Islamikët: Na vranë 1, të vrasim 10, hipokritëve t’u presim qafën
Islamikët: Na vranë 1, të vrasim 10, hipokritëve t’u presim qafën
Islamikët: Na vranë 1, të vrasim 10, hipokritëve t’u presim qafën
Tiranë, 4 prill - Një nga provat më të forta që vërteton aktivitetin radikal islamik të imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa është një bisedë telefonike e përgjuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit, që Hysa ka realizuar në datën 10 janar me një person ende të paidentifikuar.
Në këtë komunikim, teksa flasin për vrasjen në Siri të shqiptarit nga Vlora, Hasan Korvafaj, imami i xhamisë së Mëzezit e qorton personin se nuk po mëson nga videot në internet që i ka këshilluar t’i shohë. Mandej, në zhargon Hysa i sugjeron se iu duhet “prerë qafa” hipokritëve duke e informuar se në shenjë hakmarrje për vrasjen e Korvafajt, “vëllezërit” i kanë thënë se duhen vrarë 10 vetë.
“Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht pasazhe të këtyre përgjimeve të papublikuara më parë që janë siguruar nga dosja e plotë e përgatitur nga SHISH-i e prokuroria. Në këtë material voluminoz sqarohet gjithashtu se para dërgimit në Siri, Hysa i dërgonte rekrutët për t’u vaksinuar në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë që është zbërthyer edhe mesazhi i koduar “po hapen shumë fabrika”, që nënkupton frontet e luftës në Siri. Një tjetër përgjim, që përbën provë të fortë kundër një tjetër personi të arrestuar nën akuzën e nxitjes së terrorizmit, është biseda telefonike e realizuar në datën 26 janar mes Fadil Muslimanit dhe shtetasit Naim Karaj. Në këtë komunikim, Karaj e informon Muslimanin se ka njohur një arab që kërkon të martohet me një vajzë shqiptare. Por Muslimani i sugjeron që në këmbim të rolit të shkuesit, Karaj t’i kërkojë para, që t’i përdorin më pas me qëllim rekrutimin e personave për t’i dërguar në Siri.
Për këtë arsye por edhe për shumë fakte të tjera kompromentuese, të grumbulluara tashmë, Fadil Muslimani është 1 nga 8 të arrestuarit që dyshohen për kryerjen e veprave penale “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; “Nxitjes, thirrjes publike dhe propogandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe atë të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. I dyshuari tjetër për aktivitet terrorist, që përmendet në këto pasazhe është Genc (Abdurrahim) Balla, drejtues i Xhamisë së Unazës së Re. Ai është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste dhe ndaj tij janë ngritur të njëjtat akuza. “GSH” boton ekskluzivisht pjesët më pikante të këtyre përgjimeve që përmban dosja e SHISH-it dhe Prokurorisë.
"Fabrika"
Në datë 31.12.2013 personi me nr.009053xxxxx (Shyqyri Kasa) telefonon Bujarin dhe i thotë: E more vesh për Ebu Amarin. Po po i thotë Bujari. Po familja si është a i keni pare? Po po ka shkuar gruaja dhe ajo po mbahet. I shpjegon se si është vrarë Ebu Ameri në vijë të parë të frontit. Personi e pyet si është Ebu Hatixhja (Kujtim Tafa) dhe Bujari i thotë se është mirë. Bujari i thotë se toka jote ka pas nja dy kërkesa andej nga Lushnja. Shukriu i thotë se ishalla bëhet se kemi nevojë për to (për lekët). Bujari i thotë se një shoku i Saimirit (djali i Shyqyriut, Saimir Kaca), Hajdari do me ardh andej. Mirë unë nuk e njoh por ne na duhen njerëz të rinj. Se dhe ky që ka ardh i gjati nuk është shumë i mirë. Edhe shpenzim i madh është se me lekët e vëllezërve është e vështirë. Ata dy kosovarët që erdhën ikën. Po i thotë Bujari ata që i solli ai elbasanlliu. Zejdi (Zejdi Shyqyri Kaca) është në punë. Se fabrika është shumë e gjerë, është e madhe (e ka fjalën për fushë-betejën).
“Raporti 1 me 10”
Datë 10.01.2014. Personi me nr.067xxxxxx merr Bujarin dhe Bujari e sqaron për Hasanin (Korvafaj) që është vrarë dhe i thotë se ka qenë i xhamisë këtu. Bujari i thotë se munafikëve (hipokritëve) do t’i presim qafën. Vëllezërit kanë thënë se raporti do jetë 1 me 10. Mundohu t’i shikosh videot që të kam nis unë që të mësosh, mos rrish injorant. Futu edhe te Teuhidi që të mësosh. Personi e pyet se si është Abdurrahimi. Mirë i thotë Bujari. (Del se Bujari po e radikalizon këtë person).
Fronte lufte
Bujari merr në telefon Genc Ballën në numrin 067xxxxxx dhe e pyet nëse ka marrë vesh gjë nga vëllezërit. Genci i thotë se nuk kam marrë vesh gjë. Genci e pyet se si janë të tjerët dhe Bujari i thotë se janë mirë, janë në El Bab dhe janë me Omerin. Punë e madhe në Turqi i thotë Bujari, janë hap shumë fabrika. Bujari i thotë ti e kupton pse të them unë në Turqi (bëhet fjalë për fronte lufte në Siri).
Vaksinimi
Personi me nr.0035568xxxxxx merr Bujarin dhe e pyet për vaksinat që bëhen për në Arabi. Bujari i thotë se te Instituti i Shëndetit Publik dhe se bëhen për melingjit. Dua të shkojnë rreth 15 veta nga Xhemati i xhamisë (në fillim të bisedës duket sikur prezantohet Muhamed Mata).
Arabi do nuse
Data 26.01.2014. Ora 18:04. Fadili flet në telefon me nr.0035567xxxxxxx me Naim Karaj dhe Naimi i thotë se është te Xhamia e Dine Hoxha. Aty është takuar me një arab të cilin e ka njohur në Facebook, i cili ka ardh në Shqipëri për të gjet nuse. Më pas Fadili i thotë që t’i kërkojë arabit të bëjë ndonjë investim pasi ka nevojë për lekë. Naimi i thotë se unë nuk e njoh atë dhe kam frikë se mos është i ndonjë shërbimi (shërbimi sekret). (Bëhet fjalë për investime për rekrutim të personave dhe për t’i dërguar në Siri).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Duhet të presim rezultatin nga KQZ-ja
» Avokati i Bllacës: Po presim përgjigje nga institucionet
» Islamikët e Kosovës mbështesin Tërnavën, etiketojnë Hamitin
» Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri
» Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin
» Avokati i Bllacës: Po presim përgjigje nga institucionet
» Islamikët e Kosovës mbështesin Tërnavën, etiketojnë Hamitin
» Mohammad al- Arnaout, Al Hayat:Islamikët shqiptarët i bashkohen luftës në Siri
» Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi