WSJ: Shpifjet ndaj Hashim Thaçit
WSJ: Shpifjet ndaj Hashim Thaçit
WSJ: Shpifjet ndaj Hashim Thaçit
Shkruan: Denis Macshane, anëtar i parlamentit britanik, ish i deleguar britanik në Këshillin e Evropës dhe ish Ministër për Ballkanin.
Muajin e kaluar, Këshilli i Evropës e miratoi raportin e politikanit zviceran, Dick Marty, i cili e akuzon kryeminsitrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për trafikim të organeve për shitje, nga të burgosurit e ekzekutuar serbë në vitin 1999. Këto akuza u shndërruan në tituj botërorë të lajmeve. Pas kundërthënies së luftës irakiane, mesazhi ishte i qartë: intervenimi i Perëndimit në Kosovë, para 12 vitesh, ishte poashtu, gabim.
Problemi është se raporti i Martyt duket se është më tepër një fiksion i motivuar politikisht, se sa një hetim kriminal i ashpër.
Njëri nga juristët ndërkombëtarë më të respektuar në Britani, Geoffrey Nice, qetësisht e ka analizuar raportin e Dik Martit, në "London Review of Books", javën e kaluar në Londër.
Zoti Nice, që si zëvendës prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës për Ish Jugosllavinë në Hagë, ishte i ngarkuar në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit, dhe që ishte i pranishëm kur boshnjakët dhe kosovarët u sollën në gjykatën e Hagës, e ka akuzuar Dick Martyn për injorim të stadnardeve bayë të dëshmisë.
Sipas zotit Nice, Dik Marty nuk e ka identifikuar as një viktimë të vetme, që supozohet se ishte vrarë me urdhër të zotit Thaçidhe ka dështuar të “demonstrojë çfarëdo lidhje” ndërmjet skandaleve të mëvonshme në një klinikë në Prishtinë, e involvuar në transplantim organesh dhe ish rolin e zotit Thaçi, si lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999.
Ajo që është më problematike, sipas zoztit Nice, është se tregimi i zotit Marty, varet krejtësisht në dëshmitarin anonim “K144”, për të cilin Beogradi thotë se ka paraqitur dëshmi për këto mizori, por i cili me gjasë nuk ekziston.
Zoti Nice ka konfirmuar se të gjithë dëshmitarëve të Hagës për Kosovën, u ishte dhënë iniciali “K” dhe numri. Por, numri i fundit i përdorur ishte “K116” dhe askush i involvuar në proceset në Hagë nuk din gjë për dëshmitarin “K144”.
Zoti Nice shkruan se “nëse K144 me të vërtetë kishte dhënë deklaratë të tillë, çfarë sugjeron Marty, para marsit të vitit 2006, kur gjykimi i Millosheviqit përfundoi me vdekjen e të akuzuarit, unë do ta dija për këtë”.
“K144” duket se është shpikje e mediave të Beogradit, që në mënyrë të rregullt, i nxisin pasionet nacionaliste dhe revanshiste. Ky popullizëm e bën të vështirë, pothuajse të pamundshme për liderët serbë të arrijnë një marrëveshje me Kosovën, e cila do të lejonte që të dy vendet të avancojnë kah e ardhmja evropiane.
Zoti Marty, poashtu, mbështetet shumë në librin e ish prokurores zvicerano - italiane, Carla Del Ponte, të botuar në vitin 2008, e cila ishte shefe e zotit Nice në Hagë. Por, zonja Del Ponte, poashtu, kishte dështuar të prodhojë çfarëdo dëshmie reale në librin e saj.
Politikani zviceran, Dick Marty, e akuzon kryeminsitrin e Kosovës, për mizori.
Zoti Marty, anëtar i Dhomës së Epërme të Parlamentit të Zvicrës, është politikan i fortë, që fuqishëm e mbështet sekretin bankar zviceran në debatet në Këshillin e Evropës. Ajo që duhet të mbahet mend për Këshillin e Evropës, është se ai nuk është një grup komod i parlamentarëve për të drejtat e njeriut.
Përkundrazti, është një trup thellësisht politik. Kur ka të bëjë me çështjet për ish Jugosllavinë, Këshilli është qartazi i ndarë ndërmjet politikanëve të vendosur përgjatë linjës së akseve Beograd – Moskë dhe atyre që vijnë nga vendet që kanë njohur Kosovën.
Këta të fundit të dëshironin që Beogradi përfundimisht t’i kapërcejë vitet e 90-ta dhe ta pranojë se ish dominimi ndaj shteteve që tashmë janë ndarë nga ish Jugosllavia, kurrë nuk do të kthehet.
Por, për anëtarët rusë dhe për politikanët e tjerë ani-NATO në Këshilin e Evropës, është shumë e rëndësishme të vlerësojnë se intervenimi i NATO-s në vitin 1999, ishte ilegal dhe se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tash e vlefshme edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk do të duhej të çonte në shtetësi të plotë.
Zoti Nice, e shpjegon mirë, kur e shtron pyetjen se nëse akuzat e Martyt dhe Del Pontes janë “pjesë e fushatës së mediave për ta penguar njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur”. Përgjigjja për cilindo që ka marrë pjesë në asambletë e Këshillit të Evropës dhe në takimet e komiteteve në vitet e fundit, mund të jetë vetëm “po”.
Por, një artikull në një revistë letrare britanike, nuk mund ta kundërshtojë stuhinë e titujve në dhjetor, që e akuzonin Hashim Thaçin, për trafikim organesh.
Megjithatë, zoti Nice e ka analizuar raportin e Dick Martyt me precizitet mjekoligjor. Me gjasë, Këshili i Evropës do të duhej të organizonte një debat ndërmjet juristëve britanikë dhe zviceranë.
Por, nuk është e nevojshme që vetëm Këshilli i Evropës ta shqyrtojë në mënyrë më tepër kritike nëse do të lejojë që emri i tij të përdoret për promovimin e akuzave të egra. Mediat perëndimore, poashtu, duhet t’i rivlerësojnë praktikat e tyre. Duke e përbirë në mënyrë jokritike linjën e Martyt, ato kanë vepruar, padashur, si ndihmëse në fushatën politike kundër Kosovës.
Mënyra reale përpara është mbajtja e hetimeve kredibile lidhur me krimet e kryera nga të dy palët, serbët dhe shqiptarët e Kosovës. Një hetim i tillë, megjithatë, nuk do të duhet të lejonte mbajtjen pezull të pavarësisë së Kosovës. Është koha për Beogradin që të lëvizë nga kundërshtimi destruktiv, që po e bllokon progresin rajonal. (f.b.)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Atentat ndaj Hashim Thaçit?
» The Guardian: EULEX nis hetime ndaj Azem Syles, dajës së Hashim Thaçit
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
» “Turpërimi” i Hashim Thaçit
» Pse nuk po hetohen vëllezërit e Hashim Thaçit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi