Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto)

Shko poshtë

Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Empty Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2015 12:33 pm

Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto)

Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Largea_grate1442397628


Thonë që pas një burri të suksseshmë qëndron një grua e sukseshme. Kjo thënie mund të gjej vend diku tjetër por jo në Kosovë. Mjafton t’i kujtojmë politikanët kosovarë dhe të bindemi se suksesi i tyre në politikë nuk ka asnjë lidhje me ndihmën që ua kanë bërë gratë. Mbase edhe kanë qenë pengesë nganjëherë.


Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Isa-gruaja
E shoqja e akademik Mustafës amvise – Mban pozitën që i garanton fuqinë më të madhe ekzekutive në vend, ka titujt më të lartë shkencor dhe njihet ndër ekonomistët më të mirë që ka Kosova. Por pak kush ia njeh bashkëshorten e kryeminstrit të Kosovës. Herën e fundit, kur Isa Mustafa është parë në publik me gruan e tij, është fushata përmbyllëse e LDK-së për zgjedhjet e fundit nacionale.Gruaja e kryminstrit, që se gjen as Google, qëndron e mbyllur në shtëpi dhe kujdeset për nipërit dhe mbesat, por nuk është se e kemi parë krah bashkëshortit apo edhe në ndonjë asktivitet publik që në një formë do t’ia ngrisnin imazhin Isa Mustafës. As në deklarim të pasurisë, në AAK, gruaja e Mustafës, nuk figuron se merr ndonjë pagë si e angazhaur me ndonjë punë. Pra vet është akademik, kursea gruaja e tij amvise.


Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Veseli-1024x571
Kadri Veselin e sundon gruaja – Paraqitjen e tij të parë publike e bëri në shoqëri me bashkëshorten. Në ditën kur vendosi të jetë edhe zyrtarisht pjesë e PDK-së, Veseli erdhi në tubim duke mbajtur për dore gruan e tij, Violeta Veselin. Por më pas ish shefi i SHIK-ut, nuk e eksozoi shumë bashkëshorten. Ishte 8 marsi i këtij viti, kur kryetari i Kuvendit ftoi në takim gratë deputete dhe aty kishte me vete edhe Violetën. Si me humor tregoi se në shtëpi, është gruaja ajo që komandon. Por në jetën publike, nuk duket shumë aktive. Larg nga perditshmeria e të shoqit ajo është e angazhuar si profesoreshë në një shkollë të mesme kurse pjesën tjetër të ditës ia kushton katër fëmijëve.


Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Lumja-2
Profesoresha Lume – Për një kohë, Hashim Thaci, e mbajti të mbyllur pjesën e familjes. Vetëm të afërmit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, mund ta t’ia njihin gruan Thacit. Por, shefi i diplomacisë kosovare bëri një kthesë të madhe sidomos në zgjedhjet e fundit nacionale. Bashkëshortja, Lumnie Thaci, u bë pjesë e spoteve politike përmes së cilave lideri i PDK-së kërkonte votë. Por nuk është se Lumja, tërhoqi masën pasi mungesa e një oratorie dhe përvoja më publikun e bëri që ajo të mos jetë shumë e pranuar për audiencën. Me ose pa përvojë, Lumja me profesion agronome, është profesoreshë në unveristetin Fama. Në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo në muaj merr pagën 1 500 euro në muaj. Por asnjëherë deri më tash nuk e kemi parë zonjën Thaci të jetë marr me një ndonjë aktitetet pubik në cilësinë e bashkëshortes së ish kryeminsrtrit e tash të Ministrit të Jashtëm.


Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Anita1
Më e njohur Anita se Ramushi – Në rastin e Ramush Haradinajt, është e kundërta. Më shpesh del në ekran gruaja e tij, se vet lideri i AAK-së. Duke qenë se është moderatore lajmesh në RTK, Anitën e njohin po thuaj të gjithë dhe për këtë mburret edhe Ramushi. Bile në një rasta pati thënë se nuk ngurron ta marr me vete gruan pasi e ka të bukur. Anita, kjo nuse e Gllogjanit, e këshillon herë pas here liderin e AAK-së. Ndodhë që qëndrimet e Anitës, t’i kuptojmë edhe përmes postimeve në Facebook, ku Anita jep komente politike që janë në një vi me ato të opozitës.


Kënd prej politikanëve e sundon gruaja, kush e ka amvise e kush Miss? (Foto) Limaj-gruaja
Arlinda apo “Miss bashkëshortja” – Rrethanat ishin të tilla që Fatmir Limaj, të martohet për herë të dytë. Nuk gaboi në përzgjedhje. Lideri i Nismes, u martua me një vajzë nga Suhareka me emrin Arlinda, shumë më e re se ai vet. Në paraqiten e saj të parë publike, la nën hije bashkëshortin që sapo kishte themeluar partinë Nisma. Aparatet dhe kemarat u fokusuan tek bashkëshorja e tij dhe i dhanë asaj epitetin e të bukures gjë që dukej qart. Po me cka merret gruaja e Limajt e cila cilësohet si më e bukura nga bashkëshortet e politikanëve kosovarë? Ajo punon në kompaninë e sigurimeve “Sigal” në Prishtinë dhe merr një pagë prej 500 euro.


Një Kryeminister që mban gruan mbyllë, ai edhe popullin ka me e mbajtë ashtu. Ai si vyen as popullit e as familjes!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi