Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atentat ndaj Hashim Thaçit?

Shko poshtë

Atentat ndaj Hashim Thaçit? Empty Atentat ndaj Hashim Thaçit?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2015 5:04 pm

Atentat ndaj Hashim Thaçit?
Atentat ndaj Hashim Thaçit? Largea_10935220_940886035921915_323756139_o1421243033


Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi/ FOTO: Bota sot


Burime te mediave konfirmojnë se shërbimet inteligjente të Malit te Zi si dhe Forcat e sigurisë janë vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të informatave që Thaçi mund të jete objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe.
Kjo po ashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.
Kujtojmë që shoqatat serbe si dhe ato pro ruse kundër NATO-s, ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe tashmë kanë paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.

Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që e kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.
Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë, mëson Indeksonline.
Përndryshe vizita e Hashim Thacit në Malin e Zi ka marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.
Në agjendë ka takime me presidenti Vujanoviqm kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi