Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E çuditshme: Më shumë shqiptarë se afganë e palestinezë që luftojnë për ISIS-in

Shko poshtë

E çuditshme: Më shumë shqiptarë se afganë e palestinezë që luftojnë për ISIS-in Empty E çuditshme: Më shumë shqiptarë se afganë e palestinezë që luftojnë për ISIS-in

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2015 5:43 pm

E çuditshme: Më shumë shqiptarë se afganë e palestinezë që luftojnë për ISIS-in
E çuditshme: Më shumë shqiptarë se afganë e palestinezë që luftojnë për ISIS-in 1_4333

Rreth 240 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria është numri i atyre që besohet se po luftojnë për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Ky numër i publikuar nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit’ nga Londra tregon që në territoret e okupuar nga organizata terroriste po luftojnë më shumë shqiptarë se shumë popuj të tjerë nga e gjithë bota.
ICSR tregon se ka më shumë shqiptarë se afganë, palestinezë e besa edhe më shumë se plot banorë të vendeve të perëndimit.
Sipas ICRS-s, janë 90 banorë nga Shqipëria që thuhet se po luftojnë në territoret e pushtuara nga Shteti Islamik, ndërsa nga Kosova dyshohet se janë nga 100-150 persona.
Nga vendet e Ballkanit, vetëm Bosnja e Hercegovina dyshohet se ka më shumë nënshtetas të saj që luftojnë për organizatën terroriste, më saktë 350 persona, raporton ‘Bota sot’.
Nga vendet e tjera evropiane, Franca është ajo që e ka numrin më të madh të banorëve që luftojnë për ISIS-in, me 1200 nënshtetas që luftojnë në Siri dhe Irak.
Më së shumti ka nga Arabia Saudite, më saktë nga 1500-2500,dhe nga Tunizia prej të cilës besohet se deri në 3 mijë persona po luftojnë për organizatën terroriste.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi