Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN

Shko poshtë

LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN Empty LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 08, 2015 12:13 am

LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN

LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN 35e1b9a942241ecd267ca5ff745f6512_L


Qëndrimi i Presidentes së Kosovës,Atifete Jahjaga,në Vushtrri,kishte për qëllim bashkëbisedimin me qytetarët  në parandalimin e dukurisë së emigrimit,e cila kohëve te fundit është mjaft e theksuar në këtë Komunë. Ajo takoi dhe bisedoi me shumë qytetare,pikërisht ne pikat më të nxehta,para sporteleve të komunës duke aplikuar për dokumente te ndryshme dhe para bankës,duke tërhjekur ndihmat sociale. Guximit dhe sinqeritetit të Presidentes që të bashkëbisedojë me këta qytetarë edhe në kushte të rënda klimatike, pak iu kushtua kujdes nga mediat shqiptare
“ Bujë “ të madhe bëri lajmi i publikuar në disa portale,kinse një qytetar vushtrrias kishte kërkuar ndihmë nga Presidentja në emer të dashurisë që paskan pasur në kohën e studimeve. Gjurmëve të këtij lajmi,të cilin po e citojme më poshtë :ndërsa personi i lagur nga shiu, që i jep dorën në foton e mësipërme, ka rrëfyer se "i ka kërkuar ish të dashurës së tij tio rregullojë një punë në polici".

"Për hir të dashurisë që kemi patur e luta të më gjejë një punë ose të më mundësojë të iki larg nga këtu", ka rrëfyer zotëria që pretendon se gjatë studimeve ka patur një lidhje 2-vjeçare me Atifete Jahjagën, citon BË. /albeu.com/ “,ka shkuar Portali lajmiexpress.net.



Personi për të cilin pretendohet se paska pasur lidhje me Presidenten është Sadri Arifi,nga fshati Oshlan i Vushtrrisë. Një ish punëtor i fabrikës së Llamarinës “Llamkos “ është baba i katër fëmiljëve të rritur dhe tash e sa vite është i papunë. Ai ka kryer vetem shkollen e mesme teknike në Mitrovicë dhe asnjeherë nuk ka studiuar,siq thuhet në këto shkrime. Ky 58 vjecar,shume më i vjetër se Presidentja Jahjaga,jeton në kushte të rënda dhe mezi arrin ta mbajë familjen me shitjen e produkteve të qumshtit. Reporteri i lajmiexpress.net bisedoi edhe me dy djemtë e tij,te cilët gjithashtu shprehën habinë për lajmin e lansuar në portale,kurse me Sadriun,i cili në këtë kohë gjendej në një të pame,arriti të kontaktoj përmes telefonit. “ Është e vërtet se kam takuar Presidenten dje . Jam përshendetur edhe me dore. Ishte nje grua shumë bujare dhe shumë e sinqerte. Me vëmendje ka degjuar edhe hallet e mia,që kanë të bejne kryesisht me problemin e fabrikes nga jemi dëbuar nga puna,kurse ato që shkruhen janë plotësisht të pavërteta “ thot Sadri Arifi.
Këto janë gënjeshtra të kulluara,nuk e dij për cfarë qëllimi,por si duket tentojnë të cenojnë dhe njollosin integritetin dhe imazhin e mirë të Presidentes,deklaroi në fund për lajmiexpress.net,Sadri Arifi.


LAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN 1454616_938124409545191_8655549836271354172_nLAJMI EXPRESS DEMANTON PORTALET QË FLASIN PËR PERSONIN QË PRETENDON SE KA PASUR LIDHJE ME PRESIDENTEN 1956979_938124466211852_380694996891182465_o
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi