Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj

Shko poshtë

Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj Empty Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 15, 2009 1:08 am

Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj U1_KadriManiReagim
Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj
Nga Kadri Mani
Artikulli juaj “Një operetë rojaliste” i botuar te gazeta “Express”, e mërkurë, 15 prill 2009, ku për nëntitull ka këtë tekst:
“Meqë ne kosovarët dimë të jemi qesharakë, shpresoj se askush në Shqipëri nuk do të na amarrë seriozisht këtë operetën tonë të fundit me Leka Zogun. Këto sjellje të çoroditura në raport me Shqipërisnë janë recidiviste.”- krejt kjo përgënjeshtrohet nga ana jonë si e pabazë po se po, por duhet trajtuar edhe si një vepër penale të denigrimit të figuarave kombëtare, vetëm po të kishte shtet juridik.
Pastaj, përse qenkemi “ne kosovarët qesharakë”?- e të tjerët për merak!?!
Sa berata ka Kosova?
Shoku Berat Buzhala, e kemi pas njëfarë Berat Luzhën, enverist-stalinistin e tërbuar, i cili arriti ta mbyll gazetën tonë për simpatike “Rilindjen”, ku po donte të vënte diktaturë me revole në dorë!!
Çka të gjeti edhe ty tash që ta përziesh këtë kaçamak shtrigash, të arnuar me të pa vërteta prej- a e deri në- zh?
Po ti si Kryeredaktor, si nuk e ditke që Zogu e pati mashtruar Nikolla Pashiqin, dhe ai e pati mbytur veten?

Mbreti Leka Zogu në bisedë të përzemërt me veteranin
Hajriz Demaku, në oborrin e Ibrahim Rugovës
Meqë po e japim shkrim-shkarravinën tënde të plotë, me këtë nuk do të zgjerohemi dhe po e hapim një debat të gjerë, që ta shihni ju vetë me sytë e ballit se kosovarët tanë nuk mendojnë si ti, as shqiptarët e Shqipërisë, as shqiptarët e Amerikës, as shqiptarët e Çamërisë... që ti i sheh më të mençur se ne!?! Dhe edhe po të ishte ashtu, lum si ne, sakaq, do të na mençuronin?
E sa për atë që gati paska dashtë të të ndalet fryma, më mirë ka qenë të të ndalet fryma në vend, se sa të turpërohesh përpara botës së qytetëruar?
Ti je fare i vockël që ta korrigjosh Kryetarin e Shtetit, zotni Fatmir Sejdiun, apojo?
Kurse ajo që thua se pakësh humbur në zgjdhjet e 1997, ose je në lajthitje ose e paske ves rrenën: mbaj mend si sot kur komentatorit, Ramush Tahiraj, kërkonte që të përfilleshin votuesit shumicë që ia kishin dhënë votëbesimin Monarkisë.
Madje ty të paska ngel merak pse nuk e kanë burgosur Leka Zogun!?! Poashtu ia zë për të madhe pse në Spanjë ia paskan zbluar një magazinë me armë për çlirimin e Kosovës!?!
Dhe ja që Spanja nuk po na njeh, a po gëzohesh ti, o Berat?
Ti artikullin e përfunodon:
“Kaq kësaj radhe për Leka Zogun.”- kurse ne po e ftojmë opinionin e gjerë për diskutim dhe për votim!!
Përse të mos jetë Shqipëria Mbretëri?- Mbretëri e bashkuar me të gjitha trojet e ndara shqiptare, cep më cep.
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).
Hapim debatin!
________



Kadri Mani: Shoku Berat Buzhala, denigrimi i figuarave kombëtare duhet të dënohet me ligj U1_BeratBuzhala
Berat Buzhala
Një operetë rojaliste
Meqë ne kosovarët dimë të jemi qesharakë, shpresoj që askush në Shqipëri nuk do të na marrë seriozisht këtë operetën tonë të fundit me Leka Zogun. Këto sjellje të çoroditura në raport me Shqipërinë janë recidiviste
Nga Berat Buzhala
Pasi e festuam ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, radha i erdhi këtu në Kosovë që të merremi pak edhe me familjen e Mbretit Ahmet Zogu. Në të dyja rastet, ne po i nxjerrim prej varrit disa fantazma dhe disa probleme që Shqipëria moti i ka lënë pas vetes. Kjo vetëm na ndihmon t’i forcojmë, edhe një herë, stereotipet tona në Shqipëri - për kosovarët kokëtrashë! Ditën e parë kur mbërriti në Kosovë Leka Zogu, i vetëquajtur Mbret, po përcillja lajmet në RTK.
Gazetarja që po raportonte, paksa e emocionuar, derisa po e bënte një stand up, po lajmëronte se erdhi tek ne Mbreti i Shqiptarëve, Leka Zogu I. Gati m’u ndal fryma. Thashë, cili mbret qenka ky? Dhe i cilëve shqiptarë? Por, gazetarja e RTK’së ndihej e lumtur që redaktori e kishte privilegjuar për t’iu qepur oborrtarëve nga mbrapa. Seç e pata një ndjenjë që edhe kjo gazetare po ndihej pak mbretërore, teksa po fliste për ketë ngjarje. Disi rojaliste mes bërllokut dhe baltës! Dhunshëm e binda veten që ishte vetëm një gafë e televizionit publik, ku gazetarja dhe redaktori i lajmeve brutalisht keq e kishin ngatërruar Mbretin me dikë që ka dëshirë të jetë Mbret. Dhe, për shkak të dëshirës, ka vendosur të quhet si i tillë, por kjo nuk na obligon neve që ta quajmë ashtu.
Çka të shoh të nesërmen?
Faqet e para, të shumicës së gazetave, raportonin se në Kosovë kishte ardhur Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e tij Leka Zogu i Parë, dhe Princi Leka Zogu i Dytë. Pa asnjë ekuivok, e quanin Mbret, Leka Zogun. Ndoshta të ndikuar prej mediave, e më shumë prej injorancës së tyre, në të njëjtin nivel me gazetarët ishin edhe liderët e vendit. Duke filluar prej Presidentit Fatmir Sejdiu e teposhtë, të gjithë e trajtuan të birin e Mbretit Ahmet Zogu, si Mbret i të gjithë shqiptarëve. E puthën me respekt, kudo që patën mundësi. U gjunjëzuan para tij...
Gallata me Leka Zogun dhe shpurën e tij vazhdoi edhe më tutje. Kulmi ishte në Komunën e Vitisë. Një Kuvend Komunal dhe një Kryetar Komune ia lëshoi edhe një certifikatë, ku e dekoron Qytetar Nderi të Komunës së Vitisë “Mbretin e Shqiptarëve – Leka Zogun e Parë”.
Çka është kjo sjellje groteske e jona?
A e dinë udhëheqësit e vendit tonë se kështu po e sfidojmë haptazi shtetin shqiptar, që nuk njeh kurrfarë rregullimi monarkik? A e di Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ai Kryetari i Vitisë se Shqipëria është një Republikë Parlamentare, që ka Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, si udhëheqës të institucioneve shtetërore? Nëse po, atëherë si është e mundur që ne si përfaqësues të një shteti tjetër, t’i puthim dorën “mbretërore/rojaliste” një qytetari të Shqipërisë, i cili betejën për ta kthyer Shqipërinë në Monarki e ka humbur përfundimisht në vitin 1997. Bile, e kishte humbur turpshëm atë betejë. Pasi populli kishte votuar kundër monarkisë, Leka Zogu kishte synuar që dhunshëm ta pushtonte fronin. Të palavdishme janë pamjet e Leka Zogut duke defiluar i armatosur dhe me uniformë ushtarake rrugëve të Tiranës, madje me atë rast ishte vrarë edhe një njeri. Pas ikjes së tij nga Shqipëria, në vitin 1997, Leka ishte dënuar me 3 vjet burg për shkak të nxitjes së kryengritjes së armatosur. Më vonë, drejtësia e korruptuar shqiptare këtë dënim e anuloi. I biri i babës po provonte ta rrëmbente kurorën mbretërore.
Vetëm se për dallim nga Ahmet Zogu, Leka Zogu në vitin 1997 nuk mundi të kishte mbështetje të hapur prej regjimit të Beogradit për t’u rikthyer në pushtet.
Ahmet Bej Zogolli e kishte humbur betejën për të qenë sundimtar rojalist që në vitin 1939, kur – në prag të pushtimit italian - ia kishte mbathur në drejtim të Greqisë. Në atë kohë, diktatori italian Musolini e kishte arsyetuar marshimin në Shqipëri me argumentin se ai vetëm kishte shporrur një regjim të korruptuar, represiv dhe feudal të Mbretit Ahmet Zogu. Jo pak shqiptarë ardhjen e trupave italiane e kishin përshëndetur.
Meqë ne kosovarët dimë të jemi qesharakë, shpresoj që askush në Shqipëri nuk do të na marrë seriozisht këtë operetën tonë të fundit me Leka Zogun. Këto sjellje të çoroditura në raport me Shqipërinë janë recidiviste. Një herë çohemi si të çmendur në këmbë dhe kremtojmë ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha, e tash me të njëjtin pasion e respektojmë një kurorë të vyshkur mbretërore, e cila është tretur në moçalin e historisë. Në fund të fundit, edhe nëse e injorojmë krejtësisht episodin e Leka Zogut, unë nuk di çfarë kujtimesh të mira na lidhin ne në Kosovë me Mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogu, që tash kaq të fascinuar t’ia hapim të gjitha dyert djalit të tij kontravers.
Mbreti i parë dhe i vetëm i Shqipërisë, pa dyshim, se shtetit shqiptar ia kishte vënë themelet e para serioze, por po kaq seriozisht ai e kishte mbështetur Serbinë që në Kosovë, duke shkelur mbi kufoma, të vejë rend dhe ligj. Mbreti Ahmet Zogu është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit, dy patriotëve kosovarë që po vigjilonin në Shqipëri. Ahmet Zogu ka hyrë në histori edhe si pushtetari i parë shqiptar nga Shqipëria që i fali territor Mbretërisë serbe-kroate-sllovene (Shën Naumi afër Ohrit).
Do t’i bënim nder të madh vetes që prej tash e tutje, përpara se të provojmë të organizojmë diçka për figurat e shtetit shqiptar, të thërrasim ambasadorin e këtij shteti dhe të konsultohemi pak me të. Më duket që Shqipëria ka ambasador në Prishtinë. Sikur të kishim politikanë më seriozë, një vizitë e tillë qesharake e Leka Zogut nuk do të ndodhte. Së paku, jo kështu. Sa është dija dhe interesimi i kosovarëve për mbretërinë shqiptare. Si shembull mund të përmendim vizitën e Leka Zogut në vitet 90-të në Londër, ku kishte shkuar t’u mbajë ders patriotik disa kosovarëve. Mileti gati nuk ia shihte fytyrën këtij njeriu, sepse ai nuk ndalej dot duke pirë duhan. Dikur një kosovar i interesuar shumë për politikë ishte ngritur në këmbë dhe pyetjen e tij “Naltmadhnisë” ia kishte shtruar kështu: “Shoku Mbret çka mendoni për...?”
Me rastin e vizitës së Leka Zogut, shumica e gazetave të Prishtinës u shndërruan në mbajtëse të procesverbalit. Nuk treguan kurrfarë zelli për hulumtim, një zell që për çdo ditë përpiqen ta demonstrojnë kur është fjala për institucionet e Kosovës. Opinioni nuk u njoftua se në Kosovë për vizitë ishte një person, pra Leka Zogu, i cili në vitin 1979 ishte dëbuar nga Spanja pasi që në vilën e tij ishte gjetur një magazinë me armë. Nga Spanja ai iku në Afrikën e Jugut, ku bashkëpunoi ngushtë me rrjetet ndërkombëtare të tregtisë me armë. Duhet përkujtuar se në atë kohë, në Afrikën e Jugut, sundonin racistët e bardhë, të cilët torturonin dhe vrisnin shumicën zezake. Duket që për shkak të këtyre aktiviteteve ilegale biznesore Leka Zogu ende frikësohet nga ndonjë hakmarrës. Kur para pak vitesh një gazetar gjerman e kishte vizituar të ashtuquajturin Mbret, kanakarët e oborrit rojalist vizitorit nga Gjermania ia kishin kontrolluar jo vetëm lapsat, por edhe një faculetë për fshirjen e hundëve.
Kaq kësaj radhe për Leka Zogun.
Gazeta Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi