Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit!

Shko poshtë

Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit! Empty Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 12, 2015 1:41 am

Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit! 397834_255409381199566_1736161181_n



Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit!
Qazim Najgoraliu: Isa Mustafa shpëtimtari i Hashim Thaqit! 10407613_826107447463087_1864835281315362219_n
Përse Hashim Thaqi, hoqi dorë nga kryeministri, përderisa Isa Mustafa, ishte i gatshëm të pranonte edhe më pak se kryeministër, vetëm për të mos shkuar në zgjedhje?!
Hashim Thaqi, hoqi dorë nga kryeministri, nga premtimet marramendëse për vende pune dhe për ngritje të rrogave, të cilat i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

Me këtë rastë, Isa, merrë përsipër për të shpëtuar Thaqin, nga pamundësia e realizimit të këtyre premtimeve dhe mbetet tutela e Hashimit dhe kështu do ta mbajnë (shpëtojnë) njëri tjetrin edhe në të ardhmen.
Hashim Thaqi, kishte nevoj për ndihmën e Isa Mustafës, për ta larguar Fatmir Sejdiun, edhe nga kreu i LDK-së dhe nga politika në përgjithësi, ngase Presidenti Fatmir Sejdiu, ishte bërë pengesë e realizimit të planeve anti-LDK. Po përmendi vetëm disa nga të shumtat: Kishte filluar për të ofruar disa kuadra dhe luftëtarë të FARK-ut, si dhe po punonte për sistemimin dhe strukturimin e tyre, i kishte shpallë disa edhe heronjë, kishte dekoruar luftëtarë të lirisë, përkrahës të vijës institucionale dhe të Presidentit Rugova. Por më e pa pranueshmja për SHIK-un dhe PDK-në, ishte inkurajimi për hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike dhe këtë e kishte bërë edhe nëpërmjet një deklarate publike, se "vrasjet politike, nuk jan kryer nga jashtëtokësorët", si përgjigjeje ndaj kërkesave të Thaqit që të distancohet nga deklaratat e Bllaces dhe doli ashtu si e kishte thënë Presidenti Sejdiu, sepse nga rasti Bllaca, u denuan disa fajtorë të vrasjeve poltike në Kosovë.
Këta (Hashimi dhe Isa), kishin një koalicion dhe marrëveshje të fshehtë, që në kohën para ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Kritikat e Isa Mustafës, kundër Hashim Thaqit dhe PDK-së, nuk i dëgjuam pas ardhjes në krye të LDK-së si parti opozitare. Hashimin e mbajti në pushtet plotë 4 vite të mandatit të tijë dhe propaganda e Isasë për shkurtim mandatit mbeti vetëm frazë boshe.
Përse Isa Mustafa, nuk e rrëzoj qeverinë Thaqi, por e ndihmoj Thaqin për ta rrëzuar parlamentin e Kosovës? Fatkeqësisht, të papjekur dhe të padijshëm, u treguan pothuaj të gjithë deputetët e LDK-së dhe të partive tjera në Kuvendë dhe e hangrën këtë karrem të Hashimit dhe të Isasë!

Isa Mustafës, i duheshin zgjedhjet parlamentare, para se të vinte koha e zgjedhjeve në LDK, sepse pas shumë gabimeve politike, të bëra me vetëdije si lider i opozitës, humbjes së Prishtinës dhe të deklaratave të tijë, se, duhet të dorëhiqet secili që nuk fiton zgjedhjet, paknaqësitë, kritikat dhe kërkesat, ishin shtuar në masë të madhe dhe nuk pritej të zgjedhej kryetarë i partisë, kurse Hashim Thaqit i duhej të fitonte koh për mos themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, me kusht që të dilte fitimtarë në këto zgjedhje, përndryshe, nëse do të votohej themelimi i kësaj Gjykate, do të rrezikonte të mos i fitonte zgjedhjet.
Isa Mustafa, pasi Thaqi, përfundoj mandatin qeverisësë deri në fundë, realizoi marrëveshjen mëhershme për të zgjedhur institucionet e Kosovës. Isa Mustafa ishte i gatëshëm të pranonte shumë më pak sesa kryeministër, vetëm për të mos shkuar në zgjedhje, sespe nuk e kishte të sigurt se do të rikandidohej nga LDK dhe ishte i vetëdijshëm se, edhe po të rikandidohej nuk do të fitonte për kryeministër. Pra ishte i vetëdijshëm, se fiaskon e madhe, do ta pësonte edhe për shkakë të koaliconit VLAN, me kryeminstër Haradinajn dhe zgjatjes së krizës institucionale. 
Hashim Thaqi, e dinte këtë, por përse nuk këmbënguli për të mos dhënë kryeministrin, kurse dihej se me propozimin e PDK-së, Isa mundë të zgjidhej kryetarë i parlamentit, ku e shihte veten më komod. Me këtë rastë, Isa merrë përsëpër për të shpëtuar Thaqin, nga premtimet marramendëse për vende pune dhe për ngritje të rrogave, të cilat i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Kështu që, me këtë bugjet të Kosovës, pa riprodukt, pa zhvillim ekonomik, pa të punësuarë, nga krijohen edhe kontributet për shtetin, nuk do të mundë të realizoheshin këto premtime, kështu që Isa, tani del si pararoj e Thaqit, për ta shpëtuar nga kjo e keqe. Shumë shpeshë, është dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore, nga zgjedhës, duke thënë se, mbas këtyre premtimeve të Thaqit, është i marrë, ai i cili nuk ia jep voten, edhe pse e dijmë se është e pamundshme, por ai duhet të i realizoj këto premtime. Tani Hashim Thaqi, do të arsyetoj vehten dhe partin e tijë, se nuk është kryeministër për të realizuar këto premtime.

Isa Mustafa, i cili përdori makinacionet, që me të gjitha mjetet, (pasi humbi me votën e lirë), të vijë dhe të qëndroj në pushtetin e ndërtuar, me, partinë me njerzë, të ngarkuar me afera të shumta korruptive e kriminale dhe të padëshiruar nga elektorati i LDK-së, duke votuar dhe zgjedhur për kryekuvendarë, pa e kushtëzuar njeriun, i cili ka udhëheqë një organizatë ilegale (kriminale) të quajtur SHIK dhe i cili pretendon, se, SHIK-u, ishte më i fuqishëm se shërbimi sekret Serb dhe pretendon se i di të gjitha, e në bazë të kësaj, ai duhet të dijë, të ket informata dhe të jet përgjegjës për vrasjet politike gjatë luftës dhe pas luftës dhe të tregoj për listën e përpiluar për likuidimin e veprimtarve të LDK-së.
Gjithashtu loja, për emrimin e ministrave dhe të zëvendës ministrave, është një tjetër lojë e ndytë e kryeministrit Mustafa, për të arritur largimin nga deputeti, i të gjithë atyre, që, nuk i konsideron të afërt të tijë dhe të kushtëzoj secilin, që nesër të jetë përkrahës i tijë, duke i joshë, me emrime në ministri, dikastere të ndryshme, në borde, etj., si dhe punësimin e të afërmëve të tyre.
LDK, humbi shansin për të kushtëzuar ndërtimin e një qeverie me duar të pastra, për të zbuluar vrasjet politike, pra humbi shansin për realizimin e ideve që kishte premtuar gjatë fushatës!

Qazim Bajgoraliu
Kryetarë i LDK-së, Dega në Gjermani, 
gjegjësisht anëtarë i KP.



Ldk Dega Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi