Ajet Nuro:Sikur të kishim më shumë ambasadorë të kulturës shqiptare …
Faqja 1 e 1

Sikur të kishim më shumë ambasadorë të kulturës shqiptare …
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
E-mail anuro@albemigrant.com
Nga e majta Raif Hyseni, Merita Halili dhe Ajet Nuro
Aty nga mesi i marsit mora një mesazh me titull : Merita Halili & Raif Hyseni à Montréal ! Mesazhi ishte nga kreu në fund të frëngjisht e madje i firmosur nga një Yves Moreau që megjithatë kishte bërë përpjekjet e duhura për të gjetur fjalën tonë magjike « faleminderit ». Pasi e lexova mesazhin kurioziteti më bëri, t’i telefonoj dhe t’a pyes se si gjeti emailin tim për më tepër që bëhej fjalë për adresën time profesionale. Më tha që kishte kërkuar dhe kishte gjetur faqet e verdha të bizneseve shqiptare në Montreal. Pas kësaj e përgëzova dhe i thash se keni bërë një zgjedhje të mirë sepse Merita Halili është një nga artistet më të respektuara nga shqiptarët kudo që janë për më tepër që ajo dhe bashkshorti i saj Raifi, jetojnë në New York. Por mesa duket Yves (Ivë) i njihte dy artistët shqiptarë më mirë se unë…
Merita Halili është një nga artistet më të mira të këngës popullore shqiptare, e dalluar për interpretimin e këngëve të Shqipërisë së Mesme, veçanërisht këngëve të Tiranës, bija e së cilës ajo është. Ajo ka kënduar shumë këngë por, kënga me të cilën ajo identifilohet është « Lule t’bukra ka Tirana ». Ajo vërtet është « specialiste » e këngëve të Shqipërisë së Mesme por repertori i saj nuk ka trevë shqiptare që të mos e mbuloj, si nga dy shtetet shqiptare ashtu edhe trevat e tjera në Maqedoni, Mal të Zi etj. Unë e kam parë « live » diku në verën e vitit 1989 kur ajo jepte një koncert në teatrin veror në kodrat e liqenit të Tiranës, për t’a riparë pas 20 vjetësh, në vitin 2009 në Montreal, në një festë familjare. Tashmë ajo ishte e martuar me muzikantin Raif Hyseni, me të cilin ajo vazhdon karrierën e saj në New York, Shtetet e Bashkuara. Kaq dija unë për këta dy artistë, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Mitrovica, gjer në ditën kur mora njoftimin se ata do të ishin në Montreal në një fund-javë kushtuar folklorit shqiptar ku do të kishte sesione mësimi të valleve shqiptare për adeptët e folklorit nga Montreali dhe rrethinat por edhe nga qytete të tjera kanadeze dhe ato amerikane nga shtetet fqinje me Kebekun.
Nuk dua të flas për aktivitetin pasi për të është publikuar një kronikë në mediat shqiptare dhe unë nuk munda t’a ndiqja të gjithin për shkak të angazhimeve personale të asaj fund-jave. Por nuk mund të rrija pa shkuar të takoj dy artistët shqiptarë dhe të ftuarin tjetër amerikanin Steve Kotansky, njohës i folklorit shqiptar. Dhe mund t’iu them se atë mbasdite kam mësuar shumë gjëra. Së pari aty njoha muzikantin Raif Hyseni. Them njoha « muzikantin » sepse gjer në atë ditë të 21 prillit e njihja si një muzikant, si dikë që i bie fizarmonikës dhe bashkëshorti i Merita Halilit. Kaq. Por, duke e takuar nga afër Raifin mëson shumë më tepër për të dhe ajo që mund të nxjerrësh si përfundim është fakti që ai është një shqiptar i madh që e do kulturën e dhe artin tonë me një dashuri të tillë sa e transmeton atë tek dashamirësit e artit në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë. Madje, nëse në vitet ’90 shqiptarët dhe serbët kishin ngritur armët kundër njëri-tjetrit, Raif Hyseni ngriti kulturën dhe folklorin shqiptar edhe mbi atë serb, që duhet thënë se ishte i njohur në Shtetet e Bashkuara. « Kur mbrrita në Shtetet e Bashkuara, specialistët e folklorit këtu nuk më flisnin veç për folklorin serb. Ata kishin vizituar Beogradin dhe nuk dinin asnjë gjë për folkorin dhe muzikën shqiptare. Nuk mund t’i kundërshtoja në këtë pikë. Por unë u thosha, ju bëni mirë që njihni folklorin dhe muzikën serbe, por ju duhet të njihni edhe folklor po aq të pasur në mos edhe më të pasur siç është folklori dhe muzika shqiptare. Dhe në atë kohë ekzistonte një bandë amerikane që luante muzikë sllave dhe kryesish serbe » Kjo ishte edhe banda më e madhe muzikore dhe kishte 60 veta. Objektivi im ishte t’ia dilja të kisha një bandë të tillë. Sot, ndihem krenar që ia kemi dal të kemi bandën më të madhe me dyfishin e numrit të muzikantëve të bandës që luante muzikë sllavo-serbe. Ne sot kemi një bandë me 120 veta dhe në të kemi edhe pjestarë në pjesën më të madhe amerikanë që luajnë muzikën dhe vallet shqiptare… » Raif Hyseni kujton se pasi mbaronte kurset me valle shqiptare, u thoshte pjesëmarrësve që kur të ktheheni vitin tjetër duhet t’i filmoni vallet shqiptare, t’i vendosni në youtube dhe t’ua keni mësuar edhe 2 të tjerëve. Kështu, vura të tjerët të shpërndanin kulturën dhe folklorin tonë.
Në kurset e valleve shqiptare të prillit të këtij viti veç dy artistëve shqiptarë, ishte edhe Steve Kotansky, një specialist folklori që tek e sheh t’u mësoj të tjerëve vallet tona popullore ndihesh krenar dhe në të njëjtën kohë ndihesh keq sepse ne vetë nuk e njohim as mirë vallet tona dhe folklorin tonë të pasur. Sidoqoftë, ky specialist i shquar i valleve shqiptare ishte edhe një njeri i thjesht dhe që fliste me respekt për kulturën dhe folklorin shqiptar. Pyetjes sime se nëse e kishte vizituar Shqipërinë, nuk i përgjigjet në mënyrë lakonike. «Jo, nuk e kam vizituar dhe nuk kam mundur t’a vizitoj. Në vitet ’80 kam shkuar në Maqedoni dhe nga aty e kishim afër kufirin dhe shikonim Shqipërinë. Por, ne si amerikanë nuk kishim të drejtë të vinim në Shqipëri. Kisha vizituar shumë vende ballkanike por jo Shqipërinë. Ndoshta një ditë do të mundem të shkoj ».
-Nga jeni me origjinë?- e pyes
-Unë jam lindur në Amerikë por prindrit e mi vinin nga Sllovakia.
-E njihni polifoninë shqiptare, krenarinë e folklorit tonë? – Po, si nuk e njof polifoninë shqiptare…, përgjigjet e buzëqesh Kotansky.
Për të vazhduar me atë punë të artistëve tanë Merita Halili e Raif Hyseni, mjafton t’u them se organizatorët e kurseve folklorike në Montreal, në prill të këtij viti ishin takuar disa herë me artistët shqiptarë dhe pikërisht kjo njohje i kishte bërë të mendojnë se ata duhet të vinin në Montreal dhe të jepnin disa leksione për dashamirësit e folklorit dhe valleve shqiptare. Madje Yves Moreau kishte vizituar Gjirokastrën dhe kishte marr pjesë nê një festival folklorik të organizuar aty. Fotot dhe videot që vizionoheshin ndërkohë që pjesmarrësit në aktivitet mësonin valle flisnin vetë. Fotot në stenda jepnin një portret të plotë të kostumografisë shqiptare kësaj pjese të gjallë të folklorit tonë të pasur. Organizatorët e këtij aktiviteti, ndiheshin krenarë që kishin mundur të ftonin dy artistët shqiptarë që ishin aq të njohur në rrethet e studiuesve të folklorit në Shtetet e bashkuara dhe dy nga mësuesit më të mirë të artit folklorik dhe muzikës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori i kulturës shqiptare… Këtë shprehje e mendova sapo u ndava me z. Raif Hyseni. Por disa ditë më pas kur kisha vendosur lidhje me artistin në facebook, një nga kontaktet e tij i kishte shkruar në « murin » e tij « Raif, ti je një ambasador i vërtet i kulturës shqiptare ». Pra nuk isha i vetëm që mendoja një gjë të tillë. Mê tej, pak pas largimit të tyre nga Montreali, lexova edhe një shkrim në mediat e diasporës shqiptare që e quante Raif Hysenin ambasador të kulturës shqiptare. Pra, ka një emërues të përbashkët në mendimin e atyre që e ndjekin aktivitetin e këtij artisti, ai është ambasadori i denjë i kulturës, muzikës dhe folklorit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Ambasadorë të tillë dhe vetëm këta mund të përçojnë imazhin e vërtet të shqiptarëve në botë, një imazh ku i panjohur e ku i deformuar. Sa do të donim të kishim sa më shumë ambasadorë të tillë….
Montreal, gusht 2012
anuro@albemigrant.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro me Tribunën shqiptare falenderon!
» Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi