Efekti i frikës si fushatë zgjedhore
Faqja 1 e 1
Efekti i frikës si fushatë zgjedhore
Eekti i frikës si fushatë zgjedhore
Ashtu si ndodhi rasti i Feriz Sallahut nga Drenasi, që u rrah (mbase u maltretua) nga policia korrektuese në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, nuk do të ishte ndonjë lajm për kohën që ka këtë nivel demokracie të proklamuar, që të mos them, të garantuar nga “krejt bota”. Pse nuk do të ishte “lajm” ky “një rast” drastik që doli në media? Për arsye se këtë “rast” (si çdo rast tjetër të mundshëm ose të pamundshëm, të ditur ose të heshtur) do ta merrte në dorë Prokuroria (momentalisht që 10-vjet e falimentuar) si dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, (ku tashmë është paraqitur ky “rast”). Ky rast e meriton “statusin e lajmit” për një arsye shumë të thjeshtë: komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës (Resmi Hoxha) decidivisht thotë: “Unë kërkoj nga ai person (Feriz Sallahu) që të vijë në zyrën time dhe nëse vërtetohet se është rrahur nga gardianët do të ndërmarr masa të menjëhershme”. Kështu thotë komisari, duke e vënë në dyshim deklaratën publike të të dëmtuarit, edhe pse rrahja vërtetohet me “shenjat e dhunës” në trupin e viktimës, sipas fotografive të botuara nëpër gazeta. Tash shtrohet një pyetje, a është e mundur që viktima të jetë vetëviktimizuar, si një mazohist ta kishte rrahur “vetveten” për të ndërtuar “korpus delikti” kundër policisë? Derisa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se “tash ende është herët të merremi me këtë rast, por do të merremi me rastin”, komisari Hoxha “pret vizitë” në zyrën e tij, dëshminë që do t’i jep(te) Feriz Sallahu. Vizita në zyrë do të vërtetonte, “në se vërtetohet” (thotë komisari), por me çfarë ekspertize do të vërtetohej “në zyrë”, apo si ta kuptojmë dyshimin e tij që shprehët në “nëse vërtetohet”. Kështu shprehet siguria dhe besimi i komisarit ndaj gardianëve të tij që del nga habitorja “nëse vërtetohet”. Mbase për këtë arsye KMDLN-ja thotë “është herët” që ajo të dalë me një deklaratë lidhur me rastin, por që (më vonë) megjithatë do të merren me rastin. Pra në këto kontradikta që dalin nga “lajmi” i “rastit” të Feriz Sallahut të rrahur ose të vetërrahur, del një porosi shumë e qartë: dyshimi se brenda institucioneve të shtetit ka “gardianë” që “eskivojnë” nga e drejta ligjore dhe marrin në dorë përcaktimin e shkallës korrektuese të të burgosurve, kurse komisarët dhe shoqëritë civile në mbrojtje të tyre, ose “dyshojnë” ose presin që “më vonë” ta marrin rastin në dorë, mbase kur të ketë dhënë fjalën edhe prokuroria, e cila, po ashtu, duke u nisur nga lëndët e grumbulluara në sirtarët e saj, “rastin” do ta merrte në dorë në shekullin e ardhshëm. Nëse viktima e ka bërë “lajm” medial metodën inkuzicionale të policisë kokë më vete, e jo me ndonjë skenar “mazohist”, atëherë dëmtohet vetëm opinioni, i cili merr porosi të qarta për ligjësinë aktuale në Kosovë. Një gjë dihet: ata që në politikën e lartë prodhojnë “status quo” duke infektuar opinionin me frikën që nuk kushton para, dhe se janë “të vetmuar para ligjit”, është rimëkëmbje e ati koncepti që e doktrinon çdo filozofi okupatore, e që jemi mësuar ta dëgjojmë në ish-Jugosllavinë e Titos, e që thoshte kështu: “Ku-ku, mo’ zot’ me pasë gjë në dorë shqiptarët”! Për çfarëdo lloj konsumi që është dhënë në media fotografia me vragë në trupin e Feriz Sallahut nga Drenasi, ne megjithatë duhet këtu t’ia rikujtojmë vetës dhe të tjerëve: Kosova është e pavarur, ndaj Policia e Kosovës është e Kosovës. Kjo nuk do të thotë se brenda saj nuk mund të përbirohen individë “gardianë” ose hajna të “dhomës së dëshmive”, por ata që përpiqen ta shpallin të korruptuar policinë e Kosovës dhe ata që përpiqen të mbjellin frikën me të cilën na kanë mbajtur në zap që kaq shumë kohë, kanë qëllime të cilat tashme historia i ka bërë transparente dhe të qarta për të gjithë ata që e dine se e kanë obligim qytetar dhe moral t’i mbrojnë institucionet e Kosovës. Për “përbirime” individësh brenda tyre ekziston kritika publike, por ajo kritikë nuk bën të instrumentalizohet për fushata paraelektorale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: EFEKTI NXITËS I BUKURISË FEMËRORE
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Militantët e ISIS-it synojnë mbjelljen e frikës edhe në Kosovë
» Kristaq Turtulli:ZOTI NUK ËSHTË QENDRA E FRIKËS POR BURIMI I DASHURISË
» Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi