Sabit Rrustemi:(A)DO ECIM TË LIRË(Nexhat Rexhës)-Dhe dialog me vargje!
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:(A)DO ECIM TË LIRË(Nexhat Rexhës)-Dhe dialog me vargje!
Sabit Rrustemi:(A)DO ECIM TË LIRË
(mikut tim, Nexhat Rexhës)
ndrydhja e shkronjës K
i përbirua nëpër unazë qiellore
...
dhembjes kujtesë
pikojnë heshtjet
dita që vjen
me zërin e të gjitha
ndrydhjeve
dhembjeve
heshtjeve
tej lëkurës sonë shpërthen
(a) do ecim të lirë pastaj
nëpër ëndrrën tonë
Mentor Thaqi:NË VEND TË KAFESË SË MJESIT!
Dikush e nisë me lutjen
e ...së Diellës,
një onomatope,
sillet rreth Majes së Çepurit
herë në këmbë pip,
herë rrënjë pas rrënje,
por
në maje po se po
qebesa!
Unë
po ngushlloj
të lodhurit
me ankesa,
dhe pak shpresa!
Në rininë e pleqërisë-♪♪♪
paksa heret
rënkesa,
ndalesa!
“Ndjefsh e mos pafsh”
gjysmë vetngushllimi
për vetqejflim
“sim s´ala bim”
ku sta ngre fiqiri
as vuxhuti!
Mjegullnajës mendore
as qeni të zo´në s´e njeh
se nuk sheh
as dhe gjuhen
e tejzgjatur!
Unë vet i katërdheti
me veten time,
qesh e përqesh,
dhëmbët rrafsh,
qebesa,
zori nuk çmend kënd
as marrja varrë nuk qelë!
Eh, sot falen mëkatet,
është e Dielë!
Mentor Thaqit VS., 11.12.2011 (11,53 h)***
Sabit Rrustemi:DITA IME E DIELTË
Dita ime e dieltë
Sa e paqtë
Sa e kthjelltë
... Edhe kur bie mjegull
Kur merr vrantë
Tej reve ti prapë
Je e kthjelltë
Edhe kur dielli është n’zenit
Edhe kur varet në të pjerrtë
Mos ma lë anash dhe atë vëlla
Atë mik
Tek ajo zemër mbushur mallë
Trokit
E mos prit
Po nuk u hap
Çile vet
Se mërgimi
Më zi se plumbi
Po e vret
Lutja ime për të thërret
Lehtësoja dhemmbjet
Hapja rrugët
Për dritë e në të mugët
Kurdo shpirti që i thotë
Shpirti i tij i plotë
Të niset e të vijë
Sa të dojë le të rrijë
Pa dhe tek unë të vijë
Se një fjalë ka mbetur peng
Tek ajo Vojsë
N’ Maje Çepuri
Ku këmba ende s’e shpuri
Për një prehje sadopak
Të çmallet me Karadak
Duke parë dhe atë Rrafsh Kosove
Pas shpine dhe një mal troje
Pa dhe Bjeshkët
Ato Bjehkë të Nemta
Ku s’dola sa herë deshta
Se udhët ishin t’nxëna
Kohët të nxehta
Ditë moj ditë e dielta ditë
Siç ma hoqe ti të zitë
Hiçma dhe këtë merak
Atë vëlla e mik
Mos ma le pa Karadak
F’tyra e tij që ndritë si nuri
Le t’ buzqeshë n’maje Çepuri
( 11 dhjetor 2011 )
Mentor Thaqi:RRNON DASHNIA, V´LLA
V´llau (s)falënderohet, duhet!
Sa herë,
v´lla,
nata
... n´dashni v´llau
m´zuri,
nj´ashtu m´qeli
me ëndërra
biluri
n´shkëlqim Çepuri,
peng n´zemër
ngeli!
Gjithku
shkela,
gjurmët deshta
dhe lash,
deshta,
të Hëna, të Shtuna
… të Diela,
n´shpirtë i mora,
i pashë,
s´i lash …
janë edhe t´miat
si tuat
bashk!
Udhët
as kryqëzohen
as kryqëzuam,
as ndahen,
tok
bashkohen,
tok
mbahen,
kthjellohen,
bekohen!
Paj,
n´Çepur
kam një Portë
Zemër-Aortë,
e n´Karadak
kam një Prag,
m´ushqen gjak
venat e mia,
për merak,
rron dashnia!
Mentor Thaqi VS., 11.12.2011 (13,13 h)***
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FARUK TASHOLLI - SABIT RRUSTEMI -DIALOG ME VARGJE
» Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Dialog miqsor me vargje
» Mentor Thaqi:NJË DASHURI N´KORNIZË
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Dialog miqsor me vargje
» Mentor Thaqi:NJË DASHURI N´KORNIZË
» Nexhat Rexha:Vargje me strukturë përmbajtësore
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi