Reagon OVL e UÇK: Nishani gaboi pse e dekoroi Rugovën
Reagon OVL e UÇK: Nishani gaboi pse e dekoroi Rugovën
Reagon OVL e UÇK: Nishani gaboi pse e dekoroi Rugovën
Kryesia e OVL të UÇK-së, ka reaguar në lidhje me ceremoninë e 16 shkurtit organizuar në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, dekoroi nëntëmbëdhjetë figura nga Kosova me motivacion si “persona me kontribute në luftën për çlirim dhe pavarësi të Kosovës, me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë”.
“Si Organizatë e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, shprehim pakënaqësinë dhe indinjatën tonë lidhur me këto dekorime, të bëra në këtë datë historike, pasi që implikimet politike në dhënien e këtyre dekoratave janë të mëdha dhe shumë tendencioze”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
“Pa u ndalur në emra të përveçëm të të dekoruarve, ia kujtojmë Presidentit Nishani, se vija politike paqësore e konkretisht bartësi i saj, Njeriu i Velanisë, asnjëherë për të gjallë të tij, në asnjë fazë të luftës për liri as pas saj, nuk e ka njohur as nuk e ka pranuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje, e ka quajtur ‘dorë e zgjatur e Serbisë’. Një gjë të tillë e ka bërë publikisht në janar të vitit 1997, kur krahas kësaj në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë ka kërkuar edhe ardhjen e Interpolit për të zbuluar aksionet e armatosura që po i kryente UÇK-ja kundër forcave policore e ushtarake serbe”, vazhdon më tej ky reagim.
Sipas kësaj organizate, si rezultat i kësaj thirrjeje, brenda dy javësh, policia serbe burgosi mbi 100 të rinj e të reja shqiptare, në mesin e tyre u burgosën dhe u vranë edhe disa prej krerëve drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Po ashtu, kur ndodhi Epopeja e Prekazit, në mars të vitit 1998, kur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u sakrifikua me tërë familjen dhe lagjen Jashari, mbi pesëdhjetë veta, ndonëse Drenica po digjej në flakë, Njeriu i Velanisë nuk e pa të arsyeshme të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për më tepër i mbajti ‘zgjedhjet e lira’ në Kosovë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Edhe pas përfundimit të luftës, të cilën e fitoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me përkrahjen e aleatëve të NATO-s në krye me SHBA-të, Njeriu i Velanisë asnjëherë për të gjallë të tij nuk e mori guximin të shkojë në Prekaz për të nderuar sakrificën e Familjes Jashari, as të asnjë pjesëtari të UÇK-së në mbarë Kosovën”, thuhet në këtë reagim.
OVL e UÇK-së i shkruan Nishanit se edhe bashkëpartiaku i tij, Sali Berisha, nuk është prapa në këtë drejtim.
“Janë skandaloze veprimet e tij kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në territorin e Shtetit Shqiptar, derisa në krye të tij ishte Sali Berisha, ku përveç tjerash edhe i arrestoi e mbajti ne burgje, Komandantin Legjendar, Adem Jashari dhe Heroin e madh të luftës së UÇK-së Komandant Zahir Pajazitin. Madje stafi më i ngushtë i Berishës, ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të ngushtë të familjes së tij, për vite të tëra mblodhën materiale kundër UÇK-së me qëllim të komprometimit dhe shkatërrimit të strukturave të UÇK-së që arritën ta mbijetojnë luftën”, thuhet në reagim.
“Është e ulët që Presidenti i Shtetit Amë, si personalitet që përfaqëson frymën e unitetit të kombit, të bëjë veprime të instrumentalizuara dhe të keqpërdorë pozitën e të parit të shtetit të futë përçarje brenda shqiptarëve”, mbyllet ky reagim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Reagon OVL e UÇK: Nishani gaboi pse e dekoroi Rugovën
Dekorimi që iu bë Presidentit dhe liderit tonë historik, Ibrahim Rugova, dhe heronjëve tjerë të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me rastin e 7-të vjetorit të pavarësisë, po i tmerron profiterët e luftës në Kosovë. Atë që s'guxuan ta bëjnë istitucionet shtetërore të Kosovës, e bëri Presidenti i Shqipërisë, z.Bujar Nishani. Ky është grusht i rëndë për vrasësit e heronjëve që ende po shetisin lirshëm në Kosovë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tahiri: Presidenca gaboi
» Alma Lama: Lugina gaboi me Asociacionin
» Sejdiu dekoroi Ismet H. Rrahmanin me Medaljen 'Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari'
» Presidenti Sejdiu dekoroi Nexhmie Pagarushën
» Jahjaga dekoroi Selimin me Medaljen e Artë të Lirisë
» Alma Lama: Lugina gaboi me Asociacionin
» Sejdiu dekoroi Ismet H. Rrahmanin me Medaljen 'Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari'
» Presidenti Sejdiu dekoroi Nexhmie Pagarushën
» Jahjaga dekoroi Selimin me Medaljen e Artë të Lirisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi