Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SELMAN EL-FARISI (568-656)

Shko poshtë

SELMAN EL-FARISI (568-656) Empty SELMAN EL-FARISI (568-656)

Mesazh nga Mexhid Yvejsi Wed Jun 10, 2009 7:47 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



SELMAN EL-FARISI

(568-656)



“Selmani është prej nesh – Ehli Bejtit”

-Muhammedi (a.s.)



Selman el-Farisi apo Selman Persiani, sipas shumicës së historianëve, lindi në vitin 568, në qytetin Kazerun, në krahinën Fars, Persi.

Babai tij quhej Budëhashan, i cili ishte kryetar i qytezës Xhijj apo Xhejjan, që ndodhët në afërsi të qytetit të bukur, Isfahan.

Budëhashani ishte njeriu më i pasur në rrethin e tij, si në qytezë, njashtu edhe në periferi. Selmanin e donte më shumë se veten e vet, sepse e kishte djal për hasret, të cilit kur lindi ia ngjiti emrin Ruzbeh.

I takonte besimit të lashtë persian, besimit Zaratustrian apo besimit Mexhusi, besim që e trashëguan prej të parit, që ishin adhurues të zjarrit…!

Në afërsi të qytezës Xhejjan, ku Budëhashani banonte dhe sundonte, në maje të një kodre ndodhej Shtëpia e Zjarrit apo Tempulli i Mexhusive. Për popullin persian, i cili ishte ende pagan, ky Tempull i Mexhusive, pranohej si vend i mrekullive, vend adhurimi, ku prej zjarrit, dritës së tij, kërkohej shpëtimi…!

Edhe djaloshi Ruzbeh me babën e tij kishin shërbye në këtë tempull me shumë besnikëri, me shumë përulësi…

Një ditë, djaloshi Ruzbeh e la besimin pagan dhe e pranoj besimin kristian. Për të hulumtue, studiue rreth besimit të ri, Ruzbehu shkoi në Siri, ku u vendos në një kishë, duke menduar se e gjeti vetveten, se e gjeti të vërtetën…!

Mbas disa vitëve studimi, shërbimi me përkushtim, më në fund u zhgënjye, kur e kuptoi, kur e vërtetoi me hulumtim se gjithçka ishte hutim, mashtrim…

Me gjithë këtë, ky hulumtues, ky kërkues i së vërtetës nuk u dëshprue prej sprovave të jetës…Të vërtetën që po e kërkonte, që po e hulumtonte, më në fund, e gjeti në Medine, ku Muhammedi (a.s.) po e predikonte, po e praktikonte…

Selman el-Farisiu kishte ardhur në Medinen e Ndritur si një skllav i shitur, që e kishte ble një tregtar jahudi, apo hebre…Robi apo skllavi Selman në Yathrib (Medine) kishte ardhur para se Muhammedit (a.s.) të vinte…

Muhammedi (a.s.) robin apo skllavin e bleu nga tregtari jahudi, e liroi, kështu skllavi persian e pranoi Allahun një, e pranoi Muhammedin (a.s.) si të dërguarin e Tij, pra u bë musliman dhe Pejgamberi (a.s.) i dha emrin Selman…

Selman el-Farisiu ishte shumë i zgjuar, ishte i kulturuar, ishte i shkolluar, kishte studiuar besimin Zaratustrian apo Mexhusi, kishte studiuar besimin Kristian, deri në thellësi…

Me këtë parapërgatitje, tashmë me bindje, me devotshmëri, Selmam el-Faresiu ishte ndër më të dalluarit, ndër më të shquarit, prej besimtarëve të rinj, në shumë lëmi…

Këtë, përveç tjerash, e dëshmoi, para Betejës së Hendekut, ku të gjithë i befasoi, miqë dhe armiqë…

Armiqtë nga Mekkeja ishin përgatitur për ta sulmue Pajgamberin (a.s.) në Medinen e Ndritur. Medineja ishte rrethue veç pritej momenti për ta sulmue, pushtue…

Selman el-Faresiu ishte ai që priu. Priu me një propozim, që rreth Medines të hapet një hendek, ku armiku për të sulmue s’ka asnjë shtek…!

Hendeku rreth e rrotull Medinës u çelë, u hapë, ndërsa armiku u tërhoqë me turr, me vrap…!

Besimtarët fituen, ndërsa paganët jo vetëm që humbën por edhe u befasuen, tmerruen, u poshtnuen…!

Kjo strategji e Selman el-Farisiut, e cila ishte një teknikë e lashtë ushtarake persiane, e panjohur tek fiset arabe, e befasoi Pejgamberin (a.s.) dhe të gjithë besimtarët, aq më tepër i befasoi dhe i tmerroi kundërshtarët…!

Për këtë fitore aq madhështore, Pejgamberi (a.s.) e falënderoi Allahun (xh.sh.) e përqafoi Selmanin, persianin…

Tani të gjithë shokët kishin dëshirë të jenë sa më afër tij, sa më pranë besimtarit, luftëtarit, strategut persian, me emrin Selman…! Pejgamberi (a.s.) e vërejti si shtyheshin, e pa dhe iu tha:

“Selmani është prej nesh - Ehli Bejtit”



Pra, me këtë fjalë të Pejgamberit (a.s.) ata u qetësuen, por prej asaj dite edhe më shumë e vlerësuen, edhe më shumë e çmuen, edhe më shumë e nderuen…!

Nderohet, çmohet, vlerësohet dhe pranohet Selman el-Farisiu edhe si imam, si jurist dhe përkthyes i parë i Kur’anit në gjuhën persiane, ka përkthye surën e parë: El-Fatihah!

Ndrroi jetë në vitin 656, në qytetin Medain, Irak, ku varri i tij vizitohet natë e ditë, varg e vi, prej muslimanëve nga mbarë bota, sunni dhe shi’i…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë






Mexhid Yvejsi

Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi