Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulm ndaj Erdoganit, granatë në Presidencë (Video)

Shko poshtë

Sulm ndaj Erdoganit, granatë në Presidencë (Video) Empty Sulm ndaj Erdoganit, granatë në Presidencë (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 02, 2015 1:12 am

Sulm ndaj Erdoganit, granatë në Presidencë (Video)
Sulm ndaj Erdoganit, granatë në Presidencë (Video) Largea_sulmi1420135856
Sulmet ndaj kreut të shtetit turk, nga fjalë kanë filluar të kthehen në vepra, në ditën e parë të vitit shënohet edhe incidenti i parë i këtij lloji. Një person lëshoi një granatë dhe qëlloi disa herë me armë në zyrën e Presidentit turk, Tajip Erdogan.
Mediet vendase raportojnë se granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar. Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.
"Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, tha shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok.
Autori kishte një armë automatike, dy granata të tjera dhe një bombë artizanale. Policia dhe oficerët e sigurisë, disa prej të cilëve ishin të veshur me kostume të kuq ceremonial në nder të themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkut, rrethuan zonën.
I dyshuari u dërgua polici, ndërsa një ekip bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës. Por lidhur me ngjarjen ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, pavarësisht se qytetarët protestuan prej javësh kundër qëndrimeve të Presidentit.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi