Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PËRSËRI NË SPITAL

Shko poshtë

AGIM GASHI - PËRSËRI NË SPITAL Empty AGIM GASHI - PËRSËRI NË SPITAL

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 03, 2015 9:10 pm

AGIM GASHI - PËRSËRI NË SPITAL 12066032_10153254695514077_7608478313443436060_n

AGIM GASHI


PËRSËRI NË SPITAL


Po mjerimi si është ndryshe?
Veç kështu si m´ka gjetë mu, 
I shtrimë n´spitalin e Aachenit
Askush nuk vjen me më vizitu.


Dal n´dritare, shiqoj natyren, 
Krejt më duket si ashtë gjelbru, 
Sdi a ashtë vjeshta a pranvera
Kam humbë krejt kuku për mu!

Të gjithë më shofin fytyr ngrysun, 
Ua shof dhimbjen që kan për mu, 
Se paskam pas askend n´këtë jetë
Më paskan rrejtë, m`paskan mashtru.

Nuk më thirrin më vajz as djal
Nuk më thirrin vllazni e motra, 
T´u mendu i rrjedhin lotët
Nanës t`shkretë atje te votra.

Loti i nanes i randë sa bjeshka
E qet syni, buron nga zemra, 
Dashuni e nanes ashtë vaji i saj, 
Bota e thirri me njiqind emna.

II
Dola jashtë n`oborr t´spitalit,
Qeshnin njerzit e pinin kafe, 
Ju kishin ardhë nëpër vizita
Plot buzqeshje ndrronin llafe.

I shiqoj dhe ju lakmoja, 
Mallkoj veten që jam në jetë, 
Në mergim n´vetmi vjen vdekja
Ky ashtë tmerri i vërtetë.

Nji fjal t´fundit para vdekjes, 
Nuk ke kujt me ia lane, 
Nji buzqeshje pa dal shpirti
Kush ja qon të zezes nanë.

Athue ma bajnë vorrin n´atdhe?
E kufomen kush ma dergon?
Si ndryshuen njerzit dhe bota, 
Ven për vorr sdi a m´kan lanë.

III
O Zoti i Madh që fale qiellin, 
Fale njerzimin dhe gjithësinë, 
Po pse fale kriminelët
Fale bandat dhe mafinë?

Sot njerzimi ka ndryshue
Në emen t´Zotit shkurtojnë koka, 
A janë njerz këta xhahila
Me të kqija u mbush toka.

Humbi nderi, humbi miqësia, 
Secili shiqon punën e vetë, 
N´fatkeqësi nuk ndihmohen miqët
Se kthejnë kryet as se kanë dert.

As familjet s´janë si ma pare
Kur kishte plot aty dashuni, 
U shpërndanë në t´kater anët
Ska ma gzim, ska lumtuni.

Shkon n´vendlindje s´të njef rinia
Nipa e mbesa sdinë kush je, 
Nuk të flasin kur kalon rruges
Si n´mërgim atje n´atdhe.

Nuk ashtë çudi që mu m´harruen
Se gjithkund ndërroi njerzia, 
Veç n´spitalet e mërgimit
Ah! E madhe kjo merzia.

I lumi ai që ashtë shëndosh
Dhe ka zemer e njerzi, 
Ka familjen e ka atdheun, 
Të mbushun plot me dashuni.

Nga spitali ju qoj të fala, 
O ju njerz bashkëatdhetar të mi, 
Ska çka na vyen liri e atdheu
Poqëse skemi dashuni.

Dashunia e mban kombin
Mban familjen, e ngjall jeten, 
Pse të duhet ma shumë i hueji
T´u e harru kombin dhe veten.

T´kthehemi mbar si ka thanë Zoti
Ta duam familjen, ta duam vetëveten, 
Dikush vdes e dikush lindë
Dikush duhet me vazhdu jeten.

Jeta jonë po na randohet
Të pa shpresë po jetojmë,
Eni motra e e eni vllazen
Atdheun ta ndërrojmë.

Në shkolla, tona e fakultete, 
Si në shtet e prag t´shtëpisë, 
Bashkarisht ta bajmë lavrimin
Me mbjell faren e dashunisë.

03.11.15
Aachen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi