Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Dëshmitari D”: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin (VIDEO)

Shko poshtë

“Dëshmitari D”: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin (VIDEO) Empty “Dëshmitari D”: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 18, 2014 11:36 pm

“Dëshmitari D”: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin (VIDEO)
“Dëshmitari D”: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin (VIDEO) Largea_sami-lushtaku-video-web1416321931
Në gjykim për krime lufte të “Grupit Drenica”, “Dëshmitari D” tregoi se në verën e vitit 1998 ndodhej në odën e Lushtakëve në Prekaz, ndërsa aty sipas tij u soll Idriz Rreci, kryetari i LDK-së për Skenderaj për t’u marrë në pyetje.
“Dëshmitari D” tregoi se nga një ushtar i UÇK-së, teksa qëndronte në odën e Sami Lushtakut është pyetur se ku jetonte Idriz Rreci.
“Në verën e vitit 1998 unë isha në Prekaz te Sami Lushtaku në odën e Lushtakëve. Aty erdhën edhe disa ushtarë tjerë të UÇK-së, edhe kanë pyetur se ku jeton Idriz Rreci. Unë ju kam shpjeguar se ku jeton, kanë shkuar dy persona e kanë marrë dhe e kanë sjellë Idriz Rrecin në odë”, tha dëshmitari.
Ai më pas i tregoi kryetarit të trupit gjykues Darius Silickit se çfarë i kërkoi Lushtaku Rrecit.
“Duhet shkollat me i mbyll menjëherë, shko thuaj atij [Ibrahim Rugovës] se nëse nuk e bën këtë punë kemi me të vra”, tha dëshmitari t’i ketë thënë Lushtaku Rrecit.

Idriz Rrecaj ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Skenderaj në atë kohë.
Sipas “Dëshmitarit D” Rreci është pyetur më pas nga Lushtaku se pse po e pengon luftën.
“D-ja”tha se Rreci i ka thënë Lushtakut se po e bën pikërisht të kundërtën.
“Luftën unë nuk jam duke e penguar, unë jam duke e përkrahur. Unë kam qenë ushtar i Jugosllavisë dhe atje kam mbajt pushkë-mitraloz dhe nëse ma siguroni një të tillë edhe unë kam me luftu përkrah jush. Ndërsa sa i përket mbylljes së shkollave, unë ato i mbylli vetëm në rast se ma kërkon Ibrahim Rugova”, tregoi dëshmitari përgjigjen e Rrecit për Lushtakun, transmeton kallo.com
Dëshmitari shtoi në gjykatore se pas kësaj bisede gjendja në odë u tensionua dhe takimi përfundoi.
Idriz Rreci ende ndodhet në mesin e të zhdukurve.
Para se dëshmitari t’u përgjigjej pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues Darius Silickit për kreun e LDK-së në Skenderaj, pyetje për Idriz Rrecin i shtroi “D-së” edhe Gregory Guy Smith, avokat i Sylejman Selimit.
S’ith e pyeti dëshmitarin nëse Rreci ka qenë ushtar i UÇK-së, duke i kërkuar përgjigje të shkurtër me fjalët po, ose jo.
“Nuk mund të përgjigjem në këtë formë. Ti nuk po më len me elaboru”, tha dëshmitari.
Pasi e pyeti dëshmitarin edhe për disa persona se a i njihte dhe a kanë qenë anëtarë të LDK-së duke marrë përgjigjen nga “D-ja” se “disa i njihte e disa jo”, Gregory Guy Smith përfundoi marrjen në pyetje të këtij dëshmitari ë mbrojtur. Seanca është duke vazhduar. /kallxo.com/

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi