Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familjarët e veteranëve në Kroaci s’mund të regjistrohen në universitete pa provim pranues

Shko poshtë

Familjarët e veteranëve në Kroaci s’mund të regjistrohen në universitete pa provim pranues Empty Familjarët e veteranëve në Kroaci s’mund të regjistrohen në universitete pa provim pranues

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 04, 2014 11:35 pm

Familjarët e veteranëve në Kroaci s’mund të regjistrohen në universitete pa provim pranues


Familjarët e veteranëve në Kroaci s’mund të regjistrohen në universitete pa provim pranues Largea_kroaci1417721799


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë, më 20 dhjetor 2006 shfuqizoi nenin 53 të Ligjit mbi të Drejtat e Veteranëve Kroatë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre, i cili parashihte regjistrimin e drejtpërdrejtë të pjesëtarëve të këtyre kategorive, me kusht që të kalonin pragun klasifikues - respektivisht pragun e pikëve.
Ky ligj me dispozitë të tillë të shfuqizuar ishte në fuqi nga fillimi i vitit 2005.

Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese kroate, mes tjerash thuhej se dispozita e shfuqizuar (pra, neni 53) shkelte barazinë e garantuar kushtetuese për arsimim të mesëm dhe të lartë nën kushte të barabarta, e cila barazi nuk njeh kurrfarë “përjashtime”, respektivisht që ndokush të ketë përparësi gjatë regjistrimit duke u thirrur në ndonjë bazë tjetër.
Tutje, sipas kësaj Gjykate, neni në fjalë shkelte autonominë e universiteteve që është e garantuar me Kushtetutë, e cila autonomi ndër të tjera parasheh edhe përcaktimin e rregullave për regjistrimin e studentëve nga ana e vetë universiteteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi