Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:06 pm


Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni U1_YmerPrizreni
Ymer Prizreni (1821-1887)
HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Haxhi Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore fetare-kombëtare të historisë shqiptare; është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…
Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…
Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll…
Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëtijen kombëtare…

U lind në vitin 1821 në katundin Zgatar të Opojës. Ky katund, një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, përmendet në një regjistrim që ka bërë administrate shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571.
Rrjedh prej një familje intelektuale, bujare, fetare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu, ishte hoxhë, myderriz. Hoxhë, myderriz ishte edhe gjyshi i tij, Ali Efendi Nuhiu, i cili është themelues i Xhamisë në katundin Zgatar, me 10 Maj 1814.
Haxhi Ymer Prizreni mësimet fillestare i kreu në Prizren, ku i mbaroi edhe ato të mesme në Medresenë “Mehmed Pasha”. Mësimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi drejtësinë, teologjinë dhe filozofinë.
Pas studimeve në Stamboll, Haxhi Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku ka shërbye si Myderriz në Medresenë “Mehmed Pasha”, Imam në Xhaminë “Bajrakli”, Myfti i Prizrenit.
Në vitin 1877 zgjedhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlsin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të quhej me mbiemrin Prizreni…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë edhe Shejh, udhëheqës shpirtëror i tarikatit Nakshibendi, ku aderonin shumë ulema të njohur të Prizrenit e të qyteteve tjera, ndër ta vlen të përmenden, Shuaib Agë Spahiu, Kryetar i Komitetit të Degës së Lidhjes së Lidjes së Prizrenit në Prizren, Myftiu i Gjakovës, Myderrizi, Ismail Efendi Yvejsi, Kadiu i Gjakovës, Ahmed Efendi Korenica etj. Sipas parimit të kësaj rruge shpirtërore:
“Njohuritë e jashtme janë për botën, ndërsa njohuritë e
brendshme janë për Zotin”.
Me këto dy njohuri, Haxhi Ymeri veproi në vazhdimësi, gjatë tërë jetës së tij, në dobi të çështjes kombëtare e fetare…
Mjerisht, për shkak të kompleksit të inferioritetit tek shumica e intelektualëve shqiptarë, shumica prej tyre të dominuar nga mendimi sekularist, që ka për themel degradimin e qenies njerëzore, prej një qenie metafizike, mënjanimi i vlerave fetare të individëve, grupeve apo një populli të tërë, duket që bëhet me qëllim, sepse këto vlera prej tyre konsiderohen si pengesë e zhvillimit, përparimit dhe civilizimit….
Civilizimi është formuar si mjet në shërbim të njeriut. Vlerat fetare e ndihmojnë njeriun në përsosjen e tij shpirtërore e morale...
Në shoqërinë amerikane, po edhe të shumë vendeve të tjera perëndimore, vlerat fetare hebraiko-krishtere i kanë maksimalisht të institucionalizuara , e ne pse të veprojmë ndryshe?!
Do të jemi të lirë vetëm duke i shërbyer së vërtetës...Të vërtetën duhet ta shpallim, se, megjithatë, ka njerëz që janë të gatshëm ta dëgjojnë e ta pranojnë...!
Haxhi Ymer Prizreni, pjekurinë, madhështinë e tij e dëshmoi kur përfaqësuesit e popullit arriti t’i bashkoi. I bashkoi si me qenë nji – në Xhaminë ”Bajrakli”, në Prizren, në t’madhnueshmin Kuvend…
Haxhi Ymer Prizreni ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit...
Lidhja e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes së Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën, sepse Shqipnisë, shqiptarëve ia kishin përgatitë gropën…
Ishte jehona e Lidhja Shqiptare të Prizrenit ajo e cila e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi…
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye me Haxhi Ymerin, e çoj , e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i udhëheqësit të saj, Haxhi Ymer Prizreni, që ishte mendja dhe zemra e kësaj Besëlidhje, përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Në një poezi, këngë trimërie popullore, që i kushtohet Haxhi Ymer Prizrenit, para betejës në Qafë t’Morinës, afër Gjakovës, pranverë, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur: mençuria, guximi, drejtësia dhe trimnija e Haxhi Ymerit…

Kush ja jep mretit ni plum

(Kushtuar: Myderriz Ymer Prizrenit)

Ymer Efenija, trim shqiptar,
Sylejmani ni komandar,
I tubuan tre mi’ luftarë,
Tanë malsorë, n’plisa t’bardhë,
N’Qafë t’Morinës kokan dalë,
Sylejmani majti fjalë:
- Ngoni ju vllazën shqiptarë,
Do t’i dalim turkut përballë;
Dervish Pasha n’Gjakovë a ardhë,
Për m’i zanë krent, m’i vjerr’ vet,
Me coptue kët ven t’shkretë.
- Efeni, çka me ba,
A ban turkut pushkë m’i ra?
Myderrizi kish pas thanë:
- Kur asht fjala për vatan,
Jo veç turkut e atij tjetrit,
Po ni plum kush ja jep mretit,
Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
Fjalët e hoxhës kur i nguen
Të tanë burrat n’kam u çuen,
Lidhën Besë e pajtuen gjaqe,
- Me ven tonë s’ka pazarllaqe...!
S’njohim pashë, kral as mbret/
Venin tonë e sunojmë vet!”

Haxhi Ymer Prizreni ndrroi jetë në Ulqin, me 12 Qershor 1887, pas një atentati, që iu bë te pragu i shtëpisë ku banonte, duke u kthye prej xhamisë, ku sapo kishte falur namazin e jacisë, teravisë, ishte muaji i bekuem Ramazan, 1304…
Në varrin, ku pushon trupi i Haxhi Ymerit, mbi një pllakë mermeri është skalitur në osmanisht ky mbishkrim:

”Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhí Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiçyn Elfatiha
Sene 1304”.

Në gjuhën shqipe do të thotë:

“ Zoti është krijues i të gjithave
I ndjeri i mëshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni për shpirtin e tij
Viti 1304 h”.

Unë jam shumë i vogël me shkrue për këtë burrë të madh, me gjithë këtë, Haxhi Ymer Prizreni, kurrsesi nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse kështu e fshehim të vërtetën, e harrojmë vetveten…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


”.
Adanës, në qytetin Nibs në Anadoll”. Atje vdiq në rrethana të pasqaruara. Dhe, këtu
duhet të theksohet fakti se: Fuqitë e Mëdha evropiane nuk ndërmorën asgjë kundër
barbarizmit të Dervish Pashës në Kosovë e gjetkë në Shqipëri në prill - maj 1881, dhe as
nuk do të hapin gojën kundër arrestimeve, burgosjeve e internimeve mizore të
veprimtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – vinte në spikamë El-Vakaié e datës 21
korrik 1881.
Të sjellim edhe faktin se, më 19 gusht 1881, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, mbi bazë të
kërkesës së Dervish Pashës, të 8 korrikut 1881, dënoi me internim “jashtë vendit të tyre”
- në Merash të Aleksandrisë, dy përcjellësit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit nga
Bytyçi i Pukës deri në Shkodër, në rrugë për arratisje në Ulqin.
Për jetën e Myderriz Ymer Prizrenit në Ulqin njohim pak të dhëna të shkruara, por
kujtesa historike është e pasur. Duke u mbështetur në përmbajtjen dhe në kuptimin e
nocioneve: “pribjeshta” dhe “pribjelishtva” të telegramit të vojvodës Sima Popoviq, të
6/18 majit 1881, Myderrizi i Madh, Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mundur në
fushë të luftës nga ushtria perandorake osmane, me ndjenjën e personalitetit të madh të
tradhtuar nga Sulltan Abdylhamidi, nga Mali i Zi kërkoi ndorje për t’u strehuar në gjirin
vëllazëror të familjes së Hoxhës t’Madh të Ulqinit, myderrizit Salih Efendi Hylja, me
virtyte e tipare shqiptare shumë të ngjashme me të myderriz Ymer Efendi Prizrenit.
Nga të dhënat e vjela nga kujtesa historike mund të konstatohet se myderrizi Haxhí Ymer
Efendi Prizreni në Ulqin fillimisht jetoi në gjirin e familjes së myderrizit Sali Efendisë, i
cili me presion të drejtpërdrejtë të Knjaz Nikollës do të emigrojë në Shkodër. Pastaj
të çdo shqiptari të luftojë kundër Turqisë - për bashkimin, për lirinë dhe për autonominë
e Shqipërisë, të shpallur në fille të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, korrespondon mirë me
mesazhin e këngës popullore për Haxhí Ymer Prizrenin, me titull: “Kush ja jep Mbretit
ni plum”, ku poeti popullor spikatë me përloteni mendimin politik dhe programin
luftarak çlirimtar të Myderriz Ymer Prizrenit. Në këngë, midis të tjerash, thuhej: “Efendi,
na çka me ba, /A ban turkut pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ - Kur asht fjala
për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkue në
lula të xhenetit!/ Fjalt e hoxhës kur i nguen,/ Të tanë burrat n’kamë u çuen,/ Lidhën
besën e pajtuen gjaqe, - Me vent tonë s’ka pazarllaqe! S’njohim pashë, kral as mbret,/
Venin tonë e sunojmë vet!”
Tradita thotë: Nuk mbeti asnjë vëllazëri ulqinake të mos e ketë pasur anëtar nderi të
familjes Hoxhën e Madh, Urtakun e shenjtë, apostullin e kombit shqiptar dhe "nuk
mbahet në mend në Ulqin të ketë pasur raste gëzimi familjare, apo edhe hidhërimi, e në
mesin e të ftuarve të mos ishte edhe Haxhí Ymer Prizreni."
Si mësues i vërtetë, në çdo familje ulqinake, mbolli dituri fetare dhe edukatë kombëtare
shqiptare, veçanërisht dashurinë për gjuhën shqipe. “Mbi gjuhën, dhe vetëm mbi gjuhën,
është e ardhmja e kombit tonë...!” - e përsëriste në xhami e në ndeja. Në vitin 1884,
Turqia dërgoi një përfaqësues të saj në Mal të Zi të bindë Ymer Prizrenin të kthehej në
Prizren, duke i premtuar rrogë dhe jetë të qetë, por të gjitha këto ai i refuzoi
kategorikisht. Ndërkaq, sipas studiuesit të mirënjohur të Lidhjes, Xhafer Belegut:
Sulltani i dërgoi në Ulqin një “njeri të posaçëm”. Ai u përpoq ta binte Ymer se “Sulltani
të do fort e dëshiron të shkosh në Stamboll se ka me ju emnue Sheh-Islam.” HaxhR

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:08 pm

Page 30
Ymeri do t’i përgjegjet vendosmërisht: “Shko nga erdhe se sikur edhe në fron të vet të
më vijë Sulltani nuk due të di mâ për Turqin!”
Myderriz Ymer Prizreni nuk do të pushojë së vepruari për ta mbajtur gjallë frymën e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndaj pa hezitim mund të thuhet se për likuidimin fizik të
Tij, përpos Sulltanit dhe Portës së Lartë, këso kohe, ishin të interesuara jetësisht: Rusia,
Malin e Zi dhe Serbia. Kujtesa historike në Ulqin fletqartë se: Hoxha i Madh - Procesin
gjyqësor të Prizrenit kundër Sylejman Vokshit, bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij,
më 29 shtator - 30 dhjetor 1885, e përjetoi grusht vendimtar të Sulltanit dhe të Portës së
Lartë mbi frymëmarrjen e fundit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmes grykëve të
pushkëve të ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Realisht, me rastin e gjykimit të Sylejman Vokshit, dëshmitari Abdyl Shollo nga Prizreni
në deponimin e 3 tetorit 1885, midis të tjerash, për Ymer Prizrenin, do të konstatojë: “Po
ky, Sylejman Vokshi, ka qenë vegla më aktive e veprimtarisë antiqeveritare e të mallkuar
të Myderriz Haxhí Ymer Efendiut, që njihet njëri nga eksponentët më të mëdhenj të ish-
Lidhjes, që sot ndodhet i arratisur në Mal të Zi.
Shkurt, Sylejman Vokshi pat marrë mësim nga i arratisuri Haxhí Ymer Efendiu, që të
mos i bindet qeverisë perandorake dhe t’ia prishë vazhdimisht qetësinë e rendin
(publik); qysh nga ajo kohë ai, pa pushuar as edhe një çast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh
dhe intrigash antishtetërore si edhe veprime (të tjera) kryengritëse në çdo anë të mbarë
Gegërisë dhe ka qenë prej kohësh kryetar i krerëve të rebelëve”.
Së këndejmi, procesverbalet, urdhëresat dhe vendimet e Gjykatës Ushtarake të Prizrenit,
të Komandës së Jashtëzakonshme Ushtarake të Prizrenit, të Këshillit Administrativ të
Gjakovës dhe të Gjykatës Ushtarake të Stambollit për Procesin gjyqësor të Sylejman
Vokshit flasin qartë se ai ishte GJYQ për veprimtarinë politike e luftarake të Myderriz
Ymer Efendi Prizrenit, ishte reminishencë gjyqësore për dënimin me vdekje, në
mungesë, të Ymer Prizrenit, shuguruar në Procesin gjyqësor kundër Komitetit të Degës
së Lidhjes së Prizrenit e të Abdyl Frashërit në Gjykatën Ushtarake të Prizrenit, dhe
kundër anëtarëve të Komitetit të Degës së Lidhjes së Shkodrës, nga Gjyqi Ushtarak në
Shkodër. Këtu e tutje, Hoxha i Madh i Prizrenit fliste hapur për dëmet që Shqipërisë dhe
kombit shqiptar i solli politika dritëshkurtër e Portës së Lartë, kurse në Sulltan
Abdylhamidin shihte mjetin në duar të Rusisë, për perspektivat e politikës pansllaviste në
Shqipëri e më gjerë, në Perandorinë Osmane.
Thuhet se priste e përcillte personalitete osmane, ithtarë të themeluesit të rendit
kushtetutar të vitit 1876, Mit'had Pashës, përkatësisht kundërshtarë të pushtetit autokrat
të Sulltan Abdylhamidit, të cilët jetonin në ekzil, në Paris e gjetkë në Evropë, midis të të
cilëve kishte edhe shqiptarë, ndjekës të mendimit politik të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Dhe, tashti, posaçërisht i forcoi lidhjet me Tiranën, Shkodrën dhe Pejën. Dihet,
sigurt, se takimet politike ilegale me personalitetet e rëndësishme i mbante në Odën e
Tahir Mulla Beqirit dhe në Odën e Kadisë së Mujalëve.
Aktiviteti politik i Myderriz Ymer Prizrenit drejt ringritjes së Lidhjes Shqiptare ra në sy
edhe të diplomacive evropiane. Kjo mund të vigjilohet nga informata e konsullit të

Page 31
përgjitshem austro-hungarez në tokat shqiptare historike dhe etnike, me seli në Shkodër,
Lippick, të 1 qershorit 1886. Ai informonte Kontin Kalnoky në Vjenë se që nga tetori
1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese “në lidhje me projektin e kryengritjes së
Shqipërisë së Mesme” kundër Perandorisë Osmane.
Këto organizime i mori mbi vete i ashtuquajturi “Komiteti Shqiptar i Korfuzit”,
mekanizëm organizativ ky i Athinës zyrtare. Në krye të përpjekjeve Athina vuri të riun
ambicioz, Gani be Toptanin, nga Tirana, kurse konsulli grek, Mitzakis, lidhi për planet e
Athinës edhe personalitete nga Shkodra e më gjerë. Lippick, midis të tjerash, informonte:
“Përsa i përket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj më siguroi se ai nuk sjell të holla
vetëm prej Malit të Zi në Shkodër por edhe prej këndej atje, se në Shkodër, u kishte bërë
dhurata në të holla shumë personave të ndryshëm që nuk janë zbuluar ende dhe se kishte
vënë kontakt me një hoxhë prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), që njihej i
dyshimtë, për të bindur me dijen e Cetinjës, ish - kryetarin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, Shehun Omer Efendi, që qe arratisur n’Ulqin, për të marrë pjesë në lëvizjen
që pritej dhe për të influencuar bashkatdhetarët e tij të ngushtë në Dibër, Tetovë, Lumë
etj.” Konsulli Lippick e përmbylli informatën me konstatimin se: “Adjutanti i Sulltanit,
Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash së fundi është pritur të vijë prej Cetinje këtu (në
Shkodër), duhet të ketë urdhër në lidhje me komplotin e dështuar, me ankesat kundrejt
Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pashën etj.”
Mund të konstatojmë se vetëm faktet që u sollën për interesimet e Athinës dhe të
Cetinjës, për ta lidhur Myderriz Ymer Prizrenin për vete, do të mjaftonin si pretekst për
ta privuar nga jeta myderriz Sheh Ymer Prizrenin. Ndaj, çështja se cila makineri
antishqiptare turke apo sllavo-greke e likuidoi Myderriz Ymer Prizrenin mbetët për t'u
ndriçuar.
Këtu, megjithatë, duhet të saktësohet se kujtesa historike në Ulqin thotë: "Është folur se,
pas një takimi me një njeri të Haxhí Zekës nga Peja, pak kohë para vdekjes, të jetë
dëgjuar shpesh duke u betuar se ka për ta ringritur Lidhjen Shqiptare edhe më të fortë se
atë të Prizrenit, por tashti, duke u mbështetur në armiqtë e Turqisë, në Evropë..."
Sipas kujtesës më të përgjithësuar në Ulqin, Myderriz Ymer Prizreni u godit për vdekje
para derës së dhomës ku banonte, pikërisht sapo kthehej nga namazi i jacisë, pra në
terrin e parë. Atentatori, sipas të gjithë gjasash, e mori arkivin komplet të Myderriz Ymer
Prizrenit, dhe me këtë akt në njëfarëdore e realizoi dëshirën ose e materializoi frikën e
Dervish Pashës, më 1881, se “dokumente tepër të rëndësishme për qeverinë turke” që i
kishte me vete, “me vrasjen e Ymerit (…) do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi
që t’i keqpërdorte”.

Page 32
Varri dhe eshtrat e Ymer Prizrenit
Ekzaminimi shkencor i skeletit të trupit të Ymer Prizrenit nga Janosh Nemeshker, ka
dhënë diagnoza të ndryshimeve patologjike në trupin e Myderriz Ymer Prizrenit, si
pasojë e veprimtarisë së tij të përhershme, moshës midis 63-68 vjeç dhe të një ataku
mekanik: Spondylarthrozis (Shkalla e peshës: ++), Arthrosis gen.(Shkalla e peshës:
+++), Periostitis man.(Shkalla e peshës: ++) dhe Status post fracturom vert.
Lumb.(Shkalla e peshës: ++++). Shpjegimi për diagnozën e fundit është: "Në unazën
lumbale 4 dhe 5, sipas foramen vertebrales, është konstatuar fraktura në sipërfaqe,
kurse reaksioni nuk mund të konstatohet dhe supozohet se kjo është bërë mu në prag të
vdekjes".
Për shkakun e vdekjes së Myderriz Ymer Prizrenit dha mendimin edhe eksperti mjeko-
ligjor, dr. Fadil Batalli. Atij iu prezantua materiali “nga momenti i çfarosjes së Ymer
Prizrenit në formë të foto-dokumentacionit” dhe, pasi e studioi lëndën, konstatoi:
Pajtohem me konstatimete J. Nemeshker: Thyerja e unazës së katërt dhe të pestë lumbale
dhe dëmtimi i dhëmbëve në nofullën e epërme në anën e majtë janë shkaktuar para
vdekjes - “me veprime mekanike me mjet të fortë, të rëndë (topitur)” dhe konkludoi:
“D.m.th. Ekziston lidhje engushtë kauzale në mes të dëmtimeve të lartpërmendura si dhe
shkakut të vdekjes”.
Martiri Myderriz Ymer Prizreni, me kërkesë të tij, u soll i sëmurë nga plagët e rënda në
gjirin e familjes së Mullabeqirëve dhe meqë parandjeu qartë vdekjen e paevitueshme, “e
la me gojë: të varroset në Varret e Mollabeqirëve”. Për organizimin meritor të
ceremonisë së varrimit të Hoxhës së Madh, sipas kujtesës historike, u angazhua tërë
Ulqini, por barrën organizative e barti Tahir Mollabeqiri. Nga të gjitha minaret e
xhamive të Ulqinit u thirr salla e vdekjes (temxhit) për Burrin e Dheut, për Kryetarin e
Parë e të vetëm të Shqipërisë Etnike, e cila, në kohën kur u likuidua Kryetari i saj i
papushtueshëm, kishte 90 100 km
2
, dhe pikërisht: Vilajeti i Kosovës me 32 900 km
2
, i
Shkodrës me 28 500 km
2
, i Manastirit me 10 800 km
2
dhe i Janinës me 17 900 km
2
.
Toka shqiptare kishte edhe në Vilajetin e Selanikut.

Page 33
Qytetarët e Ulqinit e varrosën Ymer Efendinë me nderime të larta, asnjëherë më të
përsëritura. Me këtë çmohej lart vepra e madhe fetare e kombëtare dhe madhështore e
këtij luftëtari të paepur fetar e kombëtar. Dhe, tradita ruan kujtimin e hidhur, por krenar:
“Kur po e dërgonin në Varrezë trupin e Hoxhës t’Madh, u mbyllën të gjitha dyqanet dhe
i madh e i vogël iu bashkua xhematit të Haxhí Ymerit. Edhe gratë e Ulqinit dolën nëpër
deriçka, me rroba të rangëve, për t’ia bërë nderimin e fundit Hoxhës t’Madh...!”
Trupi i Myderriz Ymer Prizrenit u mboll në dheun e Ulqinit, përjetësisht,kurse
adhuruesit i ngritën arkën e varrit dhe monumentin mbivarrezor – nishanin në pllakë
mermeri: 34 x74 cm, në të cilën skalitën mbishkrimin osmanisht:
“Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhí Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiçyn Elfatiha
Sene 1304”.
Në kuptimin shqip, do të thotë:
“ Zoti është krijues i të gjithave
I ndjeri i mëshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni për shpirtin e tij

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:09 pm

Viti 1304 h”.
Nga përmbajtja e nishanit nuk mund të mësojmë për datën dhe muajin, madje nuk mund
të caktojmë saktësisht as vitin e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit. Kjo do të bëhet
më e qartë sapo ta kuptojmë se viti hixhri 1304 fillon më 31 shtator 1886 dhe përfundon
më 21 gusht 1887. Dhe, së fundi, fati e deshi që vetëm më 24 maj 2002 të zbulojmë qartë
ditën, datën, muajin dhe vitin e vdekjes së të madhit Haxhí Ymer Efendi Prizreni.
Dokumentin osmanisht, që ruajti këtë datë, e siguroi mr. Enver Baftiu. Ai i përket gruas
së Ymer Prizrenit, opojares Fatime Murat Aga dhe mban datën 13 ramazan 1307, që do
të thotë: 3 maj 1890. Fatimja, midis të tjerash,vinte në pah se është e veja e Myderriz
Ymer Prizrenit, i arratisur në qytetin Ulqin dhe për vdekjen e tij, saktësoi: “yç yüz dert
senesi ramadani ºerifen yegermi ģyni ve fati iden Haci Ümer Efendi ibni Sülejman
Efendi”, që do të thotë: Haxhí Ymer Efendia, i biri i Sylejman Efendisë, ndërroi jetë në

Page 34
ditën e njëzet të ramazanit të madhërueshëm të vitit treqind e katër. Muaji ramazan është
muaji i nëntë islam – hixhri, kurse viti 304 është viti 1304. Ndaj, barazuar me kalendarin
gregorian, del: 20 ramazan 1304 është baras me ditën e diele, 12 qershor
1887.
Ta përmbyllim. Hoxha i Madh i Prizrenit, Myderrizi i famshëm i Medresesë së Mehmet
Pashës, themeluesi dhe strategu ideor, politik e ushtarak – Ora, Zemra dhe Shpirti i
Lidhjes Shqitpare të Prizrenit 1877-1887, Kryetari i Parë dhe i vetëm i Shqipërisë Etnike
të fillimvitit 1881 - e zgjodhi Ulqinin për prehje në vjetët e fundit të jetës dhe rezistoi e
përballoi aty dhunën, që Varri t'i mbetet roje kujdestare e shqiptarisë dhe e shqiptarësisë
së përjetshme të Ulqinit me viset përreth, të cilat, Evropa Shtrigë e Patër Gjergj Fishtës,
ia dhuroi Malit të Zi mollë të qëruarnë pjatë.
Varri i tij, të cilin ulqinakët, brez pas brezi, e quajnë me admirim: "Vorri i Hoxhës
t'Madh", është dhe do të mbetet tapi shqiptare e Ulqinit, të shkëputur me dhunë nga
ushtria perandorake-osmane (turke), dorë e zgjatur antishqiptare e Evropës imperialiste.
Kjo Evropë u ridëshmua si e tillë, antishqiptare, edhe më 1913, më 1919 dhe më 1945,
dhe sot, 125 vjet pas Krimit në Berlin, dhe 116 vjet nga martirizimi i Ymer Prizrenit për
Shqipërinë një dhe të pavarur, është vërë në sprovë të re përpara kërkesave legjitime të
kombit shqiptar, të ndarë e të copëtuar, copa në pesë shtete, por i hedhur fuqimisht në
vallën hijerëndë të Epokës së Myderriz Ymer Prizrenit për zgjidhjen e Çështjes shqiptare
drejtësisht dhepërfundimisht.
















Me rastin e 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
LIDHJES SHQIPTARE 1877-1887
Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU
Prishtinë, Qershor 2008
-------------------------
(Teksti shqip i i rezimesë anglisht të veprës : Myderris Ymer Prizreni - Ora, Zemra dhe
Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2005, fq. 522)
Emri Myderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni është sinonim për Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, çfarë nuk e njohim ende të plotë. Me analizë kritike të burimeve arkivore dhe
të shtypit të proviniencës ballkanike, evropiane, ruse e osmane vërtetohet se Ymer
Prizreni është njëri ndër personalitetet qendrore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - Ora,
Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1877-1887.
Pse Ora, pse Zemra, pse Shpirti dhe pse vitet 1877-1887?
Ishte Ora e Lidhjes në kuptimin e mirëfilltë, sepse ishte forca morale dhe shpëtimtare e
Lidhjes. Sukseset e Lidhjes korrespondonin me Orën, në kuptimin mitologjik, të
Myderriz Ymer Prizrenit. Sa herë që Lidhja rrezikohej, nga brenda dhe nga jashtë,
Myderriz Ymer Prizreni e shpëtonte, e nxirrte edhe më të fortë.
Ishte Zemra e Lidhjes, sepse Myderriz Ymer Prizreni i përfaqësonte ose i drejtonte,
legalisht ose nga pozitat disidente, të gjitha mekanizmat drejtuese më kryesore të Lidhjes
dhe i vinte në lëvizje ato sipas kërkesës së momentit historik. Ishte Zemra e Lidhjes
ngase aty ku ndihej veprimtaria politike, diplomatike e luftarake e Lidhjes në dobi të
mbrojtjes së tërësisë së Shqipërisë dhe të autonomisë politike e shtetërore të saj, ishte
porosia dhe urdhri i Myderriz Ymer Prizrenit.

Page 2
Ballina e librit të Prof.Pirrakut
Ishte Shpirti i Lidhjes për faktin se në themele të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte
mësimi dhe aktiviteti politik dhe organizues i Myderriz Ymer Prizrenit për një dekadë të
tërë. Dhe, sa herë që Lidhjes i ngushtohej gabzherri i frymëmarrjes nga dhuna politike e
ushtarake osmane e ndërkombëtare, autoriteti madhor dhe aktiviteti politik prej urtakut
guximtar të Myderriz Ymer Prizrenit i vinte si akt i riaktivizimit të frymëmarrjes për
riaktivizimin dhe riorganizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, roje kujdestare për
mbajtjen gjallë të frymës së saj.
Ndërkaq, vitet 1877-1887 shënojnë një dekadë të qenies së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
nën udhëheqjen shpirtërore, politike e ushtarake të Myderriz Ymer Prizrenit. Në themele
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të institucionalizuar si Lidhje Gjithëshqiptare, më 10
qershor 1878, në fakt është mbi një vit i aktivitetit politik, organizues dhe luftarak i
Besëlidhjes së Kosovës themeluar nga fillimi i vitit 1877, nën udhëheqjen e Myderriz
Ymer Prizrenit, me seli në Medresenë e Mehmet Pashës (Medreseja e Bajrakli Xhamisë).
Ndërkaq, viti 1887 është pikërisht data e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit, më 12
qershor, dhe shënon fundin e ekzistimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
U lind rreth vitit 1820, në gjirin e një familjeje fisnike me tradita intelektuale
myderrizlerë (universitarë) në disa breza, pronarë të shumë çifliqeve në Zgatar, në
Prizren dhe në rrethinë. Ishte i biri i myderriz Sylejman Ali Nuhit të Zgatarit të Opojës.
Gjyshi i Ymerit, myderriz Ali Nuhi, kishte bërë emër në Opojë si themelues dhe imam i
parë i Xhamisë së Zgatarit, themeluar me berat të Sulltanit, më 29 Xhemazul ahir 1229
(më 10 maj 1814). Për të birin e Aliut, Sylejmanin, nuk dihet kur erdhi në Prizren.
Sylejmani ishte imam në Bajrakli Xhami, pronar i shumë tokave, i dyqaneve dhe i
mullinjve në Prizren e në rrethinë: Ponoshec, Grazhdanik etj. dhe bëri emër si myderriz
pikërisht në Medresenë e Bajrakli Xhamisë.

Page 3
Myderriz Sylejman Efendia, i quajtur edhe Zgatari, u dha shkolla të larta djemve: Aliut,
Ymerit dhe Osmanit. Do të ketë fat të trashëgohet vetëm Aliu, kurse në historinë
kombëtare do të hyjë dhe do të zërë vend të përjetshëm vetëm Ymeri, i cili, sa dimë sot,
shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Prizren, kurse studimet në fushat e
shkencave juridike, filozofike dhe teologjike i mbaroi në Stamboll. Fillet e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, Ymer Efendi Zgatarin, e gjetën në pozitën e përfaqësuesit të
Kosovës në Parlamentin osman dhe të myderrizit në Medresenë e Mehmet Pashës –
“Bajrakli Xhamisë”.
Ymer Sylejman Zgatari pas mbarimit të shkollimit shërbeu myfti në Prizren dhe fillimisht
nderohej me titullin Efendi (zotëri), kurse pas haxhíllëkut do të nderohet me titullin
Haxhí. Meqë ishte udhëheqës shpirtëror i rreshtimit mistik nakshibendi, quhej edhe sheh,
kurse nga zgjedhja përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Parlamentin Osman, nga
fillimi i vitit 1877, do të quhet me mbiemrin Prizreni. Së këndejmi, në burimet për
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në kujtesën historike haset të quhet: Efendi, Hoxha i
Madh, Myderriz, Muderrisi i Madh, Sheh, Myfti dhe Haxhí, i cili tërë jetën i qëndroi
besnik parimit të nakshibendive: “Njohuritë e jashtme janë për botën, kurse njohuritë e
brendshme janë për Zotin”.
Njëqindedhjetë vjeçari shëndetmirë, Mulla Sefer Bajrovci nga Restelica e Gorës, më 23
maj 1978, ka konstatuar: “Myderrizi Ymer Efendiu (…) ishte trupmesatar, i fuqishëm,
shpatullgjerë. Me ballin e gjerë, me sytë zhbirues në gropë nën vetullat krahnez dhe me
një mjekër të thinjur e të gjerë, që të kujtonte njeriun e shenjtë, të përshpirtshëm e me
mendje me thellësi oqeanike...! Ishte mistik, ndaj në vend të qallmes së hoxhës mbante
një shall të gjelbër...”.
Të dhënat e dala nga ekspertiza për rikonstruktimin antropologjik të trupit të Ymer
Efendi Prizrenit, të kryera nga antropologu hungarez - Janosh Nemeshker, më 11-16
prill 1978, vërtetojnë se Haxhí Ymer Prizreni ishte i gjatë rreth 171.70 cm, me
karakteristikat raciale dinarike europoid - brachyran-e, me kraharor të zhvilluar të
hedhur para, truptrashë, me ballin e lartë të hedhur dhe me hundë sqepshqiponje.
Citojmë: "Gjatësia e trupit është e madhe, trupi është mesatarisht i gjatë, ekstremitetet e
epërme dhe të poshtme janë proporcionale dhe më shumë të shprehura në drejtim të
ekstremiteteve. Gjatësia e krahëve hyn në grupin e krahëve "shumë të gjerë". Kafazi i
krahërorit është i gjatë, i qitur, i gjerë, e të njëjtat vlera i përmban edhe kombliko, që
është i matur në varr. Në bazë të lugjeve dhe të të prerave në eshtrat e skeletit,
konstatohet se ka pasur muskulaturë të fortë. Duke marrë parasysh karakteristikat
sekondare seksuale, masculinitet-in shprehimor, personi mund të konsiderohet për nga
shtati atleto-musculasis".
Myderriz Haxhí Ymer Prizreni kishte kulturë e njohuri të gjera islame, letrare, filozofike,
politike, ushtarake, astronomike, gjeografike dhe historiografike. Si pedagog u shqua me
edukimin patriotik, fetar e multidisiplinor ditunor të nxënësve dhe të studentëve të
Medresesë dhe në riedukimin kombëtar, fetar e politik të të moshuarve në xhami e oda.
Fliste rrjedhshëm disa gjuhë: shqip, gorançe (koine bullgare mesjetare), turqisht,
serbisht, arabisht, persisht, frëngjisht dhe kuptonte gjuhën gjermane. Të dhënat nga


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:10 pm

Page 4
ekspertiza antropologjike vërtetojnë se deri në ditët e fundit të jetës qëndroi me laps në
dorë pranë tavolinës së punës.
Sipas kujtesës historike, Myderriz Ymeri fliste qetë, qartë e bindshëm dhe kishte aftësi të
jashtëzakonshme për t’i përvetësuar njerëzit, masat. Gjatë tërë jetës së tij pedagogjike,
politike e ushtarake u shqua me veprimtari të gjithanshme. Ishte personalitet liridashës,
trim i paepur dhe mbi të gjitha shquhej për drejtësi. Thuhet se në zemrën dhe në shpirtin
e tij kishte diçka mbinjerëzore, diçka shenjtërore.
Të dhënat burimore të proveniencës osmane vërtetojnë se Myderriz Sheh Haxhí Ymer
Prizreni bënte pjesë në elitën e veprimtarëve demokratë të “Bashkimit të Ri Osman”,
ithtarë këta të revolucionit shoqëror demokratik borgjez dhe hartues së Kushtetutës së
shpallur nga Sulltan Abdylhamidi, më 23 dhjetor 1876. Me urgjencën që shtronte koha u
ftua Parlamenti i Perandorisë Osmane, në të cilin viset e njësisë etnokulturore e
gjeopolitike Shqipëri, prej rreth 114 728 km
2
, u përfaqësuan me 35 deputetë, prej të
cilëve 25 shqiptarë. Parlamenti, përkatësisht: “Asamblea e Madhe”, u tubua më 18 janar,
kurse Seanca e Parë e rregullt e punës filloi më 19 mars 1877. Me hapjen e Parlamentit
realisht filloi reformimi, modernizimi, demokratizimi dhe decentralizimi i Perandorisë
Osmane. Ndaj, për ta ndërprerë këtë proces, Rusia, më 24 prill 1877, me bekim të
Evropës së krishterë, i shpalli luftë Perandorisë Osmane, gjithnjë duke pasur pas shpine,
me armë në duar, Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me plane të gatshme për
të aneksuar pjesët më vitale të Shqipërisë.
Myderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni
Rreziku i drejtpërdrejtë i copëtimit të Shqipërisë ishte evident. Ndaj, kjo vuri në lëvizje
të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Grupi parlamentar shqiptar tuboi rreth vetes
personalitetet intelektuale dhe udhtarake me autoritet në nivelet regjionale, kombëtare
dhe ndërkombëtare me detyrë të qartë: T’i dilet zot Shqipërisë. Midis aktivistëve në këtë
drejtim shquhej Sheh Ymer Prizreni, i cili, me urgjencën që shtronte momenti historik,
themeloi të parën organizatë politiko-ushtarake “Ittifak” (Lidhja) me seli në Prizren, e
cila për një kohë të shkurtër u rrit në “Besëlidhje” nën drejtimin e parlamentarit Ymer
Prizreni, me detyrë të mbarështronte organizimin e mbrojtjes vullnetare të Vilajetit të
Kosovës nga sulmet eventuale të Serbisë dhe të Malit të Zi.

Page 5
Pas shpërndarjes së Parlamentit Osman nga Sulltani, më 13 shkurt 1878, pjesa më e
madhe e deputetëve shqiptarë, në mënyrë të organizuar, u shpërndanë nëpër krahina të
ndryshme të Shqipërisë, për të organizuar mbrojtjen e vendit. Së këndejmi, edhe
konstatimi i drejtë i gazetës zagrebase Obzor, të 14 shtatorit 1878, se “Vendimi për
Themelimin e Lidhjes (së Prizrenit) u mor në Stamboll nga intelektualë shqiptarë që
mbanin pozita të rëndësishme në administratë, në kulturë, në ushtri dhe në xhandarmëri:
nga pashallarë dhe deputetë shqiptarë me influnecë në jetën e Portës”.
Lufta ruso-turke do të mbyllet me Traktatin e Shën-Stefanit të 3 marsit 1878, të
nënshkruar nga Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania
dhe Italia. Perandoria Osmane në Ballkan dhe në Azi do të humbte rreth 350 000 km
2
,
kurse vetëm në Ballkan 280 000 km
2
. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi fitonin pavarësinë
dhe zgjeroheshin territorialisht: Serbia nga 37.7 mijë rritej në 52.7 mijë km
2
, Mali i Zi
nga 4.7 mijë në 15.7 mijë km
2
dhe do të formohej autonomia tributare e Bullgarisë me
172.5 mijë km
2
. Tokat e tjera iu ndanë Rusisë dhe Rumanisë. Turqisë do t’i mbeteshin
vetëm rreth 20% të tokave në Ballkan, një rrip toke nga Bosfori deri në Adriatik.
Në këtë mënyrë po plotësohej një pjesë e madhe e kërkesave të pansllavizmit rus, të
shprehur qartë me penën e shkrimtarit Fjodor Dostojevski, më 1877, se “Një gjigand si
Rusia duhet më në fund të dalë nga ajo dhoma e ngushtë ku koka ia godet tavanin, për të
lëshuar shtatin në botën e gjerë dhe për të thithur ajrin e lirë të deteve dhe të oqeaneve”.
Këso kohe, në vise të Plavë - Gucisë dhe të Prishtinës, vepronin njësitë vullnetare të
Besëlidhjes. Nga marsi i vitit l878, Ymer Efendi Prizreni Besëlidhjen e shtriu në pjesën
më të madhe të Gegërisë, në kontakte veprimi të përhershëm me Jusuf Efendi
Podgoricën, deputet i Shkodrës, me Zija Prishtinën, deputet i Prishtinës, me Abdyl be
Frashërin, deputet i Janinës, me Ali pashë Gucinë, me Ali be Dragën e Mitrovicës, me
Ilijaz pashë Dibrën, me Abdullah pashë Drenin e Gjakovës, me Mulla Zejnelabedin
Biberin (Haxhí Mulla Zekën) e Pejës, me Jashar be Shkupin, me myderriz Sali Efendi
Hyljen e Ulqinit etj.
Sipas dr. Jovan Haxhí - Vasileviqit, veprimet shqiptare për themelimin e Lidhjes
Gjithëshqiptare, e njohur me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit dolën në shesh në
Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit përnjëherë pas lidhjes së marrëveshjes
serbo-turke të datës 23 janar 1878. Aso kohe u shtruan kërkesat që "Lidhja shqiptare të
formohet sa më shpejt", Të dhënat burimore flasin bindshëm se Haxhí Ymer Prizreni
ishte udhëheqësi ideor dhe koordinatori e drejtuesi kryesor për farkëtimin e për shtrirjen
e besëlidhjeve krahinore në një organizatë të vetme politiko-ushtarake shqiptare me
detyrën e Komitetit të Shpëtimit Publik. Prej këndej edhe konstatimi i Ahmet Muhtar
Pashës, më 1 prill 1880, se Traktati i Shën-Stefanit nxiti krijimin e Lidhjes Shqiptare,
përkatësisht konstatimi i Dërvish Pashës, më 27 dhjetor 1880, se “Në vise të Gegërisë ka
lindur ideja e bashkimit”, kurse Myderriz Ymer Prizreni nëMemorandumin e 15 prillit
1881, për Sulltanin dhe përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll, konstatonte: “…
qe katër vjet jemi bashkuar dhe e kemi formuar Lidhjen tonë…”
Parlamentari Muderris Ymer Efendi Prizreni e nënshkroi, më 30 mars 1878,
Memorandumin drejtuar Konferencës së Shën-Stefanit, në emër të Vilajetit të Kosovës.

Page 6
Kjo është edhe një dëshmi për rolin dhe rëndësinë udhëheqëse të tij në krye të bllokut të
deputetëve të Kosovës. Në këtë dokument qartë nxorën kokë idetë separatiste
autonomiste dhe të pavarësisë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Së këndejmi,
përfaqësuesi i Londrës në Stamboll, H. H. Layard, i shkroi Anglisë, më 1 prill 1978, se
shqiptarët e shikojnë “autonominë' si një ilaç, i cili mund të përdorej kundër të gjitha
padrejtësive". ndaj“rënia e pushtetit turk nuk do të jetë përfundimi, por fillimi i Çështjes
Lindore”.
Realisht, edhe konsulli frëng në Shkodër, qysh më 4 maj 1878, informonte për nismën e
formimit të Lidhjes Shqiptare, kur arritën në Prizren 30 delegatët e parë kundër
Vendimeve të Shën-Stefanit. Për këtë qëllim kishin filluar negociatat edhe midis
përfaqësuesit të Mirditës, Prenk Bib Dodës, dhe Valiut të Shkodrës. Ndërkaq, konsulli
vjenez në Shkodër, Lippich, më 27 maj 1878, informonte Vjenën se thirrjen dhe
përkujdesjen për Kuvendin Gjithëshqiptar në Prizren ka marrë mbi vete një "Komision i
Ngushtë" i patriotëve nga Prizreni dhe Gjakova në krye me Myderriz Ymer Prizrenin.
Fjala është për veprimtarët dhe drejtuesit e organizatës “Lidhja”_ “Besëlidhja” të prillit
të vitit 1877. Ky "Komision", sipas Ahmet Koronicës, më 31.VIII.1878, vepronte sipas
udhëzimeve të Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare -
Komitetit të Stambollit, kurse studiuesi Kristo Frashëri e quan "Komision organizator të
Kuvendit" të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Për rolin themeltar të Myderriz Haxhí Ymerit në fushë të ngritjes së Lidhjes Shqiptare
flet një skicë (fotografi) e vitit 1881, shoqëruar me një tekst serbisht për mbledhjen e
krerëve themelues të Lidhjes, më 4 qershor 1878, në Bajrakli Xhami. Në dokument
thuhej: "Aty janë tubuar pasardhësit trima të Gjergj Kastriotit, ndërsa serioziteti, me të
cilin dëgjojnë hoxhën fjalëmbajtës, na bënë të bindemi se ata i kanë shtyrë të tubohen
rrethanat e rëndësishme. S’ka dyshim se ky tubim paralajmëron ngjarje të rëndësishme
të cilat shpejt do të marrin dhenë e do të përhapen në botë gjerësisht si simptome të
fuqisë jetësore të popullit shqiptar, rreth të cilit Evropa nuk tregoi kurrfarë kujdesi që
nga rënia e Krujës e gjer në ditët e sotme".

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:12 pm

Ndërkaq, bullgaro-serbi Haxhí Jovan Vasileviq, më 1909, do të theksojë: “Shqiptarët
kuvendimin e vet të parë e kanë mbajtur më 23 maj”, që do të thotë më 4 qershor 1878,
“në Bajrakli Xhaminë e njohur, për faktin se myderrizi i asaj xhamie ishte edhe kryetari i
përkohshëm i Lidhjes së Prizrenit. Mbledhjet e Kongresit kanë qenë të fshehta dhe
askujt, përveç delegatëve dhe të ftuarve të posaçëm nga Prizreni dhe rrethina, nuk i
është lejuar hyrja. Mbledhjet kanë zgjatur dy javë të plota dhe janë mbajtur për çdo
ditë”, që do të thotë: nga 4-18 qershor 1878.
Vasiljeviq në krye të listës së anëtarëve të “Këshillit Kryesor të Lidhjes” e vuri Haxhí
Ymer Efendinë. Edhe sipas studiuesit Kliment Xhambazovski kuvendimet përthemelimin
e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajtën nga mesi i majit 1878, por ngritja është
realizuar definitivisht në Seancën e Kuvendit Shqiptar të 5 qershorit 1878. Kristo
Frashëri këtë mbledhje kuvendore e quan “takim në shkallë sanxhaku të Prizrenit.
Organizatori i mbledhjes ishte Haxhi Ymer Prizreni (…), kryetari i “Komisionit të
Ngushtë”, i cili e përgatiti Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të
10 qershorit 1878, në prag të Kongresit të Berlinit.

Page 7
Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e
Mëdha evropiane katoliko-protestane. Ndaj, për t'i harmonizuar interesat midis
ortodoksisë dhe katolicizmit, më 13 qershor deri më 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i
Berlinit. Sipas të dhënave të sistematizuara nga Kristo Frashëri, Mali i Zi do të rritet për
4 400 km
2
, kurse sipas T. Yilmaz Öztuna, për 4 827 km
2
. Sipas hulumtimeve të mia, Mali
i Zi u rrit për rreth 4 683 km
2
. Serbia, sipas K. Frashërit, u rrit për 10 600 km
2
, sipas T.Y.
Öztuna për 7 727 km
2
dhe sipas hulumtimeve të mia për rreth 10 500 km
2
. Fjala është
për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të Sanxhakut të Nishit të Vilajetit të
Kosovës, i cili kishte 10 972 km
2
. Greqia, sipas K. Frashërit, duhej të rritej për 20 304
km
2
(nga Epiri 7 200 km
2
dhe nga Thesalia 13 104 km
2
), mirëpo, sipas T.Y. Öztuna,
Greqia u zgjerua me 13 488 km
2
, kurse sipas hulumtimeve të mia Greqia u zgjerua me
rreth 9 275 km
2
tokë me shumicë shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit të
Berlinitnga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë po shkëputeshin rreth 24
458 kilometra katrore.
Kuvendi i LSHP - 10 qershor 1878
Për ta penguar këtë copëtim, do të përpiqet Lidhja Shqiptare e Prizrenit me Myderriz
Ymer Prizrenin, Orë, Zemër dhe Shpirt i Lidhjes. Këtu duhet të ritheksohet se fillimisht
organizuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizatën e tyre politiko-ushtarake do ta
quajnë simbolikisht: Bashkimi (Ittihad, Cem’iyyet), mandej Lidhja (Ittifak), Besa e tj.
(Hey’et, Itthâd) - e cila "kishte për të vetëm qillim kundërqëndrimin në pretendimet e
fqinjëvet të vegjël, për të ndaluar copëtimin e tokës shqiptare".
Kështu, ndërgjegjësimi i lëvizjes politike e luftarake shqiptare do ta detyrojë
përfaqësuesin francez në Shkodër ta informojë Parisin, më 17 qershor l878, se “Lidhja,
që formohej nga banorët myslimanë të Shqipërsisë së Sipërme kundër çdo lëshimi ndaj
Malit të Zi, është sot një fakt i kryer. Delegatët nga të gjitha rrethet janë mbledhur në
Prizren dhe po krijojnë Komitetin Qendror”.
Konsulli vjenez, Lippih, në Shkodër, më 18 qershor 1878, i shkruante Vjenës se
"shqiptarët e Kosovës gjetën rrugën e drejtë kur iu përveshën formimit të Lidhjes
Popullore. Ata deklaruan se në rastin ekstrem do të udhëhiqeshin nga parimi i
mbështetjes në forcat e tyre. Ky parim i dha një nxitje të mëtejshme idesë që është bërë
shumë popullore në Shqipëri".

Page 8
Në seancën e 18 qershorit 1878 Kuvendi i Lidhjes aprovoi dy dokumentet juridike
themeltare: Rregulla organike (Suret-i Kararname) me 16 nene dhe Udhëzimet
ushtarake (Talimat) me 14 pika. Vendet e përfaqësuara dhe të nënshkruara në dy
dokumentet themeltare paraqitnin arealin faktik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
gjeografinë e Lidhjes së Prizrenit.
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes mbante mbledhje pandërprerë dhe shqyrtonte situatën
politike e luftarake të prezantuar nga Këshilli Drejtues në krye me Myderriz Ymer
Prizrenin. Më 3 gusht l878, Këshilli i Qendror i Lidhjes kishte autorizuar Sheh Mustafë
Tetovën - "nji njeri me influencë të madhe në Kosovë," siç shkruante Belegu, të shkonte
në Stamboll dhe personalisht të mirrte mendimin e kryeministrit se çka do të ndërmerrte
Porta e Lartë për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë sipas Traktatit të Berlinit dhe,
më 5 gusht l878, Këshilli Qendror i Lidhjes "qiti kushtrimin për me u-mbledhë ushtarë
në të gjithë Shqipnin".
Këshilli Drejtues (Komiteti i Shpëtimit Kombëtar) në krye me Myderriz Ymer Prizrenin
ishte i paluhatshëm. Më l7 gusht l878, do të arrijë në Prizren valiu i Kosovës, Hafiz
Pasha, për të ndikuar në Këshillin Drejtues të Lidhjes - të hiqte dorë nga rezistenca.
Lidhja, ndërkaq, e cila sa vinte e më fuqimisht vepronte sipas tiktakeve të Orës së saj,
Myderisit të Madh, dha kushtrimin: "Të gjithë burrat e Shqipnisë prej l5 gjer më 70 vjeç
të rrokin armët për mbrojtjen e atdheut!" Këtë hap të rëndësishëm historikKëshilli
Qendror i Lidhjes Shqiptare e morifalë ndikimit të vazhdueshëm të Myderriz Ymer
Prizreni. Korrespondenti i Pester Lloyd-it nga Prizreni do të konstatojë: ’Këtu po bëhet
mobilizimi nga ana e Lëvizjes Popullore kundër Greqisë”.
Dhe, sa vinte dhe Ymer Prizreni do të çojë dorë kundër pushtetit perandorak qendror
dhe kundër vetë Sulltanit sovran. Për këtë qëllim e ftoi Kuvendin e Përgjithshëm të
Lidhjes për datën 26 gusht 1878. Këtë fakt sublimonte edhe përmbajtja e Fetfasë së Ymer
Efendisë për legjitimitetin e luftës shqiptare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë në të
cilën theksohej: "Çdo shqiptar asht i detyrueshëm me luftue kundër ushtrisë turke, mbasi
Turkija don me ja lëshue tokën shqiptare shkjaut."
Gazeta austro-hugareze Pester Lloyd, e 2 shtatorit 1878, e përcolli nga afër, dhe me një
dozë indinjate antiislame dhe antishqiptare, aktivitetin organizativ e udhëheqës të Ymer
Efendi Prizrenit në Kuvendin e Gushtit. “Me datën 26 gusht - informonte
korrespondenti i sajnga Prizreni - ndodhi këtu një ngjarje me rëndësi. Xhonturku i
quajtur Omer Efendi, i cili me gjak i takon fisit shqiptar, i tuboi rreth vetes krerët e
Lidhjes dhe i bëri me dije se në Stamboll “frankët” (evropianët - M.P.) me të holla po
qeverisin, kurse Sulltani është vetëm vegël e ministrave të vet të korroptuar nga Evropa.
Me Astro-Hungarinë, me atë shtet gllabëronjës, në vend se të luftojë, është duke bërë
marrëveshje, kurse Greqisë do t’ia lëshojë vendet më të bukura të Shqipërisë (...)”.
Në vazhdim, korrespondenti i Pester Lloyd-it, e quajti Ymer Prizrenin - “deputet fanatik
nga Stambolli”, i cili para delegatëve kishte konstatuar: ”Nuk ka më qeveri turke-
muhamediane” dhe “i kishte nxitur bashkatdhetarët e vet që frenjtë e fatit të popullit t’i
marrin në duart e veta. Në atë moment e merr fjalën Abdullah Nesimi (Dreni), fisnik
nga Gjakova, e renditi fakte të cilat aludonin për shkëputjen e Shqipërisë nga Porta...”.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:13 pm

Page 9
Mirëpo, Haxhí Ymer Prizreni në këtë seancë nuk e gjeti përkrahjen e shumicës së
delegatëve të marrë Vendimin për shpalljen e autonomisë së Shqipërisë. Megjithatë,
Kuvendi i Lidhjes aprovoi një Rezolutë që u linte shteg negociatave shqiptare me Portën
e Lartë, për autonominë e Shqipërisë. Sipas Pester Loyd-it, Shqipëria do të shkëputej
nga pushteti qendror i Turqisë në momentin kur Porta e Lartë do të deklarohej kundër
programit politik e luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe përfundonte: ”Kush i
njeh shqiptarët mirë, ashtu sikur korrespondenti Juaj - kjo do të thotë shkëputje e atij
populli nga qeveria e dobët dhe e korruptuar e Stambollit. Kryengritja shqiptare do të
shpërthejë në momentin e parë, porsa të cënohen interesat shqiptare”.
Korrespondenca e Pester Loyd-it e 2 shtatorit 1878 konstatonte qartë: “Lidhja tashti
është sundimtarja e Shqipërisë prej Janinës deri në kufijtë e Malit të Zi”, dhe se në krye
të saj qëndrojnë “hoxhallarët fanatikë, të cilët plotësisht i kanë përvetësuar të rinjtë”
dhe, “mjerisht, duhet të pranojmë se në Shqipëri më nuk sundon Qeveria e Stambollit,
por Lidhja...!”
Realisht, thirrja e Kuvendit të 26 gushtit ishte përgjigje e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
kundër ardhjes nga Stambolli në Kosovë të Mehmet Ali pashë Maxharrit, alias Charles
De Troaes, me prejardhje frënge, përfaqësues i Perandorisë Osmane në Kongresin e
Berlinit. Sulltani dhe Porta dërguan Maxharrin në Kosovë "si mik i shqiptarëve", ngase
ishte dhëndër i Begollajve të Pejës. Ai arriti në Prizren më 25 gusht 1878.
Se Shqipëria do të çojë dorë kundër pushtetit robërues e kapitullues të Portës së Lartë
tregoi qartë tragjedia e vrasjes së telegrafistit të Mehmed Ali pashë Maxharrit nga
veprimtarët e "Partisë së Aksionit" të myderriz Haxhí Ymer Prizrenit, siç shkroi konsulli
vjenez, Jelinek. Më 27 gusht 1878, Mehmet Ali Pasha shkoi në Selinë e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, në Bajrakli Medrese. Kërkoi nga Ymer Prizreni dhe
bashkëpunëtorët e tij në Komitetin Drejtues (Komiteti i Shpëtimit Kombëtar) të Lidhjes,
të heqnin dorë nga pengesat shqiptare për dorëzimin e viseve të Plavës dhe të Gucisë
Malit të Zi. Komiteti Qendror i Lidhjes, siç informonte përfaqësuesi frëng në Shkodër,
më 16 shtator 1878, refuzoi këshillat, sugjerimet dhe direktivat e Portës të shprehura
përmes Charles de Troaes.
Konsulli i Anglisë në Prizren, më 12 qershor 1880, do të informojë Londrën se:
“Iniciator dhe organizator i rezistencës në Prizren kundër Mehmed Ali Pashës dhe njëri
ndër nxitësit e vrasjes së tij në Gjakovë ishte Kryetari i Degës së Lidhjes së Prizrenit,
Haxhí Ymer Prizreni”. Ndërkaq, përfaqësuesi i Parisit në Stamboll, më 11 shtator 1878,
pas analizës që i bëri vrasjes së Mehmet Ali Pashës në Gjakovë, vërtetoi se ”Në Shqipëri
lëvizja u bë kombëtare. Të gjithë janë nën armë, që nga i riu e deri te plaku pa dallim
feje...!”
Goditja që mori Porta dhe Fuqitë e Mëdha evropiane me vrasjen e Mehmet Ali Pashës
bëri që përfaqësuesi i Rusisë në Stamboll, më 13 shtator 1878, t’ia pranonte
përfaqësuesit të Francës, se: ”Kongresi i Berlinit nuk e parashikoi këtë kombësi
(shqiptare) të re, sepse ai e copëtoi Shqipërinë me lehtësi të madhe, duke i dhënë secilit
që kërkonte ose të deshironte nga një copë...”. Ndërkaq, konsulli frëng në Shkodër e
dinte se kombin shqiptar e kishte vu në lëvizje Myderriz Ymer Efendiu. Më 16 shtator

Page 10
1878, ai do t’i shkruajë Parisit se: “Lidhja Shhqiptare frymon në Prizren, ku lindi fryma
revolucionare”.
Porta e Lartë, për ta thyer nga brenda Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për ta bërë
instrument politik e ushtarak proosman, për t’ia marrë nga duart adutin udhëheqës
çlirimtar myderrizit Haxhí Ymer Prizreni, me anë të Sheh Mustafë Tetovës e provokoi
thirrjen e një Kuvendi të Lidhjes Shqiptare në Prizren për datën 27 nëntor 1878. Mirëpo,
gjatë punimeve, falë vendosmërisë së Myderriz Ymer Prizrenit, Kuvendi u kthye në një
kuvend politik kombëtar shqiptar themelvënës të autonomisë së Shqipërisë, i cili, sipas
Kristo Dakos, aprovoi Programin e ri të Lidhjes prej pesë pikash.
Ky Program, gjithsesi, pjellë përfundimtare e mendjes politike të ndritur të Myderriz
Ymer Prizrenit, do të bëhet platformë politike për paraqitjet e çdo individi, të çdo degeje
e të çdo përfaqësuesi të Lidhjes në opinionin kombëtar e ndërkombëtar. Këtu po sjellim
vetëm 5 pikat:
1) Të gjitha krahinat e Shqipnis që përmendëm ma sipër duhet të përmblidhen në nji
vilajet dhe qendra të bahet në nji qytet, i cili të jetë në mes të Shqipnisë.
2) Nëpunësit që do të shërbejnë në kët vilajet duhet të dijnë gjuhën shqipe.
3) Arsimi të përhapet në të gjitha anët. Nëpër shkollat të mësohet edhe gjuha shqipe.
4) Të zbatohen ligje të dobishme për Perandorinë e për kombin, ligje kto që do të
përpilohen prej Mbledhjes së përgjithshme që do të mblidhet katër muej në vit në
qendrën e Vilajetit.
5) Nji pjesë e mjaftueshme e t'ardhunave të Vilajetit do të përdoren për punra botore.”
Tashti mund të konstatojmë: krahu autonomist i myderriz Haxhí Ymer Prizrenit, këso
kohe, ishte bërë forcë dominante në Komitetin Qendror e në komitetet e degëve të
Lidhjes, ndaj më nuk mund të thehej. Në fillim të dhjetorit 1878, Haxhí Ymeri ndikoi të
emërohej kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ilijaz pashë Dibra, që kishte gradën
ushtarake mirmiran (kolonel), në vend të Sheh Mustafë Tetovës, të planifikuar nga qarqet
osmane. Gazeta Zastava e 6 dhjetorit 1878 citonte konkluzionet e Kuvendit të Lidhjes,
ku thuhej qartë: ”Ne Shqiptarët e Shqipërisë së Epërme po e shohim se është nevoja e
domosdoshme të formohet Shqipëria e Lirë (...). Ky është mendim i shqiptarëve”.
Më 2 shkurt 1879, Myderriz Ymer Prizreni, mbajti Kuvendin e Krerëve dhe të Degëve të
Lidhjes, në të cilin morën pjesë “42 shqiptarë të shkëlqyeshëm” - informonte Zastava, në
numrin 21 të vitit 1879. Kuvendi u mblodh nën pretekstin kinse për të protestuar kundër
arrestimit të Said Beut tëTherandës,“Prijësit të Partisë Liridashëse”, por, në fakt, nga
Porta u kërkua të urdhëronte konvokimin e Kuvendit Shqiptar për hartimin e Kushtetutës
për autonominë e Shqipërisë.
Vërtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke parë Shqipërinë para një rreziku të madh, të
jashtëm e të brendshëm, më 21 mars 1879, informonte Portën e Lartë se: ”Lidhja ka

Page 11
ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e bijve të Atdheut të saj, fëmijët, nipat dhe
pasardhësit e tyre dhe për këtë qëllim do ta derdhë edhe pikën e fundit të gjakut”. Këtë
dokument e firmosën: Ruhiu (Sheh Mustafë Tetova) - Kryetar i Lidhjes së Prizrenit,
Ymeri (Prizreni) - përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit, dhe përfaqësuesit e sanxhaqeve
të Shkupit, të Dibrës, të Gjakovës, të Prishtinës, të Mitrovicës, të Pejës etj.
Në rrethana politike e ushtarake të këtilla, tepër të ndera për Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, kur shtrohej kërkesa për luftë mbrojtëse kundër kërcënimeve të Malit të Zi, të
Greqisë dhe të Serbisë, por edhe kërkesa për luftë çlirimtare të trojeve shqiptare etnike
të pushtuara nga Serbia e Mali i Zi, për ta rritur aftësinë mbrojtëse e çlirimtare të
Lidhjes, Myderriz Ymer Prizreni e ftoi Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për datën 24
maj 1879. Kuvendi do të aprovojë vendimin për mbledhjen e kontributit në para, në
lartësinë 10 grosh për kokë të banorit, për mobilizimin e 15 mijë ushtarëve.
Përfaqësuesi i Gjermanisë në Stamboll informonte Berlinin, më 10 qershor1879, se
"Turqia do të shuajë me armë Lëvizjen shqiptare". Madje, gazeta Narodni glasnik, e
datës 20 qershor 1879, kërkesat e dokumentit të mësipërm i lidhi fuqimisht me synimet e
luftimeve të para të ushtrisë osmane në Sanxhakun e Tregut të Ri, kundër forcave austro-
hungareze, në lidhje e në përkrahje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. "Lëvizja shqiptare e
lëkundi pushtetin turk dhe i drejtohet forcës së vet ushtarake kundër austriakëve".
Mirëpo, tashti forcat ushtarake të Lidhjes Shqiptare e kishin marrë në duar fatin e
mbrojtjes së Shqipërisë. Gazeta Obzor, më 16 qershor 1879, duke shkruar për sukseset e
Lidhjes Shqiptare, do të konstatojë: “Shqiptarët më në fund po ngriten nga të vdekurit
dhe po e kujtojnë kreshnikun Skënderbe - Gjergj Kastriotin, duke nxjerrë para Evropës
çështjen e tyre. Ata mendojnë për autonominë e atdheut të tyre shkëmbor”.
Dhe, këtu sikur e kërkon vendi të sillet konstatimi: Së paku nga gushti i vitit 1879, forcat
e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të tërësisë së Shqipërisë nga ana veriore, dhe
pikërisht në mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, përdori Flamurin Kombëtar – “një flamur
të veçantë karakteristik”, siç do të theksojë Sulltani, më vonë, më 12 shkurt 1881. Ishte
ky pikërisht Flamuri i Skëndërbeut në pamje identike me shqiponjën e “stampuar” në
mure të Kalasë së Krujës.
Lapidarët e Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit në oborrin e kompleksit memorial të LSHP-s
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:13 pm

Page 12
Këshilli Drejtues i Lidhjes me myderrizin vigjilent, Ymer Prizrenin, në krye –
mbarështronte aktivitetin politik, diplomatik, publicistik e luftarak të Lidhjes së Prizrenit
sipas rrethanave e nevojës jetike për ekzistencën e Shqipërisë. Së fundi, një kthesë të
madhe në politikën e brendshme Lidhja Shqiptare do ta bëjë me Kuvendin e
Përgjithshëm, në Prizren, më 3 tetor 1879, ku u shtrua nevoja që kërkesat e deritashme
për formimin e "Vilajetit Shqiptar" të ngriteshin në kërkesë për ngritjen e Principatës
Shqiptare nën sovranitetin e Sulltanit e me kryeqytetin në Manastir. Kuvendi u mbajt në
Bajrakli Xhami të Prizrenit, të cilin konsulli rus, Jastrebov, më 7 tetor 1879, e quajti
"Kuvend Popullor Shqiptar", në të cilin morën pjesë 48 delegatë. Kuvendi i 3 tetorit
1879, duke ndjekur vendosmërinë e masave shqiptare për mbrojtjen e tërësisë së
Shqipërisë Etnike, shkarkoi nga posti i kryetarit të Lidhjes Sheh Mustafë Tetovën,
veprimtar i krahut të "moderuar", dhe për kryetar të Lidhjes Shqiptare emëroi kryetarin
e Këshillit Drejtues, Myderriz Haxhí Ymer Prizrenin, i rrymës "revoucionare" dhe "shok
idesh (...) patriotike i Abdyl Frashërit".
Më 9 dhjetor 1879, Komiteti Qendror i Lidhejs Shqiptare dhe, pikërisht drejtuesi i saj,
Haxhí Ymer Efendi Prizreni dërgoi në Plavë Jusuf Agën të informonte Muhtar Pashën se:
“Lidhja më nuk i aprovon urdhrat e Portës”. Nga fillimi i vitit 1880 Lidhja Shqiptare e
Prizrenit kërkesat politike i ngriti fuqimisht drejt kërkesës për krijimin e Njësisë
Autonome të Shqipërisë së bashkuar. Në bazë të burimeve arkivore e publicistike,
ideator e kreator i të gjitha këtyre kërkesave, edhe më tutje, ishte Hoxha i Madh,
Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni, i cili, për t’i dhënë frymë revolucionare
kombëtare demokratike më të shëndoshë dhe shtrirje më të madhe Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, planifikoi të mbante Kuvendin e Përgjithshëm të degëve të Lidhjes në selitë e
vilajeteve, të sanxhaqeve e të kazave shqiptare. Së këndejmi, edhe konstatimi i
korrespondentit të Narodni list të Zarës, më 3 janar 1880, se "Selia e Lidhjes së Prizrenit
qëndron aty ku dëgjohet zëri shqiptar".
Nga fundi i dhjetëditëshit të parë të janarit 1880, nën kryesinë e Haxhí Mulla Zekës, mik,
bashkëpunëtor i ngushtë dhe vazhdues i denjë i ideve të Myderriz Haxhí Ymer Prizrenit,
deri në frymën e fundit, u mbajt Kuvendi i Degës së Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe
aprovoi Programin e ri të Lidhjes Shqiptare, të cilin botës ia bëri të njohur gazeta I foni
tis Alvanias e Anastas Kulluriotit, më 16 shkurt 1880.
Ky Program, drejtuar Qeverisë Osmane në formë kërkesash, iu dorëzua valiut të
Kosovës në Prishtinë, më l0 janar l880, nga një delegacion i dërguar nga Peja.
Dokumenti saktësonte: "Interesat më jetike të shqiptarëve duan zhvillimin politik dhe
kombëtar të vendit të tyre; por, siç tregon përvoja shumëshekullore, ky zhvillim është i
pamundshëm në gjendjen e sotme, nga e cila del një dobësi aq e rrezikshme, saqë
armiqtë e shqiptarëve e mbajnë atë pothuaj si një nxitje. Rrjedhimi i kësaj së keqeje
është humbja e vendeve në të mirë të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shqiptarët janë të
mendimit se vetë interesi i Portës e detyron atë të marrë parasysh dëshirat e tyre të
ligjshme. Pra, kombi kërkon: 1) bashkimin e të gjitha vilajeteve të Shqipërisë së Sipërme
dhe të Poshtme në një vilajet të vetëm nën administrimin e një veziri; 2) formimin e një
asambleje kombëtare, e cila të ketë edhe disa të drejta legjislative; 3) formimi i një
këshilli të zgjedhur pranë vezirit; 4) caktim të njëhershëm të taksave; 5) ushtria

Page 13
shqiptare të qëndrojë në vatrat e saj dhe në kohë paqeje të ketë për detyrë ruajtjen e
rendit, siç bëhet në Rumelinë Lindore."
Fitoret e njëpasnjëshme në fushën ushtarake dhe politike të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit në krye me Myderriz Ymer Prizrenin, strateg, që nuk mposhtej, dhe veçanërisht
mbrojtja aq me sukses e viseve të Shqipërisë të ndara Malit të Zi, i dhanë mbështetje
Anastas Kulluriotit të afirmonte, më 16 shkurt 1880, kërkesat e Lidhjes për autonomi si
hap natyror për pavarësinë e Shqipërisë: "Fitorja e forcave të armatosura të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit dhe Grudës dhe tërheqja me
disfatë e forcave agresore shoviniste malazeze ka rëndësi të madhe politike: Së pari, ajo
forcoi më shumë besimin e madh te masat e popullit shqiptar dhe të vetë udhëheqësit më
të vendosur të Lidhjes, në vitalitetin e forcave vullnetare të armatosura shqiptare të
porsakrijuara dhe, së dyti, u kristalizua edhe më shumë kërkesa për shpalljen e
autonomisë së Shqipërisë."
Propozimin e Fuqive të Mëdha, të pranuar nga Porta e Lartë për kompensimin e Plavë-
Gucisë me vise të Hotit, Grudës, Kastratit e të Kazasë së Ulqinit, Obzor, e 5 marsit
1880, e përcolli me komentimin: “Shih ngatërresat, edhe ato janë toka me shqiptarë”,
kurse nga Lidhja Shqiptare njoftonin se ajo me Traktatin e Berlinit "nuk ka marrë mbi
vete asgjë dhe nuk pranon kurrfarë tërheqje nga vendet e veta”.
Me qëllim që të organizohej më mirë dhe më efektivisht mbrojtja e Plavë-Gucisë, e
Hotit, e Grudës, e Kelmendit dhe e Kastratit, myderrizi Haxhí Ymer Prizreni ftoi
Kuvendin e Lidhjes në Guci. Në këtë Kuvend u mor vendimi të derdhet gjak për çdo
pëllëmbë të tokës shqiptare - informonte Narodni list e Zarës, më 17 mars 1880.
Këtu duhet të konstatohet se tashmë Porta dhe ushtarakët më të lartë të Turqisë nuk
mund ta mbanin të fshehtë faktin se aty ku dëgjohej Zëri i Shqipërisë realisht dëgjohej
Zëri i Myderrizit të Madh të Prizrenit. Kjo më së miri u dëshmua me thirrjen e Kuvendit
të Lidhjes në fshatin Rakoc të Gjakovës nga krahu "radikal": Sylejman Vokshi, Ali Ibra,
Haxhí Jonuzi etj., aty nga mesi i marsit 1880. Ky krah revolucionar kërcënonte
mareshalin Ahmet Muhtar Pasha sedo të marshonin në Prizren me 8 000 veta, nëse ky
nuk do t’i hapte udhë administratës shqiptare në Prizren e gjetkë. Me këtë krah patriotik
të vendosur për ndryshime cilësore në administrimin shqiptar të Shqipërisë do të
bashkohej legalisht, në Rakoc, më 21 mars 1880, edhe personaliteti i parë i Lidhjes,
Myderrizi Ymer Prizreni. Muhtar Pasha u frikësua dhe pranoi depërtimin e Komitetit
Qendror të Lidhjes me 600 luftëtarë në Prizren, me qëllim "të merrnin" pushtetin "në
bazë të planit që kishte hartuar Ymer Prizreni".
Kështu, në relacionin e Ahmed Muhtar Pashës për Kryeministrinë në Stamboll, më 1
prill 1880, thuhet qartë: ”Kryetari i Lidhjes, Haxhí Efendiu, për të cilin kam folur në
telegramet e mia të mëparshme, duke qenë tepër i zemëruar, disa herë kishte shprehur
poshtë e lart kundër qeverisë fjalë të papërshtatshme, siç janë këto: ‘Këto apo ato toka
ia dhanë armikut, së shpejti do t’ia japin edhe vendin tonë; mirëpo ne nuk do të lëmë që
t’ia japin këtë aq lehtë’. Këto kuptohen nga fjalët që ishin dëgjuar nga gojë e tij. Nga
veprimet e tanishme dhe nga disa veprime të tjera, del se njerëz të tillë kokëfortë, si i

Page 14
sipërshënuari dhe shokët e tij, që ndodhen aty-këtu, nuk kanë hequr dorë aspak nga
mendimet e tyre të gabueshme…”
Ushtaraku osman konstatonte se me urdhër të Haxhí Ymerit janë vendosur nëpunës të
rinj në vend të të larguarve me dhunë. Nëpunësit e vendosur nga Lidhja me vullnet
hoqën dorë nga të ardhurat mujore. Sipas Ahmet Muhtar Pashës, këta nëpunës merrnin
vetëm dy të dhjetat e pagës dhe tetë pjesë nga tërësia ia lënin Lidhjes - që “të
përdoreshin për të mirën e vendit të tyre”. Kjo fliste se Lidhjen po e financonin edhe
nëpunësit e Lidhjes, bëmirës të Atdheut.
Ushtaraku Ahmet Muhtar Pasha, Vali i Manastirit dhe komandant i Armatës së Tretë të
Perandorisë, pasqyroi edhe përpjekjet e Haxhí Ymer Prizrenit për t’i demaskuar dhe për
t’i spastruar anëtarët proosmanë në Komitetin Qendror dhe në degët e Lidhjes Shqiptare.
“Midis tyre ishte edhe vëllai i tij i madh, të cilin ai donte gjithashtu ta largonte. Ky
njihej përkrahës i qeverisë ...” Dhe, edhe kjo ishte dëshmi për cilësitë kombformuese e
shtetformuese të myderrizit Ymer Prizreni - për liri, çdo gjë!
Për ta penguar veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare, duke minuar aktivitetin e Ymer Efendi
Prizrenit nga brenda, pashai osman propozonte masa dinake e drastike: Qeveria duhej t’i
merrte në mbrojtje “Shtatë personat që tanimë kundërshtohen si njerëz që urrehen nga
populli”; të veprohet në thellimin e hendekut midis gjakovarëve e prizrenasve, duke
pasur adut gjakderdhjen me rastin e vrasjes së Mehmed Ali pashë Maxharrit; të veprohet
në masën e popullsisë së Prizrenit për ta ftohur nga veprimet e Haxhí Ymerit, dhe, kur të
arrihet kjo ftohje e popullit ndaj tij, të arrestohej së bashku me “nja gjashtë, ose
tetëmbëdhjetë vetë që janë shokët e tij më të afërm, të kapen në befasi dhe të internohen
(…). Prandaj, është e domosdoshme që nga njëra anë të presim këto (suksesin
propagandas osmane përqarëse), kurse nga ana tjetër, të dërgohen këtu sa më shpejt e sa
më shumë batalione të ushtrisë së rregullt dhe që i sipërshënuari të largohet patjetër dhe
sa më shpejt që këtej!”.
Në vazhdim, Ahmet Muhtar Pasha, madje, ia tërhiqte vërejtjen Kryeministrisë: “Së
treti”, për ta bërë Ymer Efendi Prizrenin të parëndësishëm, për ta larguar “me të mirë që
këtej, duhet pasur parasysh se ai është një njeri i pasjellshëm dhe kokëfortë; prandaj ka
mundësi që të mos largohet me këtë mënyrë” dhe theksonte se kërkesat që ai të largohej
nga Kosova, me të mire, po e nxiste “atë të shkojë më tej...!”
Ndërkaq, gazeta El-ahram, e 13 majit 1880, duke informuar me paanësi për kërkesat
shqiptare që i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit nën udhëheqjen e Ymer Prizrenit do
të konstatojë se: “Traktati i Berlinit ishte fillimi i problemit të Lindjes, e jo mbarimi i tij”
dhe se “një popull i cili kërkon pavarësinë dhe është në gjendje të sakrifikojë çdo gjë
është e pamundshme të lihet anash para se të ngopet toka me gjak; shqiptarët nuk janë
më ata të djeshmit, ata janë zgjuar dhe janë më të pjekur" - përfundonte ajo.
Përafërsisht ngjashëm, do të informojë edhe Obzor e 14 majit 1880, në të cilën, duke
shkruar për Lëvizjen Shqiptare nën udhëheqjen e Haxhí Ymer Efendi Prizrenit,
konstatonte se: “Shqipëria është duke ecur në rrugën e shkëputjes nga trupi turk për t’u
shndërruar në shtet të pavarur”. Sipas Vasileviçit, një përmbysje të plotë të pushtetit

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:14 pm

Page 15
osman Lidhja e bëri më 2 (14) maj 1880, në Prizren, duke ndjekur mytesarrifin, Ahmet
Hilmi Pashën, dhe duke vendosur për prefekt Shuaip agë Fejzullah – Spahiun (Perollin)
të Prizrenit, duke ia ndarë edhe "titullin Pashë”. Theksonte: “Me mytesarifin u ndoqën
të gjithë nëpunësit turq dhe në vend të tyre u caktuan shqiptarë".
Ky ishte hap i madh drejt autonomisë së Shqipërisë, e papranueshme për Evropën e
krishterë:Obzor do të konstatojë qartë e drejt se"Austria, për interesa të saj, ashtu si
Anglia dhe Rusia, nuk ka dëshirë ta çojë Turqinë në likuidim”, ndaj Vjena po “ngutet ta
qëllojë për vdekje Autonominë e Shqipërisë”.
Tashti, edhe një herë, sikur e kërkon vendi të ripohojmë se: Të gjitha burimet e
proveniencës osmane dhe evropiane në myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin shihnin
forcën motorike – Orën, Zemrën dhe Shpirtin e Lidhjes Shqiptare. Konsulli vjenez në
Prizren, Valdhart, më 9 qershor 1880, në Haxhí Ymer Prizrenin shihte luftëtarin e
pathyeshëm për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të thyer përbrenda nga veprimtaria
rrënuese e mareshalit Ahmet Muhtar Pasha. Ymeri punonte për autonominë e Shqipërisë
me të gjitha mjetet.
Mirëpo, propaganda e krishterë evropiane antishqiptare, për ta përdhosur Programin
politik e ushtarak kombëtar shqiptar të Lidhjes, do ta tregojë Myderrizin e Madh për “një
ish-piun të Portës në Lidhjen Shqiptare”!?! Kjo më së miri shihet nga informata e
konsullit anglez në Prizren, C.St. John, të datës 12 qershor 1880, për kontin Granville, në
të cilën thuhej:
“Im Lord,
Tani pata rastin t’i raportojë Shkelqësisë Suaj se personi i quajtur Haxhí Ymer Efendiu
është duke ushtruar influencë të madhe në Prizren. Ky njeri tani është bërë një
‘diktator’, duke marrë pjesë aktive në punët publike, politike dhe gjyqësore. Mutesarrifi,
i cili sa për sy e faqe e përfaqëson Qeverinë, është mënjanuar krejtësisht.
Qysh në fillim të vitit ai më kishte lënë një përshtypje si një shpifës i madh e tradhtar dhe
nxitës i vrasjes së Mehmet Aliut, të cilin donte ta arratiste herët a vonë.
Është për t’u çuditur se ai jo vetëm që mbeti i patrazuar, por i mor të gjitha punët e
administratës në duart e veta dhe është në marrëveshje direkte me administratën lokale.
Policia udhëzimet i merr nga ai, dhe, për shkak të dëshirës e kënaqësisë së tij,
funksionarët e mëdhenj u shkarkuan nga shërbimi publik pa ndonjë arsye të caktuar,
ose pa paralajmërim.
Ndonëse nuk mbante asnjë pozitë zyrtare, përveç asaj të mësuesit, ai korrespondonte me
shifër kahdo që donte.
U përpoqa ta kuptojë natyrën e lidhjes së tij me Qeverinë, si edhe detyrat që duhet t’i
kryente.

Page 16
Ata të cilët nuk janë në partinë e tij dhe që përfaqësojnë pjesën më të madhe të banorëve
e përshkruajnë pozitën e tij si të jashtëzakonshme dhe të pajustifikueshme, kurse idhtarët
e tij, të krijuar me karakter shumë të ulët, e bëjnë atë si prijatar ekzekutiv për
mirëmbajtjen e qetësisë dhe për administrimin e drejtësisë (...). Prandaj, është e qartë se
Qeveria është duke e angazhuar atë për t’i vazhduar intrigat në mënyrë që t’i prishë
vendimet e Evropës (...)”.
Më tutje, diplomati anglez, konstatonte me tendencë të qartë antishqiptare se, nëse
Turqia e justifikon kundërshtimin e shqiptarëve me patriotizmin e tyre, kjo “nuk duhet të
pranohet”!? - sepse cilësi të tilla nuk ka në këtë pjesë të Shqipërisë, përpos “në
mendimet e një grupi fanatikësh, të udhëhequr nga Haxhí Ymer Efendiu, të cilët e kanë
formuar të ashtuquajturën “Lidhja Shqiptare,” e cila, në realitet, nuk posedon asnjë
vitalitet, përveç asaj çka rrjedh nga Qeveria, nga e cila, kohë pas kohe, shihet veprimi i
mekanizmit të saj si dhe dëshira për një besnikëri të mirë”.
Përmbajtja e dokumentit të mësipërm pasqyron qëndrimin antishqiptar të tërbuar të
Anglisë. Se Komiteti Qendror i Lidhjes dhe ideologu, kryetar i saj, myderrizi Haxhí
Ymer Prizreni, ishin forcë politike shqiptare antiosmane për lirinë e Shqipërisë, ka
dëshmi të shumta të pakontestueshme. Nga telegrami i valiut të Manastirit, Ahmet
Muhtar Pasha, të datës 2 qershor 1880, shihet se Lidhja Shqiptare kishte depërtuar në të
gjitha mekanizmat shtetërore osmane në tokat shqiptare: administratë, gjyqe, ushtri,
polici dhe se Komiteti Qendror i Lidhjes ishte pushtet ekzekutiv e faktik në Shqipëri.
Ky vali osman antishqiptar, më 12 qershor 1880, e njoftonte Portën e Lartë se Komiteti
Qendror i Lidhjes në Prizren, "nëpërmjet Degës së tij (...), është duke bërë presion në
mënyrë demagogjike në popullsinë e vendit” dhe pretendon “që të gjitha viset e
Shqipërisë të vihen nën një qeverisje unike dhe gradualisht të marrin formën e një shteti
autonom. Bile, për t’i realizuar këto qëllime, kanë filluar parapërgatitjet duke
ndërmarrë masa që prej tashit të organizojnë ushtrinë dhe format e tjera...”. Për ta
ndalur këtë aktivitet, valiu i Manastirit propozonte: “Të zihen kryetarët e Komitetit të
lartpërmendur si dhe të degës së tij, siç janë: Haxhí Ymer Efendiu, Shuaip Aga, prej
anëtarëve Dervish Beu, Halim Qerqizi, Jonuz Efendiu, Rexhep Aga dhe Daut Spahiu -
Gjakovari dhe të gjithë të internohen në vende të largëta dhe të ndryshme!”
Mutesarrifi i Prizrenit, më 15 qershor 1880, hedhjen në pranga të personaliteteve të
përmendura e shihte të realizueshme, por, për t’i hyrë asaj pune, kërkonte të sillej në
Prizren ushtri - kavaleri dhe këmbësori, forca të reja. Kjo kërkesë nuk mbeti pa efekte.
Më 23 qershor 1880, Këshilli i Ministrave të Perandorisë Osmane aprovoi vendimin për
internimin e Haxhí Ymer Prizrenit dhe të Shuaip agë Spahisë, “së bashku me pesë
anëtarë të tjerë që përcaktohen me emra” dhe vendimin për kahet e veprimet që
duheshin kryer për krijimin e “Vilajetit të bashkuar të Rumelisë”.
Në të vërtetë, nga fundi i qershorit dhe pjesa e parë e korrikut 1880, Haxhí Ymer Efendi
Prizreni kishte ndërmarrë hapa vendimtarë për një përtëritje të kuadrit udhëheqës e
komandues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të parandaluar copëtimin e Ulqinit nga
Shqipëria. Për këtë qëllim e kishte thirr "Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes për një

Page 17
datë të shpejtë, dhe delegatët u emëruan nga shumica e kazave, dhe janë në rrugë për në
atë vend të takimit” - informonte zyrtari anglez në Shkodër, më 15 korrik 1880.
Sipas konsullit austro-hungarez, Valdhart, më 21 korrik 1880, në Prizren arritën rreth
100 përfaqësues të degëve të Lidhjes. Midis kundërshtarëve të projekteve austro-
hungareze, për ta shtrirë pushtimin deri në Mitrovicë, do të shquhet Myderriz Haxhí
Ymer Prizreni. Kuvendi i Lidhjes u mbajt më 22 korrik 1880 dhe atij i bëri jehonë të
madhe korrespondenca e Politische correspondenz të Vjenës, më 23 korrik 1880, të
botuar greqisht në gazetën Ora të datës 3 gusht l880 dhe serbisht në Narodni list të 14
gushtit 1880.
Në këtë informatë personaliteti i myderrizit Haxhí Ymer Efendi Prizrenit pati një trajtim
shumë të rëndësishëm për historinë kombëtare shqiptare. Gazeta Ora nxirrte konstatimin
se në Prizren, në Kosovë e në Shqipëri, "Situata e përgjithshme nga dita në ditë është më
e rëndë; rendi juridik në një të ardhme të afërt po kërcënohet dhe se frika për rreziqet
ekstreme nga çasti në çast po vërehet e arsyetohet" dhe citonte pjesë nga raporti i 24
korrikut 1880 për "Pol. Correspondenz": "I quajturi Kuvendi i Madh i Prizrenit nxori në
shesh figurën e Haxhi Ymer Efendisë për udhëheqës..."
Këtë raport, siç u tha më lart, e solli të plotë Narodni list, e cila, në fillim,theksonte:
“Pol. corr. më datën 23 korrik nga Prizreni bie këtë shënim: 'Lidhja e Prizrenit për
Kryetar ka emëruar Haxhí Ymer Efendiun. Famën e tij e tejkalon vetëm vrazhdësia e tij.
Ai nuk respekton pushtetin e qeverisë turke, nuk duron pranë vetes asnjë që është baras
me të, nuk duron të dëgjojë kundërshtimet, urdhëron pakufizueshëm, çdo rezistencë e
dënon ashpër dhe sundon vërtet me frikë’.
Ky diktator i tipit - sipas dëshirës së vet, para pak kohësh bëri dy akte të cilat janë të
çuditshme edhe për veten e tij. Para gjashtë ditësh (më 17 korrik 1880), i shkroi Valiut
të Kosovës një letër shumë interesante për marrëdhëniet me ato vise, vërtet shumë të
rëndësishme, me të cilën nuk kërkonte as më pak e as më shumë sesa tërë pajisjen
ushtarake e cila gjendet në Prishtinë, në Mitrovicë dhe në Shkup t’ia dorëzojë ‘Lidhjes
së Madhe’. Kjo kërkesë është bërë aq më vendosmëri, saqë Ymer Efendiu nuk ka
ngurruar të shtojë edhe atë: ‘Nëse qeveritari në fjalë për tetëmbëdhjetë ditë nuk e
plotëson atë kërkesë, Ushtria e Lidhjes do të vijë vetë për armë dhe municion, të cilat
asaj i duhen”.
Korrespondenti vjenez, më tutje, theksoi: “Diktatori (Ymer Efendiu) nuk priti rezultate
nga ajo letër, por përgatiti 4 000 mijë veta të cilët pa presedan e dëgjojnë dhe pas
skadimit të afatit do të sulmojë me forcë.
Puna e tij e dytë diplomatike ishte ajo që e thirri të ashtuquajturin Komitet Popullor në
Prizren. Në Shkodër, në Guci, në Lumë, në Pejë, në Gjakovë dhe në Tregun e Ri dërgoi
këtë letër qarkore:
“Këshillit të vendit në...


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:14 pm

Page 18
Me këtë u urdhëroj që të besueshmit e Juaj nga Kazaja e Juaj t’i dërgoni këtu (në
Prizren). Këta më duhet t’i marr në procedurë për disa gjëra. Mund të dërgoni një ose
më shumë veta, por ata duhet të jenë të bindur ndaj Atdheut (...). Me datën 20 korrik të
gjithë delegatët duhet të jenë këtu!”.
Kuptohet, urdhri është zbatuar. Nga Shkodra nxitoi zeshkani i rrëmbyeshëm, Et’hem
Aga, nga Gucia kryengritësi ekstrem, Ali Pasha, Jusuf Aga dhe Ibrahim Alia nga Peja,
mandej (...) Mahmut Mustafa nga Gjakova. Nga të gjitha anët erdhën njerëzit më të
ashpër të Lidhjes. Dibranët, të cilët nuk dinin për farë Lidhje, gjithmonë të
papushtueshëm, premtuan se do t’i dërgojnë delegatët e vet!
Kuvendin prej 104 anëtarësh Ymeri, më date 22, e njohtoi se ka vendosur të rekrutojë 18
mijë veta nën Flamurin e Lirisë. Delegatët janë të detyruar që në afatin më të shkurtër
t’i caktojnë aq veta sa kërkohen nga secili rreth. Për armë është kujdesur vet, aq sa
duhet. Pastaj vuri në spikamë se valiu i Prishtinës armët dhe municionin e përgatitur
tani shpejt do t’ia dorëzojë “Lidhjes së Madhe”.
As për të holla nuk do të shfaqet nevoja (...). Në fund, deputetëve u solli ta nënshkruajnë
njëfarë “Deklarate”, me të cilën sikur u shpallë luftë armiqve evropianë të Shqipërisë”.
Këtu duhet të konstatohet se korrespondenti vjenez gënjente kur thoshte se Ymer Efendiu
është kundërshar “i rreptë i konfesioneve të tjera”, ndërkaq pati të drejtë kur tha se Ymer
Prizreni ka ego të pathyeshme. Dhe se ai është udhëheqës i
pakundërshtueshëm.Përfundonte: ”Para pak kohësh e ka ndjekur kajmekamin e
Mitrovicës dhe askush nuk ka marrë guxim të nxjerrë fjalën jashtë”.
Kuvendi i Përgjithshëm, më 22 korrik 1880, iu drejtua Sulltanit, në emër të popullit
shqiptar, me kërkesë të lejonte bashkimin e Shqipërisë dhe të caktonte një person për të
qeverisur me Shqipërinë e bashkuar në emër të Sulltanit, duke vërë në pah se: “Sot në të
gjitha anët ndër ne është bërë i njohur paralajmërimi i sulmit të padrejtë, të cilin
armiqtë e jashtëm janë duke përgatitur kundër nesh. Për këtë arsye, të gjithë ne kemi
vendosur të rrezikojmë me dëshirë e pa dëshirë trupin dhe krejt pasurinë për t’u
mbrojtur nga armiqtë e jashtëm.
Sipas mendimit tonë të përgjithshëm, duke parë si obligim nevojën e mbrojtjes së
atdheut, kemi vendosur njëzëri që qeverisja dhe administrimi i Shqipërisë duhet t’i
ngarkohet patjetër një valiu të besueshëm, të aftë dhe të sigurt. Me zemër të pikëlluar në
përgjithësi kemi vendosur të përqendrohemi kundër kësaj padrejtësie.
Qysh nga 400-500 vjet e këndej kemi jetuar nën sovranitetin e Lartmadhërisë së Tij,
Sulltanit, dhe qysh prej stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë në mënyrë trashëgimtare kemi
gëzuar të drejtën e ekzistimit, të lirisë, të nderit dhe të fesë, kurse tani është e qartë se
Lartmadhëria e Tij, Sulltani, nuk do ta lejojë shkatërrimin tonë brenda sekondës.
Lidhur me qëllimet dhe kërkesat tona ju kemi bërë qysh herët me dije dhe Ju kemi
parashtruar peticione, kërkesa dhe telegrame, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje
pozitive.

Page 19
E njoftojmë Lartmadhërinë e Tij, Sulltanin, me qëllim të vetëmbrojtjes, duke dhënë jetën
për tokë të atdheut tonë, për të cilin do të derdhim pikën e fundit të gjakut, do ta
vazhdojmë kontinuitetin e qëndrueshmërisë dhe ekzistencën tonë trashëguese - historike.
Sot, në Prizren, janë mbledhur paria nga të gjitha viset tona. Çdo njëri ka ardhur sipas
zakoneve të vjetra ku janë përmbushur fushat me njerëz të cilët kanë lidhur besën e
bashkimit, duke u zotuar se do t’i zbatojnë dëshirat e përgjithshme të popullit për t’i
mbrojtur viset e Shqipërisë.
Prandaj, kërkojmë prej Lartmadhërisë së Tij, Sulltanit, të emërohet një person të
qeverisë në të gjitha (viset tona). Turbullirat dhe trazirat e ndryshme deri tani janë
frenuar me premtime, por prej tashti nuk do të jemi në gjendje t’i qetësojmë.
Lutemi edhe njëherë që përgjigjen definitive të na dërgoni po ose jo, të cilën e presim me
padurim. Si gjithmonë, edhe në këtë pikëpamje urdhri i takon Lartmadhërisë së Tij,
Sulltanit.
Të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë, më 22 korrik 1880. Dokumenti është vërtetuar me
vulën: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit”.
Këshilli i Ministrave të Turqisë e shqyrtoi, më 24 korrik 1880, kërkesën e Kuvendit të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 22 korrikut 1880 dhe në fillim të procesverbalit
konstatoi: “Kërkesa nga ana e Komitetit të Lidhjes së Prizrenit, që viset shqiptare të
bashkohen në një shtet të veçantë autonom, të organizohet, të mobilizohet ushtria nga
vetë ata dhe të grumbullohen ndihma të tjera, kjo është hyrje në tradhtitë e saj.
Për këta hapa është mirë që menjëherë të diskutohet dhe të kërkohet nga pushteti
qendror që sa më parë të ndërmerren masat e duhura.
Udhëheqësit e kësaj Organizate dhe të Degës së saj, siç janë: Haxhí Ymer Efendiu dhe
Shuaip Aga me pesë anëtarët e tjerë, që janë shënuar zyrtarisht në shkresë, duhet të
internohen larg në vise të ndryshme”.
Tashti, pa hezituar, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, në krye me urtakun e
vendosur, Myderrizin e Madh, i renditi punët për t’i realizuar aspiratat politike
autonomiste të Shqipërisë. Pikërisht më 26 korrik 1880 u dha urdhër degëve në krahina
që të informonin personalitetet zyrtare osmane për anulimin e gjyqeve civile nga
Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: ”Dega e Lidhjes për Prishtinën, që
është qendra e vilajetit, na dorëzoi sot (më 3 gusht) një letër me njëzet vula, në të cilën
thuhet e vihet në dukje se me vendimin e datës 26 korrik 1880, që i ka ardhur nga
Komiteti i Lidhjes të Prizrenit, janë shkarkuar nga detyrat nëpunësit e rinj të gjykatave
që ndodhen brenda Vilajetit (të Kosovës)” - i shkruanin nga qendra e Vilajetit, -
Prishtina, Kryeministrisë.
Qendra e administrimit osman të Vilajetit të Kosovës, vis ky ku qëndronte truri, zemra
dhe gjaku i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në krye me Haxhí Ymer Prizrenin, i sugjeronte
Kryeministrisë së Turqisë, më 9 gusht 1880, se “nëse një orë e më parë nuk veprohet”

Page 20
për parandalimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “atëherë e gjithë Shqipëria do të na
dilte nga dora”.
Gazeta Srpski list e Zarës, më 8 dhjetor 1880, duke i bërë jehonë veprimtarisë së Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në përmbushjen e Rezolutës së Kuvendit të Përgjithshëm të
Lidhjes, të 22 korrikut 1880, dhe Kërkesës që ai Kuvend ia kishte drejtuar Sulltanit,
shkroi: "Nuk është plotësisht e mundshme të vihet në spikamë lajmi serioz, të cilin në
telegram po jua dërgoj edhe sipas të cilit Kryesia e shqiptarëve në Prizren ka vendosur
të flakë nga populli i vet edhe vulën e fundit të sundimit të Sulltanit." Këshilli Ushtarak i
Lidhjes, sipas Narodni list të 14 gushtit 1880, dhe pikërisht myderrizi Haxhí Ymer
Prizreni kumtoi se nuk e njeh më Qeverinë e Stambollit dhe se “Lidhja u shpall luftë
armiqve të Shqipërisë”.
Ndërkaq, Mutesarrifi (prefekti) i Prizrenit informonte valiun e Manastirit, më 20 gusht
1880, se ishte bërë një riorganizim në Lidhjen Shqiptare, duke përfshirë edhe
riorganizimin e Komitetit Drejtues të Lidhjes, në krye të të cilit qëndronte myderrizi
Haxhí Ymer Prizreni, kurse posti i Nënkryetarit të Lidhjes i ishte besuar Shuaip agë
Spahisë, i cili e kishte edhe postin e Kryetarit të Komitetit të Degës së Lidhjes Shqiptare
në Prizren. Dhe, i zhgënjyer nga fakti se Komiteti Qendror i Lidhjes, në krye me Ymer
Prizrenin, sa vinte e bëhej më monolit, valiu i Manastirit i shkruante, më 21 gusht 1880,
me indinjatë, Ministrisë në Stamboll se “ndonjë përçarje tjetër që dëshirohet të ndodhë
në Prizren në dëm të Komitetit të Lidhjes nuk besojmë se do të mund të ketë. Prandaj
tani ka ardhur koha të thellohet kjo përçarje dhe të sigurohen mjetet për ta mposhtur
Lidhjen”.
Ndërkaq, valiu i Kosovës, më 11 nëntor 1880, informonte Ministrinë e Luftës në
Stamboll se “Jemi informuar se para se të merret leja nga Qendra e Organizatës së
Lidhjes së Prizrenit nuk mund të zbatohen kurrfarë masash, lidhur me çështjen e
mobilizimit dhe të grumbullimit të rezervave”. Së këndejmi, përfundonte ai, “nuk jemi
optimistë se mund të arrihet zhdukja e të gjitha këtyre veprimeve, lëvizjeve para se të
shkatërrohet qendra e Organizatës së Lidhjes së Prizrenit. Kjo mund të arrihet vetëm me
përdorimin e një force të madhe shtypëse!”
Pas shkëputjes së Ulqinit nga tërësia e trungut të Shqipërisë Etnike, më 26 nëntor 1880,
me dhunë ushtarake e politike evropiane e `perandorake osmane për interesa të Malit të
Zi, Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në krye me Myderrizin e Madh -
Haxhí Ymer Efendi Prizrenin, tashmë me një famë të shtuar në përmasa kombëtare e
ndërkombëtare, mobilizoi degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për t’i vu në jetë
vendimet mbi kërkesat organizative më parësore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të
aprovuara në Kuvendin e Lidhjes në Dibër, më 20-23 tetor 1880: Të ripërtërihet
aktiviteti i degëve të pushuara; të merret pushteti gjyqësor e administrativ në nahi, në
kaza dhe në nivel të Vilajetit, për ta bashkuar administrimin shtetëror të Shqipërisë nga
Komiteti Qendror i Lidhjes; për përvetësimin për nevoja të Lidhjes Shqiptare të të gjitha
të ardhurave të obliguara për Perandorinë dhe për mosdhënien ushtarë për ushtrinë
perandorake të rregullt dhe atë rezervë.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:16 pm

Page 21
Realisht, sipas prof. Zef Vizzolit, nga Kriza e Ulqinit në të gjitha kabinetet evropiane do
të flitet për Çështjen shqiptare. Më tutje, valiu i Kosovës theksonte qartë se “Turbullirat
dhe konfliktet të cilat e kanë përfshirë popullsinë e këtij Vilajeti i ka shkaktuar krejtësisht
Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit” dhe se “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit
me degët e tij, që janë formuar brenda Vilajetit të Kosovës, në këtë kohë e ka treguar
veten në formë të pushtetit, pasi i ka zbatuar të gjitha aksionet që ka dëshiruar”.
Këtu duhet të kihet parasysh se sintagma Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit ishte
sinonim për rolin pushtetar të myderrizit Haxhí Ymer Prizreni në Lidhjen Shqiptare.
Realisht, pushteti faktik i Lidhjes Shqiptare në Vilajetin e Kosovës, sipas Valiut të
Kosovës, pasqyrohej më fuqimisht në pengesat që atij, pra pushtetit osman, i bënte
Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare në fushë të mbledhjes së ushtrisë - rekrutë e
rezervë, ndaj “për t’i dhënë fund kësaj situate, njëherë e përgjithmonë, së pari kërkohet:
të shpërndahet Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit me të gjitha degët e tij, të
zbatohet mobilizimi i rekrutëve dhe marrja e rezervës”. Dhe, ritheksonin: “Për t’i
realizuar këto masa, nevojitet që forcave ekzistuese të divizionit t’u shtohen 10-15 taborë
nga ushtria mbretërore, me kusht që brenda muajit të rikthehen dhe të lejohet përdorimi
i forcës ushtarake” dhe, “sipas nevojës së gjendjes së tanishme është çështje me rëndësi
që Sanxhaku i Prizrenit (ku dominonte plotësisht fjala e Myderriz Haxhí Ymer Prizrenit)
të rikthehet në kuadrin e këtij Vilajeti” - përfundonte Osman Pasha, zyrtari osman i
Kosovës.
Organi kroat Obzor, i cili me kujdes të shtuar e përcolli veprimtarinë politike e luftarake
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të konstatojë, më 18 dhjetor 1880, se Prizreni është
qendër administrative dhe ushtarake e Shqipërisë nën udhëheqjen dhe komandën
supreme të myderriz Haxhí Ymer Prizrenit: “Luftërat e Gjergj Kastriotit e kanë larguar
fuqinë e Turqisë nga Shqipëria, kurse Lëvizja e sotme (...) synon të dëbojë Greqinë etj
(...). Qendër e kësaj Lëvizjeje nuk është Shkodra, as Janina, por është Prizreni”. Së
këndejmi, “Prizreni - Krujë e viteve të Skënderbeut” - kisha konstatuar qysh më 1978.
Në janar të vitit 1881 u bë riorganizimi i Lidhjes. U formua Komiteti i Ri Qendror i
Prizrenit, i cili e shpalli “Qeverinë e Përkohshme” të Shqipërisë, të cilën Sami Frashri e
quajti “Kuvernë e Përdorme”, në krye të së cilës, sipas studiuesit osman, Sylejman
Kylçe, u vu “aktivisti i shquar i Lidhjes, Sheh Ymer Prizreni”, i cili i mori në duart e veta
Qeverinë dhe Lidhjen.Nga shkurti i vitit 1881 Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit,
përkatësisht “Kuverna e Përdorme” e formoi një njësi ushtarake elite prej “tetë mijë
vetësh t’armatosun, e përbame prej burrash mâ trima të Shqipnis”. Ishin këta kryesisht
malësorë nga viset e Gjakovës, të Lumës e të Fandës, nën komandën e kreut të Gashit,
Ali Ibrahimit - Ibrës, Haxhí Jonuzit, kryetar i Gjykatës tregtare të Prizrenit dhe Sylejman
agë Vokshit, tashti më i dëshmuar si komandant energjik i forcave më elite të Komitetit
Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “Këta u-betunë në nji mbledhje: 1) Me dhanë
jetën për Shqipni, 2) me i prishë gjithë ata që do t’a thyjshin Besën shqiptare, 3) me e
shtrëngue qeverinë e Stambollit që në Prizren, Gjakovë e Lumë t’i heki gjyqtarët e këqij
e t’i zavendsojë ata me të ndershëm”.
Në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lidhjes në Prizren, ku u morën këto vendime,
mori pjesë edhe Abdyl be Frashëri, i cili gjatë shkurtit 1881 do të vizitojë edhe

Page 22
Gjakovën, Pejën, Prishtinën e Dibrën. Dhe, duke u nisur nga një realitet i ri politik dhe
shtetëror në Shqipëri, Narodni list e Zarës, më 19 shkurt 1881, shkruante qartë:
"Shqipëria dëshiron pozitë autonome!"
Sidoqoftë, nga fundi i marsit 1881 të gjithë mekanizmat e organizmit shtetëror
perandorak osman i kishin drejtuar mjetet drejt Kosovës së rebeluar. Mirëpo, burimet
parësore vërtetojnë se, së paku nga fundi i marsit të vitit 1881, Myderriz Ymer Prizreni
në krye të Komiteti Qendror të Lidhjes luajti në kartën e fundit për jetë a vdekje; për
shkëputjen e autonomisë së Shqipërisë nga Porta e Lartë.
Sipas të dhënave të gazetës Narodni list të 2 prillit 1881, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka
ngritur në Prizren Qeverinë e vet të plotë, në krye me mutesarrifin Shaip Agë – Spahiun –
Perollin. Të gjithë nëpunësit i ka vendosur Lidhja dhe të gjitha tatimet mblidhen për
Lidhjen, e cila do të ftojë Sulltanin të emëronte kryetarin, i cili këtu do të sundojë në
emër të tij. "Nëse Turqia nuk e plotëson këtë kërkesë, Lidhja është e gatshme të shpallë
pavarësinë e Shqipërisë”. Ndërkaq, gazeta serbe Istok e 3 prillit 1881, duke pasqyruar
revoltën shqiptare pas arrestimit të anëtarëve të Degës së Lidhjes në Shkup, shkroi:
“Shqipëria u ngrit në këmbë përsëri.”
Realisht, Dervish Pasha, më 7 prill 1881, ishte në dijeni të plotë për hapat që kishte
marrë Këshilli i Madh, përkatësisht Këshilli Drejtues (Kryesor, Qendror) i Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, i drejtuar nga Myderrizi i Madh, Haxhí Ymer Efendi Prizreni, i
mbështetur fuqimisht në Shuaip agë Spahiun dhe Sylejman agë Vokshin. Këto tri
personalitete paraqitnin triumviratin drejtues të fazës më vendimtare të Revolucionit
Kombëtar Shqiptar që udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Për ta përballuar ofensivën
e një armateje të rregullt prej më se 20 mijë ushtarësh e ushtarakësh osmanë kundër
forcave të Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shuaip agë Spahiu, me
kompetencën e Kryetarit të “Qeverisë së Pavarur” të Shqipërisë, dha “kushtrimin që
meshkujt prej 17 vjeç të rrokshin armët e të shkoshin në Shtime për me luftue, me
mbrojtë atdheun!”
Pas prerjes së linjës telefonike në Prizren, më 28 mars 1881, që ishte bërë sipas urdhrit të
Haxhí Ymer Prizrenit, me propozimin e Sylejman agë Vokshit, Këshilli i Madh (Këshilli
Drejtues) i urdhëroi Këshillit të Degës së Prizenit të dërgonte dy telegrafistë me një
makinë telegrafike në pozitat e forcave të Lidhjes Shqiptare në Shtime, për të qëndruar
në lidhje të përhershme me Këshillin Drejtues - realisht me myderriz Haxhí Ymer Efendi
Prizrenin. Po kështu, nga post-telegrafi i Prizrenit të përcilleshin vetëm ato informata e
telegrame që do t’i censuronte e t’i lejonte Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Haxhí Ymer Prizreni, tashti edhe Kryekomandant faktik i ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit.
Në ditët dramatike për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në prill të vitit 1881, përkrah
myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, në Komitetin Drejtues (Qendror) të Lidhjes në
Prizren ishin të pranishëm dhe vepronin: Halim Efendiu, Zekeria Aga, Sylejman Vokshi,
Haqim Efendiu, Mustafë Aga, Halil Efendiu, Xheladin Efendiu, Xhemshit Beu, Hasan
Beu etj. si dhe: Haxhí Sylejmani dhe myderriz Ali Efendiu nga Gjakova, Zejnel Efendiu
nga Peja, Rauf Efendiu, Haxhí Jonuzi, Jakup Efendiu dhe Abdyl Efendiu të Prizrenit, të

Page 23
cilët e mbanin nën vështrim veprimtarinë e post-telegrafit në Prizren, së paku prej 28
marsit 1881.
Duhet të theksohet se këtu nga 5 prilli 1881, kur Sylejman agë Vokshi dhe dy myderrizët
famëlartë gjakovarë: Hasan Efendi Shllaku dhe Ali Efendiu e lanë Prizrenin dhe shkuan
në Gjakovë, për t’u vu në krye të malësorëve për Frontin e Ferizajt, koordinimi i të
gjitha veprimeve në Komitetin Qendror (Këshillin Drejtues) të Prizrenit shkonte përmes
dy personaliteteve kyçe: myderrizit Haxhí Ymer Prizeni dhe Shuaip agë Spahisë -
Perollit, i cili, pasi dha kushtrimin për mobilizimin e vullnetarëve prej moshës 17-70
vjeç, urdhëroi mbylljen e pazarit të Prizrenit dhe i ftoi dy batalionet dhe dy bateritë e
ushtrisë osmane, që ishin mbyllur në Kala, t’i dorëzonin armët, të siguruar se do “të
liheshin të lirë”. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes, Haxhí Ymer Prizreni, u dërgoi
ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll një telegram me të cilin kërkonte të
ndikonin në Portën e Lartë të heqë dorë nga dërgimi i ushtarëve dhe nga përdorimi i
dhunës kundër Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë.
Me operacionin ushtarak perandorak osman kundër Kosovës në ballë me Lidhjen
Shqiptare të myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, fenomen i ushtarakut dhe i
burrështetit shqiptar dinjitoz, komandonin Haxhí Osman Mustafë Pasha, strateg ushtarak
i njohur, Ibrahim Pasha, dinak më shumë se dhelpra dhe Muhtar Ahmet Pasha, njohës i
mirë i terrenit shqiptar. Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit në krye me Myderrizin e
Madh, Haxhí Ymer Efendi Prizrenin e pathyeshëm në idealet për t’i dalë zot Shqipërisë,
si biri më i mirë i saj, më 15 prill 1881, i dërgoi Sulltanit një Memorandum shumë
përmbajtjesor dhe të rëndësishëm për historinë e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Në atë dokument u pasqyruan shkaqet kryesore të rebelimit të popullit shqiptar dhe
qëllimet që ka për t’i arritur populli shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, pa marrë parasysh çmimin e sakrificave. Në fjalinë e parë të dokumentit, për
trazirat dhe kryengritjen gjithëpopullore në Shqipëri, fajësohet qeveria osmane, e cila,
qysh nga shtypja e Revolucionit Borgjez Osman të vitit 1876, me administrim joadekuat
prodhoi një “gjendje kaotike” në të gjitha viset e Turqisë Evropiane - Rumelisë.
Kjo bëri që “shumë krahina të banuara me popullsi myslimane”, pra edhe krahina të tëra
shqiptare, të kalojnë “në duar të Bullgarisë, të Austrisë, të Greqisë, të Serbisë dhe të
Malit të Zi. Pjesa e mbetur e Rumelisë me popullsi shqiptare, e cila është e njohur për
trimërinë dhe për qëndrueshmërinë e saj, është gati që edhe ajo të kalojë në duar të
armiqve dhe në këtë drejtim janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për pushtimin e saj” -
theksohej në Memorandum.
Portës së Lartë edhe njëherë i tërhiqej vërejtja nga Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare,
përkatësisht nga Haxhí Ymer Prizreni, të shkundej nga antishqiptarizma për të parë
rrezikun që Ballkani dhe Evropa po ia përgatisnin ardhmënisë së popullit shqiptar e
Shqipërisë. Në dokument theksohej: “Nëpër të gjitha viset shqiptare qarkullojnë spiunët
dhe diversantët të cilët janë dërguar nga shtetet e lartpërmendura me qëllim të na
përçajnë në mes vetes, duke i bërë përgatitjet për okupimin e viseve tona.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:16 pm

Page 24
Mirëpo, armiqtë tanë janë bindur për besnikërinë dhe patriotizmin tanë ndaj atdheut dhe
kanë konstatuar se jemi shumë të qëndrueshëm. Mu për këtë arsye atyre nuk u mbetet
tjetër gjë përveç dëshira e tyre për të na shkatërruar. Këtë çështje e ka kuptuar çdo njeri
i yni, i vogël dhe i madh”.
Më tutje, me një oportunitet politik të domosdoshëm për momentin historik, si përpjekje
për të ndikuar në ndërprerjen e operacioneve të Dervish Pashës kundër Lidhjes
Shqiptare në Kosovë, konstatohej: “Duke marrë parasysh rrethanat se kemi jetuar në
pesë shekujt e fundit nën sundimin e Perandorisë Osmane, përsëri e kemi gëzuar lirinë e
plotë të ekzistencës sonë në atdheun tonë, prandaj jemi të gatshëm t’i mbrojmë viset tona
të cilave u kërcënohet rreziku nga copëtimi”.
Në vazhdim, duke iu drejtuar Sulltan Abdylhamidit II, i cili deri në fund të vitit 1880 e
përkrahu fuqimisht Lidhjen Shqiptare dhe programin e saj për autonominë e Shqipërisë,
duke mbajtur korrespondencë për këto çështje me myderriz Haxhí Ymer Prizrenin dhe
me personalitete të tjera shqiptare, në Memorandum u përmblodhën pikat kryesore të
Programit politik e luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit:
“Na gjithashtu e njoftojmë Lartëmadhërinë e Tij, Sulltanin, se qe katër vjet jemi
bashkuar dhe kemi formuar Lidhjen tonë dhe e ndjejmë veten se jemi shumë të sigurt.
Qëllimi i Lidhjes sonë është sa vijon:
1. Të mbrohen të gjitha të drejtat tona ligjore;
2. Të mbrohet e drejta jonë kombëtare;
3. Të mbrohemi nga ata që gjenden përbrenda viseve tona dhe tentojnë të na prishin
qetësinë;
4. Të mbrohemi nga sulmet e armiqve dhe nga ndikimet e huaja që vijnë nga jashtë;
5. Të jetojmë nën sezerenitetin dhe nënshtetësinë e Perandorisë Osmane”.
Në Memorandumin e Ymer Prizrenit, të 15 prillt 1881, pasqyrohej vendosmëria
shqiptare për idealet e shenjta të kombësisë dhe të lirisë së Atdheut: Thuhej qartë: “Duke
u bazuar në vendimet dhe idetë e përgjithshme të Lidhjes, kemi ardhur në përfundim që
pa e formuar një qeveri të njësuar nuk ka tjetër zgjidhje. Kjo është konstatuar dhe
vërtetuar unanimisht”. Së këndejmi, konstatohej në dokument: “derisa të ekzistojë dhe
të veprojë Lidhja në Shqipëri të gjitha sulmet do të përballohen me lehtësi. Këshillat e
Lidhjes kanë çliruar Plavën dhe Gucinë dhe (shqiptarët) kanë ndryshuar plotësisht.
Lidhja e tyre nuk është më e frymëzuar dhe e entuziazmuar të luftojë në emër të idealit
fetar, në emër të profetit, as në emër të bartësit të kurorës së Mbretërisë Osmane -
Sulltanit”.
Ky dokument relevant i historisë pasqyron bindjen politike kombëtare dhe vendosmërinë
e hartuesit - Haxhí Ymer Prizrenit, kryetarit të Komitetit Qendror të Lidhjes. Në vazhdim
të citatit të mësipërm, i tërhiqej vërejtja Sulltanit dhe Portës së Lartë se “duke marrë

Page 25
parasysh kohën dhe situatën kritike, duhet të shqyrtohen kërkesat e shqiptarëve dhe të
aprovohen. Në të kundërtën, edhe ata persona që deri në fund kanë qenë besnikë ndaj
Sulltanit, tani, nëse shpërthen ndonjë kryengritje e përgjithshme, do të rrinë anash”.
Dhe, Haxhí Ymer Prizreni, para se t’i përmblidhte kërkesat në një pikë të vetme, Portën
dhe Sulltanin i bënte me dije se “neve jemi të detyruar që këtë çështje tonën t’ua
parashtrojmë dhe t’ua bëjmë me dije të gjithë ambasadorëve (të Fuqive të Mëdha) që
gjenden në Stamboll”.
Dokumenti përmbyllej me lutjen që kundërmonte erë kërcënimi gjithëshqiptar për një të
drejtë legjitime të mohuar nga Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha evropiane, të vendosjes
dhe të ruajtjes së status quos në Turqinë e mbetur, për ta copëtuar në një të ardhme, në
rrethana politike e ushtarake edhe më të përshtatshme; për ta shlyrë popullin shqiptar dhe
Shqipërinë nga historia për shekujt që do të vinin:
“Me dashamirësi lutet Lartmadhëria e Tij, Sulltani, që kësaj radhe ta shqyrtojë
definitivisht mirë çështjen tonë. Nëse ajo vendoset në mënyrë të drejtë dhe reale, atëherë
ne do të na keni në besnikërinë Tuaj më të sinqertë dhe të jashtëzakonshme. Në çdo
pikëpamje dhënia e urdhrit i takon atij i cili e ka pushtetin”. Dokumenti vërtetohej me
vulën: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit”.
Memorandumi i Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i datës 15 prill
1881, do të mbetet njëri ndër dokumentet më të rëndësishme të mendimit politik shqiptar
të orëve të fundit të Lidhjes Shqiptare të viteve 1877-1887, me një porosi - Dhiatë për
nipër e stërnipër të shqiptarëve të tubuar rreth e përqark idesë së Myderrizit të Madh -
Haxhí Ymer Efendi Prizrenit: Përpjekje, sakrifica, martirizim pa çmim për çlirimin dhe
bashkimin e Shqipërisë Etnike!
Sulltani dhe Porta e Lartë, tashti vegla në duar të Rusisë pansllaviste, nuk lëvizën dhe
“Dervish Pasha nuk zgjodhi mjete për t’i qëruar hesapet me forcat e Lidhjes së
Prizrenit”. Forcat pararoje të Komitetit Qendror të Lidhjes u thyen me kanonadat
artilerike në Shtime e Grykë të Carralevës. Para forcave osmane nga Carraleva për në
Malësi të Gjakovës do të tërhiqen edhe komandantet legjendarë të Lidhjes Shqiptare,
bashkëluftëtarët më tëvendosur të Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit, Sylejman agë
Vokshi me Ali Ibrahimin - Ibrën e Shipshanit dhe personalitete e luftëtarë të vendosur
për të vazhduar rezistencën shqiptare së fundi si Orë zgjimi e shqiptarësisë së Kosovës
dhe më gjerë.
Po kështu, edhe Myderrizi i Madh - Haxhí Ymer Efendi Prizreni, Ora, Zemra dhe Shpirti
i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sapo Dervish Pasha doli në Qafë të Dulës, më 21 prill
1881, dhe me artileri mund të shkatërronte Prizrenin, Ymeri mori vendim të tërhiqej së
bashku me njësinë që siguronte Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë prej rreth 500
luftëtarësh. Iu bashkua forcave të Sylejman agë Vokshit – Ali Ibrës në Malësi të
Gjakovës.Më 30 prill 1881,i shoqëruar prej njerëzve besnikë, Myderriz Haxhí Ymer
Efendi Prizreni u nis në drejtim të Durrësit. Fillimisht kaloi në fshatin Bytyç të Kazasë
së Pukës, në vartësi të Vilajetit të Shkodrës, dhe u vendos ilegalisht në shtëpinë e imamit
Mahmud Efendiut, i cili do të organizojë lidhjen për përcjelljen e sigurt të Haxhí Ymerit
deri në Shkodër.

Page 26
Nga burimet relevante do të shihet se Haxhí Ymer Prizreni dhe Abdyl Halit be Frashëri
kishin marrë për detyrë të kalonin jashtë vendit, jashtë Perandorisë Osmane, për ta
mbajtur gjallë aktivitetin politik të Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
kurse Sylejman agë Vokshi e Ali Ibra të mbanin gjallë frymën luftarake liridashëse të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke kthyer Malësinë e Gjakovës dhe malësitë e tjera të
Kosovës në kështjella të papushtueshme të Shqipërisë autonome të dalë nga Lidhja
Shqiptare e Prizrenit.
Dhe, derisa Abdyl be Frashëri, në rrugë për “në Evropë” do të kapet më 1 maj 1881, në
vise midis Dibrës -Tiranës dhe Elbasanit, myderrizi Haxhí Ymer Prizreni, më 18 maj
1881, pas shumë peripecish do të kalojë në Ulqinin e okupuar nga Mali i Zi, për ta
mbajtur gjallë kërkesën për autonominë e Shqipërisë në Portën e Lartë, në Oborrin e
Sulltanit dhe në kujtesën historike shqiptare deri me martirizimin e tij, më 12 qershor
1887.
Sipas gazetës zagrebase, Obzor, Haxhí Ymeri sapo mori informata për kapjen, burgosjen
dhe keqtrajtimin e Abdyl be Frashërit, i shkroi dhe iu kërcënua Dervish Pashës, të ruante
jetën e Abdylit: “Kryetari i Lidhjes i ka dërguar Dervish Pashës letër me të cilën i
kërcënohej se do të vrasë të gjithë turqit në rrethinë dhe do t’ua kallë shtëpitë, nëse i
ndodh një e keqe vëllamit të tij, Abdyl Beut”. Nga Puka deri në Shkodër Haxhí Ymer
Prizreni udhëtoi para datës 12 maj 1881, kurse në Shkodër, në konak të
bashkëveprimtarit politik dhe mik i tij i ngushtë, Jusuf Efendi Golemit, qëndroi gjashtë
net” dhe pastaj “kaloi në Ulqin”.
Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e cila dënoi shoqëruesit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi
Prizrenit nga Bytyçi deri në Shkodër, si çdo gjyq i një fuqie shtetërore okupuese, në
Hoxhën e Madh - Haxhí Ymer Prizrenin, portretoi një personalitet aventurist, të lig e
tradhtar të pushtetit. Kjo do të thoshte: Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i
çelnikët në kërkesat për ruajtjen e tërësisë së Shqipërisë Etnike, për lirinë dhe për
pavarësinë e saj. Në procesverbal thuhej: “Kur doli urdhri për kapjen e tij dhe kur pa se
godina e kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitur ai u shemb dhe u
shkatërrua, u arratis si tradhtar e frikacak”!?!
Të dhënat burimore të proveniencave të ndryshme vërtetojnë se Myderriz Haxhí Ymer
Efendi Prizreni kurrë nuk doli para gjyqit të okupatorit osman - turk dhe i “thyer para
forcës shumë herë më të fuqishme - osmane dhe ndërkombëtare, u tërhoq në emigrim
vetëm e vetëm të mos e nënshkruante - si kryetar i saj - kapitullimin e Lidhjes”. Me fjalë
të tjera, siç shkruaja më 1978: “Lufta e tij prej burri të shtetit ishte e goditur me forcë
nga brenda - prej Portës dhe ushtrisë turke më elite dhe nga jashtë prej Ligës së
faktorëve evropianë antishqiptarë. I vendosur në veprën e filluar, i pajisur me njohuri
teorike dhe praktike revolucionare, i thyer nga armiku shumë herë më i fuqishëm, u
tërhoq në emigrim, pa e nënshkruar kapitullimin e tij dhe të Lidhjes. Vendosmëria,
energjia, dinakëria prej njeriut me kulturë të lartë islame dhe strategjia politike e bënë
këtë burrë qeveritar shqiptar të periudhës së Lidhjes Shqiptare të rëndësishëm - cilësi që
ia nënvizoi edhe shtypi kroat i kohës”.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:17 pm

Page 27
Nga të dhënat e proveniencës policore malaziase shihet se Myderrizi i Madh - Haxhí
Ymer Efendi Prizreni, kaloi në Ulqinin e okupuar nga Mali i Zi më datën 6/18 maj 1881,
rreth orës 17.15, dhe u vendos në familjen e mikut të tij dhe të bashkëmendimtarit
politik, Myderriz Salih Efendi Hylja. Administratori i Malit të Zi në Ulqin, vojvoda Sima
Popoviq, po atë ditë, informoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, vojvodën Masho
Verbica në Cetinjë, sa vijon: “Hoxha i Madh i Prizrenit, Haxhí Ymer Efendiu, ka ardhur
në Ulqin dhe është vendosur te Hoxha ynë i Madh, Salih Efendiu, i cili sot ka qenë së
bashku me të tek unë që të ma paraqet. Haxhí Ymer Efendiu ka ikur nga Prizreni, kur ka
ardhur atje Dervish Pasha. Ai më ka deklaruar se kërkon strehim në Mal të Zi, kurse
Salih Efendiu është për të (mbështetje - strehues) i mirë”.
Më tutje, administratori malazias i Ulqinit vinte në spikamë se: “Ndonëse mund të
mendohet se ai (Haxhí Ymer Efendiu) mund të ketë edhe qëllime të tjera, ai me siguri
këtu nuk do të mund të bënte asgjë, e të mos e dija menjëherë. Ai më tha se edhe disa
udhëheqës kryesor të Lidhjes së Prizrenit janë arratisur dhe se më kryesori Abdullah
Beu (Abdyl Frashëri) ndoshta do të vijë edhe vetë në Ulqin. Është kënaqësi të dëgjohet
edhe kjo se Lidhja, e cila e mbajti Ulqinin, tashti kërkon strehim në të “ - përfundonte
V.S. Popoviq.
Vojvoda Masho Verbica nga Cetinja, më 7/19 maj 1881, informonte Vojvodën Sima
Popoviq në Ulqin se “Ka ardhur këtu nga Prizreni popi Jovan Popoviq, prift prizrenas i
ndjekur prej Dervish Pashës. Ai është ndjekur për shkak se e ka ndihmuar (për arratisje)
Ymer Efendinë. Ai e njeh Ymer Efendinë dhe e lavdëron se është njeri i mirë dhe i
mençur, dhe se me të vërtetë nuk qëndron në kurrfarë marrëdhëniesh të fshehta me
Dervish Pashën. Sipas thënies të të përmendurit Popoviq, familja e Ymer Efendisë është
internuar nga Prizreni në Manastir, e ndoshta në Selanik.”
Nga përmbajtja e dy dokumenteve të sjella më sipër shihet qartë se Myderriz Haxhí
Ymer Efendi Prizreni prej datës 22 prill deri më 18 maj 1881 nuk kishte njohuri se
ç’kishte ndodhur me familjen e tij në Prizren. "Ymer Efendiu shkoi n’Ylqin, n’atë qytet të
cilin para disa mujve si kryetar i Qendrës pat dhënë urdhën me e mbrojtë me çdo
sakrificë. Pranoi nga zemërimi të rrojë nën sllavët se sa nën Turqit të cilët nuk e mbajtën
fjalën e i dulën të pabesë” - do të konstatojë Xhafer Belegu, më 1939, sepse Sulltani dhe
Porta ia mohuan premtimet për autonominë e Shqipërisë.
Sipas burimeve të proveniencës vjeneze, diplomacia austriake, njëra ndër diplomacitë
evropiane, që kishte mbështetje më të fuqishme në Shqipërinë Veriore dhe pikërisht në
radhët e priftërinjve katolikë, për arratisjen e Myderriz Haxhí Ymerit në “Mal të Zi” do
të informohet nga Prizreni vetëm nga mesi i qershorit 1881. Realisht, nënkonsulli austro-
hungarez në Shkup i shkroi Vjenës, më 14 qershor 1881, një informatë me shumë të
dhëna për Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenin, për rolin e tij gjatë periudhës së
veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për sakrificat që ai i përballoi pas
marshimit të ushtrisë perandorake osmane në Piemontin e Shqipërisë - në Kosovë:
“Përkundër thirrjeve të njëpasnjëshme të (Dervish) Pashës që të kthehet në Prizren, ai
arriti të qëndrojë i fshehur në këto male” të Malësisë së Gjakovës dhe “më vonë filluan
reprezaljet për ta shtrënguar të paraqitet te Mareshali”, Dervish Pasha, e së fundi duke
ia “arrestuar familjen për t’ia dërguar në Stamboll”.

Page 28
Diplomati vjenez, më tutje, do të konstatojë se “Kryetari i Lidhjes Shqiptare i përballoi
të gjitha këto reprezalje dhe nuk u kthye në Prizren”, e “kur Dervish Pasha kërkoi t’ia
sillnin kokën e Haxhí Ymerit (por preferonte ta kapnin gjallë), atëherë nisi të qarkullojë
lajmi se Haxhí Ymeri në të ikur kishte marrë me vete dokumente tepër të rëndësishme
për qeverinë turke, prandaj Dervish Pasha dron se me vrasjen e Ymerit këto dokumente
do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi që t’i keqpërdorte”.
Në vazhdim ky diplomat informonte Vjenën se “Sipas lajmeve që më erdhen sot (d.m.th.
më 14 qershor 1881) nga Prizreni, ai (Haxhí Ymeri) paska arritur të ikë në Mal të Zi”
dhe vinte në pah opinionin se “Haxhí Ymeri duhet të ketë ruajtur letrën e shkruar me
dorën e Sulltanit që tani gjendet në fron. Në këtë letër Sulltani e autorizonte Haxhí
Ymerin ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke i dhënë pëlqimin dhe instruksione për
veprimtarinë e Lidhjes. Kur pas disa kohësh Dervish Pasha ngulte këmbë që Haxhí
Ymeri të kthehej në Prizren, duke i premtuar se do të mbetej i pandëshkuar nëse
paraqitej vetë, ai përgjigjet se nuk beson në dokrra të tilla, meqë sapo të kthehej, do t’ia
merrnin duarsh adutin më të shtrenjtë, letrën e shkruar me dorën e Sulltanit, mjetin e tij
më të fortë të vetëmbrojtjes, duke e shpallur menjëherë tradhtar, siç kanë bërë me shumë
njerëz të tjerë”.
Këtu e do vendi të konstatojmë e nga fundi i prillit ose në fillim të majit të vitit 1881
Dervish Pasha e internoi familjen e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit “në Manicë”
(në Anadoll), kurse Shuaip agë Spahiun e internoi “me tërë familjen e tij në Vilajetin e
Adanës, në qytetin Nibs në Anadoll”. Atje vdiq në rrethana të pasqaruara. Dhe, këtu
duhet të theksohet fakti se: Fuqitë e Mëdha evropiane nuk ndërmorën asgjë kundër
barbarizmit të Dervish Pashës në Kosovë e gjetkë në Shqipëri në prill - maj 1881, dhe as
nuk do të hapin gojën kundër arrestimeve, burgosjeve e internimeve mizore të
veprimtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – vinte në spikamë El-Vakaié e datës 21
korrik 1881.
Të sjellim edhe faktin se, më 19 gusht 1881, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, mbi bazë të
kërkesës së Dervish Pashës, të 8 korrikut 1881, dënoi me internim “jashtë vendit të tyre”
- në Merash të Aleksandrisë, dy përcjellësit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit nga
Bytyçi i Pukës deri në Shkodër, në rrugë për arratisje në Ulqin.
Për jetën e Myderriz Ymer Prizrenit në Ulqin njohim pak të dhëna të shkruara, por
kujtesa historike është e pasur. Duke u mbështetur në përmbajtjen dhe në kuptimin e
nocioneve: “pribjeshta” dhe “pribjelishtva” të telegramit të vojvodës Sima Popoviq, të
6/18 majit 1881, Myderrizi i Madh, Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mundur në
fushë të luftës nga ushtria perandorake osmane, me ndjenjën e personalitetit të madh të
tradhtuar nga Sulltan Abdylhamidi, nga Mali i Zi kërkoi ndorje për t’u strehuar në gjirin
vëllazëror të familjes së Hoxhës t’Madh të Ulqinit, myderrizit Salih Efendi Hylja, me
virtyte e tipare shqiptare shumë të ngjashme me të myderriz Ymer Efendi Prizrenit.
Nga të dhënat e vjela nga kujtesa historike mund të konstatohet se myderrizi Haxhí Ymer
Efendi Prizreni në Ulqin fillimisht jetoi në gjirin e familjes së myderrizit Sali Efendisë, i
cili me presion të drejtpërdrejtë të Knjaz Nikollës do të emigrojë në Shkodër. Pastaj
Myderriz Ymer Prizreni do të banojë kryesisht në lokalet e Meqemes, zyra e Vakëfit të

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:18 pm

Page 29
Ulqinit, përballë Xhamisë së Namezjahit, por do ta gëzojë edhe mbështetjen e fuqishme
të Molla Beqirit, bashkëkohës i Ymer Prizrenit, së paku katër breza hoxhallarësh.
Shtëpia kryesore e Molla Beqirit, ku e kishte dhomën e fjetjes Hoxha i Madh, ishte në
rrugën e “Mehallës së re”, sot: ruga “Ymer Prizreni”.
Dihet, sigurt, se që nga fillimi i jetës në Ulqin Myderriz Haxhí Ymeri u fal në Xhaminë e
Namezjahit, në Qendrën e Ulqinit, pranë pazarit. Në atë Xhami ai u trajtua për imam
nderi dhe për çdo të premte e mbajti vaisin - Këshillën e së premtes. Në kujtesën
historike është balsamosur një kërkesë politike të cilën Myderriz Haxhí Ymeri e spikati
në “Hydben e pare”: “Ai i cili është shqiptar mysliman i vërtetë sot duhet të ngelë këtu,
të vdesë në Vatan, e këtu t’i lërë fëmijët e fëmijëve deri në Ditën e Gjykimit, e ai që është
turk nuk e ka për detyrë, le të shkojë në Turqi...!”
Ishte ky kushtrimi më i qartë i myderriz Haxhí Ymer Prizrenit për ruajtjen e shpirtit
shqiptar të Ulqinit, e që ishin vetë shqiptarët, por edhe dëshmi tjetër se Haxhí Ymeri e
zgjodhi Ulqinin për ta përmbyllur jetën në mënyrën martirizuese, për të dëshmuar me
jetën e me përpjekjet e veta deri në Grykë të varrit, se: Shqiptaria dhe Islami janë një
dhe të pandashme për shqiptarët nën robërinë malazeze e serbe, sepse ato e ruajnë njëra-
tjetrën, e ruajnë shqiptarësinë e Ulqinit dhe të viseve të tjera shqiptare të aneksuara Malit
të Zi, Serbisë etj.
Këtu nuk është tepër, madje kërkohet të konstatohet se përmbajtja e citatit nga “Hydbja e
parë” e myderriz Ymer Efendi Prizrenit në Ulqin, si edhe Fetfaja për të drejtën legjitime
të çdo shqiptari të luftojë kundër Turqisë - për bashkimin, për lirinë dhe për autonominë
e Shqipërisë, të shpallur në fille të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, korrespondon mirë me
mesazhin e këngës popullore për Haxhí Ymer Prizrenin, me titull: “Kush ja jep Mbretit
ni plum”, ku poeti popullor spikatë me përloteni mendimin politik dhe programin
luftarak çlirimtar të Myderriz Ymer Prizrenit. Në këngë, midis të tjerash, thuhej: “Efendi,
na çka me ba, /A ban turkut pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ - Kur asht fjala
për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkue në
lula të xhenetit!/ Fjalt e hoxhës kur i nguen,/ Të tanë burrat n’kamë u çuen,/ Lidhën
besën e pajtuen gjaqe, - Me vent tonë s’ka pazarllaqe! S’njohim pashë, kral as mbret,/
Venin tonë e sunojmë vet!”
Tradita thotë: Nuk mbeti asnjë vëllazëri ulqinake të mos e ketë pasur anëtar nderi të
familjes Hoxhën e Madh, Urtakun e shenjtë, apostullin e kombit shqiptar dhe "nuk
mbahet në mend në Ulqin të ketë pasur raste gëzimi familjare, apo edhe hidhërimi, e në
mesin e të ftuarve të mos ishte edhe Haxhí Ymer Prizreni."
Si mësues i vërtetë, në çdo familje ulqinake, mbolli dituri fetare dhe edukatë kombëtare
shqiptare, veçanërisht dashurinë për gjuhën shqipe. “Mbi gjuhën, dhe vetëm mbi gjuhën,
është e ardhmja e kombit tonë...!” - e përsëriste në xhami e në ndeja. Në vitin 1884,
Turqia dërgoi një përfaqësues të saj në Mal të Zi të bindë Ymer Prizrenin të kthehej në
Prizren, duke i premtuar rrogë dhe jetë të qetë, por të gjitha këto ai i refuzoi
kategorikisht. Ndërkaq, sipas studiuesit të mirënjohur të Lidhjes, Xhafer Belegut:
Sulltani i dërgoi në Ulqin një “njeri të posaçëm”. Ai u përpoq ta binte Ymer se “Sulltani
të do fort e dëshiron të shkosh në Stamboll se ka me ju emnue Sheh-Islam.” HaxhR

Page 30
Ymeri do t’i përgjegjet vendosmërisht: “Shko nga erdhe se sikur edhe në fron të vet të
më vijë Sulltani nuk due të di mâ për Turqin!”
Myderriz Ymer Prizreni nuk do të pushojë së vepruari për ta mbajtur gjallë frymën e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndaj pa hezitim mund të thuhet se për likuidimin fizik të
Tij, përpos Sulltanit dhe Portës së Lartë, këso kohe, ishin të interesuara jetësisht: Rusia,
Malin e Zi dhe Serbia. Kujtesa historike në Ulqin fletqartë se: Hoxha i Madh - Procesin
gjyqësor të Prizrenit kundër Sylejman Vokshit, bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij,
më 29 shtator - 30 dhjetor 1885, e përjetoi grusht vendimtar të Sulltanit dhe të Portës së
Lartë mbi frymëmarrjen e fundit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmes grykëve të
pushkëve të ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Realisht, me rastin e gjykimit të Sylejman Vokshit, dëshmitari Abdyl Shollo nga Prizreni
në deponimin e 3 tetorit 1885, midis të tjerash, për Ymer Prizrenin, do të konstatojë: “Po
ky, Sylejman Vokshi, ka qenë vegla më aktive e veprimtarisë antiqeveritare e të mallkuar
të Myderriz Haxhí Ymer Efendiut, që njihet njëri nga eksponentët më të mëdhenj të ish-
Lidhjes, që sot ndodhet i arratisur në Mal të Zi.
Shkurt, Sylejman Vokshi pat marrë mësim nga i arratisuri Haxhí Ymer Efendiu, që të
mos i bindet qeverisë perandorake dhe t’ia prishë vazhdimisht qetësinë e rendin
(publik); qysh nga ajo kohë ai, pa pushuar as edhe një çast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh
dhe intrigash antishtetërore si edhe veprime (të tjera) kryengritëse në çdo anë të mbarë
Gegërisë dhe ka qenë prej kohësh kryetar i krerëve të rebelëve”.
Së këndejmi, procesverbalet, urdhëresat dhe vendimet e Gjykatës Ushtarake të Prizrenit,
të Komandës së Jashtëzakonshme Ushtarake të Prizrenit, të Këshillit Administrativ të
Gjakovës dhe të Gjykatës Ushtarake të Stambollit për Procesin gjyqësor të Sylejman
Vokshit flasin qartë se ai ishte GJYQ për veprimtarinë politike e luftarake të Myderriz
Ymer Efendi Prizrenit, ishte reminishencë gjyqësore për dënimin me vdekje, në
mungesë, të Ymer Prizrenit, shuguruar në Procesin gjyqësor kundër Komitetit të Degës
së Lidhjes së Prizrenit e të Abdyl Frashërit në Gjykatën Ushtarake të Prizrenit, dhe
kundër anëtarëve të Komitetit të Degës së Lidhjes së Shkodrës, nga Gjyqi Ushtarak në
Shkodër. Këtu e tutje, Hoxha i Madh i Prizrenit fliste hapur për dëmet që Shqipërisë dhe
kombit shqiptar i solli politika dritëshkurtër e Portës së Lartë, kurse në Sulltan
Abdylhamidin shihte mjetin në duar të Rusisë, për perspektivat e politikës pansllaviste në
Shqipëri e më gjerë, në Perandorinë Osmane.
Thuhet se priste e përcillte personalitete osmane, ithtarë të themeluesit të rendit
kushtetutar të vitit 1876, Mit'had Pashës, përkatësisht kundërshtarë të pushtetit autokrat
të Sulltan Abdylhamidit, të cilët jetonin në ekzil, në Paris e gjetkë në Evropë, midis të të
cilëve kishte edhe shqiptarë, ndjekës të mendimit politik të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Dhe, tashti, posaçërisht i forcoi lidhjet me Tiranën, Shkodrën dhe Pejën. Dihet,
sigurt, se takimet politike ilegale me personalitetet e rëndësishme i mbante në Odën e
Tahir Mulla Beqirit dhe në Odën e Kadisë së Mujalëve.
Aktiviteti politik i Myderriz Ymer Prizrenit drejt ringritjes së Lidhjes Shqiptare ra në sy
edhe të diplomacive evropiane. Kjo mund të vigjilohet nga informata e konsullit të

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:19 pm

Page 31
përgjitshem austro-hungarez në tokat shqiptare historike dhe etnike, me seli në Shkodër,
Lippick, të 1 qershorit 1886. Ai informonte Kontin Kalnoky në Vjenë se që nga tetori
1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese “në lidhje me projektin e kryengritjes së
Shqipërisë së Mesme” kundër Perandorisë Osmane.
Këto organizime i mori mbi vete i ashtuquajturi “Komiteti Shqiptar i Korfuzit”,
mekanizëm organizativ ky i Athinës zyrtare. Në krye të përpjekjeve Athina vuri të riun
ambicioz, Gani be Toptanin, nga Tirana, kurse konsulli grek, Mitzakis, lidhi për planet e
Athinës edhe personalitete nga Shkodra e më gjerë. Lippick, midis të tjerash, informonte:
“Përsa i përket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj më siguroi se ai nuk sjell të holla
vetëm prej Malit të Zi në Shkodër por edhe prej këndej atje, se në Shkodër, u kishte bërë
dhurata në të holla shumë personave të ndryshëm që nuk janë zbuluar ende dhe se kishte
vënë kontakt me një hoxhë prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), që njihej i
dyshimtë, për të bindur me dijen e Cetinjës, ish - kryetarin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, Shehun Omer Efendi, që qe arratisur n’Ulqin, për të marrë pjesë në lëvizjen
që pritej dhe për të influencuar bashkatdhetarët e tij të ngushtë në Dibër, Tetovë, Lumë
etj.” Konsulli Lippick e përmbylli informatën me konstatimin se: “Adjutanti i Sulltanit,
Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash së fundi është pritur të vijë prej Cetinje këtu (në
Shkodër), duhet të ketë urdhër në lidhje me komplotin e dështuar, me ankesat kundrejt
Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pashën etj.”
Mund të konstatojmë se vetëm faktet që u sollën për interesimet e Athinës dhe të
Cetinjës, për ta lidhur Myderriz Ymer Prizrenin për vete, do të mjaftonin si pretekst për
ta privuar nga jeta myderriz Sheh Ymer Prizrenin. Ndaj, çështja se cila makineri
antishqiptare turke apo sllavo-greke e likuidoi Myderriz Ymer Prizrenin mbetët për t'u
ndriçuar.
Këtu, megjithatë, duhet të saktësohet se kujtesa historike në Ulqin thotë: "Është folur se,
pas një takimi me një njeri të Haxhí Zekës nga Peja, pak kohë para vdekjes, të jetë
dëgjuar shpesh duke u betuar se ka për ta ringritur Lidhjen Shqiptare edhe më të fortë se
atë të Prizrenit, por tashti, duke u mbështetur në armiqtë e Turqisë, në Evropë..."
Sipas kujtesës më të përgjithësuar në Ulqin, Myderriz Ymer Prizreni u godit për vdekje
para derës së dhomës ku banonte, pikërisht sapo kthehej nga namazi i jacisë, pra në
terrin e parë. Atentatori, sipas të gjithë gjasash, e mori arkivin komplet të Myderriz Ymer
Prizrenit, dhe me këtë akt në njëfarëdore e realizoi dëshirën ose e materializoi frikën e
Dervish Pashës, më 1881, se “dokumente tepër të rëndësishme për qeverinë turke” që i
kishte me vete, “me vrasjen e Ymerit (…) do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi
që t’i keqpërdorte”.

Page 32
Varri dhe eshtrat e Ymer Prizrenit
Ekzaminimi shkencor i skeletit të trupit të Ymer Prizrenit nga Janosh Nemeshker, ka
dhënë diagnoza të ndryshimeve patologjike në trupin e Myderriz Ymer Prizrenit, si
pasojë e veprimtarisë së tij të përhershme, moshës midis 63-68 vjeç dhe të një ataku
mekanik: Spondylarthrozis (Shkalla e peshës: ++), Arthrosis gen.(Shkalla e peshës:
+++), Periostitis man.(Shkalla e peshës: ++) dhe Status post fracturom vert.
Lumb.(Shkalla e peshës: ++++). Shpjegimi për diagnozën e fundit është: "Në unazën
lumbale 4 dhe 5, sipas foramen vertebrales, është konstatuar fraktura në sipërfaqe,
kurse reaksioni nuk mund të konstatohet dhe supozohet se kjo është bërë mu në prag të
vdekjes".
Për shkakun e vdekjes së Myderriz Ymer Prizrenit dha mendimin edhe eksperti mjeko-
ligjor, dr. Fadil Batalli. Atij iu prezantua materiali “nga momenti i çfarosjes së Ymer
Prizrenit në formë të foto-dokumentacionit” dhe, pasi e studioi lëndën, konstatoi:
Pajtohem me konstatimete J. Nemeshker: Thyerja e unazës së katërt dhe të pestë lumbale
dhe dëmtimi i dhëmbëve në nofullën e epërme në anën e majtë janë shkaktuar para
vdekjes - “me veprime mekanike me mjet të fortë, të rëndë (topitur)” dhe konkludoi:
“D.m.th. Ekziston lidhje engushtë kauzale në mes të dëmtimeve të lartpërmendura si dhe
shkakut të vdekjes”.
Martiri Myderriz Ymer Prizreni, me kërkesë të tij, u soll i sëmurë nga plagët e rënda në
gjirin e familjes së Mullabeqirëve dhe meqë parandjeu qartë vdekjen e paevitueshme, “e
la me gojë: të varroset në Varret e Mollabeqirëve”. Për organizimin meritor të
ceremonisë së varrimit të Hoxhës së Madh, sipas kujtesës historike, u angazhua tërë
Ulqini, por barrën organizative e barti Tahir Mollabeqiri. Nga të gjitha minaret e
xhamive të Ulqinit u thirr salla e vdekjes (temxhit) për Burrin e Dheut, për Kryetarin e
Parë e të vetëm të Shqipërisë Etnike, e cila, në kohën kur u likuidua Kryetari i saj i
papushtueshëm, kishte 90 100 km
2
, dhe pikërisht: Vilajeti i Kosovës me 32 900 km
2
, i
Shkodrës me 28 500 km
2
, i Manastirit me 10 800 km
2
dhe i Janinës me 17 900 km
2
.
Toka shqiptare kishte edhe në Vilajetin e Selanikut.

Page 33
Qytetarët e Ulqinit e varrosën Ymer Efendinë me nderime të larta, asnjëherë më të
përsëritura. Me këtë çmohej lart vepra e madhe fetare e kombëtare dhe madhështore e
këtij luftëtari të paepur fetar e kombëtar. Dhe, tradita ruan kujtimin e hidhur, por krenar:
“Kur po e dërgonin në Varrezë trupin e Hoxhës t’Madh, u mbyllën të gjitha dyqanet dhe
i madh e i vogël iu bashkua xhematit të Haxhí Ymerit. Edhe gratë e Ulqinit dolën nëpër
deriçka, me rroba të rangëve, për t’ia bërë nderimin e fundit Hoxhës t’Madh...!”
Trupi i Myderriz Ymer Prizrenit u mboll në dheun e Ulqinit, përjetësisht,kurse
adhuruesit i ngritën arkën e varrit dhe monumentin mbivarrezor – nishanin në pllakë
mermeri: 34 x74 cm, në të cilën skalitën mbishkrimin osmanisht:
“Huvel el halaku el baki
El merhum el magfur
Prizrenli El-Haxhí Ymer
Efendi bin Sylejman
Ruhiçyn Elfatiha
Sene 1304”.
Në kuptimin shqip, do të thotë:
“ Zoti është krijues i të gjithave
I ndjeri i mëshiruar
Prizrenasi Haxhi Ymer
Efendiu, biri i Sylejmanit
Lutuni për shpirtin e tij
Viti 1304 h”.
Nga përmbajtja e nishanit nuk mund të mësojmë për datën dhe muajin, madje nuk mund
të caktojmë saktësisht as vitin e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit. Kjo do të bëhet
më e qartë sapo ta kuptojmë se viti hixhri 1304 fillon më 31 shtator 1886 dhe përfundon
më 21 gusht 1887. Dhe, së fundi, fati e deshi që vetëm më 24 maj 2002 të zbulojmë qartë
ditën, datën, muajin dhe vitin e vdekjes së të madhit Haxhí Ymer Efendi Prizreni.
Dokumentin osmanisht, që ruajti këtë datë, e siguroi mr. Enver Baftiu. Ai i përket gruas
së Ymer Prizrenit, opojares Fatime Murat Aga dhe mban datën 13 ramazan 1307, që do
të thotë: 3 maj 1890. Fatimja, midis të tjerash,vinte në pah se është e veja e Myderriz
Ymer Prizrenit, i arratisur në qytetin Ulqin dhe për vdekjen e tij, saktësoi: “yç yüz dert
senesi ramadani ºerifen yegermi ģyni ve fati iden Haci Ümer Efendi ibni Sülejman
Efendi”, që do të thotë: Haxhí Ymer Efendia, i biri i Sylejman Efendisë, ndërroi jetë në

Page 34
ditën e njëzet të ramazanit të madhërueshëm të vitit treqind e katër. Muaji ramazan është
muaji i nëntë islam – hixhri, kurse viti 304 është viti 1304. Ndaj, barazuar me kalendarin
gregorian, del: 20 ramazan 1304 është baras me ditën e diele, 12 qershor
1887.
Ta përmbyllim. Hoxha i Madh i Prizrenit, Myderrizi i famshëm i Medresesë së Mehmet
Pashës, themeluesi dhe strategu ideor, politik e ushtarak – Ora, Zemra dhe Shpirti i
Lidhjes Shqitpare të Prizrenit 1877-1887, Kryetari i Parë dhe i vetëm i Shqipërisë Etnike
të fillimvitit 1881 - e zgjodhi Ulqinin për prehje në vjetët e fundit të jetës dhe rezistoi e
përballoi aty dhunën, që Varri t'i mbetet roje kujdestare e shqiptarisë dhe e shqiptarësisë
së përjetshme të Ulqinit me viset përreth, të cilat, Evropa Shtrigë e Patër Gjergj Fishtës,
ia dhuroi Malit të Zi mollë të qëruarnë pjatë.
Varri i tij, të cilin ulqinakët, brez pas brezi, e quajnë me admirim: "Vorri i Hoxhës
t'Madh", është dhe do të mbetet tapi shqiptare e Ulqinit, të shkëputur me dhunë nga
ushtria perandorake-osmane (turke), dorë e zgjatur antishqiptare e Evropës imperialiste.
Kjo Evropë u ridëshmua si e tillë, antishqiptare, edhe më 1913, më 1919 dhe më 1945,
dhe sot, 125 vjet pas Krimit në Berlin, dhe 116 vjet nga martirizimi i Ymer Prizrenit për
Shqipërinë një dhe të pavarur, është vërë në sprovë të re përpara kërkesave legjitime të
kombit shqiptar, të ndarë e të copëtuar, copa në pesë shtete, por i hedhur fuqimisht në
vallën hijerëndë të Epokës së Myderriz Ymer Prizrenit për zgjidhjen e Çështjes shqiptare
drejtësisht dhepërfundimisht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni Empty Re: Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi