Merret kontrolli edhe në portën 1 (video)
Faqja 1 e 1
Merret kontrolli edhe në portën 1 (video)
Merret kontrolli edhe në portën 1
Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31
(I plotësuar) - Para aksionit për të marrë nën kontroll edhe pikën kufitare 1 në veri të Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.
Pas këtij takimi, me dy helikopterë të KFOR-it, forcat e policisë dhe zyrtarët doganorë të Kosovës, janë dërguar në pikën 1 të kufirit, duke kompletuar kështu operacionin e Qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31.
Bilanci i këtij operacioni ka qenë 4 policë të lënduar, 1 me armë zjarri të tjerët me gurë dhe gjësende të tjera të forta.
- Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi.
Kryeministri Thaçi në veri, vëzhgon nga afër aksionin e Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi konfirmoi se situata është e qetë falë punës profesionale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë pasur për qëllim realizimin e aksionit dhe shtrirjen e sovranitetit pa lënduar asnjë qytetarë.
Ai tha se ky është një hap tejet i rëndësishëm për shtrirjen e sovranitetit, ndërsa bëri të ditur se do të vazhdojnë edhe veprimet tjera për vendosjen e ligjshmërisë.
Rexhepi në një bisedë për RTK-në njoftoi se që nga mëngjesi kanë pasur takime me komandantin e KFOR-it. Ai tha se me KFOR-in kanë pasur bashkëpunim të mirë dhe profesional, dhe theksoi se kishin dashur të jetë njësoj edhe me EULEX-in, edhe pse ata nuk kanë qenë të gatshëm të jenë në këtë proces.
Se cili është bilanci i këtij aksioni, ministri Rexhepi bëri të ditur se në këtë aksion është lënduar një polic me një mjet shpërthyes si dhe ka pasur disa shtyrje të xhamave të veturave.
Ai tha se nuk pritet të ketë probleme dhe do të lëshohet rruga për qarkullim.
Sipas ministrit në dy pikat doganore janë vendosur policët dhe doganierët e Kosovës, ndërsa Njësitë speciale do të jenë atje derisa të jetë e nevojshme.
Ndryshe, u bë e ditur se kryeministri i vendit Hashim Thaçi ndodhet në pjesën veriore të vendit për të parë për së afërmi rrjedhën e aksionit dhe procesit të shtrimit të sovranitetit.
Pas takimit të autoriteteve vendore me komandantin e KFOR-it, në mëngjes kanë arritur edhe forcat shtesë të Policisë së Kosovës për të realizuar planin B, për marrjen nën kontroll edhe të pikës doganore 1 në Jarinje të Leposaviqit.
Ndryshe, mbrëmë Policia e Kosovës ka vënë nën kontroll pikën doganore 31, ndërsa pika 1 është vënë nën kontroll të martën në mëngjes.
- Policia e Kosovës ka arrestuar 4 serbë në Brnjak, tek pika 1, pas një përleshje me serbët lokalë
- Ka shkuar në 1500 numri i serbëve të mbledhur afër pikës kufitare 1, që janë të vendosur të mos lejojnë kalimin e Njësisë speciale për të marrë kontrollin e kësaj pike. KFOR-i po vazhdon negociatat me ta.
- I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq bashkë me shefin e ekipit negociator, Borko Stefanoviq kanë ardhur me urgjencë në veri të Kosovës
KFOR-i ka dërguar një komunikatë, ku shefi i tij, Erhard Buhler ka bërë thirrje që të mos ketë eskalim të dhunës, dhe që të tregohet maturi, sepse KFOR-i është i gatshëm të veprojë për të ndaluar dhunën
01:10 Serbët kanë nisur të mblidhen tek ura kryesore në Mitrovicë, ku ka forca të KFOR-it dhe tashmë edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës
- RTK pohon se ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me gurë në pikën 1, teksa Buhler po provon të bindë serbët që të lirojnë rrugën
- Serbët e mbledhur tek Pika 1, nuk po lëshojnë pe, dhe me kamionë, traktorë e buldozerë kanë bllokuar rrugë. Komandanti i KFOR-it, Buhler po negocion me Policinë e Kosovës dhe me përfaqësuesit serbë për ta liruar rrugën
- Kuçi : "Nuk duam që me këtë aksion të frikësojmë serbët tanë në këtë pjesë dhe ky është një aksion normal. U bëj thirrje qytetarëve për qetësi e maturi"
- Po vazhdon operacioni në veri të vendit, ka makina të thyera të Policisë. Operacioni po udhëhiqet nga ana e Shpend Maxhunit, zv/drejtor i Operativës
- Raportohet se në drejtim të veriut është nisur edhe vetë Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler
Maliqi: Nuk jam në dijeni për shkarkimin tim
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka deklaruar se nuk është në dijeni për shkarkimin e tij nga ana e kryeministrit Thaçi.
"Unë sapo u njoftova nga Televizioni i Kosovës se jam shkarkuar nga detyra", tha i sapo shkarkuari nga pozita e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.
Ndërkaq kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar Reshat Maliqin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e shkarkimit të tij.
* * * * *
Rexhepi: Nuk kemi kontakt me Policinë e EULEX-it
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Policia e Kosovës ka nisur rreth orës 22:00 aksionin për marrjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.
Në një prononcim për mediet, Rexhepi ka thënë se aksioni është ndërmarrë pasi nuk ka pasur gatishmëri nga Policia e EULEX-it që të zbatojë masat e reciprocitetit për mallrat që hyjnë nga Serbia, vendim i cili ishte marrë të premten nga Qeveria.
Ministri Rexhepi i cili është në veri të Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës, deklaroi se janë të vendosur në realizimin e aksionit të tyre në marrjen nën kontroll të pikës 1 dhe 31.
Mediet bëjnë të ditur se Policia e EULEX-it po pengon hyrjen në pikën 1 të Njësisë Speciale të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudare të Leposaviqit. Në pikën 31 është vendosur një tog prej 40 policëve të Kosovës, ndërkaq në pikën 1 nuk po arrihet një gjë e tillë pasi që serbë të asaj pjese kanë bllokuar rrugën.
“Nuk kemi kontakt me Policinë e EULEX-it”, ka thënë Rexhepi. Ndërkohë ai ka shpjeguar se KFOR-i është njoftuar lidhur me aksionin. Komandanti i KFOR-i ka dalë në vendngjarje për të parë nga afër situatën. Gjithashtu, gazetarët në vendngjarje tregojnë për prani të forcave të KFOR-it.
* * * * * *
Policia e Kosovës merr nën kontroll pikën 31
Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikën 31 në veri të Mitrovicës, ndërkaq sipas raportimeve nga terreni bëhet e ditur se në këtë pikë situata është e qetë. Ndërkaq problem po paraqitet në pikën 1 të kësaj pjese, pasi që serbë civil kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë depërtimin e policisë në atë pjesë. Policia e Kosovës ndërkaq në këto aksione është e pajisur me armë të ndryshme dhe autoblinda.
* * * * * * *
Thaçi shkarkon Maliqin. Policia merr kontrollin në veri
Pak para aksionit të policisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Reshat Maliqin. Ky vendim është bërë publik nga zyra e kryemnistrit disa çaste më parë.
Në dy pikat ku janë vendosur autoritetet e Kosovës.
Ky veprim vjen pas vendim të qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autroiteteve kosovare por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX në Kosovë u patën shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës.
Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve kosovare për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Rreth masave të resciprocitetit patën reaguar ashpër autoritetet e Serbisë por këtë veprim të Qeverisë së Republikës së Kosovës e pat arsyetuar ndihmëssekretari amerikan Tomas Kantrimen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» “Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)
» Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e “Tre përqindëshit” (Video)
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video)
» Arrihet marrëveshja, Thaçi: Serbia edhe de jure njohu Kosovën (video)
» Bukoshi merret në pyetje lidhur me milionat e “Tre përqindëshit” (Video)
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Tmerr në anijen e përfshirë nga flakët, në bord edhe 22 shqiptarë (Video)
» Arrihet marrëveshja, Thaçi: Serbia edhe de jure njohu Kosovën (video)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi