Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video)

Shko poshtë

Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video) Empty Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 28, 2014 5:20 pm

Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video)
Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video) Largea_grecia-u43030410509211cwh-u43050706254130ek-512x350-corriere-web-nazionale1419771281


(I plotësuar) -Mediet greke kanë arritur të zbardhin emrat e 25 shtetasve shqiptarë që ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve nuk dihet ende.
Në bordin e anijes ndodheshin shqiptarët: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo, V.Kane, G.Gega, F. Cuci, H. Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksandër Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko.

* * * *
Pasagjerët e tragetit italian të përfshirë nga flakët po përjetojnë tmerr me sy, ndërkohë që mundohen të shpëtojnë të gjallë nga kjo tragjedi. Mes 478 personave që ndodheshin në bord, mësohet se mes tyre janë edhe 22 shtetas shqiptarë. Prej ngjarjes së ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 170 pasagjerë mundën të shpëtonin prej saj, ndërkohë që pjesa tjetër lutet për ndihmë.


Pasagjerët luten për ndihmë



Anijet e shpëtimit kanë hasur vështirësi të mëdha për t’iu afruar tragetit që po digjet, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të detit. Ende është e paqartë nëse ka viktima apo nëse ndonjë pasagjer është hedhur në ujë, gjë që nëse ndodh vështirë që ndonjë t’u mbijetojë temperaturave të ulëta të ujit nëse ndihma nuk vjen shpejt.
“Jemi duke u djegur, ose nëse nuk digjemi do të mbytemi. Askush nuk mundet të na ndihmojë”, tha Nikos Papatheodosiou për një televizion grek nëpërmjet telefonit. “Ju lutem na ndihmoni! Mos na lini vetëm”, tha ai përpara se t’i mbyllej telefonata. “Ata po përpiqen të ulin disa varka shpëtimi, por jo të gjithë pasagjerët mund të hipin mbi to. Nuk ka aspak koordinim”, tha një prej të rrezikuarve më herët. “Është errësirë, ndërsa fundi i tragetit është përfshirë nga flakët. Ne jemi në pjesën e përparme, pamë një varkë që po afrohet... hapëm disa kuti të ndihmës së shpejtë dhe morëm disa jelekë shpëtimi, po përpiqemi të shpëtojmë veten”, janë disa nga komentet e raportuara në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionet greke.


Mes pasagjerëve dhe 22 shqiptarë



Ministri i Tregtisë Detare, Miltiadis Varvitsiotis, tha se kombinimi i motit tepër të keq me erëra deri në 88 km/h dhe zjarrit e ka bërë operacionin e shpëtimit shumë të komplikuar.
“Po bëjmë gjithçka mundemi për t’i shpëtuar pasagjerët në bord dhe askush nuk do të mbetet i pa ndihmuar në këtë situatë të vështirë”, tha ai për reporterët. “Ky është një nga operacionet më të vështira që kemi pasur ndonjëherë”.
Varvitsiotis tha se ishin 478 pasagjerë në bord, së bashku me ekuipazhin, më shumë nga sa ishte raportuar fillimisht (466). Sipas medieve greke bëhet e ditur se kombësitë e pasagjerëve të rrezikuar janë si në vijim: 1 rumun, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zvicerianë, 1 kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, 1 suedez, 1 kanadez, 2 ukrainas, 1 egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganistanas, 22 shqiptarë, 1 maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, 2 britanikë, 22 italianë, 3 holandezë, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakenë, 234 grekë. Ndërsa sa i përket ekuipazhit: 22 italianë dhe 34 grekë. Ndërkohë që anije shpëtimi dhe avionë janë dërguar për në vendngjarje, si nga pala italiane edhe ajo shqiptare.
* * * * *
Përfshihet nga flakët në afërsi të Korfuzit, një anije pasagjerësh që udhëtonte nga Igumenica drejt portit të Ankonas në Itali. Sipas mediave greke, në anijen italiane “Norman Atlantic” të kompanisë Grimaldi, udhëtojnë rreth 478 pasagjerë, ndërsa zjarri dyshohet të ketë rënë në garazhin e tragetit, ku ndodhen edhe 222 automjete.
Sipas autoriteteve greke, në bordin e tragetit janë 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit.
Pasagjerët kanë telefonuar në televizionet greke, ku kanë bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar në bordin e anijes. Por sipas tyre, ndërsa priten ekipet e shpëtimit, në bord është përhapur panik dhe pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin “Po digjemi, po digjemi.”
“Nëse nuk digjemi, do vdesim nga të ftohtët”, “Thyem dritaret sepse nuk marrim dot frymë”, “Po digjemi lutuni për ne”, “Ka erë tymi në kabina. Ka shumë fëmijë dhe të moshuar. Ne qëndrojmë afër njëri-tjetrit dhe përpiqemi të jemi ngrohtë”, janë këto disa nga fjalitë që pasagjerët shqiptojnë në lidhjet telefonike në televizionet greke.
Sipas mediave në Greqi, rreth 150 pasagjerë kanë mundur të zbresin nga trageti, duke përdorur varkat e shpëtimit, ndërsa të tjerët kanë mbetur të bllokuar, pasi ndërprerja e energjisë elektrike ka bërë të pamundur uljen e varkave të tjera.
Ndërkohë, shtatë anije shpëtimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur evakuimin e pasagjerëve, por operacioni i shpëtimit pritet të zgjasë, pasi era e fortë dhe reshjet e shiut e vështirësojnë punën. Në zonën përreth anijes fluturojnë edhe 5 helikopterë, ndërsa anija ‘Evinos’ do të përdoret si platformë për uljen e helikopterëve. Disa informacione flasin për pasagjerë që janë hedhur në det nga paniku, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht, pasi është e vështirë të perceptohet çfarë ndodh rreth anijes.


QINDRA PERSONA ME VARKA TË VOGLA NË DETIN E TRAZUAR


Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, përreth tragetit “Norman Atlantic” që është përfshirë nga flakët lundrojnë në det të trazuar dhjetëra varka shpëtimi, me qindra pasagjerë që u rrezikohet jeta, për shkak të kushteve të vështira të motit.


RENZI DHE SAMARAS: PO NDJEKIM SITUATEN


Kryeministri italian Matteo Renzi dhe ai grek Samaras po ndjekin situatën në tragetin e linjës Igumenica-Ankona. Ata sigurojnë se autoritetet e të dyja vendeve janë në këmbë dhe po punojnë për të shpëtuar të gjithë pasagjerët.


MINISTRI GREK I MBROJTJES: OPERACIONI I VESHTIRE


Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias bëri të ditur se operacioni i shpëtimit është tepër i vështirë. “Po punohet me vështirësi, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.”- tha Dendias.


KAPITENI I TRAGETIT: ANIJA E PAMENAXHUESHME


Kapiteni i anijes “Norman Atlantic” u ka komunikuar autoriteteve portale greke se anija është e pamenaxhueshme dhe mjeti lundrues është drejtuar drejt brigjeve shqiptare.


MM NIS ANIJEN BUTRINTI DREJT TRAGETIT QË ËSHTË PËRFSHIRË NGA FLAKËT


Ministria shqiptare e Mbrojtjes bëri të ditur se ka nisur anijen “Butrinti”, në ndihmë të pasagjerëve që ndodhen në tragetin italian që u përfshi nga flakët në det të hapur. Anija Butrinti do të jetë pjesë e operacionit të evakuimit të pasagjerëve. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka komunikuar me homologen italiane në lidhje me operacionin e evakuuimit të pasagjerëve të anijes, që u përfshi nga flakët.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi