Ismail Kadare: Largimet nga Kosova ligshtim moral
Faqja 1 e 1

Ky çmim jepet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, ngjarja më e madhe letrare e Izraelit. Në ceremoninë e së dielës ishte edhe Presidenti izraelit.
Në një intervistë me telefon nga Parisi me Zërin e Amerikës, shkrimtari i shquar foli në fillim mbi përshtypjet nga vizita në Izrael.
Kadare: Unë kam qenë edhe herë tjetër në Izrael. Më bëri si gjithmonë përshtypje serioziteti i organizimeve të tilla. Ne ndonjëherë na bën përshtypje kjo, ndoshta ngaqë edhe nuk jemi mësuar me një qasje të tillë.
VoA: Në ceremoninë e çmimit ju zgjodhët të flisnit mes të tjerash për raportet e shkrimtarit me lirinë. Por do të dëshiroja t’ju pyesja për diçka tjetër që gjithashtu lidhet me lirinë. Shqiptarët e Kosovës e fituan lirinë jo shumë kohë më parë. Dhe, në vitet e para pati kthime në masë të njerëzve për të ndihmuar vendin e tyre të ri. Ndërsa tani shikojmë të kundërtën. Njerëzit po ikin. Si e shpjegoni ju gjithë këtë zhgënjim ndonëse në liri?
Kadare: Që të jem i sinqertë, unë nuk jam në gjendje ta shpjegoj plotësisht. Problemet që ka Kosova janë sigurisht probleme reale, të rënda disa herë. Kemi të njëjtat probleme pak a shumë edhe ne, pak a shumë Ballkani, pak a shumë një pjesë e Europës. Por ikja nga vendi nuk është zgjidhje, as ka qenë dhe as do të jetë zgjidhje. Kjo është jo ikje, por një lloj shpërngulje. Mësova me një trishtim të jashtëzakonshëm që midis të ikurve këto kohët e fundit janë gjashtë mijë fëmijë shqiptarë të shkollave. Kjo quhet, pra, jo ikje. Ajo nuk justifikohet, nuk përligjet vetëm nga arsyet ekonomike. Kjo është një lloj psikoze, një ligshtim moral shumë, shumë, shumë i trishtueshëm. Shpërngulja është një nga format më të rënda gjenocidale, nga format e shfarosjes së një kombi. Ajo çka i detyron ata duhet gjendur, mendoj. Nuk mund të ngrihen duart përpjetë nga askush, duke filluar nga njerëzit që drejtojnë Kosovën, tek ne të tjerët të gjithë. Kur them të gjithë, e kam fjalën te Shqipëria vetë, si shoqëri dhe si komb, te Shqipëria si shtet dhe si opinion publik, dhe këtu përfshij edhe veten time.
VoA: Ju flisni shpesh për Evropën, si shtëpia e madhe ku shqiptarët kanë vendin e tyre të natyrshëm. E megjithatë, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të vuajnë mjaft nga probleme të tilla si korrupsioni, varfëria ekonomike, politika e egër, mosfunksionimi i drejtësisë, prania në parlament e njerëzve të inkriminuar. A janë këto për ju një pengesë serioze për t’u integruar në Evropë, apo i shihni si pjesë të zhvillimit?
Kadare: Të gjitha këto që përmendët ju janë të vërteta, nuk janë të tepruara, por asnjëra prej këtyre arsyeve nuk është e tillë bindëse që të lëkundë qëndrimin shqiptar, strategjinë shqiptare ndaj Evropës. Mendoj se kjo duhet të jetë e padiskutueshme. Jo sepse Evropa është një lloj feje apo besimi fetar, por sepse është mundësia e vetme që na ka dhënë historia, natyra dhe fati ynë, siç thuhet shkurt. Të gjitha ato incidente që ndodhin dhe do të ndodhin në rrugën e popujve evropianë, ballkanikë, në rrugën e popullit shqiptar, nuk janë justifikim për zgjidhje të tilla radikale siç është dorëzimi përpara së keqes. Përkundrazi.
VoA: Ju përmendët në Jeruzalem çështjen e hapjes së dosjeve në Shqipëri, që e quajtët pjesë të shqyrtimit të ndërgjegjes. Kohët e fundit në Shqipëri përsëri po flitet për këtë temë. Çfarë duhet të ndodhë në politikën shqiptare që ky proces vërtet t’i shërbejë shqyrtimit të ndërgjegjes dhe të mos kthehet në një shfaqje politike?
Kadare: Ka shumë njerëz që nuk duan që dosjet të hapen, nuk duan që arkivat të hapen. Disa nuk duan me arsye, disa pa arsye. Për shumë njerëz do të ndodhë diçka e madhe, do të detyrohen të struken në këndet e padukshme të shoqërisë. Por le të bëjmë një pyetje: A është e mirë kjo gjë, apo është e keqe? A është e mirë që njerëzit, të cilët kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për një diktaturë të egër, që kanë qenë masha e saj, duart e saj të përgjakura, ose duart e saj të errëta, të tërhiqen në qoshe dhe të mos përzihen në jetën shqiptare? Unë mendoj se nuk ka asnjë të keqe në këtë gjë. Nga hapja e dosjeve vendi nuk humbet gjë. Gjermania e bëri këtë proces me një forcë shumë të madhe, sepse përmasat e së keqes ishin tepër të mëdha, të tmerrshme. E bëri dhe nuk humbi asgjë. Përkundrazi, një nga sekretet, shpjegimet, misteret e zhvillimit të jashtëzakonshëm gjerman sot në Evropë është pikërisht ky guxim për të shqyrtuar ndërgjegjen e vet dhe nuk ndodh ndonjë gjëmë, siç thuhet poshtë e përpjetë, me hapjen e këtyre dosjeve. Do të ndodhë vetëm një strukje e së keqes dhe kjo do t’i bëjë mirë kombit shqiptar.
Shkrimtari Ismail Kadare ishte para disa ditësh në Izrael, ku iu dorëzua Çmimi i Jeruzalemit për veprat që shprehin më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri. Ky çmim jepet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, ngjarja më e madhe letrare e Izraelit. Në ceremoninë e së dielës ishte edhe Presidenti izraelit. Në një intervistë me telefon nga Parisi me kolegun tonë Ilir Ikonomi, shkrimtari i shquar foli në fillim mbi përshtypjet nga vizita në Izrael.
Ky çmim jepet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, ngjarja më e madhe letrare e Izraelit. Në ceremoninë e së dielës ishte edhe Presidenti izraelit.
Në një intervistë me telefon nga Parisi me Zërin e Amerikës, shkrimtari i shquar foli në fillim mbi përshtypjet nga vizita në Izrael.
Kadare: Unë kam qenë edhe herë tjetër në Izrael. Më bëri si gjithmonë përshtypje serioziteti i organizimeve të tilla. Ne ndonjëherë na bën përshtypje kjo, ndoshta ngaqë edhe nuk jemi mësuar me një qasje të tillë.
VoA: Në ceremoninë e çmimit ju zgjodhët të flisnit mes të tjerash për raportet e shkrimtarit me lirinë. Por do të dëshiroja t’ju pyesja për diçka tjetër që gjithashtu lidhet me lirinë. Shqiptarët e Kosovës e fituan lirinë jo shumë kohë më parë. Dhe, në vitet e para pati kthime në masë të njerëzve për të ndihmuar vendin e tyre të ri. Ndërsa tani shikojmë të kundërtën. Njerëzit po ikin. Si e shpjegoni ju gjithë këtë zhgënjim ndonëse në liri?
Kadare: Që të jem i sinqertë, unë nuk jam në gjendje ta shpjegoj plotësisht. Problemet që ka Kosova janë sigurisht probleme reale, të rënda disa herë. Kemi të njëjtat probleme pak a shumë edhe ne, pak a shumë Ballkani, pak a shumë një pjesë e Europës. Por ikja nga vendi nuk është zgjidhje, as ka qenë dhe as do të jetë zgjidhje. Kjo është jo ikje, por një lloj shpërngulje. Mësova me një trishtim të jashtëzakonshëm që midis të ikurve këto kohët e fundit janë gjashtë mijë fëmijë shqiptarë të shkollave. Kjo quhet, pra, jo ikje. Ajo nuk justifikohet, nuk përligjet vetëm nga arsyet ekonomike. Kjo është një lloj psikoze, një ligshtim moral shumë, shumë, shumë i trishtueshëm. Shpërngulja është një nga format më të rënda gjenocidale, nga format e shfarosjes së një kombi. Ajo çka i detyron ata duhet gjendur, mendoj. Nuk mund të ngrihen duart përpjetë nga askush, duke filluar nga njerëzit që drejtojnë Kosovën, tek ne të tjerët të gjithë. Kur them të gjithë, e kam fjalën te Shqipëria vetë, si shoqëri dhe si komb, te Shqipëria si shtet dhe si opinion publik, dhe këtu përfshij edhe veten time.
VoA: Ju flisni shpesh për Evropën, si shtëpia e madhe ku shqiptarët kanë vendin e tyre të natyrshëm. E megjithatë, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të vuajnë mjaft nga probleme të tilla si korrupsioni, varfëria ekonomike, politika e egër, mosfunksionimi i drejtësisë, prania në parlament e njerëzve të inkriminuar. A janë këto për ju një pengesë serioze për t’u integruar në Evropë, apo i shihni si pjesë të zhvillimit?
Kadare: Të gjitha këto që përmendët ju janë të vërteta, nuk janë të tepruara, por asnjëra prej këtyre arsyeve nuk është e tillë bindëse që të lëkundë qëndrimin shqiptar, strategjinë shqiptare ndaj Evropës. Mendoj se kjo duhet të jetë e padiskutueshme. Jo sepse Evropa është një lloj feje apo besimi fetar, por sepse është mundësia e vetme që na ka dhënë historia, natyra dhe fati ynë, siç thuhet shkurt. Të gjitha ato incidente që ndodhin dhe do të ndodhin në rrugën e popujve evropianë, ballkanikë, në rrugën e popullit shqiptar, nuk janë justifikim për zgjidhje të tilla radikale siç është dorëzimi përpara së keqes. Përkundrazi.
VoA: Ju përmendët në Jeruzalem çështjen e hapjes së dosjeve në Shqipëri, që e quajtët pjesë të shqyrtimit të ndërgjegjes. Kohët e fundit në Shqipëri përsëri po flitet për këtë temë. Çfarë duhet të ndodhë në politikën shqiptare që ky proces vërtet t’i shërbejë shqyrtimit të ndërgjegjes dhe të mos kthehet në një shfaqje politike?
Kadare: Ka shumë njerëz që nuk duan që dosjet të hapen, nuk duan që arkivat të hapen. Disa nuk duan me arsye, disa pa arsye. Për shumë njerëz do të ndodhë diçka e madhe, do të detyrohen të struken në këndet e padukshme të shoqërisë. Por le të bëjmë një pyetje: A është e mirë kjo gjë, apo është e keqe? A është e mirë që njerëzit, të cilët kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për një diktaturë të egër, që kanë qenë masha e saj, duart e saj të përgjakura, ose duart e saj të errëta, të tërhiqen në qoshe dhe të mos përzihen në jetën shqiptare? Unë mendoj se nuk ka asnjë të keqe në këtë gjë. Nga hapja e dosjeve vendi nuk humbet gjë. Gjermania e bëri këtë proces me një forcë shumë të madhe, sepse përmasat e së keqes ishin tepër të mëdha, të tmerrshme. E bëri dhe nuk humbi asgjë. Përkundrazi, një nga sekretet, shpjegimet, misteret e zhvillimit të jashtëzakonshëm gjerman sot në Evropë është pikërisht ky guxim për të shqyrtuar ndërgjegjen e vet dhe nuk ndodh ndonjë gjëmë, siç thuhet poshtë e përpjetë, me hapjen e këtyre dosjeve. Do të ndodhë vetëm një strukje e së keqes dhe kjo do t’i bëjë mirë kombit shqiptar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismail Kadare: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ndjehen të diskriminuara
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
» Ismail Kadare: Adhurimi i Shqipërisë antikastriotiane
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
» Ismail Kadare kandidat për President?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi