Prof. Murat Gecaj:ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…
Faqja 1 e 1
Prof. Murat Gecaj:ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…
Prof. Murat Gecaj:ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…
ROZI THEOHARI
Para pakë ditëve, kur përmes Internetit u dha lajmi, se kolegia e mikja jonë e dashur dhe e paharruar, Rozi Theohari ishte shumë rëndë nga shëndeti, në një spital të Bostonit (SHBA), ndjeva detyrim miqësor që të ripublikoja shkrimin tim të mëparshëm, me titullin “ Rozi Theohari (Çeku), na flet aq bukur, për “potpuri dardhare””…Aty jam ndalur, posaçërisht, në librin e saj të ri e voluminoz, “Potpuri dardhare-Kujtimet e mia nga fëmijaria dhe jeta e shkollës”(Tiranë, 2014). Atë, ajo ia kishte kushtuar nipit të saj,“gjysëmshqiptarit të vogël, Jan Sommer, me dëshirën, shpresën dhe urimin, që ta mësojë e ta dojë shqipen dhe vendin e origjinës së gjyshes shqiptare”. Pra, edhe përmes këtyre radhëve, mësojmë e kuptojmë qartë, se Rozi ishte jo vetëm krijuese e afirmuar, në publicistikë e botime letrare, por edhe një atdhtare e shquar, me sy e zemër në vendlindje e kudo, në Shqipëri.
ROZI THEOHARI
Nderim, pas ndarjes nga jeta:

Siç dihet, në raste të tilla, pra kur ndahet përgjithnjë nga jeta dikush, secili i afërm, koleg e mik ose i njohur, sjell në kujtesë njohjet dhe, në përgjithësi, lidhjet e kujtimet për të. Kështu mund të themi e flasim, të gjithë ne, për Rozin tonë të paharruar, për të cilën dhimbja e lotët janë përzier sot me ato ndjenja e mbresa për të, nga jeta e përbashkët. Ndërsa për jetëshkrimin e saj mund të lexojmë edhe përmes faqeve të Internetit ose në librat, që ajo ka botuar.
Po, këtu mendova të risjell në kujtesën tonë edhe një shkrim të Shpresa Vranarit, kur në prill 2011, u përuruanë anglisht, libri i Rozi Theoharit, ““Do leave out my right hand” (“ Krahun e djathtë ma lini jashtë”). Artikulli në fjalë mbante titullin “Një mbrëmje poetike e thjeshtë dhe e ngrohtë”.
Përmes tij, atëherë morëm njoftime, si për atë veprimtari të bukur e mbresëlënënëse, por dhe, në vijim të shkrimit, gjejmë të pasqyruara ndjenja e mendime, nga kolegë e miq të Rozit. Ja, me sa dashamirësi është shprehur, ndër të tjera, Hysen Kobellari, nga Korça:
“Shkrimtarja dhe intelektualja e shquar Rozi Theohari është një krenari për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që janë. Mendoj se veprimtaria, që kanë zhvilluar miqtë e saj, në Lynn, është një model, se si duhet t'i organizojmë veprimtaritë edhe ne, nëpër qytetet tona. Kështu, tregojmë respekt e dashuri për krijuesit tanë, për intelektualët tanë të penës, fjalës, skenës, penelit dhe tingujve ...”.
Mendime dashamirëse dhe vlerësuese për Rozin shprehën, rreth atij përurimi, edhe krijues të tjerë, si: Petraq Zoto (Tiranë), Dhimitraq Papando, Fuat Memeli (Boston), Eleonora K.Gjoka (Nju Jork) etj.
…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, nderimi e respekti për jetën dhe veprimtarinë e përkushtuar të Rozi Theoharit, po përmendi këtu vetëm se ajo është autore e qindra shkrimeve dhe e afër 20 librave, artistikë e publicistikë. Ndër ta, janë: “Jehona Skënderbegiane”(2006), “Lotët e Rozafës mbi Drin”, “Më shumë se një jetë”(2008), kushtuar bashkëshortit, Viktorit etj. Për ata, ajo ka marrë mjaft Çmime e“Mirënjohje” etj.
Sot, por dhe në ditët që do të vijojnë, familjarë e të afërm, kolegë e miqë të shumtë të saj, po shprehin dhe do të shprehin dhimbjen e tyre, që ajo u nda përgjithnjë nga jeta. Por, njëherazi, janë të bindur që emri, jeta dhe vepra e saj do të mbeten dhe do të kujtohen gjatë.
Tiranë, 14 dhjetor 2014
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË
» Murat Gecaj: Prof. Zihni Sako - ''xhaxhai'' i mirë i folklorit shqiptar
» Prof. Murat Gecaj:EDHE PSE KREJT LARG... FRYMOJMË, MENDOJMË DHE JETOJMË SHQIPTARISHT!
» Prof.dr. Uran Asllani:Ku janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?
» Rozi Theohari:B I S E D Ë M E Z E M Ë R “T Ë H A P U R”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi