Valbona Mazreku:Shqiptar e Maqedonas, bashkë kundër qeverisë në protestë

Mijëra qytetarë në Shkup kanë protestuar para qeverisë së Maqedonisë, duke kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë aktuale. Ata janë revoltuar pas asaj që kanë dëgjuar gjatë të martës pas publikimit të “Bombave” të Zaevit, ku dëgjohej biseda që inkriminon policinëse ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar MartinNeshkovski.
Qytetarët për të shprehu mllefin e tyre janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë duke thirrur, “Dorëheqje”, “Vrasës”, “ikni” , “Drejtësia do t’iu gjejë edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e “vrau të riun MartinNeshkovski”. Ata gjithashtu gjatë gjithë kohës lëshonin bisedat e incizuara nga përgjimet, ku flet ministrja e brendshme GordanaJankullovska me zëdhënësin e policisë IvoKotevski.
Jankullovska nuk mendon për dorëheqje
Ndërkohë ministrja e punëve të brendshme të MaqedonisGordanJankullovska, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
"Sot sërish duke luajtur me emocione në mënyrë më brutale duke e keqpërdorur vdekjen tragjike të një djaloshi të ri, për të cilën nuk ekziston njeri që nuk ndjen dhimbje dhe nuk është prekur nga ky rast, u dëshmua se për të arritur një qëllim politik është i gatshëm të bëjë çfarëdo konstruksione monstruoze, skenarë të zi dhe manipulime më të egra.”, tha Jankullovska.
Në grupin e të mllefosur kishte edhe polic, njëri prej tyre gjatë protestës ka lëshuar vendin etij të punës dhe i është bashkëngjitur protestuesve. Ky gjest i policit është mirëprit nga masa.
Sinani: Gjendja e krijuar, fal qeverisë
Analisti politik nga Maqedonia Arsim Sinani, tha për "Bota sot" se gjendja e rëndë e krijuar në Maqedoni, është pritur për shkak të rrugës të cilën e ka ndjekur politika në këtë vend. Sipas tij, Maqedonia ka nevojë për ndryshime të mëdha dhe vendosje të demokracisë së mirëfilltë.
“Kjo gjendje është pritur për shkak se pushteti aktual është i komprometuar dhe çka është më e keqja nuk e pranon dorëheqjen dhe hapjen e rrugës një qeverie kalimtare. Në fakt në vend ku demokracia nuk funksion qytetarët e vetëdijshëm i japin kahje. Në Maqedoni kjo po ndodh qytetarët kërkojnë që institucioneve t’ia kthejnë demokracinë në mënyrëdemokratike. Maqedonia po hyn në një proces e kjo është ndërrimi i pushtetit autokratik që ka uzurpuar gjithçka”, tha Sinani.
“Ky pushtet nuk deshi të largohet butë, tani qytetarët do e detyrojnë. Ky pushtet mund të përdor dhunë edhe në vazhdim për të shuar revoltën qytetare. Por një gjë është e sigurte se tani qytetarët e dinë se me kë kanë punë”, tha Sinani.
Mehmeti:Protesta e sotme mesazh për qeverinë
Ndërsa, analisti politike Ibrahim Mehmeti, tha për "Bota sot" se fakti se protesta ishte shumë spontane , tregon shumë.
“Nëse e kemi parasysh se sa të forta dhe gjithëpërfshirëse janë mekanizmat e kontrollit qeveritare, vete fakti se ndodhin protesta spontane, qytetare, ka domethënie të veçante. Këto protesta janë rezultat i revoltës ndaj keq bërjeve të qeverisë të cilat i zbardhi lideri i LSDM-së, ZoranZaev dhe kjo mund të pritej, mirëpo forca me të cilën shprehet revolta sinjalizon se pakënaqësia është shumë më e gjerë. Nga kjo mund të supozojmë se në periudhën që vjen mund të ndeshemi më procese që mund të sjellin edhe ndryshime me rrënjësore në Maqedoni. Kuptohet se e tërë kjo do të varet edhe nga aftësia e opozitës për ta udhëhequr këtë proces ”, tha Mehmeti.
Në protestë kundër qeverisë kanë dal jo vetëm qytetarët maqedonas por edhe ata shqiptar, dhe flamujt e të dyja komuniteteve janë bashkuar .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Valbona Mazreku:Mustafa ia fal Jabllanoviçit
» Protestë kundër vrasjeve në Pejë
» Protestë kundër Enciklopedisë në Tetovë
» Protestë para Qeverisë', me veteranët e luftës Çlirimtare!
» Tearcë, protestë kundër prerjes së pyjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi