Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mulla Idris Gjilani, fetar, ideolog, luftëtar, strateg e patriot i dalluar,!....

Shko poshtë

Mulla Idris Gjilani, fetar, ideolog, luftëtar, strateg e patriot i dalluar,!.... Empty Mulla Idris Gjilani, fetar, ideolog, luftëtar, strateg e patriot i dalluar,!....

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2014 11:09 pm

Mulla Idris Gjilani, fetar, ideolog, luftëtar, strateg e patriot i dalluar,!....

Mulla Idris Gjilani, fetar, ideolog, luftëtar, strateg e patriot i dalluar,!.... 00_12_141650466288042397


Gjilan – Në 65 vjetorin e vrasjes (mbytjes) më mizore të Mulla Idris Gjilanit, nga Pushteti (UDB-ja,OZN-ja) komunist Jugosllav.Mulla Idrisi jo vetëm që ishte hoxhë-fetar por ai ishte edhe më shumë kombëtar e atdhetar si dhe ideolog e organizator luftëtarë, komandant e strateg i madh. Mulla Idrisi tërë jetën ia kushtoi fesë kombit dhe atdheut. Kurrë, asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesit e ndryshëm që në këto troje vet i kishte përjetua duke i ndërruar një pas një. Prej patrioti që ishte ai kishte deklaruar shpesh here para bashkëluftëtarëve të tij se:”Me dy mene nuk shkohet as në xhami, e dihet se për liri ekziston vetëm një rrugë dhe jo dy, tri apo dhjetë…”


“Kemi tri fe por kemi një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror,një gjuhë,një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut”. Mulla Idris Gjilani

Populli shqiptarë i Anamoravës gjatë periudhave të ndryshme që nga vitet e para të shekullit të kaluar pati një histori tragjike, nga se u përballën me lloj –lloj pushtuesish më barbarë duke filluar nga Ai sërbosllav( të Serbisë së parë e të dytë) i Mbretërisë së Mbretit Aleksandër) pastaj të Bullgarëve (bugarit të parë dhe të dytë) dhe hiq më mirë nuk kaloi edhe me regjimin komunist Jugosllav. Por përkundër të gjitha këtyre ndërrimeve të pushtuesve dhe represaljeve, maltretimeve burgosjeve e vrasjeve që ato pushtete i bënë në popullin shqiptarë, prapë se prapë shqiptarët asnjëherë nuk iu nënshtruan duke qenë gjithherë stoik në realizimin e idealeve kombëtare për çlirimin e Atdheut.

Me qëndrimet e tyre patriotike kundër pushtuesve, në këtë periudhë qind vjeçare here pas here, por pa reshtur pati heronj, patriot e luftëtarë të denjë për t`i prirë këtij populli drejtë çlirimit të vendit. Në anën e Anamoravës duhet theksuar ndër më të dalluarit e që i njeh edhe historia ishin :Idris Seferi, Mulla Idris Gjilani, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka Agim Ramadani e të tjerë.

Sivjet kemi 65 vjetorin ( më 25/26 nëntor 1949)e mbytjes më makabre të fetarit, atdhetarit, ideologut, luftëtarit dhe komandantit Mulla Idris Gjilanit nga pushteti komunistë Jugosllav. 

Mulla Idrisi jo vetëm që ishte hoxhë-fetar por ai ishte edhe më shumë kombëtar e atdhetar si dhe ideolog e organizator luftëtarë, komandant e strateg i madh. Mulla Idrisi tërë jetën ia kushtoi fesë kombit dhe atdheut. Kurrë, asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesit e ndryshëm që në këto troje vet i kishte përjetua duke i ndërruar një pas një. Prej patrioti që ishte ai kishte deklaruar shpesh here para bashkëluftëtarëve të tij se:”Me dy mene nuk shkohet as në xhami, e dihet se për liri ekziston vetëm një rrugë dhe jo dy, tri apo dhjetë…”

Gjithherë i kishte luftuar të njëjtit, duke qenë përherë në krye të aksioneve, të Brigadave Vullnetare Shqiptare, në ballë të tyre në fushë beteja. Ishte në ballë të vullnetarwve në mbrojtjen e trojeve etnike në kufirin lindor me Sërbinë. Udhëhoqi me sukses Luftën e Velegllavës më 28 qershor 1944,pastaj Luftën e famshme të Kikës legjendare më 26 korrik poashtu në vitin 1944. Komandoi edhe Luftën e Gjilanit edhepse nuk ishte i pajtimit për sulmin që bënë meqë rast edhe iu kishte thënë bashkëluftëtarëve e anëtarëve të Shtabit Drejtues të Lëvizjes:”O burra, aman ma dëgjoni fjalën. Përsëritje e gabimeve ka përgjegjësi para historisë. Ta kthejmë popullin nga kjo rrugë(sulmi) që ka për të na kushtuar shtrenjtë “. 

Udhëhoqi dhe luftoi në Luftën e Bujanocit (Luftën e Bajramit) më 22 e 23 shtator 1944. Ishte gjithherë sy qel,vigjilent asgjë nuk ia linte rastit të gjitha punët, detyrat i kryente me përpikëri. Të gjitha këto virtyte mundohej gjithherë dhe ’ua përcillte bashkëkombëseve, luftëtarëve e shokëve të vetë për çka edhe kishte deklaruar:”Por, sa të jepet kushtrimi,të vraponi në kufi… Leni sillat e shtruara dhe kufomat mbi dhe, e ejani në kufi sepse kemi në rrezik Kombin,Atdheun dhe Fenë..” dhe se vetëm në këtë mënyrë mbrohen trojet etnike shqiptare dhe ruhet liria e Kombit e atdheut, e pastaj kishte shtuar:
” Liria e Vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe me të pa fe e me shkije të veshur shqiptarçe…”

Mulla Idris Gjilani ishte strateg-luftarak,ishte me plotëkuptimin e fjalës komandant nga se dinte të planifikoj e komandoj me brigadë, dinte të ngris moralin luftarak tek bashkatdhetarët e tij. Por ishte edhe fetar e mysliman e devotshëm nga se fenë e atdheun e kombin ai kurrë nuk i ndau dhe thoshte: “Pa fe s`ka Atdhe, por edhe pa Atdhe nuk ka fe.”

Mulla Idrisi ishte arsimdashës. Gjithherë e kishte dashur arsimin këtë e dëshmon fakti se në kohët kur ai veproi hapi shumë mjetepe(39 shkolla fetare ku edukohej brezi i ri dhe pajisej me edukatë si fetare poashtu dhe kombëtare) në territorin e Anamoravës ku mësonin gjeneratat e reja pa dallim gjinie. Dhe me rihapjen e Medreses së Gjilanit në vitin 1939/40) që e bëri së bashku me myderris Haki effendi Sermaxhaj, Mulla Idrisi futi lëndën e gjuhës shqipe si lënde e rregullt mësimore.

I tërë ky guxim e trimëri, ky patriotizëm dhe kundërshti ndaj pushtuesve iu hakmor në fund nga regjimi komunist i Jugosllavisë së Titos. Përkundër asaj Mulla Idrisit kur nuk i kishte shkuar mendja tu dorëzohet pushtetit komunistë, duke ndenjur në Sarkofak në familjen e Sali Sadikut në Gjyrishevc deri në vitin 1949. Por, tradhtarët-shqipfolës zbuluan vendndodhjen e tij dhe Ai u zu nga pushteti i atëhershëm sërbosllavo-komunist për ta lyer(lagur) me benzinë( apo vajguri)e djegur, për së gjalli, pas dy ditëve të burgosjes së tij, në natën e 25/26 nëntorit në vitin 1949 në burgun e Gjilanit.

Edhe pas vdekjes së tij Mulla Idrisi mbetet idol e frymëzim i shumë gjeneratave si në anën fetare ashtu edhe atë patriotike e atdhetare. Këtë shumë prej tyre e bazojnë edhe në moton tjetër të tij, Ku Ai thotë:”Sa i mirë dhe i kuptueshëm është islami-kur shpjegohet në gjuhën Shqipe, të cilën Zoti e zgjodhi për Shqiptarët”.

Shumë të rinjë,patriotë e luftëtarë, vdekja e Mulla Idrisit nuk i trembi por përkundrazi Ata u ngritën mu si feniksi që ngritet nga hiri dhe vazhduan rrugën e të madhe Mulla Idris Gjilanit drejtë lirisë së vendit.

Përkundër të gjitha këtyre edhe familja e Mulla Idrisit, gjatë gjithë sistemit komunist ishte e përndjekur dhe gjithherë në shënjestër të pushtuesit komunist Jugosllav./islam osmani/rajonipress/


________________________________________
[1] / Artikulli është pjesë nga Libri në përfundim e sipër i autorit Islam Osmani:”Monografi e Imamëve të Gjilanit 1912-2014”.
[2] /Disa shënime janë marr nga Libri i Dr.Muhamet Pirraku:”Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951”-Prishtinë 1995.
/ [3]/ Disa shënime janë marrë nga Djali I Mulla Idris Gjilanit- Isa Mulla Idrisi,Gjilan.




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi