Flet femra që ia falën jetën terroristët në Francë: Nuk po të vrasim se...
Faqja 1 e 1
Flet femra që ia falën jetën terroristët në Francë: Nuk po të vrasim se...
Flet femra që ia falën jetën terroristët në Francë: Nuk po të vrasim se...
“I dëgjova dy krisma, të gjithëve na e mori mendja se çfarë mund të ishte”, ka thënë Vinson, për Le Monde, transmeton Gazeta Express.
“Dëgjova të thoshin ‘Mos lëvizni’ dhe u hodha në tokë”, thotë Vinson, duke shtuar se është zvarritur për të arritur në njërën nga zyrat në redaksi, kur ka dëgjuar njërin nga terroristët duke thënë “Allahu Akbar... ku është Charb?”
“Dëgjova të shtëna, por nuk e ktheva kokën, sepse nuk doja të shihja vdekjen me sy dhe isha e sigurt se do të vdisja”, tha ajo.
Vinson i ishte bashkuar pjesës tjetër të stafit që gjendeshin në një zyrë tjetër ku dëgjohej gjithçka por nuk mund të shihnin asgjë.
“Ata nuk gjuanin pa kontroll. Të shtënat shkonin njëra pas tjetrës. Ngadalë. Nuk u dëgjua asnjë britmë. Me siguri të gjithë i kanë zënë në befasi”.
Vinson pohon të ketë dëgjuar hapa dhe më shumë të shtëna, kur njëri nga terroristët i cili më vonë ishte identifikuar si Said Kouachi, kishte hyrë në zyrë dhe e kishte marrë në shenjë.
“E shikova në sy. Kishte sy të mëdhenj, të errët. M’u duk sikur po e kërkonte emrin tim”, ka thënë Vinson.
“Mos u frikëso’, më tha. ‘Qetësohu. Nuk do të të vras. Ti je femër, e ne nuk vrasim femra. Por, mendo se çfarë po bën. Ajo që po bëni është e keqe. Po të kursej dhe, pasi që të kurseva ti do ta lexosh Kur’anin’”, rrëfen Vinson.
“E tunda kokën, që të mund të krijoja një lloj kontakti. Nuk doja ta humbisja kontaktin me sy, sepse e dija që njëri nga redaktorët, Jean-Luc, ishte nën tavolinë... isha e sigurt që nëse ai nuk vret femra, patjetër se do të vriste meshkuj”.
Ajo thotë se Said Kouachi, u kthye në zyrën e redaktorëve, ku vëllai i tij Cherif e kishte vrarë Elsa Cayat’in dhe kishte bërtitur tri herë ”Ne nuk vrasim femra”. Pastaj kishin dalë.
Vinson e përshkroi skenën e tmerrshme në zyrën tjetër. Asaj i është dashur të kalonte mbi trupat e kolegëve të saj për ta marrë telefonin në xhepin e palltos në mënyrë që ta thërriste ambulancën.
“Ejani shpejt në Charlie. Të gjithë janë të vdekur... të gjithë”, i kishte thënë shërbimit emergjent në telefon.
Njëra nga të mbijetuarat e sulmit terrorist në satiriken franceze “Charlie Hebdo”, Sigolène Vinson, ka treguar se si është shpëtuar nga vrasja.
Ajo thotë se ka qenë në kuzhinë duke përgatitur një kafe, kur dy vëllezërit Kouachi kishin hyrë brenda në redaksi.“I dëgjova dy krisma, të gjithëve na e mori mendja se çfarë mund të ishte”, ka thënë Vinson, për Le Monde, transmeton Gazeta Express.
“Dëgjova të thoshin ‘Mos lëvizni’ dhe u hodha në tokë”, thotë Vinson, duke shtuar se është zvarritur për të arritur në njërën nga zyrat në redaksi, kur ka dëgjuar njërin nga terroristët duke thënë “Allahu Akbar... ku është Charb?”
“Dëgjova të shtëna, por nuk e ktheva kokën, sepse nuk doja të shihja vdekjen me sy dhe isha e sigurt se do të vdisja”, tha ajo.
Vinson i ishte bashkuar pjesës tjetër të stafit që gjendeshin në një zyrë tjetër ku dëgjohej gjithçka por nuk mund të shihnin asgjë.
“Ata nuk gjuanin pa kontroll. Të shtënat shkonin njëra pas tjetrës. Ngadalë. Nuk u dëgjua asnjë britmë. Me siguri të gjithë i kanë zënë në befasi”.
Vinson pohon të ketë dëgjuar hapa dhe më shumë të shtëna, kur njëri nga terroristët i cili më vonë ishte identifikuar si Said Kouachi, kishte hyrë në zyrë dhe e kishte marrë në shenjë.
“E shikova në sy. Kishte sy të mëdhenj, të errët. M’u duk sikur po e kërkonte emrin tim”, ka thënë Vinson.
“Mos u frikëso’, më tha. ‘Qetësohu. Nuk do të të vras. Ti je femër, e ne nuk vrasim femra. Por, mendo se çfarë po bën. Ajo që po bëni është e keqe. Po të kursej dhe, pasi që të kurseva ti do ta lexosh Kur’anin’”, rrëfen Vinson.
“E tunda kokën, që të mund të krijoja një lloj kontakti. Nuk doja ta humbisja kontaktin me sy, sepse e dija që njëri nga redaktorët, Jean-Luc, ishte nën tavolinë... isha e sigurt që nëse ai nuk vret femra, patjetër se do të vriste meshkuj”.
Ajo thotë se Said Kouachi, u kthye në zyrën e redaktorëve, ku vëllai i tij Cherif e kishte vrarë Elsa Cayat’in dhe kishte bërtitur tri herë ”Ne nuk vrasim femra”. Pastaj kishin dalë.
Vinson e përshkroi skenën e tmerrshme në zyrën tjetër. Asaj i është dashur të kalonte mbi trupat e kolegëve të saj për ta marrë telefonin në xhepin e palltos në mënyrë që ta thërriste ambulancën.
“Ejani shpejt në Charlie. Të gjithë janë të vdekur... të gjithë”, i kishte thënë shërbimit emergjent në telefon.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit
» Gafet që nuk i falen Xherdan Shaqirit si sportist
» Islamikët: Na vranë 1, të vrasim 10, hipokritëve t’u presim qafën
» Ja cilët politikanë falën Namazin e Bajramit (FOTO)
» OKB: 15 terroristët në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi