Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
Koment permbledhes ne anglisht, tansmetuar nga BBC.
"Basha's Civilized Campaign, Rama's Military Discourse"
"Basha's Civilized Campaign, Rama's Military Discourse"
Apr 14, 2011 (BBC Monitoring via COMTEX) -- Commentary by Enver Bytyci:
Every political campaign becomes a reason for a special analysis and they have not been lacking in the Albanian media. While we have been used to seeing balanced election campaigns in the past, with occasional aggravations, this year's campaigns for the local election on 8 May seems to have widened the wedge between parties. While the ruling majority has decided to confront the citizen and his problems, that is, to conduct a civilized campaign focusing on social issues, the other side, opposition, has opted for military means and ways of election campaigning. This striking difference between the two campaigns will produce good or bad result for either side.
Albanian citizens, have focused mostly on the election campaign in the capital, are watching closely in the media the political and election behavior of Lulzim Basha [Tirana mayoral candidate for the Democratic Party, PD] and Edi Rama [Tirana mayoral candidate of the Socialist Party, PS]. So far, they have displayed two entirely different stances and behaviors, which reflect two different and contrasting political and philosophical outlooks. Lulzim Basha's election campaign is clearly emancipated, simplified, controlled, and focused on the citizens and their problems. The Democrat candidate has not displayed any aggression or lack of restraint and has avoided accusations and insults against the opposition candidate. He can be found visiting every neighborhood, road, and street in the capital at every hour of the day or evening. He looks unpretentious, always smiling, and has a charisma and political stature that would be admired by any politician of the democratic Europe. Karl Teodhor zu Guttenberg from Bayer, who is the most-voted politician in Germany, perhaps is Basha's model of behavior. Guttenberg and Basha have displayed a worthy and unusual quality in policymaking: Socialization of politics and society. By conducting a campaign full of alternatives and solutions, Basha has demonstrated that he belongs to the new trend of politicians in our postmodern world. For many, this stance comes from his can-do attitude, which he has demonstrated during the construction of the Durres-Morine motorway, his extraordinary contribution to Albania's membership to NATO and to the liberalization of visas, and his ability to carry out the projects that were necessary to achieve the aforementioned goals.
In the modern political and philosophical thinking, the level of human civilization and behavior takes an important place in the rights of people, citizens, and communities for self-determination -- that is, if we accept the view and self-determination does not simply mean the independence of nations, but also the independence and legitimization of the citizen. General and local elections are important in a democracy and are an element of the self-determination of citizens. On 8 May, Albanians will go to the polls to decide who will govern in the next four years. They will vote on not only the best development option but also on the credibility of the candidates, which is determined during the election campaign. The election campaign has taken a strange course: while Rama has militarized his political discourse and the core of his voters, Basha has focused on civilizing and social way of campaigning and, consequently, has made possible the socialization of many of his party militants. The current Tirana mayor, Rama, has resorted to military stereotypes, slogans, and statement and has even made threats involving paramilitaries, Basha has been conveying messages of peace, coexistence, solutions, power-sharing, cooperation, and coordination for the future of the capital.
Komenti i plote i botuar ne gazetat “Metropol” dhe Rilindja Demokratike"
Fushata civile e Lulit dhe diskursi militar i Ramës.
Çdo fushatë politike bëhet shkas për një analizë të veçantë dhe të tilla nuk kanë munguar në medien shqiptare. Ndërsa jemi mësuar që në të kaluarën të shihnim fushata elektorale të balancuara, sidoqë herë-herë të acaruara, fushata e sivjetme për zgjedhjet lokale të 8 majit duket se ka thelluar hendekun midis dy palëve. Ndërkohë që njëra palë, pozita, ka marrë qëndrim për t’u ballafaquar me qytetarin dhe problemet që ai ka, pra që të bëjë një fushatë të civilizuar e për çeshtje sociale, pala tjetër, opozita, ka preferuar që t’i drejtohet mjeteve dhe formave militare të të bërit fushatë elektorale. Dallimi thelbësor i kësaj fushate do të sjellë një rezultat konkret në favor ose në disfavor të njërës dhe tjetrës palë.
Qytetarët shqiptarë janë fokusuar kryesisht në fushatën zgjedhore të kryeqytetit dhe po vëzhgojnë përmes medies sjelljen politiko-elektorale të Lulzim Bashës dhe të Edi Ramës. Deri tani ata kanë vënë re dy qëndrime dhe dy sjellje krejt të ndryshme, të kundërta, që shprehin dhe dy kategori filozofikee politike gjithashtu të ndryshme e të kundërta. Fushata elektorale e Lulzim Bashës është qartazi një fushatë e emancipuar, e thjeshtuar, e kontrolluar dhe e projektuar te qytetari dhe te problematika që ai ka. Kandidati demokrat nuk është treguar në asnjë rast agresiv dhe i papërmbajtur, duke evituar akuzat dhe fyerjet ndaj kandidadit të opozitës. Ai gjendet rëndom, në çdo orë të ditës e të mbrëmjës në çdo lagje, rrugë e rrugicë të kryeqytetit. Shfaqet thjesht, i qeshur, me karizëm e straturë politike të admirueshme për shumë prej politikanëve demokratë të Europës demokratike. Karl Teodhor zu Guttenberg i Bajernit , si politikani më i votuar në Gjermani, ndoshta është dhe mbetet modeli i sjelles së Lulzim Bashës. Guttenberg dhe Basha kanë shfaqur një cilësi të vyer e ta pazakontë në politikëbërje: - Socializimin e politikës dhe të shoqërisë. Lulzim Basha, duke ndërtuar një fushatë alternativash dhe zgjidhjesh ka dëshmuar se i përket trendit të ri të politikanëve në botën e sotme post-moderne. Për shumëkënd kjo prirje e tij vjen nga forca realizuese që ai ka dëshmuar, si me ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë, me kontributet e jashtëzakonshme për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave, po ashtu me konkretizimin e projekteve që duheshin realizuar për të arritur në finishet e lartpërmendura.
Në mendimin politik dhe filozofik të sotëm shkalla e civilizimit dhe sjelljes njerëzore ka zënë vend si element shumë i rëndësishëm në të drejtën e popujve, qytetarëve dhe komuniteteve për vetëvendosje, nëse do t’i përmbahëshim pikëpamjes së vetëvendosja nuk është thjeshte pavarësi e kombeve, por edhe pavarësi dhe legjitimitet i qytetarit. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në një demokraci janë element i vetëvendosjes së qytetarëve. Më 8 maj shqiptarët do të duhet të shkojnë në kutitë e votimit, pikërisht për të vendosur për mënyrën e qeverisjes së katër viteve të ardhshme. Ata do të votojnë jo vetëm alternativën më të mirë të zhvillimit, por edhe besueshmërinë e kandidatit, e cila përcaktohet në fushatën elektorale. Fushata zgjedhore ka marrë një prirje të çuditëshme: Ndërsa Edi Rama e ka militarizuar diskursin e tij politik si dhe pjesën e votuesve të pandryshueshëm të tij, Lulzim Basha i është drejtuar elementit civilizues dhe social të të bërit fushatë, e për rrjedhojë ka bërë të mundur socializimin e shumë prej militantëve të partisë së tij. Ndërsa kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i është drejtuar stereotipeve militare të parullave, slloganeve, deklaratave, duke shfaqur madje kërcënime të njëpasnjëshme e paralajmërime paramilitaësh, Lulzim Basha ka dhënë mesazhe paqeje, bashkëjetese, zgjidhjeje, bashkëqeverisjeje, bashkëpuni e bashkërendimi për të ardhmen e kryeqytetit.
Natyrisht që fushata elektorale e Partisë Socialiste ishte parashikuar t’i drejtohej mjeteve dhe formave militare, derisa ajo ishte konstruktuar si fushatë politike, për të “ndëshkuar” mazhorancën dhe “provuar” shpifjet, trillimet, fantazitë kundër saj. Ndaj dhe steretipet kryesore të kreut të opozitës kanë marrë tashmë formën e fushatave të diktaturës komuniste kundër “imperializmit amerikan e socialimperializmit sovjetik” si dhe kundër “armiqve të brendshëm” të saj. Në fjalorin propagandistik të udhëheqësve komunistë ishim ngopur me stereotipin e prodhuar në formën e fjalës “Kurrë”, ose të slloganeve “fajin e ka rrethimi imperialosto-revizionist”, e kanë “armiqtë e brendshëm e të jashtëm” e kështu me radhë. Nëse do të donim të studionim këtë dukuri në fushatën elektorale të Ramës, atëherë do të zbulonim faktin se e njëjta metodë dhe sjellje e për të njëjtat motive e determinon atë. Ekzekutorin e politikës së tij, Ruçin, jemi mësuar ta dëgjojmë të thërrasë në podiume me kërcënime të llojit “Mos luaj me zjarrin, se do të digjesh vetë brenda”. Ndërsa Edi Ramën e dëgjuam në hapjen e fushatës në Pallatin e Kongreseve tek u shpreh me terminologjinë e diktatorëve “Kurrë nuk do të lejomë që....”, “Nëse ndodh kjo, do t’i bëjmë...këtë” etj.
Kjo lloj retorike e ka kthyer fushatën e vitit 2011 të opozitës më shumë se njëzet vjet mprapsht dhe po i jep asaj tiparet e një fushate ekstra militare, madje në kundërshtim me trendin e përgjithshëm që tashmë po vjen qartazi edhe ndër popujt jashtëkontinentalë. Në të vërtetë publiku shqiptar nuk do të mund të priste diçka tjetër në sjelljet e kreut të opozitës. Ai është i motivuar të zbatojë formulat e militarizmit politik në fushatën zgjedhore, të cilën kishte programuar që ta bojkotonte. Pamundësia e bojkotit ose bojkoti i mbetur në tentativë, e ka detyruar kreun e opozitës që të adaptojë modelet e diktaturës në sjelljen dhe slloganet elektorale. Ky lloj modeli i zbatuar me fanatizëm në të gjitha aspektet, në të gjitha veprimtaritë, në të gjitha strukturat zgjedhore, prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e deri te deklarimet çjerrëse të Shalësit, shkojnë në linjën militare dhe i kundërvihen principeve moderne të sjelljes politike.
Sjellja moderne, një prirje e pakontestueshme e kohës së sotme, është emancipim dhe dizanjim i qëndrimeve dhe politikave sociale. Pikërisht në këtë hulli ka qëndruar deri më tash mazhoranca dhe më së shumti kandidati i saj për Tiranën, Lulzim Basha. Ai, megjithëse ka të gjitha shanset për ta lakuar njëmilionë herë në ditë emrin e kundërshtarit të tij, nuk është marrë dhe nuk merret me të. Edhe pse Rama është përgjegjësi kryesor i katastrofës urbane, ekologjike, të trafikut, të papunësisë, të rrëmujës dhe rrumpallës së kryeqytetit, Lulëzim Basha, nuk është marrë dhe nuk merret me parardhësin e tij. Ai ka vendosur vetëm të shënojë, evidentojë dhe skanojë problematikën e qytetarëve të Tiranës e mbi këtë bazë të programojë dhe planizoje zgjidhjen e tyre. Ai ka shtresuar të gjitha kategoritë e popullsisë së kryeqytetit dhe ka ballancuar premtimet ndaj tyre. Gjithçka që ia ka marrë përsipër për ta realizuar në katër vitet e qeverisjes së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit është motivuar nga vullneti, dëshira, këmbngulja dhe dashuria për qytetin e Tiranës. Ndaj ai ndjehet më pranë zgjedhësve, më pranë njerëzve, më afër ndjnjave të tyre, duke fituar besimin e qytetarëve dhe duke bërë të mundur afrimin e një fitoreje të padiskutueshme më 8 maj. Ndërkaq militarizimi i fushatës së Ramës dhe filozofia e forcës që ai prodhon, për shumë analistë duket se do të shërbejë jo vetëm për të “provuar të drejtën e tij” për bojkote, dhunë dhe protesta të së kaluarës, por edhe për të prodhuar një trend të tillë në të ardhmen. Kur shumë prej faktorëve ndërkombëtarë përmendin faktin se “viti 2011 do të jetë një vit i vështirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, kanë parasysh faktin se Edi Rama do ta shfrytëzojë fushatën militare të tij të para 8 majit për të ndërtuar një protestë militare e paramilitarësh pas tetë majit. Ai është i bindur se kjo strategji do t’i ndihëmojë atij edhe më tej për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste. Ndryshe nuk do të kishte asnjë mundësi për ta justifikuar humbjen e sigurt, pikërisht për shkak të mjeteve dhe formave militare të të bërit fushatë, si dhe për shkak të shkëputjes nga realiteti i jetës qytetare kryeqytetase. Stereotipi i diktaturës dhe diktatorëve është metoda e vetme që do të duhej ta imitonte, sepse asnjë diktator nuk ka mundur të jetojë pa militarizimin e shoqërisë, të cilin ai e ka sunduar. Edi Rama me metodat militare të këtyre dy viteve ka mundur të militarizojë një grusht njerëzish, të cilët i qëndrojnë pranë më së shumti për përfitime, sesa për bindje ideologjike e politike. Por humbja në zgjedhjet e tetë majit do t’ia hiqte nga dora dhe asin e përdorimit të pushtetit politiko-ekonomik në krye të bashkisë së Tiranës e kështu do t’ia pakësonte shumë herë më tepër militantët e militarizuar rreth tij. Ka mundësi që edhe miqtë e tij më të ngushtë ta lënë në rrugë. Ky fenomen ka filluar të duket që tani, gati një muaj para zgjedhjeve, sepse në garën e Edi Ramës në kemi parë dhe shohim dy ose tri figura deputetësh të Partisë Socialiste, të cilët kanë qenë dhe mbahen në rrethin e ngushtë të Ramës. As aleatët, as shumë prej figurave kryesore të Partisë Socialiste deri tash nuk janë parë as në fushatë, as në ekranet televizive. Kjo do të tjotë se sjellja militare e kreut të bashkisë së Tiranës ka dhënë efektet e vet jo vetëm te elektorati I majtë, por edhe të bashkëpunëtorët dhe ish-bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Nuk dihet sa është i gërshetuar ndikimi i fushatës së tij militare me dëshirën e brendëshme të selisë rozë për ta parë kreun e saj si humbës të Bashkisë dhe të vetë Partisë. Gjithësesi një gjë është e vërtetë: - Shoqëria shqiptare e para së gjithash ajo e kryeqytetit është tashmë një shoqëri e civilizuar dhe nuk ka asnjë vështirësi që të orientohet drejt civilizimit, paqes, stabilitetit, progresit dhe zhvillimit normal të vendit. Shqiptarët nuk janë më ata të vitit 1991, kur sapo kishin dalë nga izolimi dhe nuk e dinin as fjalën pluralizëm, as fjalën demokraci. Shumica prej tyre kanë jetuar më vite të tëra në botën e civilizuar e të parimeve demokratike e për pasojë janë bërë pjesë e këtij civilizimi. Për këtë arësye, militarizimi I fushatës dhe qëndrimeve të Edi Ramës nuk ka asnjë shans të fitojë përpara emancipimit shoqëror e civilizues të votuesve shqiptarë, të cilët shohin në fushatën e Lulzim Bashës mishërimin e principeve që ata përfaqësojnë.
Botuar në gazetën “Metropol”, datë 11.04.2011 dhe “Rilindja Demokratike”, datë 14.04.2011.
Lulzim Basha si bartës i një filozofie të re në politikë
Filozofët, sidomos pas Luftës së Dytë Botëroe përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes, nëse të drejtat e njëiut duhen kuptuar si të drejta morale ose jo? Sipas tyre e drejta juridike, të cilës i ka dhënë dhe i jep përmbajtje politika, nuk është e mjaftueshme. Mjaftushmëria e të drejtave njerëzore plotësohet vetëm atëherë kur kjo e drejtë përceptohet dhe zhvillohet njëkohësisht si e drejtë morale, e drejtë për të patur dhe mbrojtur dinjitetin njerëzor, integritetin individual. Në këtë kuptim, veçmas pas vitit 1989 e drejta e individit është trajtuar dhe trajtohet nga shkenca filozofike si çeshtje e së drejtës ndërkombëtare. Prej 20 vitesh nuk shihen më vetëm organizmat ndërkombëtare dhe shtetet sovrane si bartëse të së drejtës ndërkombëtare. Bartës të kësaj të drejte janë tashmë njerëzit, individët, jo thjesht se ata kanë të drejtën për të ushtruar në liri mendimin dhe besimin e tyre, por edhe se kanë të drejtën të ruajnë dhe të mbrojnë dinjitetin njerëzor, vlerat morale dhe integritetin individual.
Shqipëria prej 20 vjtetësh është shkëputur de facto nga diktatura komuniste, më e egra dhe më e pamëshirmshja në lindjen komuniste. Por ajo ende nuk ka mundur të shkëputet plotësisht nga filozofia e së shkuarës, nga parimet, metodat, metodologjia dhe doktrina ideologjike e komunizmit dhe ende nuk e ka shndërruar dinjitetin njerëzor universal dhe individual në platformë të programit të saj të zhvillimit. Nëse gjykojmë nga ky këndvështrim, atëherë shohim se e majta dhe koalicioni i saj, i kryesuar nga Edi Rama, vijon edhe më tej t’i përmbahet konceptit filozofik të së drejtës juridike njerëzore, duke mos i kushtuar kurrëfarë vëmendjeje të drejtës morale të individit dhe komuniteteve. I pari dhe i vetmi politikan që bën fushatë bazuar në principet e kësaj të drejte është Lulzim Basha, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Eshtë kjo arësyeja pse ai e ka dominuar dhe po e dominon fushatën elektorale dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, vëmendje e cila mund të matet me komunikimin në facebook ose në format e tjera të marrëdhënieve të tij publike. Ky dominim ka sjellë në vëmendje te qytetarët shqiptarë një shkëputje thuajse totale nga filozofia e së kaluarës të të bërit politikë. Lulzim Basha e ka ndërtuar fushatën e tij për zgjedhjen në krye të Bashkisë së Tiranës mbi disa principe filozofike të qëndrueshme e të reja, principe të cilat nuk ka mundur t’i përvetësojë, përceptojë dhe aplikojë kundërshtari i tij, kreu aktual i Bashkisë së kryeqytetit, megjithë diskursin dhe slloganet që ai përdor në këtë drejtim.
Në fushatat elektorale jemi mësuar të ballafaqohemi me programe alternative dhe premtime skematike, nga të cilat të gjithë kandidatët e mëparshëm për Tiranën mund të hartonin një listë veprash, punësh, objektesh dhe ndërtimesh. Me të njëjtën metodë të vjetëruar e ka ndërtuar fushatën e tij gjithashtu kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai duket se nuk është shkëputur dhe nuk ka ndërmend të shkëputet nga filozofia e së kaluarës së errët të partisë që e drejton, por as edhe nga filozofia e qeverisjes së tij anarkike në Tiranë, veçmas gjatë viteve të fundit. Në fjalimet dhe në paraqitjet elektorale të kreut aktual të Bashkisë së Tiranës qytetarët gjejnë përsëritjen e skematike të premtimeve që janë bërë gjatë fushatës së para katër ose tetë viteve, ose më së shumti ndonjë përsëritje të skemës dhe programit që parashtron Lulzim Basha, por jo edhe një skemë filozofike, për të përcaktuar qëllimet të cilave ai do t’u shërbejë në të ardhmen. Nëse dikush do të përpiqej të qëmtonte për të gjetur në diskursin elektoral të Ramës diçka filozofike e parimore, është shumë vështirë të dallosh qoftë dhe një moment të vetëm të tillë. Kjo do të thotë se Tirana do të vijojë të qeveriset jo në interesin e qytetarit, por në intersin e një grupi njerëzish, të cilëve nuk ju intereson një plan rregullues i njëmendtë i qytetit, nuk ju intereson trajtimi i barabartë i qytetarëve dhë kujdesi social për të gjitha grupet sjoqërore të interesit në kryeqytet. Për grupin e ashtuquajtur SHPK e Edi Ramës më me rëndësi është investimi në zonat e ndërtimit të kësaj SHPK-je, sesa programi i zhvillimit harmonik të Tiranës.
Ndërkaq Lulzim Basha ka zhvilluar në këë fushatë elektorale filozofinë e respektimit të barazisë së qytetarëve dhe të luftës klundër diskriminimit të tyre. Lulzim Basha i është drejtuar një opcioni të ri të të bërit politikë. Filozofia e tij politike lidhet me principet që ai ka shpallur për implementimin e projekteve të tij. Në këtë fushatë elektorale për herë të parë qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar të flitet sipas logjikës së të drejtës juridike e morale për barazi në vlerësimin e pronës. Sipas logjikës dhe argumentit politik e filozofik të Bashës, secili qytetar i Tiranës do ta zhvillojë dhe do ta përdorë pronën e tij me të njëjtin çmim, me të njëjtën vlerë, pa diskriminim për personat, të cilët nuk kanë shansin të jenë pjesë e projekteve të ndërtimit të pallateve të betonizuara të bashkisë. Të gjithë poseduesit e pronës dhe trojeve, si në rastin kur mbi ato do të ndërtohej një pallat dhe në rastin kur prona e dikujt do të përdoret për terrene sportive, për parqe industriale ose gjelbërimi, vlera e trojeve do të jetë e njëjtë, çka do të thotë edhe revizionim i praktikave të deritashme të diskriminimit material e moral. Ky përceptim i vendosjes së barazisë midis qytetarëve jo vetëm i kishte munguar kryeqytetasve, por ata jo rrallë ishin gjendur nën presionin e grupeve të interesit rreth Edi Ramës për të heq dorë nga prona dhe e drejta e saj në mënyrë poshtëruese dhe diskriminuese.
Koncekti filozofik i barazisë është shtjelluar më tej gjithashtu në rastet kur Basha ka premtuar zhvillimin harmonik të të gjitha pjesëve të kryeqytetit, pra, të të gjitha minibashkive. Ai i ka orientuar premtimet për investime pikërisht në sensin që “Ta sjellim qendrën e Tiranës në Kombinat dhe jo ta çojmë kombinatin në qendër të kryeqytetit”. Një koncept i tillë zhvillimi për të gjitha pjesët periferike të Turanës ka në themel gjithashtu filozofinë e ushtrimit të barabartë të të drejtave morale e integrale njerëzore. Por e njëjta gjë mund të thuhet në rastin e respektimit të të drrjtës për të patur një pronë të hipotekuar, pra një pronë të legjitimuar. Në këtë premtim Basha ka dhënë të kuptohet se nuk do të ketë më klientelizëm, çka do të thotë padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të individit në dobi të interesave të grupeve të priveligjuara nga kreu aktual i Bashkisë së Tiranës. Nëse në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së tij Basha do të realizojë hipotekimin e të gjitha banesvae të tiranasve, kjo do të thotë se askush nuk do të ndjehet i diskriminuar dhe gjithkush do ta ushtrojë të drejtën e tij për pronën që e ka blerë ose e ka ndërtuar me djersën e vet.
Mosdiskriminimi që predikon Lulzim Basha lidhet kryesisht me konceptin modern e moral të të drejtave të njerëzve, me atë që në filozofinë e të drejtës quhet e drejta për dinjitetin njerëzor. Nëse koncepti politik modern u siguron njerëzve në parim e në praktikë të drejtën për vetëqeverisje, për fjalën e besimin e lirë, për të ushtruar vetë inciativën e vet private, e drejta morale përfshin aspekte të tjera të përcëptimit dhe prekjes së të drejtës së individit. E drejta morale e shtrin sovranitetin dhe dinjitetin deri te individi, duke i dhënë atij vlera të pakontestueshme. Ndaj dhe fushata dhe programi i zhvillimit të Tiranës nga ana e Lulzim Bashës ka një përmbajtje filozofike të veçantë, mund të konsiderohet si një moment kthese në historinë politike shqiptare dhe madje edhe si një kufi midis mentalitetit të derisotëm kryesisht të së majtës shqiptare dhe moralit të ri politik që përfaqëson të nesërmen e Shqipërisë.
Qytetarët e Tiranës kanë mundur që gjatë një muaji fushatë elektorale të Lulzim Bashës të shohin tek ai disa cilësi e virtyte, të cilat shfaqen si risi në kulturën politike shqiptare. Kjo e afron atë më shumë me qytetarin dhe e bën të pranueshëm për çdokënd, pavarësisht pozicioneve politike. Filozofia e Lulit është shprehur kryesisht në pohimin e vlerave dhe mundësinë e alternativës së rritjes së ritmeve të zhvillimit të kryeqytetit. Në asnjë rast zgjedhësit nuk kanë mundur të shohin në fjalimet, intervistat dhe deklaratat e tij ndonjë prirje denigrimi të kundërshtarit, aq më pak ofendime, shpifje dhe trillime të paprecedenta, të cilat Edi Rama i lanson me shumicë e pa doganë në adresë të rivalit të tij demokrat për kreun e Bashkisë. Edhe pse sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë shtohen dozat e akuzave të Edi Ramës kundër Lulzim Bashës, ky i fundit ka vijuar dhe vijon të zbërthejë filozofinë politike të programit dhe alternativës së re e moderne për të ardhmen e kryeqytetit të vendit. Ikja nga një metodë e tillë e të bërit fushatë e ka kthyer Lulzim Bashën në qendër të vëmendjes jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Komuniteti ndërkombëtar dhe opinioni i brendshëm, të lodhur nga konfliktet permanente dhe pa kuptim e pa logjikë të së kaluarës së largët e të afërt, ka gjetur te Lulzim Basha njeriun e duhur, të cilit mund t’i besojë ndryshimin e madh e të domozdoshëm që ai do të sjellë në politikën shqiptare. Dhe sjellja e tillë e kandidadit demokrat për kryetar bashkie vjen si pasojë e një edukate qytetare me të cilën Luli është edukuar dhe formuar, por edhe si pasojë e qëndrimit të tij aktiv në botën perendimore. Nga pikëpamja e sjelljes njerëzore dhe politike, nga pikëpamja e ballafaqimit konkret me problemet, nga këndvështrimi i argumentit që Basha përdor për gjendjen ekzistuese dhe për projektet që duhen realizuar, duket qartë se ai i përmbahet stilit dhe metodës thellësisht perendimore të të bërit politikë. Ndaj dhe filozofia e tij mbetet garanci e mëtejshme për ta bërë kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën, një nga qendrat e metropolit ballkanik dhe europian.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Polemika, analiza, komente dhe shkrime tjera nga Xhafer Leci
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi