Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Avullohen” aderimet!?

Shko poshtë

“Avullohen” aderimet!? Empty “Avullohen” aderimet!?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2014 1:50 pm

“Avullohen” aderimet!?
“Avullohen” aderimet!? Largea_foto1418289968


Gjatë fushatës parazgjedhore, aderimet ishin ndër pak gjërat me të cilat mund të krenoheshin subjektet politike.
Intelektual dhe njerëz nga Shoqëria Civile iu bashkuan subjekteve për t`ua përmirësuar imazhin tek votuesi, por edhe me qëllimin që pasi të përfundojnë zgjedhjet të marrin “pjesën e tyre”.
Nga ajo që kemi parë deri tash asnjëri prej personave që aderuan në PDK e LDK nuk janë përfshirë në postet e reja qeveritare.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 8 qershorit, ndër emrat që iu bashkuan PDK-së,janë: Ardian Arifaj, Ramadan Ilazi, Ardita Statovci, Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi etj. Mirëpo, asnjëri nga këta nuk janë pjesë e qeverisë Mustafa. Mbase, si pasojë e kësaj mund të ketë dhënë dorëheqje nga PDK-ja Margarita Kadriu.
Po ashtu në LDK aderuan personalitete si Valon Murtezaj, Bajram Gecaj, Bardhyl Meta, Drita Kongjeli etj. Mirëpo as këta nuk i kemi parë të jenë sistemuar diku nëpër ministri.
Qeveria Mustafa përbëhet kryesisht nga emra të qeverisjeve të kaluara.
Për më tepër, ky formacion i kabinetit qeveritar po kritikohet po ashtu për përfshirjen e vetëm dy femrave në të.
Madje deputetja e LDK-së Alma Lama, ka kërkuar që edhe në qeveri të ketë kuotë gjinore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi