Shaban Piraj:Përplasjet që nuk na duhen
Faqja 1 e 1
Shaban Piraj:Përplasjet që nuk na duhen
Përplasjet që nuk na duhen
Shaban Peraj
Dialogje politike
Përplasjet që po na ndodhin kohët e fundit rreth asaj se a duhet Tuzi të jetë komunë më vete apo komunë urbane në kuadër të Podgoricës, janë më tepër politike e që janë shdërruar në një front lufte në mes të të taborreve të përfaqësuesve të UDSH-së dhe përfaqësuesve të LD, në MZ. Deklaratat e bëra si nga njëri krah ashtu edhe nga krahu tjetër na duken disi jobindëse për opinionin, ndaj shtrohet pyetja: A mos duan të dalin qëllimisht nga vetvetja këta politikanë për t‘na mbushur mendjen se është mirë kështu, po edhe ashtu, gjë që në këto momente arsyetimet e dhëna nuk shpiejnë drejt asaj që shkon në dobi të banorëve të Malësisë. Kjo është ajo që në vazhdimësi na ndodhin ngjarje të pakontrolluara nga përfaqësuesit e popullit dhe se pikërisht ata janë fajtorë pse sot po ndodhin të këqijat që nuk do t’na falen nga gjeneratat e ardhshme. Këto çrregullime në tregun politik të shqiptarëve në Ma të Zi po barten vend e pa vend, me çka të njëjtit i bënë të dallueshëm për veprime sa majtas aq djathtas vetëm e vetëm për të bindur masën gjoja se janë në shërbim të tyre. Arsyet për deklarata të tilla i dinë vetëm ata, ata janë fajtorët kryesorë për gjendjen e krijuar rreth funksionimit të Komunës Urbane të Tuzit, pavarësisht se a i takojnë pozitës apo opozitës. Ajo që duhet shqetësuar komunitetin shqiptar është fakti se me sjellet që bëjnë nuk mund të ngjiten majeve të demokracisë e të sillen si mbretër, gjë që dëmin e krijuar, falë politikës që ushtrojnë do ta paguajnë vetëm qytetarët e Malësisë.
U fol shumë, u dhanë deklarata pro dhe kundër qëndrueshmërisë më vete të këtij territori, por asnjëri nga këta deklarues nuk gjeti kurajon për të bashkëvepruar para se të dilet me deklarata, duke filluar nga politika, akonomia, arsimi e shëndetësia, me ndonjë tryezë të përbashkët për të dhënë të argumentuar gjendjen reale, e për të bindur secilin pjestar të komunitetit shqiptar për atë që quhet po dhe jo. Për këtë, zotërinjtë është mirë të dëgjojnë zërin e qytetarit sepse vetëm ai ka të drejtën të vendos për më të mirën dhe assesi këta që i bijnë njëri kullës e tjetri patkonit. Territori i Malësisë vërtetë është pjesë administrative e Podgoricës, por shikuar realisht banorët e saj e konsiderojnë veten të shkëputur për shumë arsye, gjë që realisht lypset arsyetuar me një projekt të përbashkët nga të gjitha forcat politike që veprojnë në Malësi Po nuk ndodhi kjo ka rrezik për Malësinë që dikush në emër të votës të shpërfillë të drejtën e qytetarëve për të thënë fjalën përfundimtare. Kjo është ajo që nuk duhet lejuar vetes për ndikim për të keq, pra, qytetarëve t’u lihet e drejta për vendosje demokratike, sepse e mira nuk ka fund. Ata janë sovrani i demokracisë për të vendosur për fatin e vet e kurrësesi deklaratat e prijësve që personifikojnë regjimin demokratik me djallin. Kjo edhe për faktin se deklaratat pro dhe kundër e lënë territorin e Malësisë në “status quo”, duke e penguar atë të ketë ecuri pozitive.
Pikërisht në këto moment është rasti më i mirë që askush të mos i trembet të vërtetës, edhe pse duket paksa e tepruar hedhja në tregun politik e mundësisë apo pamundësisë që komuna e Tuzit të jetë urbane apo komunë e plotë. Kjo që deklarohet nga prijësit e politikës shqiptare në Mal të Zi më tepër tregon një mllef ku aktorët nxitonë të japin mendime rreth kësaj çëstjeje, gjë që është tentativë e tyre për të ekzistuar në skënën politike të Malësisë, e në anën tjetër kjo shikohet si linçim ndaj kundërshtarit politik për të shprehur “pikëllim” për atë se çfarë po ndodhë me komunitetin malësor. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se brezat që vijnë pas këtë nuk kanë për t’na falur kurrë duke e ditur se jemi rreshtuar gabim, ndaj të këqijat që po na ndodhin janë produkt i të ashtuquajturve përfaqësues të popullit të cilët me veprime apo mosveprime në kohë e moment të caktuar shkaktojnë dëme të pariparueshme për shoqërinë në tërsi. Kjo temë e rëndësishme për komunitetin e Malësisë është provokuese edhe për faktin se para se të dilet me deklarata, aktorët politikë duhet që para vetes të kenë një studim rreth asaj që deklarojnë e të thonë të vërtetën se cilët janë mekanizmat për të fituar komunën e pavarur të Tuzit në mënyrë që kjo të mos mbetet në suazat e politikës, gjë që në këto momente ka vetëm këtë konatacion, e që me emër e mbemër paraqet paaftësinë e politikanëve shqiptarë të Malit të Zi për t’u përballur me realitetin , me problemet e malësorëve që tashmë nuk pranojnë të gëlltisin sapunin për djathë, siç mendojnë t’u ofrojnë këta politikanë duke ju qasur vetëm anës politike për çka anashkalojnë resurset kryesore të cilët do ta bënin të qëndrueshme teorinë e arsyetimit për komunë të plotë apo komunë urbane

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dina Bunjaku:Vijojnë përplasjet brenda LDK-së
» Shaban Piraj-Buxheti-dhuratë për fundvit
» Shaban Cakolli:PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË
» Shaban Cakoli: NJË PËRKUJTIM PËR ARSIMTARIN E NDJERË SHABAN H. DËRMAKU
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi