Më tu kthyer nga Nju Jorku, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa pritet t’i shkojnë në vizitë sërish presidentes Jahjaga, ku nuk përjashtohet hapja e debatit rreth postit të presidentit. Pas atij takimi, jo vetëm që do të kuptohet fati i vazhdimit të koalicionit PDK-LDK, por nëse marrëveshja vazhdon, edhe ndarja e posteve kryesore.