Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lepaja: Familjet mafioze janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës!

Shko poshtë

Lepaja: Familjet mafioze janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës! Empty Lepaja: Familjet mafioze janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2015 1:26 pm

Lepaja: Familjet mafioze janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës!


Lepaja: Familjet mafioze janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës! Largea_10965145_775344829228081_2092160846_o1423649372


Publicisti Fadil Lepaja konsideron se migrimi nuk ndalet në kufi të Hungarisë, por duke çliruar shtetin nga krimi dhe korrupsioni i cili po ia merr frymën këtij vendi!
Sipas tij masat e Policive gjermane, austriake, hungareze dhe serbe që po bashkëpunojnë për të ndalur në kufi të Hungarisë, eksodin e shqiptarëve drejt Evropës, vetëm sa do t`i ngrisin çmimet nga grupet kriminale..
“Këto masa nuk kanë me e ndalue këtë problem, veç sa kanë me i ngrite çmimet dhe kështu me e rrite përfitimet e grupeve informale në Serbi dhe Kosovë. Problemi është këtu. Këtu duhet punuar që njerëzit të mos marrin vendim me leshue vendin. Diku me bindje diku me masa ekonomike e sociale, e sidomos me e rikthye perspektiven në këtë vend duke e luftuar seriozisht krimin dhe korrupsionin i cili e ka fute nen kontrolle çdo aktivitet ekonomik përmes ndikimit ne institucione”, vlerëson Lepaja.
Sipas tij njerëzit që nuk janë pjesë e grupeve kriminale nuk mund të zhvillojnë aktivitet ekonomik pa paguar haraç tek familjet që i kontrollojnë bizneset e caktuara.
“Askush i cili nuk është pjese e klaneve kriminale, para politike, nuk mundet me e zhvillue një aktivitet ekonomik nëse nuk paguan haraç, ose nëse nuk e ka lejen e familjeve që i kontrollojnë bizneset e caktuara. Pa lejen e tyre nuk mundesh me marrë as licencë e as nuk të lenë rehat as patrullat e inspektorëve të ndryshëm të cilët të shantazhojnë derisa të pajtohesh me rregullin që e kanë vu "familjet" !”, potencon ai.
Lepaja thotë se njëjtë është edhe në ndërmarrje publike, dhe institucione, ku mijëra ekspert keqtrajtohen dhe degradohen dhe ngritën në detyra pjesëtare të padijshëm e të paskrupullt të "familjeve" mafioze të cilat janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës.
“Pa e ndryshue këtë rregull që e vendosin këto klane, nuk ndalet dëshira e njerëzve për me ikë. Shumica e qytetareve të këtij vendi nuk kanë ëndërruar as nuk janë angazhuar që ky vend të bëhet Kolumbi, por e ky vend të jetë Evropë”, përfundon ai.


Zgjodhi:Mimozë Lakna
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi