Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI - USHTARI I PADUKSHËM

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI - USHTARI I PADUKSHËM Empty Faruk TASHOLLI - USHTARI I PADUKSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 18, 2015 2:13 pm

Faruk TASHOLLI


USHTARI I PADUKSHËM
Luftëtarit, Behajdin Allaqi


Faruk TASHOLLI - USHTARI I PADUKSHËM 10395805_907430562609623_8502267486177524675_n



Ti u nise për atë udhë
Më i pari ndër të parët,
Kur shqiptohej fjala luftë
Kur nuk dukeshin kund ushtarët.

Tek dhunonin tokë Kosove
Ata pizgauerë të zhurmshëm,
Ti kolonat ua zhvargove -
O ushtari i padukshëm.

Kur të ndoqën pas rafalet,
Gur e dru ua zunë pritën,
Kah ti krahët hapën malet -
N'gji të morën n'ballë të qitën.

Po ty malet nuk të zinin
Nuk duroje jetë nën hije,
Ishe nisur ta zësh agimin
Ku shkrep krisma dritë lirie.

Plumb i nemun të mbylli sy
Tek i bëje betejat varg,
Plumb i nemun nuk të la ty
Sa ta shohësh lirinë me ag.

Ti u nise për atë udhë
Me trimëri përjetë i veshur,
S'ia lë kohës asnjë rrudhë
Ballit tënd për ta ngjeshur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi