Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KIMETE BERISH:Fuck off, Aleksander

Shko poshtë

KIMETE BERISH:Fuck off, Aleksander Empty KIMETE BERISH:Fuck off, Aleksander

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2015 1:26 pm

KIMETE BERISH:Fuck off, Aleksander 562X315417790_ki



KIMETE BERISHA:Fuck off, Aleksander


Ti zotëri Kryeministër Isa Mustafa, mund ta falësh Aleksandrin veç në emër të nanës tënde apo të gruas tënde.

Ti nuk mund ta amnistosh e ta falësh Aleksandër Jabllanoviqin në emrin e nënave të Gjakovës, nuk mund t'ia falësh kaq kollaj ministrit tënd ofendimin monstruoz që ua bëri nënave të të zhdukurve shqiptarë të Gjakovës, të cilat i quajti 'egërsira'!

Isa Mustafa ia fal kabahatin Aleksandër Jabllanoviqit, edhe pa kërkuar ai falje.

Edhe më zi. Një togfjalësh anti-NATO të Jabllanoviqit, ia merr si tërheqje nga ofendimi i rëndë, anipse Aleksandër Jabllanoviq thotë se shqiptarët u vranë nga NATO.

Nëse bash-bash Aleksander Jabllanoviq kërkon falje për fyerjen monstruoze ndaj viktimave shqiptare të shtetit serb, është në dorën e nënave gjakovare, në duan ato t'ia falin a jo Aleksandrit, e nuk është kjo punë në dorën e Isa Mustafës, i cili nuk ka të drejtë, as nuk është i thirrur që ta fal Aleksandër Jabllanoviqit në emër të nënave të shkreta dhe hiseshkymta të Kosovës.

Ndëshko kriminelët serbë, n'ta mbajt, e mos luaj me të zhdukurit e me luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës, që ti po pajtohesh me Jabllanoviqin, që thotë se 'NATO ka vrarë shqiptarë', thjesht, kujdes, po fol rëndë, shumë rëndë, as mos provo m'i fal krimet serbe në emër të nënave të 'huaja'! Se, nuk ta lejojnë. Kosova nuk ta lejon!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi