Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valbona Mazreku:Mustafa ia fal Jabllanoviçit

Shko poshtë

Valbona Mazreku:Mustafa ia fal Jabllanoviçit Empty Valbona Mazreku:Mustafa ia fal Jabllanoviçit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2015 2:49 pm

Mustafa ia fal Jabllanoviçit

 Valbona Mazreku



Valbona Mazreku:Mustafa ia fal Jabllanoviçit Largea_aleksander-jabllanovic-isa1420822744


Kryeministri Isa Mustafa nuk do të marr masa ndaj vartësit të tij, ministrit për Komunitet dhe Kthim , Aleksandër Jabanoviç, i cili i quajti shqiptarët “Egërsira”, meqë në ditën e krishtlindjeve ortodokse serbët u penguan të hyjnë në Gjakovë, nga popullata shqiptare.


Madje Jablanoviç shkoi aq larg sa në arsyetimin e tij kishte thënë se nuk kishte pas dijeni se sa krimet ishin kryer në Gjakovë, dhe duke ironizuar madje se nuk dinte se sa njerëz kishin pësuar gjatë kohës së bombardimeve, e assesi duke mos pranuar se viktimat ishin shkaktuar nga bashkëkombësit e tij serb.
Kryeministi Mustafa, duket se e ka pranuar si kërkim falje deklaratën e Jabllanoviçit.
“Unë dëgjova sot një reagim të tij(Jabllanoviçit), se ai në një formë është tërhequr nga ajo sepse nuk ka pasur informata të mjaftueshme dhe nuk e ka menduar atë që e ka thënë. Më vjen mirë që ai është tërhequr sepse nuk guxon të quhen të egër njerëzit që e shprehin mendimin e tyre, pavarësisht a është ajo e arsyeshme apo nuk është e arsyeshme, ajo është punë tjetër. Unë mendoj se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin dhe ata që janë përgjegjës të pozitave publike duhet të kujdesen që të përmbahen maksimalisht” u tha Mustafa gazetarëve, duke mos përmendur të i ketë kërkuar Jabllanoviçit të mos përsërisë gjëra të tilla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi