Dina Bunjaku:Vijojnë përplasjet brenda LDK-së
Faqja 1 e 1

Divergjenca të mëdha brenda partisë së LDK-së, mund të qojnë brenda një kohe të shkurtër edhe në prishje të koalicionit me PDK.
Ndonëse anëtarja e kryesisë së LDK-së Vjosa Osmani e ka quajtur përpjekje për linçim publik akuzat e bëra nga nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, i cili kishte thënë se “ Të gjithë deputetë që nuk e votuan koalicionin, janë rebel të falimentuar, anëtarja e kryesisë Osmani në faqen e rrjetit social të saj, kishte shkruar, rreth nënkryetarit Haki Rugova se ai është një shembull i keq, që nuk e mbajti fjalën.
“ Shembull i keq është t'i premtosh dhe garantosh qytetareve diçka çdo ditë për 4 vite dhe pastaj të ndryshosh qëndrimin brenda natës. Shembull i keq është të sulmosh deputetët e partisë sate e mos ta marrësh guximin të dalësh për të dhënë argumente bindëse pse ky koalicion është lidhur. Shembull i keq po ashtu është të shkelesh mbi vlerën themelore mbi të cilën është ndërtuar LDK-ja, e që është demokracia dhe fjala e lire, duke mos respektuar mendimin ndryshe dhe duke linçuar publikisht ata që mendojnë ndryshe. Shembull i keq është të thuhet prapa shpinës kundërshtimi i koalicionit me PDK-në e të mos marrësh guxim ta thuash në sy; Qytetarët, i Nderuar Nënkryetarë Rugova, do ta kenë fjalën e fundit se cili ka qenë shembulli i keq e cili shembulli i mirë”, kishte postuar në faqen e saj facebook, Osmani , duke shtuar se tani është koha që me punë të jepet një shembull i mirë, se jo vetëm kështu mund t'i bindni te gjithë, se në e kishim gabim, jo me sulme, dhe jo me linçim”.
Analistët politik, thonë se Isa Mustafa nuk mund ti përballojë sfidat në Qeverisje dhe betejat e brendshme në partinë e LDK-së
Arbër Hashi, analist politik tha se brenda LDK-së, ka divergjenca të mëdha që mund të qojnë brenda një kohe të shkurtër në prishjen e koalicionit me PDK.
Sipas tij, për kryeministrin Mustafa dhe një rreth të të privilegjuarve të vjetër në LDK, marrja e postit të kryeministrit ka pasur më shumë prioritet, se sa parimet e miratuara nga anëtarësia e gjerë e LDK-së.
“Dëshirat e anëtarësisë së gjerë por edhe të një pjesë të mirë të deputetëve të LDK-së nga legjislatura aktuale, për një LDK e cila bënë politikë të mirëfilltë kundër korrupcionit dhe e cila realizon zotimin e marrë për zbardhjen e fatit të atyre që janë likuiduar fizikisht, nuk janë marrë sa duhet në konsideratë. Dhe për këtë arsye, kryeministri Mustafa dhe qeveria e tij do ta mbijetojnë disi 100 ditëshin e parë, por, gjasat janë reale që kjo qeveri të mos e shohë 200 ditëshin në pushtet”, ka thënë Gashi.
Ai ka vlerësuar se jo vetëm në opinionin e gjerë, por edhe brenda strukturave të LDK-së, qeveria aktuale nuk e gëzon reputacionin dhe besimin e duhur për t'u ballafaquar me sfidat e radhës.
“ Duke e marrë parasysh dialogu me Serbinë, zgjidhja e problemeve ekonomike të Kosovës apo proceset e integrimit brenda shqiptar që në rrethana normale dhe me një politikë të urtë, do të duhej t'u paraprijnë integrimeve euroatlantike, nuk mundet të ballafaqohet me sfidat e radhës”, ka thënë Gashi.
Edhe Blerim Burjani analist politik, tha se lideri politik i LDK-së Isa Mustafa, ka arritur të merr postin e kryeministrin dhe është një sukses i madh Mustafës, i cili rrit gjasat e tij për të fituar edhe garën e brendshme politike në LDK.
Sipas tij, kryeministri aktual, ka arritur që pas 14 vjet të merr postin e kryeministrit të shtetit që vjen nga LDK-ja, edhe përkundër vështirësive të mëdha të udhëheqjes së LDK-së.
“ Mustafa arriti të qëndroj në pozitën e liderit, por megjithatë kjo çështje mbetet të shihet deri në zgjedhjet e LDK-së. Dhe po që se Mustafa nuk arrin të mbaj postin e liderit për shkak të angazhimit të tij në postin e kryeministrit, atëherë mund të ndodhë që LDK-ja të ketë një lider të ri”, ka thënë Burjani. Ai ka shtuar se edhe nëse nuk arrin te mbaj postin e liderit Mustafa, vlerësohet si një politikan i suksesshëm i LDK.
Nga ana tjetër, Jeton Kelmendi analist politik tha se përplasjet brenda LDK-së, janë të dukshme dhe natyrisht që ato vijnë si rrjedhojë e polarizimeve apo mendimeve të ndryshme në rrjedhat e LDK-së.
Sipas tij, polarizimet apo mendimet e ndryshme edhe i vështirësojnë punën e kreut të ekzekutivit të LDK-së që ti menaxhojë të dyja paralelisht si LDK-në ashtu edhe Qeverinë e Kosovës.
“ Sido që të jetë, tani Isa Mustafa e ka komoditetin që të menaxhojë Qeverinë e Kosovës, nga numri i deputeteve që ka. Kurse sa i përket çështjes se partisë, është diçka tjetër sepse Isa Mustafa, sigurisht se ka një paknaqësi të thellë, pasi dihet shumë mirë se ai është përballur me disa humbje”, ka thënë Kelemndi.
Ai ka theksuar se ajo që i dha grushtin më të fuqishëm Mustafës, ishte humbja në Prishtinë, që tani po vazhdon t’i kushtojë dhe ku me ditë se çfarë mund të ndodh në zgjedhje e ardhme.
“ Tani për tani, Qeveria e Kosovës ka shumë probleme por problemi kryesor i saj, është menaxhimi i Qeverisë së Kosovës, ku në kontekst e ka një njeri me një përvojë kogja të gjatë dhe të dëshmuar, i cili ka një çasje kogja bashkëpunuese, mes të dy partnerëve të koalicionit”, tha Kelmendi./BS/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
» Shaban Piraj:Përplasjet që nuk na duhen
» Kurzman: “Përplasjet e urrejtjes” nuk përfaqësojnë shoqërinë myslimane
» Nebih Bunjaku:Ç’TË BËJ UNË PA TY
» Nebih BUNJAKU:SHAH

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi