800 milje, ose 1290 kilometra, nga oqeani Atlantik deri në Liqenin e Madh në Mid West.

Me familjet shqiptare në ankth nga uragani “Sandy”

Uragani “Sandy” ka filluar të kthehet në një makth të vërtetë për qytetarët amerikanë të bregut lindor, veçmas të vendeve më të populluara sikurse është Nju Jorku. Por, pjesë e kësaj jete të ankthshme që sa vjen e shtohet janë edhe mijëra familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bota sot” ka vënë kontakte me njërën prej familjeve shqiptare, që gjenden në “Zonën B” që do ta godasë uragani i tmerrshëm “Frankstrom”, pra me një shkallë më të vogël rreziku se sa ato që gjenden në pjesën buzë oqeanit atlantik.


“Sandy” ka filluar të godet tokën në pjesën e Amerikës veri perëndimore.
“Deri pak më parë ishin shumë më të qetë, por tani ndjejmë më shumë pasiguri. Unë jam këtu me dy fëmijët e mi, Pashtrikun (10) dhe Sarën (3), por përveç fëmijëve të mi kam edhe dy fëmijët e shoqes sime, Malborës, e cila ndodhet në spital edhe pse nuk kishte ditë punë, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë S. Gjokaj.
E pyetur se si po ndjehet ajo, dhe nëse fëmijët kanë filluar të kuptojnë më shumë dhe të shqetësohen, Gjokaj thotë se shqetësimi është mjaft i madh, pasi përveç atyre skenave të frikshme që po i sheh e gjithë bota nëpërmjet televizioneve dhe internetit, frika dhe pasiguria shtohen kur i dëgjon buritë e autoambulancave që mundohen të lëvizin furishëm, ndërkohë, që herë pas here dëgjohen zhurmat nga krismat e drunjve që kanë filluar të rrëzohen, veturat të thyhen, dhe të shpërthejnë alarmet e tyre, ndërsa fryma sa vjen e shtohet nga rritja e shpejtësisë. “Unë tani kam më shumë frikë, të cilën tani po e ndjejë më shumë, në këto ‘çaste, kur po shoh nga dritarja e banesës sime, se si fryma po i shkul drunjtë nga toka drunjtë poshtë banesës dhe më tej, të cilat herë pas here po i godasin veturat që gjenden aty pranë, sirenat e veturave s’kanë të ndalur”, thotë ajo. “Era është jashtëzakonisht shumë e fortë, e padurueshme ka arritur deri tani 100 milje (160 km) në orë”, rrëfen ajo teksa ngrihet të shikojë fëmijët dhe ti qetësojë.



SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore Suzigj1

Pamje poshtë banesës së familjes Gjokaj, drunjtë që shkatërrojnë gjithçka para vetës


Ajo teksa përpiqet ti qetësojë të katër fëmijët nga zhurma shumë e madhe e krijuar nga stuhia Sandy, është e detyruar të ndez televizorin me zë shumë të lartë në mënyrë që fëmijët e saj ta kalojnë gjendjen e krijuar me sa më pak stresë e frikë. Më tej duke rrëfyer mbi gjendjen që ajo po kalon në këto çaste, dëshiron që mos t’ju ndalet rryma sepse s’di pastaj çfarë të bëjë, si ti qetësojë fëmijët. “Ajo thotë se tashmë ndihma e parë po ushton gjithnjë e më shpesh, dhe se mbase çdo moment mund të pritet alarmi për evakuim nga lagjja në të cilën ndodhet- Bronx River Road në Bronxville.


SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore Suzigj

Pamje në afërsi të banesës së familjes Gjokaj


Në ndërkohë në facebook dashamirët shqiptarë të SHBA-ve, kanë filluar të postojnë lutje për të kaluar sa më lehtë këto vështirësi të vëna në sprovë nga Zoti. Njëri prej tyre Don Shan Zefi, lutet për popullin amerikan që t’i shpëtojë sa më lehtë nga kjo stuhi. "Zoti e bekofte AMERIKEN, qe beri aq shume per Kosoven dhe Shqitaret!", shkruan Shan Zefi.



Uragani “Sandy” pritet të godasë në orët e para të mëngjesit

Uragani “Sandy” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është drejtuar në bregun lindor me erëra të fuqishme, reshje të renda dhe stuhi, duke bërë që autoritetet të vënë alarmin për pasojat që mund të ketë. Madje thuhet që shkatërrimet do të jenë të paprecedentë. Guvernatori i Konektikat, Den Malloi ka thënë se kjo është katastrofa më e madhe me të cilën janë përballur ndonjëherë dhe se askush nuk do të kishte imagjinuar gjatë gjithë jetës. Rreth 300 mijë banorë janë pa energji elektrike. Me qindra mijëra banorë janë evakuuar dhe në Nju Jork çdo gjë ka qenë e zbrazët. Metereologët kanë bërë të ditur se uragani Sendi që është përplasur me një front ajri të ftohtë ka krijuar nëj super stuhi që pritet të gjenerojë përmbytje, stuhi dëbore dhe ndërprerje të energjisë elektrike nga Karolina e Veriut deri në Mein. Burime zyrtare thonë se mund të jenë 60 milionë banorët që mund të jenë pa energji elektrike. Uragani Sendi deri tani ka shkaktuar 67 viktima. Sipas qendrës kombëtare të uraganave Sendi është 140 km larg Nju Xhersit dhe Delauer dhe pritet të godasë pas tre ose pesë orësh. Uragani mbetet në kategorinë pesë me erëra që arrijnë nderi në 150 km/h. Kryebashkiaku i Nju Jork, Blumberg ja urdhëruar evakuimin e zonës A dhe u ka thënë banorëve se nëse nuk largohen do të vënë në rrezik jetët e tyre dhe të atyre që punojnë për ndërhyrjen e shpejtë. Është një stuhi e madhe dhe e fuqishme që mund të ketë pasoja vdekje prurëse. Presidenti amerikan Obama e ka përshkruar kështu uraganin në daljen e tij më të fundit për të dhënë informacione mbi situatën. Parashikohet që uragani të godasë në orët e para të mëngjesit me orën tonë. Uragani ka paralizuar tashmë jetën e miliona personave në të paktën tetë shtete amerikane.

Intensifikohet stuhia Sandy, më e rënda në brigjet lindore

Meteorologët thonë se kushtet atmosferike përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohen sonte, ndërsa stuhia më e madhe ndonjëherë që godet tokën sjell reshje të shumta dhe erëra të fuqishme në një zonë të madhe të rajonit më të populluar të Shteteve të Bashkuara, raporton VoA.

Uragani Sandy vazhdon të zhvendoset drejt bregdetit verilindor dhe pritet të bashkohet me dy stuhi dimërore, duke krijuar një "superstuhi" hibride, që mund të prekë deri në 50 milion banorë.

Erërat e uraganit u fuqizuan deri në 150 kilometra në orë, ndërsa ai mori drejtimin nga perëndimi, drejt brigjeve të Shteteve të Bashkuara. Sandy pritet të godasë tokën sonte vonë. Meteorologët parashikojnë që stuhia të shoqërohet me erëra të fuqishme në zona të ndryshme bregdetare, nga Virxhinia deri në Masaçusets. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon kushte të rrezikshme për jetën si pasojë e rritjes së nivelit të ujit prej më shumë se 3 metrash në portin e Nju Jorkut.

Stuhia ka detyruar qytete të mëdha mes tyre Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, që të mbyllin shkollat, aeroportet dhe sistemet e transportit publik. Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur sot, ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë anuluar takimet dhe kanë mbyllur zyrat.

Shtetet e New Yorkut, Pensilvanisë, Marilandit, Virxhinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqyteti Uashignton kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet në shtetin Delaware kanë urdhëruar evakuimin e detyrueshem nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar. Ndërsa autoritetet e New Yorkut kanë urdhëruar evakuimin e 375 mijë njerëzve nga pjesët e ulëta të qytetit. Javën e kaluar, para se t’i afrohej Shteteve të Bashkuara, uragani Sandy shkaktoi 65 viktima në rajonin e Karaibeve.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi