Murat Gecaj: Prof. Zihni Sako - ''xhaxhai'' i mirë i folklorit shqiptar
Faqja 1 e 1

PROF. ZIHNI SAKO: “XHAXHAI” I MIRË
I FOLKLORIT SHQIPTAR
Nga Prof. as. Dr. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
1.
Pamjen e tij të ëmbël e të qeshur ia zbukuronin ca mustaqe të zeza e jo fort të gjata. Gjatë viteve të para të jetës së Fakultetit Histori-Filologji, në Universitetin e Tiranës, la përshtypje të paharruara ndërmjet kolegëve dhe studentëve, pedagogu i pasionuar i lëndës së folklorit, prof. Zihni Sako. Për ne studentët, orët e leksioneve të folklorit ishin si “çlodhje”, pas atyre të gjuhësisë, për shëmbull. Kjo nuk vinte vetëm nga fakti se ajo lëndë ishte e këndshme dhe më e afërt për ne, pasi shumica ishim djem e vajza të fshatarëve, që trashëgiminë folklorike e kishin aq për zemër. Por ishte dhe një arsye tjetër më tepër për këtë gjë, pedagogu ynë i dashur dhe i frymëzuar aq shumë nga fjala dhe tradita e popullit.
Që me ngritjen e shkollës së parë të lartë në vendin tonë, pra të Institutit të Lartë Pedagogjik në Tiranë, Zihni Sako ishte përfshirë aty në punën e nderuar të pedagogut. Me zell e pasion dha leksionet e letërsisë shqipe e të huaj, teorinë e letërsisë dhe lëndën e folklorit. Duke ditur nevojën e madhe për tekste në ndihmë të studentëve, ai hartoi e botoi tekstet e para të folklorit shqiptar.
Më kujtohet se në leksionet e folklorit ne, studentët merrnim pjesë gjallërisht, në diskutime e mendime, bashkë me padagogun tonë. Që në fillim, ai interesohej se nga cila krahinë e Shqipërisë ishim dhe me takt na nxiste kujtesën për të riprodhuar vargje të këngëve tona popullore ose fragmente të përrallave, gjëegjëza etj. E shihja se si i vezullonin sytë, kur merrnim pjesë në shpjegimin e tij aq konkret e mbresëlënës.
Por prof. Ynë Sako e dinte se dashuria për folklorin e studimin e tij nuk edukoheshin e rrënjoseshin vetëm në orën e leksioneve. Prandaj i kushtonte kujdes nxitjes së prirjeve te studentët për ta mbledhur vetë folklorin në gjirin e popullit dhe pastaj për ta sistemuar e studiuar. Një ndër ata studentë isha dhe unë, që ai me kolegun Qemal Haxhihasani më afruan e më nxitën në këtë punë të dobishme. Kështu, nisa të rregjistroja këngë popullore të ndryshme, legjenda, përralla e gjëegjëza, së pari nga prindërit e mi dhe pastaj nga bartësit e tjerë në fshatin tim Bujan e nga tërë krahina e Malësisë së Gjakovës (Tropoja). Ndieja kënaqësi të veçantë, kur dorëzoja materialet e mbledhura në arkivin e Institutit të Folklorit dhe shihja se aty po formoheshin sirtarë të veçantë me to. Prof. Zihniu më nxiste e më thoshte:
“Folklori i krahinës së Malësisë së Gjakovës është mjaft i pasur, atje ruhen thesare të kulturës sonë mijëravjeçare. Veçanërisht, intres të madh ka eposi i këngëve të kreshnikëve...”.
Por kujdesin e zellin e prof. Zihni Sakos e ndieva edhe pas studimeve të larta, kur ai më ftonte mua e ish-studentë të tjerë në veprimtari të ndryshme zonale ose kombëtare e ndërkombëtare. Të tilla ishin jo vetëm festivalet folklorike, por dhe simpoziumet ose konferencat për folklorin. Përshtypje e mbresa të pashlyera na la, për shembull, Konferenca I e Studimeve Folklorike, ku referuan studiues ngë Shqipëria, por dhe nga trojet e tjera shqiptare.
Mbaj mend se një herë, kur erdhi në një ekspeditë folklorike në Tropojë gjurmuesi e studiuesi i pasionuar Q.Haxhihasani, ky më tha: “Ke të fala nga profesor Zihni Sako dhe bashkëpunëtorja jonë, Keti Harito...”. Merret me mend se këto fjalë më gëzuan e më nxitën për një bashkëpunim më frytdhënës, me atë institucion të rëndësishëm kërkimor-shkencor.
2.
Lindi në qytetin e Gjirokastrës, më 1912, në vitin e madh gjëmimtar, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. (U nda nga kjo jetë në vitin 1981). Pasi mbaroi studimet, shërbeu mësues në Korçë, Gjirokastër dhe Berat. Me fjalën e tij të ëmbël, zgjoi dhe edukoi te të rinjtë dashurinë për Atdheun dhe urrejtjen për pushtuesit e çdo armik.
Si atdhetar e antifashist, mori pjesë me armë në dorën në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Gjatë asaj kohe veproi në zonat e Lunxhërisë e Konispolit dhe kudo la gjurmët e njeriut të mirë “Xhaxhai”, siç e kishte pseudonimin. Ndërsa pas çlirimit u ngarkua me detyra të ndryshme, si: drejtor i shtypit në Ministrinë e Kulturës, zëvendëspresident i Komitetit të Kulturës, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, kryeredaktor i revistës “Letërsia jonë”, drejtor i Institutit të Folklorit (1960-1979).
Që nga viti 1966 ka kryesuar komisionin e këngës popullore ballkanike, të Shoqatës AIESEE. Është autor i njërit prej teksteve të para të folklorit për Universitetin e Tiranës. Në punimet studimore ka trajtuar probleme të folklorit tradicional dhe bashkëkohor. Punët e Prof. Sakos në studimet folklorike u çimentuan në serinë e vëllimeve antologjike, me temë: “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar”(1961-1962) dhe në vijimësi në seritë e ndryshme të korpusit të folklorit shqiptar. Hartoi tekstin “Folklori shqiptar” për shkollat e mesme dhe ishte bashkautor i teksteve universitare “Historia e letërsisë shqipe” e “Folklori shqiptar”.
Prof. Sako spikati edhe me studimet e tij në fushën e folklorit shqiptar. Të tillë janë: “Një çështje për kulturën tonë nacionale: folklori”, “Për disa probleme të krijimtarisë sonë popullore”, “Për një pasurim më të madh të folklorit”, “Folklori dhe huazimet”, “Folklori arbëresh”, “Disa elemente të dasmës, si shprehje e njësisë së kulturës shpirtërore të popullit tonë”, “Rreth gjenezës së valles pirrike”, “Folklori ynë dhe interesat e folkloristikës ndërkombëtare” etj. Bashkë me Keti Hriton botoi studimin “Gjëegjëzat” dhe me Qemal Haxhihasanin “Epika legjendare”(cikli i kreshnikëve). Gjithashtu, vëmendje të veçantë u kushtoi studimeve me temë folklorin e trevave shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi, për arbëreshët e Italisë e Greqisë. Nën drejtimin dhe përkujdesjen e tij u publikuan më shumë se 60 vëllime të veprave me letërsinë gojore shqiptare.
Zihni Sako u dallua dhe si krijues letrar. Ndër veprat letrare të tij, janë :Vjersha për të vegjël” (1949) e “Foleja e dallëndyshes” (1950), novela “Bereqeti”(1951),vëllimet “Ditë të gëzueshme”(1953),“Buka jonë e përbashkët”(1965), “Tregime të zgjedhura”(1972) dhe mjaft vjersha, sidomos për të vegjëlit. Kujtojmë këtu tregimet me temë atdhetare e luftarake, si: “Për mëmëdhenë”, “Medalja e trimërisë”, “Babai”, “Mësuesi ynë i parë”, “Foleja e dallëndyshes” etj. Krijimtaria e tij, sidomos në poezi, dallohet për frymën dhe karakterin popullor. Krijimet e tij janë botuar në serinë “Tregime të zgjdhura”, në tre vëllime.
Në përgjithësi, Prof. Zihni Sako la pas një pasuri të çmuar në studimin e folklorit shqiptar (në vitet 1960-1980) dhe në krijimet letrare. Sa domethënëse janë dhe vargjet e një vjershe të tij me titull: “Vitet që vinë...”, shkruar në prag të Vitit të Ri 1964. Ja ndonjë prej tyre:
“Ne na vjen keq që vitet po na shkojnë,/ dhe thinjat një nga një janë shtuar.../ Po për urim,/ të lumtur,/ të gëzuar/ të puthemi me shoqishojnë!” Më tej lëshon thirrjen e bardhë: “Në prag të vitit gjashtëdhjetë e katër,/ të mblidhemi/ si në një familje e vetme në një vatër!”
Për veprimtarinë e tij të shumanshme, prof. Zihni Sako është nderuar me urdhëra e medalje të ndryshme, me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe është vlerësuar me “Çmimin e Republikës” të Klasit I. Ai do të nderohet e kujtohet përherë, si një studiues i rrallë i folklorit dhe krijues i talentuar, sidomos për fëmijët, si mësues e pedagog i pasionuar dhe i dashur për ish-nxënësit e studentët e tij të shumtë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof. Murat Gecaj:ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…
» Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR
» Murat Gecaj: Kur ikën një vit dhe një tjetër vjen...
» Murat Gecaj: Tuni Papuçiu, shkrimtari dhe kolegu ynë i paharruar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi