Sa kushton ikja nga Kosova ?
Sa kushton ikja nga Kosova ?
Sa kushton ikja nga Kosova ?
Në Gjilan thuhet se taksistët e kanë bërë si pyetje rutinë: “a ka ndonjë për Suboticë?”. Kosovarët po e shfrytëzojnë Luginën e Preshevës si trampolinë, për të ikur drejt Hungarisë. Albinfo.ch ishte atje për t’i parë nga afër “ilegalët”
Ikja e kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë nuk ka të ndalur. Në rajonin e Gjilanit që është më i prekuri nga “sindroma” e ikjes, është lansuar një dezinformat “se ata që kërkojnë azil brenda këtij viti, i kanë gjasat më të mëdha për marrjen e statusit të refugjatit”.
Nëpër lokale e odat e këtij qyteti, por edhe në gjithë rajonin e Anamoravës, nuk bëhet asnjë muhabet tjetër, përveç “si me ikë nga Kosova”.
Vetëm në fshatrat Bilinicë, Pogragjë, Malishevë, Uglarë, kanë ikur dhjetëra familje. Ndërsa nga rajoni i Vitisë, Dardanës e Ferizajt janë larguar mijëra veta.
Derisa një muaj më parë, të rinjtë iknin me autobusë nga Prishtina e Ferizaj drejt Beogradit, tani ata e kanë ndryshuar destinacionin. Po e shfrytëzojnë Luginën e Preshevës si trampolinë, për të ikur më pas drejt Beogradit e Suboticës, nga ku po kalojnë në Hungari.
Mi kërkuan 600 EURO deri në Suboticë
“Albinfo.ch” ishte në Bujanoc, për të parë nga afër ikjen e të rinjve, por edhe familjeve të tëra drejtë Bashkimit Evropian. Shumica po i shfrytëzojnë autobusët, të cilët nisen në mbrëmje në drejtim të Evropës perëndimore, e më pas zbresin në kufij për të dal ilegalisht jashtë.
Ka të tjerë, të cilët po e shtetëzojnë linjën e rregullt për Beograd, “Nis Express”, por ka edhe të tillë që paguajnë taksitë e improvizuar (matrapazë), për t’i dërguar deri në Suboticë.
“M’i kërkuan 600 EURO të më dërgojnë deri në kufirin e Hungarisë. Më thanë gjeji tre veta, ta qet më lirë”, tregoi një i ri nga fshatrat e Vitisë, i cili po ashtu kishte dalë ilegalisht në Bujanoc.
“Në pikëkalimin e Dheut të Bardh me zbritën nga autobusi Policia e Kosovës. Më thanë ku se çka ka në Luginën e Preshevës?, I thash një shok. Me thanë thirre në telefon, e pasi s’pata idenë me zbritën. Pasi u ktheva në Gjilan, aty i gjeta disa njerëz që me dërguan deri në Bujanoc”, deklaroi ai.
Madje thuhet se në Gjilan taksistë e kanë bërë si pyetje rutinë: “a ka ndonjë për Suboticë?”.
“Ma ilirë s’ka qenë kurrë se me dalë jashtë vendit. Me 500 EURO shkon deri në Francë. Më herët ka qenë 3000 ose edhe 4000 mijë euro. Prandaj ikin njerëzit”, deklaroi Bardhyli një 40 vjeçar nga Gjilani.
“Kam qenë më herret në Suedi. Atëherë e kam shitë traktorin dhe një veturë Zastava 101 me dal refugjatë. Tash me pesëqind euro (500) euro dalin”, tha ai.
Kërkojnë certifikata me fotografi
Në sportelet e Komunës së Gjilanit, janë shtuar kërkesat e qytetarëve për t’u pajisur me certifikata të lindjes për t’i shfrytëzuar për imigrim.
Agim Velekinca, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile në Gjilan ka thënë për media lokale se kohëve të fundit ka fluks të madh për t’u pajisur me certifikata e ekstrakte.
“Është shumë e dhimbshme kur dikush lutet që t’i ndihmohet dhe kur kërkojnë që certifikatave t’u vihen fotografi për të kaluar kufirin, sikurse edhe vërtetime për identitetin”, ka thënë ai për mediet lokale.
Shumica prej qytetarëve kërkojnë që certifikatave t’u vendoset edhe fotografia. Kjo nënkupton se këto dokumente u duhet për të dal jashtë vendit.
Në anën tjetër policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin për t’i parandaluar imigrantë. Dy ditë më parë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, nën dyshimin se i njëjti u ka marrë 300€, katër viktimave për t’i dërguar deri në Suboticë.
“Albinfo.ch” kontakti edhe me Policinë e Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani tha se policia ka shtuar aktivitetet për arrestimin e kontrabanduesve. Ndërsa pranoi se migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës për në shtetet e BE-së, si dukuri është shprehur veçanërisht gjatë dy muajve të fundit.
“Pikat e kalimit kufitar Kosovë - Serbi, janë prekur nga ky fluks në rritje i kalimit të kufirit me qëllim të migrimit të parregullt, andaj edhe është paraqitur nevoja për një angazhim të shtuar të Policisë se Kosovës karshi këtij problemi”, deklaroi Kelani.
Për dy vjet, shumë kontrabandues në pranga
Oficeri i policisë kosovare tha se ka dyshime se qytetarët e Kosovës po bien pre e dezinformatave dhe propagandave të ndryshme nga persona apo grupe të caktuara të kontrabandistëve.
Sipas Kelanit, Polici ka gjetur dhe arrestuar qindra kontrabandues të emigrantëve gjatë dy viteve të fundit. “Në vitin 2013 janë arrestuar 66 raste me kallëzim penal me 223 persona të dyshuar. Po ashtu në vitin 2014, janë 78 raste me kallëzim penal me gjithsej 240 raste”, deklaroi Kelaani.
Po ashtu, sipas zëdhënësit të policisë, janë arrestuar edhe 7 trafikantë në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Ikja jashtë Kosovës e ka shqetësuar edhe lidershipin politik në vend. Presidentja Atifete Jahjaga tha se dalja jashtë vendit me numër kaq të madh është shumë shqetësuese, ndërsa Bekim Çollaku, ministri i Integrimeve Evropiane, iu bërë thirrje qytetarëve që mos të imigrojnë sepse shtetet e BE-së nuk japin azil për kosovarët.
“Edhe më shqetësuese është dukuria e migrimit ilegal të qytetarëve tanë, që javëve të fundit duket se ka marrë hov. Kjo na rikujton se ne duhet të përkujdesemi më fuqishëm për politikat tona ekonomike, për sundimin e ligjit, për legjitimitetin shtetëror e për të ardhmen e qytetarëve tanë”, u shpreh Jahjaga.
Ndërsa ministri Çollaku e quan një të keqe të dyfishtë për Kosovën ikjen për në BE.
“Kushdo që ndërmerr këtë rrugë e vë veten dhe familjen në rrezik jashtëzakonisht të madh, pa asnjë shans për ndonjë përfitim. E sigurt është se të vetmit përfitues nga migrimi i paligjshëm janë trafikantët dhe kriminelët”, tha Çollaku.
Pavarësisht shkaqeve që i shtyjnë këta qytetarë të Kosovës të marrin një rrugëtim të tillë të rrezikshëm, mundësia që ndonjëri nga ata të përfitojë statusin e azilit në ndonjë vend të BE-së, sipas këtij ministri, është pothuajse inekzistente.
Mundësia për azil është zero
“Pra, qytetarët përveç që humbasin kursimet e tyre të fundit financiare, ata arrestohen në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale, detyrohen të jetojnë për muaj të tërë në kushte të vështira derisa të bëhet riatdhesimi i tyre, dhe, kur kthehen në Kosovë kthehen edhe më të varfër sesa PARA”, konsideron ai.
Mirëpo këto mesazhe nuk vlejnë për Bardhylin. “Ne të thonë çka të duan këta politikat hajna. Ma mirë nën urat e Francës se sa me jetuar si rrugaç, pa asnjë cent në xhep. Shpresë për punësim nuk ka. Në doganën e “Dheut të Bardh” po punojnë ata prej Drenicës... Ma mirë me ikë”, deklaroi ai.
Ndryshe papunësia në Kosovë është më e larta në rajon, që shkon deri 40 për qind.
Mirëpo, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në rrjetin social facebook, ka dhënë një mesazh për qytetarët, duke iu rekomanduar që mos ta marrin botën në sy.
“Secili prej qytetarëve i ka hallet e vete dhe secili e ka për qëllim një jetë më të mirë, por numrat e refuzimit të azilkërkuesve gjatë këtyre ditëve kanë arritur në përqindjet absolute. Kosovën duhet ta shpëtojmë nga keqbërësit e të korruptuarit sa më parë, sepse po e lejuam kështu, do të kemi edhe më shumë qytetarë të kthyer nga burgjet e urat e Evropës por tash më pa shtëpi e me borxhe”, ka thënë Ahmeti. Albinfo.ch
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vazhdon ikja e shqiptarëve nga Kosova
» Sa kushton regjistrimi për të gjitha Universitetet
» Zvicër, mbi 500 shqiptare në haxhë. Vlera e haxhit, haxhilerët nuk i shikojne cmimet
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto)
» Sa kushton regjistrimi për të gjitha Universitetet
» Zvicër, mbi 500 shqiptare në haxhë. Vlera e haxhit, haxhilerët nuk i shikojne cmimet
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Veshja që kushton miliona e kryeministrit tonë (foto)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi