Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE Empty FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2014 1:59 pm

FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE
FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk TASHOLLI

ALA VICTORIA

Për mikun tim Sabit Rrustemin
në lëngatën e tij të kalueshme


Me ty m'u këput lidhja si dikur
Në pranverën e largët
Të vitit të furishëm 
1981


Ti hyre në burg e mua
Më kullonte dhembja
Në atë qeli
Në mes të mesit të Prishtinës


Një mur në mes ishte më i largët
Se mijëra kilometra tash
Kur me the po shkoj
Duke më lënë mua të pagojë


Rraplluan degë e rrema
Pemëve të braktisura nga gjethet
Kur toka me dushk u mbulua
E dushku pret borën


Qiellit të hirtë u nisën kojrilat
E ma lanë klithmën në gji


Ooo ku je a si je ti

U solla rrethe vetes
Si rreth burgut te Prishtinës
Asaj vere të thatë
Askund ti


U kthyen kojrilat me të njëjtat klithma
Duke shkruar qiellit germën V
Ala Victoria edhe për ty
Edhe për ty


FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE 10846467_873054772713869_3428812959073048903_n

SABIT RRUSTEMI


F A R U K U T

Ti tash ma nxitë lotin
e më zhburrëron 
se 
një det që e pata brenda
u tha prej dhimbjes...


Tash, 
faqet më digjen prej skuqjes 
e s' di si t'i ngushëlloj 
pos 
me vargun Tënd
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi