Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Guta
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Guta
Hafiz Ymer Guta (1860-1963) |
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Hafiz Ymer Guta, hoxha gjakovar, ishte fetar e atdhetar, trim e guximtar, pleqnar e pajtimtar, dijetar e luftëtar…
Lindi në Gjakovë në vitin 1860. Qysh në fëmijëri dallohej për disa veçori, ishte shumë i zgjuar, për mësime i dalluar, për trimëri i pa krahasuar…
Mësimet fillestare i kreu në një nga mejtepet e shumta të Gjakovës. Krahas mësimeve në mejtep, sipas programit arsimor të kohës, arriti të bëhet Hafiz, pra të mësoi përmendësh, Kur’anin e madhnueshëm, kur ishte në moshën dhjetë vjeçare, në vitin 1870.
Po në Gjakovë, Hafiz Ymer Guta i vazhdoj studimet në Medresën e Vogël të Gjakovës, ku edhe diplomoi pranë dijetarit të shquar, Myderriz Fetah Efendi Buza, tek i cili kishte mësuar përmendësh Kur’anin e madhëruar ….
Medreseja e Vogël e Gjakovës, që nga themelimi, pas vitit 1800, nën drejtimin e Myderriz Tahir Efendi Gjakovës, krahas Medresës së Madhe, që nga themelimi, pas vitit 1700, nën drejtimin e Myderriz Yvejs Efendiut, ishte një nga institucionet arsimore-kulturore ndër më të njohura në trojet shqiptare. Prej këtyre dy medreseve të famshme, për dy-tre shekuj, prej tyre kanë dalë shumë hafizë e myderrizë, dijetarë e atdhetarë, të cilët Gjakovës, Kosovës, faqën ia kanë zbardhë…
Hafiz Ymer Guta, përveç veprimtarisë fetare, është i njohur aq më shumë për veprimtarinë atdhetare…
Për veprimtarinë atdhetare disa herë është prangosur, është burgosur, është plagosur…! Është prangosur, është burgosur, është plagosur në kohën e Turqisë, nën pushtimin e Sërbisë, të Austro-Hungarisë…
Në vitin 1903, në kohën e Turqisë, Hafiz Ymer Guta së bashku me udhëheqësit fetarë e atdhetarë të Gjakovës, si Myderriz Myrteza Efendi Luzha, Hasan Aga, biri i Fetah Zekës, Selim Mula, Haxhi Jonuzi etj. u prangosën, u burgosën, internuen, u dënuan me dy vjetë burg, burg të rëndë, të zi, në Kastamoni…
Hafiz Ymer Guta ishte ndër të parët në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që nga Besëlidhja Shqiptare “Besa-Besë” ose “Lidhja e Pejës” 1899, deri në Kuvendin e Junikut, me 1912…
Ka qenë një nga themeluesit dhe udhëheqës i organizatës me ndikim “Islihati”, që ishte një lëvizje e madhe për pajtim…
Në vitin 1912, në Kalanë e Shkodrës “Rozafat” ishte Hafiz Guta që ngriti Flamurin Kombëtar dhe mbajti fjalën kryesore, që i frymëzojë shkodranët, të cilët e kanë përmendur me nderim, ndër vite, Hoxhën, Hafiz Ymer Guta, që s’dinte ç’është tuta, këtë hoxhë të Gjakovës, këtë burrë të Kosovës…
Në kohën e Sërbisë, të Austro-Hungarisë, në kohën e Krajlit, si gjithnjë, Hafiz Ymer Guta ishte në ballë, si një shqipe e malit…
Ka shërbye në disa xhami të Gjakovës, deri edhe në xhaminë kryesore të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, si imam, hatib, predikues, ku asnjëherë nuk e frikësoi asnjë pushtues…
Në kohën e komunizmit, Hafiz Ymer Guta edhe pse ishte plakur, e kishte rrokur pleqëria, thoshte hapur:
“Shkoi fashizmi-erdhi komunizmi, por jo lirija, na dan nga nona, Shqipnija…”
Ndrroi jetë në vitin 1963, në Gjakovë, moshën 103 vjeçare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu
» Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi
» Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
» Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi