Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN

Shko poshtë

Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN Empty Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2015 5:43 pm

Agim Gashi
 
PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN KISHTE FESTË


Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 10443535_10152656268534077_9217678111413098107_n

 
Mbrëmja e 17 janarit në fshatin Mariaweiler të Dürenit, kishte tubuar dashamirët e pëllumbave nga e mbarë NRW. Kryetari i Shoqates Agron Hasani kishte caktuar Nderim Mehmetin koordinator të mbrëmjes i cili ishte kujdes që çdo gjë të shkon mbarë. Për musafir kishte ftuar edhe dy Shoqata tjera, „Pëllumbi i Artë“ dhe Shoqaten K.D.U. Për ti paraqitë rezultatet e Shoqates në garat e ndryshme gjatë një viti, më kishin ftue mua, e njëherit me ua këndue edhe ndonjë këngë pëllumbash.
Gjatë vitit që e lamë pas, kjo Shoqatë korri suksese solide. Ajo futi në liber 21 pëllumba krahasjellës-rrotullues ose Dynek si i quajnë pllumbagjitë.
Rezultati më i lartë i kësaj Shoqate mund të numrohet edhe regjistrimi në librat e Federates së Pllumbave të Republikës së Kosovës, të nëntë pëllumbave krahasjellës-rrotullues ose dynek.
Vlen të theksohet, se fluturimi i një pëllumbi të Përparim Mehmetit, mund të numrohet edhe rekord evropian apo edhe botror, i cili fluturoi në lartësi të madhe dhe nga 202.5 metra filloi rrotullimet e hudhjen e tij në sjellje dhe egzibicione tjera. Në Kosovë rekordi mbahet me 180 m lartësi.
 
Shoqata ndau edhe mirënjohje me kupa-trofe dhe diploma, e fituesit janë këta.
 
1.-Vendi i parë Trofe-Kupë Përparim Mehmeti, fiton vendin e parë me pëllumbin e tij i cili theu të gjitha rekordet e deritashme me 202.5 m.
2.-Vendi i dytë – Xhevat Gajtani me pëllumbin e tij krahasjellës-dynke prej 109 m.
3.-Vendi i tretë – Agron Hasani me pëllumbin krjasjellës-dynek me 82.5 metra lartësi.
4.-Hilmi Krasniqi mori dy mirënjohje për dy pëllumba në libër.
5.-Dan Dynkeku një mirënjohje me një pëllumb në libër.
 
Pjesmarrja me numrin e pëllumbave ishin:
-Përparim Mehmeti me 14 pëllumba.
-Xhevat Gajtani me 2 pëllumba,
-Agron Hasani me 2 pëllumba,
-Hilmi Krasniqi me 2 pëllumba dhe
-Dan Dyneku me 1 pëllumb
 
Gjatë kësaj mbrëmje u shtrua edhe darka shumë e shijshme me mishë qengji, pije nga më të ndryshmet, si dhe me disa këngë I argëtoi Agim Gashi.
Kishim edhe pak humor me mikun tone e të pëllumbave. Agron Hasanin i cili pëllumbin e tij e la lëshuar në garë me temperaturë ditore 42 gradë. Ai tha se i ka ardhë vapë pëllumbit të tij, ndersa ne i thamë që u dashtë me e deshë në brekë pëllumbin.
 
Mbramja mbaroi dikur vonë, me shumë humor, biseda e urime për garat e ardhshme të vitit 2015.
Ky lloj sporti me pëllumbat gjithnjë e më shumë po bëhet atraktivë.
 
18.01.15
Düren


Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 10923565_10152656268369077_8477399657577024710_n



Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 10423663_10152656269164077_1936789609904246462_n


Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 10926382_10152656268419077_4523119944049581102_n


Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 10857866_10152656268479077_2731986851811910063_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN Empty Re: Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2015 6:06 pm

Agim Gashi:PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN 36603_102741889861219_261526958_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi