FUNDI I NJË DIKTATORI
Faqja 1 e 1
FUNDI I NJË DIKTATORI
FUNDI I NJË DIKTATORI
Ushtaret e vejnë Çausheskun dhe gruan e tij para pushkatimit
Jonel Bojeru ekzekutuesi
Vendi i pushkatimit
Kufoma pas pushkatimit
U vranë burrë e grua Çaushesku
Simpatizantët akoma dergojnë lule
Detaje të reja nga rënia e Çausheskut
Robert Schwartz
Kur në vitin 1989, shkatërroheshin një pas një diktaturat komuniste në Lindje të Evropës, diktatori rumun Nicolae Ceausescu dukej se e kishte siguruar paprekshmërinë e tij. Në fillim të viteve 1970, ai e kishte organizuar shtetin sipas modelit të Koresë së Veriut. Pozicionet kyçe në Partinë Komuniste dhe në shtet i kishte zënë me anëtarë të familjes, apo me njerëzit më lojalë. Bashkëshortja e tij, Elena ishte zëvendëskryeministrja e parë, djali Nicu ishte planifikuar si "trashëgimtar" i tij. Policia famëkeqe Securitate dukej e pathyeshme.
Radiot dhe televizionet e huaja ishin mundësia e vetme që Rumania të mësojë se çfarë po ndodh në vend dhe në vendet e tjera komuniste. Radio “Free Europe”, “Voice of America”, “BBC” dhe “DW” kanë qenë zyrtarisht të ndaluara, por janë dëgjuar në forma sekrete. Gjithnjë e më shpesh në programin në gjuhën rumune janë lexuar letra të shkruara nga njerëz të dëshpëruar totalisht, të cilët bënin përpjekje të iknin jashtë vendit.
"Revolat fetare shndërrohen në politike"
Një prej të rrallëve, të cilët ngritën zërin kundër politikës së Ceausescut, ishte prifti i reformuar Laszlo Tëkes në Temishvari. Si pjesëtar i minoritetit hungarez në Rumani, ai kritikonte gjatë ligjëratave të tij fetare "sistematizimin" e vendit. Ceausescu i kishte shkatërruar 7000 fshatra, me qëllim që të ndërtojë qendra të mëdha bujqësore. Në këtë mënyrë u shkatërrua praktikisht fshatarësia. Tëkes, shumë shpejt e kuptoi se në këtë mënyrë cenohet edhe ekzistenca e minoritetit hungarez. Pakënaqësitë e tij i ka shprehur edhe në një intervistë të bërë nga dy gazetarë kanadezë dhe mbajtur sekret deri në verën e vitit 1989, kur u emetua në televizionin hungarez. Kjo intervistë shqetësoi tej mase krerët partiakë në Rumani. Raportet edhe ashtu të ngarkuara historike mes Rumanisë dhe Hungarisë u tendosën edhe më shumë. Ceausescu kritikoi Budapestën për komplot dhe vendosi që, Tëkesin ta largojë nga Temishvari. Më 15 dhjetor u mblodhën qindra njerëz para shtëpisë së priftit për ta mbrojtur nga Securitate. Solidariteti u përhap edhe në vendet e tjera, që përfundoi në një kryengritje kundër diktatorit. "Një protestë me motive feje u shndërrua në protestë politike gjithërumune", thotë Radu Preda, profesor i Teologjisë dhe drejtor i Institutit rumun për Studimin e Komunizmit IICMER.
Shtatë raketa të drejtuara kundër Hungarisë
Intervista me Tëkes është organizuar nga gazetari hungarezo-kanadez, Arpad Szëczi. Në librin e tij "Timisoara - The Real Story Behind the Romanian Revolution", Szëczi përshkruan se si është bërë kjo intervistë. Botimi i tretë i librit, në gjuhën angleze dhe hungareze, i përkthyer tani edhe në rumanisht dhe i prezantuar në Temishvar, ka shkaktuar reagime të shumta kundërthënëse në Rumani. Pas hulumtimeve të shumta në arkivat e shërbimeve sekrete në Rumani dhe Hungari, autori ka gjetur informacione, që botohen për herë të parë: Ceausescu kishte urdhëruar armatën në pjesët perëndimore që të drejtojë raketat kundër Hungarisë, me qëllim që të godasë në rast të ndonjë ndërhyrjeje.
Szëczi, i cili aktualisht jeton në Berlin si gazetar i TV, shpjegon për “DW” edhe detajet: "Këto informacione për raketat i ka regjistruar një oficer i shërbimeve sekrete hungareze. Ato i ka konfirmuar edhe Kryeministri i atëhershëm hungarez Miklos Nemeth". Burimet hungareze thonë se, fjala ishte për raketa të prodhimit kinez, të cilat Rumania i kishte blerë përmes ndërmjetësuesve arabë. Objektivi: centrali atomik hungarez në Paks. Nemeth (kryeminstër në periudhën 1988-1990) ishte një prej figurave kyçe në periudhën e ndryshimeve dhe rënien e perdes së hekurt. Ai i ka konfirmuar këto të dhëna në bisedën me Szëczi. Shkatërrimi i këtij centrali do të kishte pasoja të ngjashme me ato të katastrofës së Çernobilit me 1986. Nemeth kishte biseduar në atë kohë me udhëheqësinë polake dhe Presidentin e Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, për mundësitë e largimit të Ceausescut nga pushteti. Ai kishte kontaktuar edhe gjeneralin rumun, Victor Stanculescu, i cili ka luajtur rol vendimtar në rrëzimin e Ceausescut.
Agjentët hungarezë në Rumani
Autori ka zbuluar se shërbimi sekret hungarez kishte dërguar në Rumani edhe dhjetëra agjentë në vitin 1989, njëri prej tyre me qëllim që të mbrojë priftin Tëkes. Interesante është që, Szëczi deri tani nuk ka gjetur asnjë informacin të këtillë në arkivat e Securitate. Duket se aksionet kundër Tëkes kanë qenë kaq sekrete, saqë nuk janë mbajtur as shënime. "Asnjë fjalë nuk ka as për sulmin me 2 nëntor të vitit 1989 kundër Tëkes nga katër persona të maskuar dhe të armatosur me thika. Besohet se ata kanë qenë agjentë rumunë", thotë Szëczi.
Libri i autorit hungarez Arpad Szëczi, në gjuhën rumune, do të prezantohet në Temishvar më 19 dhjetor. Ai pasqyron fillimin e rrëzimit të përgjakshëm të diktaturës komuniste. Vlerësohet se gjatë trazirave janë vrarë mbi 1000 persona. Më 22 dhjetor 1989, Nicolae Ceasescu dhe gruaja e tij, Elena kanë ikur nga Bukureshti me një helikopterr. Por të njëjtën ditë janë arrestuar dhe më 25 dhjetor janë ekzekutuar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KUR HIMNIZOHET DIKTATORI DHE KRIMINELI!
» DIKTATORI RAMIZ ALIA
» Brenda mendjes së një diktatori
» Gazmend A. Bakiu: Diktatori i semure
» Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia
» DIKTATORI RAMIZ ALIA
» Brenda mendjes së një diktatori
» Gazmend A. Bakiu: Diktatori i semure
» Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi