Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja sa paguhen gratë e politikanëve dhe kush nga ta e fsheh pasurinë e gruas?

Shko poshtë

Ja sa paguhen gratë e politikanëve dhe kush nga ta e fsheh pasurinë e gruas? Empty Ja sa paguhen gratë e politikanëve dhe kush nga ta e fsheh pasurinë e gruas?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 18, 2015 7:31 pm

Ja sa paguhen gratë e politikanëve dhe kush nga ta e fsheh pasurinë e gruas?
Ja sa paguhen gratë e politikanëve dhe kush nga ta e fsheh pasurinë e gruas? Largea_11007682_768160893264001_22725257_n1424270353


Liderët e institucioneve politike si dhe politikanët më me nam në vendin tonë, shumica prej tyre bashkëshortet e tyre i kanë të rehatuar mirë nëpër vende të punës, madje shumë prej tyre edhe me pagë nuk janë keq.


Mjafton me shiku tek deklarimi i pasurisë dhe aty shihet mjaft mirë se çka dhe ku punojnë bashkëshortet e tyre, por disa deputetë nuk i kanë lajmëruar se çka punojnë apo se çfarë pasurie kanë bashkëshortet e tyre ku pagat i kanë 10 fish mbi mesataren e vendit, përderisa punët janë shumica të nivelit akademik nëpër universitetet e vendit. Atyre, në disa raste nuk u del nga një punë.
Burri i parë i Kosovës, Astriti bashkëshorti i Presidentes ka dy vende pune. Punon në Qendrën Klinike Universitare dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP. Për këto dy punë, në bazë të deklarimit të pasurisë nga presidentja e vendit, ai merr afro 1000 euro pagë mujore. Ai është rehatuar në universitet me shumë kontestime. Këtë pozitë e kishte marrë pasi iu bë gruaja presidente.
Dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër. Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij.
Gruaja e zëvendëskryeministrit të parë të vendit Hashim Thaçit punon në Universitetin Fama dhe ka pagë mujore prej 1500 eurosh.
Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, vazhdon të punojë në RTK, ku ishte edhe në kohën kur nuk ishte e martuar me të parin e AAK-së. Ajo ka pagë prej 660 eurosh në muaj. Ndërsa, gruaja e liderit tjetër opozitar, Fatmir Limajt, punon në kompaninë e sigurimeve Sigal dhe ka pagë mujore afro 500 euro.
Gruaja e deputeti të PDK-së, Bekim Haxhiut, nuk është keq me pagë. Ajo punon në PTK dhe përfiton rreth 1000 euro në muaj.
Ndërsa, gruaja e Isa Mutafës nuk ka të ardhura në bazë të deklarimit të pasurisë, të bërë nga kryeministri i vendit. As gruaja e Albin Kurtit duket se nuk ka ndonjë vend pune në Kosovë. Lideri i Vetëvendosjes nuk ka deklaruar ndonjë të ardhur për bashkëshorten e tij.
Pra, për veç tyre, në deklarimin e pasurisë nuk shihen as gratë e deputetëve të PDK-së, Azem Sylës, Xhavit Haliti, Adem Grabovcit e as shumicës prej tyre.
Po ashtu, edhe deputetët e LDK-së, shumica prej tyre nuk kanë pasuri të deklaruar në emër të bashkëshorteve të tyre.
Njëjtë është edhe me deputetët e AAK-së dhe VV-së.

Por se a i kanë të gjithë këta deputetët bashkëshortet e tyre nëpër puna, mbetet të shihet, por në deklarimet e tyre të pasurisë, vërehet se akoma nuk kanë mundur që ti rehatojnë nëpër ndonjë vend të punës, ashtu sikurse kanë bërë “shefat e shefave”.


Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi