Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani!Pushtetarët janë ata që duhet t‘i thotë lamtumirë Kosovës

Shko poshtë

Asllan Dibrani!Pushtetarët janë ata që duhet  t‘i thotë lamtumirë Kosovës Empty Asllan Dibrani!Pushtetarët janë ata që duhet t‘i thotë lamtumirë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 06, 2015 1:33 pm

Asllan Dibrani!Pushtetarët janë ata që duhet  t‘i thotë lamtumirë Kosovës Asllan



Asllan Dibrani!Pushtetarët janë ata që duhet  t‘i thotë lamtumirë Kosovës

  Ikjet e përditshme të  qytetarëve po rrezikojnë  substancën  kombëtare. Qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë me  grupet e saj  mafioze! Nëse dikush duhet të ik nga Kosova, njëherë e  përgjithmonë janë kriminelet, bandat, hajnat dhe  kumbarët e Serbisë! Pushtetarët tanë janë ata që duhet  t‘i thotë lamtumirë Kosovës për të mos u kthyer kurrë më… Zbrazja po vazhdon pas 16 vite”Çlirim” e pas 8 vite “Pavarësi” me plotë vuajtje . Kosova po shuhet , po tretet , po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga  kuisling  dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve mbi tokat tona.

Historia e shpërnguljeve  masive nga Kosova dhe viset tjera shqiptare ka periudhat e veta  të dhimbshme . Kosova është gjithnjë ma e prekur nga ky fenomen. Disa pjesë  ma u fshinë nga hartat gjeografike që u shpërngulen për në Anadoll (Turqi) e tjera vende!
-Shpërngulja e  popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit 2014-2015, janë një arsye për shqetësim të madh për çdo shqiptar , duke e përjashtuar elitën  e krushqve politik të Kosovës të pa ndonjë vizion si shërbëtor të Serbisë me vetëdije apo pa te!!!
-Dëbimet masive  që ishin me dhunë nga  vendbanimet shqiptare në  Serbi, Mali Zi, Greqi, Maqedoni me vendbanime shqiptare me një epilog gjenocidi nga ish pushtuesit ,sot ky diskurs ka kaluar në kompetencat e vet qeveritarëve të vet,  drejt vetëvrasjes,flijimit dhe  vetëzhdukjes!.
Ajo  që ndodhi në historinë ma të re  para 130 vjetësh  në  trojet shqiptare, që sot përmenden vetëm si toponime tona në letër, siç  janë Nishi, Novi Pazari, Shkupi, Leskovci, Vranja , Sanxhaku, Plavë e Guci, Çamëria etj,një gjë e këtillë, po përgatitet edhe për Kosovën?
Pa dashur që te filozofoj shumë, sepse, sot nuk është koha që të merremi me fjalë boshe ,por duhet thënë shumë haptas, se ky largim masiv i popullatës shqiptare e posaçërisht i rinis shqiptare nga Kosova vjen si rezultat i një  konspiracioni ndërkombëtar në bashkëpunim me shtetin e Serbisë dhe e përkrahur nga politika e qeverisë së mëparshme dhe të  së tashmë së Kosovës dhe si rezultat i politikes kriminale e udhëhequr nga kryemafiozët shqiptarë  të cilët në emër të mitit si  “çlirimtarë” të rrejshëm manipulojnë , duke  i injoruar  vlerat e UÇK-së,sakrificat e ish te burgosurve politik, djersen  e klasës punëtore  dhe  pasurin e  Kosovës.
Vallë pse u derdh aq shumë gjak ? Nënat mbeten pa bijtë e tyre , nuset me vello pa më të dashurit ,sa e sa fëmija jetim u rritën pa përkëdheljen prindërore, sot po këta fëmijë vërdallë po sillen nëpër kufjet e Evropës për ta gjetur pak shpresë për një jetë më të mirë e më të sigurt Ti kujtojmë kufomat e tyre nëpër lumenjtë e Hungarisë dhe të Serbisë , pushtetarët nuk po ua besojnë hallegjinjëve që sillen nëpër rrugë pa asnjë pikë shpresë për një të ardhme më të ndritur. E humbën çdo shpresë u nisën drejt rrugëve të Evropës edhe pse kjo rrugë me plotë sakrifica për ta ,po po  e ndiejnë më të sigurt se në këtë vend te mallkuar pas 16 vite”Çlirim” e pas 8 vite “Pavarësi” me plotë vuajtje . Kosova po shuhet , po tretet , po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga  kuisling  dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve mbi tokat tona.

 
Ikjen dhe zbrazja e përditshme nga  qytetarët e Kosovës , po rrezikon  substancën  kombëtare!


-Largohet rinia dhe pjesa më aktive bile edhe ma  e  arsimuar si potencial i fuqisë punëtore dhe riprodhuese të popullsisë po rrezikon  substancën  kombëtare. Zbrazja e Kosovës nga popullata  e përgatitur për punë riprodhim te popullsisë po e varfëron Kosovën , po kalon Kosova në rangun e shteteve ma të mpakura në rajon , me fuqinë punëtore ma të pakt, nga e cila ka një parashikim se nëse vazhdon kështu  Kosova e mplakur nuk mund t’i rezistoj stuhive mafioze dhe zullumqare me planet dhe dirigjimet e  “klanit  të Zemunit” në Beograd ,që për dritë të diellit , autobusët e  Serbisë  në bashkëveprim  me pronar “Shqiptar, por me gjak shkau”, nisin  mijëra shqiptar nga stacionet e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit e qendra tjera si në Preshevë , Ulqin, Shkup  etj.

 
Qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë me  grupet e saj  mafioze për t’i mbrojtur interesat  e huaja!


-Përgjigja është e qartë, qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë , po edhe me grupe mafioze udhëheqës “politik” si ata  qe janë vetëm shqipfolsa pa elemente shqiptare, që natë e ditë punojnë për Serbinë me vetëdije apo  pa te!!!
-Fenomeni  shpërngulje  po vërehet edhe në rënien e numrit të nxënëseve ,zbrazja e fshatrave si dhe shitjen e mbylljen e shtëpive qe nuk ka as edhe një reagim serioz  për ta ndalur këtë fenomen të rrezikshëm për Kosovën. Fshatrat janë bosh . Rrugëve të Kosovës sheh vetëm pleq, plaka  dhe ma shumë të gjinisë femërore me që meshkujt  ikën  në rrugët e pa krye të Evropës.
-Menaxhimi i keq  politik nga qeveritë e Kosovës u luftuar me mjete të ndryshme , protesta , reagime  dhe veprime të serishme që mos t’i ndodh kjo fatkeqësi  Kosovës. Jeta e vështirë, papunësia pa siguria , korrupsioni, hajnia,  varfëria  etj, po ndikojnë në këtë fenomen që ditë e mandej të zbrazet Kosova. Kosova  po mbetet në pleq , në njerëz  të mashtruar dhe joshës afër kolltukëve  të qeveritarëve , njerëz të pa ditur, ura të çdo pushtuesi, në  njerëz të  pa identitet, mashtrues dhe njerëz mafioz kosovarë me qëllim  që mos t’i rezistojnë një pjesë e ndershme që do të mbetet në Kosovë si pjesa ma e varfër, planeve  antishqiptare  të dirigjuara nga  aleanca me Serbinë.


Nëse dikush duhet të ik njëherë  përgjithmonë janë kriminelet, bandat ,hajnat dhe  kumbarët e Serbisë po edhe pushtetarët aktual!


Skena rrëqethëse në  stacionet e autobusëve ,që presin në radhë duke filluar nga nënat shtatzënë, fëmijëve,të rinjve e deri të ata më të moshuarit, është më shumë se një apel, thirrje mos të lëshohet vendlindja. Mos ta ndihmojmë Serbinë  në realizimin e  planeve të veta ,në spastrimin e trojeve tona nga shqiptarët. Mos tu zgjasim jetën bandave  dhe mafisë  shqiptare që  të jenë argat të Serbisë në këto momente dramatike  për Kosovën .Le të mbetet apel i yni qe mos t’ja falim Evropës  rininë tonë. Prindërit tanë me skamje  na rriten dhe na bënë të shëndosh, të shkolluar dhe   të gatshëm për ta ndërtuar Kosovën.  Pa të rinj Kosova, po mbetet  e Serbisë. Kosova po mbetet ma e mplakura në Evropë .  Populli im i dashur mos ikni, rrini në Kosovë, ndertone Kosovën, se shumë gjak derdhem për te. Nëse dikush duhet të ik njëherë  përgjithmonë janë kriminelet, bandat ,hajnat dhe  kumbarët e Serbisë,po edhe pushtetarët që kanë synim me zbraz Kosovën, t’ja falin rininë Evropës ndërsa Kosovën ,Trepçe dhe resurset tjera t’i lënë në duart e Serbisë!!!???…Kësaj i thonë e tradhti , mashtrim, injorancë politike zhbërje të Kosovës etj …
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi