Rexhep Qosja: Thaçi ia dorëzoi pozitën e Kryeministrit vrasësit Isa Mustafa
Faqja 1 e 1

Qosja e ka quajtur vrasës Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se Isa Mustafa është njeriu i cili udhëhoqi Prishtinën në kohën e Milloshevicit, shtypi dhe vrau protestuesit shqiptarë vetëm pse kërkon Republikë për Kosovën.
Madje, Qosja është marrë edhe me pozitën e Ministrit të Forcës së Sigurisë, duke thënë se kjo pozitë iu dha LDK’së, e cila sipas tij, ka bërë komprometim moral e politik mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lexojeni të plotë reagimin
U TMERROVA
U tmerrova të premten më 12 dhjetor, kur ish kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçin, e pashë duke ia dorëzuar kryeministrinë, në tepih të kuq, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
A e dinte Hashim Thaçi se kujt po ia dorëzonte kryeministrinë e Kosovës?
A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit!
A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, me ç’rast u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70?
A e dinte Hashim Thaçi se kryeministrinë e Kosovës po ia dorëzonte njërit prej vrasësve të protestuesve shqiptarë, që po kërkonin Kosovën republikë?
A e dinte Hashim Thaçi se asnjë shtet i dinjitetshëm evropian nuk i bën kryeministra vrasësit e atyre që mbrojnë popullin prej dhunës së pushtuesit?
U tmerrova kur në Kuvendin e Kosovës u dëgjua se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dorëzua Isa Mustafës, partia e të cilit s’ka lënë mjet propagandistik pa përdorur me qëllim të komprometimit politik, moral e kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë Luftës e pas Luftës!
U tmerrova kur mendova se, paraardhësja e FSK-së, UÇK-ja, që u çua në luftë kundër pushtimit serb, kundër regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, dhe shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të tij, ndër të cilët ishte rreshtuar edhe zyrtari i lartë, Isa Mustafa, u tmerrova pra kur UÇK-ja e lavdishme iu dorëzua armikut të vet të dikurshëm, Isa Mustafës.
U tmerrova kur mendova se ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, harroi se në këtë mënyrë po fyente rëndë UÇK-në e Luftës dhe po fyente rëndë Forcën e sotme të Sigurisë së Kosovës!
U tmerrova kur kryeministrin e porsazgjedhur të Kosovës, ish zyrtarin e Millosheviqit, Isa Mustafën, e dëgjova të thotë se detyra e parë e Kuvendit të Kosovës dhe e Qeverisë së tij është miratimi i ligjit për gjykatën e veçantë të Kosovës!
U tmerrova kur mendova se Hashim Thaçi duarhapur ia dorëzoi fatin e komandantëve të UÇK-së, në të vërtetë të krejt UÇK-së ish zyrtarit të Sllobodan Millosheviqit, kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Isa Mustafës,
U tmerrova kur e dëgjova fjalimin programatik, mashtrues, të Isa Mustafës, në Kuvendin e Kosovës, në të cilin asnjëherë nuk e përmendi fjalën Shqipëri! Dhe si ta përmendte? Shqipërinë e futi shumë lehtë ai në thesin e tij politik me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Bullgarinë – si vende të rajonit!
U tmerrova kur disa zyrtarë e jo zyrtarë i dëgjova duke thënë se Isa Mustafa s’duhet të jetë viktimë politike e jetëshkrimit të vet antikombëtar në kohën e terrorit më të madh të Millosheviqit!
U tmerrova se si të gjithë këta gojëtarë u pajtuan me viktimizimin politik të Fadil Hoxhës, të Veli Devës, të Xhavit Nimanit, të Ismail Bajrës, të Azem Vllasit e të shumë udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që Milloshëviqi i qiti edhe prej Lidhjes së Komunistëve, sepse po trajtoheshin si nacionalistë shqiptarë, por s’po u pajtuakan me viktimizimin politik të zyrtarit të përkushtuar në regjimin e Rrahman Morinës, domethënë të Millosheviqit, Isa Mustafës!
A ka parimësi në gjykimet e këtyre njerëzve dhe a ka drejtësi në gjykimet e këtyre njerëzve?
Dhe, a mbrohet dinjiteti politik e shtetëror i Kosovës me gjykime të tilla? Jo, natyrisht.
U tmerrova kur mendova se asnjë anëtar i udhëheqjes së PDK-së dhe, sa më duket, asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ngriti zërin kundër kësaj dhurate politike, fyese për Kosovën, që Hashim Thaçi ia fali Isa Mustafës!
Do të pajtohesha që çdo anëtar i LDK-së të bëhej kryeministër i Kosovës, por dinjiteti politik dhe shtetëror i Kosovës më bën të vendosur të mos pajtohem që kryeministër të jetë ish zyrtari i Rrahman Morinës, në të vërtetë i Sllobodan Millosheviqit, Isa Mustafa.
Ky njeri ia ka kthyer shpinën Kosovës në ditët më të rënda të popullit të saj shqiptar; ia ktheu shpinën Bllokut politik me të cilin gjatë gjashtë muajve shqiptoi aq fjalë komprometuese për PDK-në, kryetarin e saj dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
A mos mendon Hashim Thaçi se ky njeri që ia ktheu shpinën Kosovës në ditët e saj më tragjike, që ia ktheu shpinën Bllokut me të cilin bëri betejë gjashtëmujore politike kundër tij, mos mendon, pra, Hashim Thaçi se ky njeri zëvendës i të cilit ka pranuar të bëhet, pas të cilit do ta shohim tani e tutje, s’do t’ia kthejë shpinën edhe atij.
Hashim Thaçi kishte zgjidhjen e dinjitetshme: kishte Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin, por Hashim Thaçi, sigurisht i këshilluar e i ç’këshilluar qysh s’duhet, u deklarua për zgjidhjen fatale!
Ai e harroi një të vërtetë që s’do të dëshiroja kurrë ta harronte: rënia e mjerë e zhvlerëson ngritjen e lavdishme!
Jam i tmerruar sot kur po i shoh të heshtur ish të burgosurit politikë, veteranët e Luftës, invalidët e Luftës, studentët e Universitetit Publik të Prishtinës – pasardhësit e studentëve të lavdishëm të vitit 1981 – të gjithë ata që Kosovës, me luftën e tyre çlirimtare, ia kthyen nderin e dinjitetin e humbur. Mos këta të merituar mendojnë se misioni i tyre ka marrë fund në vitin 1999?
Mos këta të merituar pajtohen me identitetin e tyre të sotëm – të ndryshuar!
Kam drojë, kam shumë drojë se këtë tmerrim do ta marr me vete përgjithnjë!
Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar nga Hashim Thaçi për t’ia dorëzuar pozitën e Kryeministrit Isa Mustafës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Rexhep Qosja: Thaçi ia dorëzoi pozitën e Kryeministrit vrasësit Isa Mustafa
Mimoza Tirana
Plotesisht dakord ne cka thoni, dhe tju them te drejten, jo vetem jam shokuar por si Ju, jam tmerruar!!! Kam nje pyetje per Ju. Ky pazar, qe eshte paraqitur si propozim e ne fund u be vendim, eshte marre prej ditesh dhe te vetmin qe shoh cdo dite me force ta demaskoje Isa Mustafen, eshte Agim Gashi. Pyetja ime te ciles do te doja ti kem edhe pergjigjen Tuaj, eshte: ¨Perse flisni kaq vone ? ...pasi tava ka dale nga furra ose si kofini pas te vjelit! Kjo me cudit fort! Nderime !
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qosja vazhdon betejat, kundër Krajës, ASHAK’ut dhe Kryeministrit Mustafa
» Godet Rexhep Qosja: Mustafa, Haradinaj, Limaj e Krasniqi bënë puç afrikan!
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Qosja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi