Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - AZILANT HAJDARIN E KTHYEN NË KOSOVË ME FAKS

Shko poshtë

AGIM GASHI - AZILANT HAJDARIN E KTHYEN NË KOSOVË ME FAKS Empty AGIM GASHI - AZILANT HAJDARIN E KTHYEN NË KOSOVË ME FAKS

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 22, 2015 2:09 am

AGIM GASHI


AZILANT HAJDARIN E KTHYEN NË KOSOVË ME FAKS
(Humoreskë)



AGIM GASHI - AZILANT HAJDARIN E KTHYEN NË KOSOVË ME FAKS 11021270_10152727722474077_2272193964441885859_n


Edhe Hajdari mori rrugën e gjatë e plot mundime të mërgimit. Qeveria ua pruni ngusht punën njerzëve, andaj buka thonë të qon në derën e hasmit.
Doli disi Hajdari në Gjermani, por të gjithë e moren vesh se as gjermanët më spo apin azil. Mbeti Hajdari pingale.Sillej rrugëve e banhofeve pa asnjë qëllim. Dhe një ditë papritmas takoi kusheririn e tij Halilin, që kishte mbi 20 vjet këtu dhe kishte letra gjermane. Pas i vinte një grua që mezi merrte frymë nga mbipesha. 
U moren ngryk e u përqafuan me plot mirësjellje e dashuri gjaku. Ia prezentoi edhe gruan që erdhi më vonë:
-Kjo është Zhanina, gruaja ime e dashur. Falë kësaj unë mbeta në Gjermni dhe ndihmova familjen kur ishin në kushtet më të vështira.
Ia zgjati doren edhe Hajdari. Dora e saj e madhe ia mbuloi Hajdarit edhe mangen e palltos.U ulen me një restoran dhe filluan bisedat me pyetjet e zakonshme për halle e derte.
-Po ti o Hajdar, çka të qiti kah Gjermania?
-Erdha azil edhe unë o Halil vllau, por spo pranojnë. Në Kosovë shita çka pata, erdha këtu, i hargjova edhe ato që më mbeten nga matrapazët që na plaçkitnin, dhe ja tani askund.
-Martohu Hajdar, martohu me naj gjermane.
-Po ku ta gjej o Halil?
-Ta gjen vllau ty. A po e shef Zhaninen? Kjo e ka një moter sa dy herë kjo.Insan e ka fal Zoti. Nëse don ta qes unë.
Pas shumë mendimeve e planeve tjera të thyera, edhe Hajdari pranoi me ja marr motren e Zhanines, Amazonen. U takuan me të dashuren, bënë planet dhe caktuan diten e dasmes. Tani Hajdari u vendos te Amazona në banesen e saj. 
E kishte të vështirë i shkreti Hajdar. Çka skishte ba në jetë, por grua që peshon sa dhetë gra, jo skishte pas. Një ditë Amazona kishte parë një ëndërr. Kishte lëviz sa kishte lëviz në shtrat, dhe pa pritmas ishte gjend mbi trupin e Hajdarit. Hajdarit të shkretë iu kishte zënë fryma dhe skishte mund me bertitë e me ja bë me dije gruas së tij se ai po shtypej. Ku ta dish se sa kishte ndej mbi Hajdarin ajo Amazona e bukur. Por, kur ishte zgjuar, nën trupin e saj gjendej një leter me figurën e burrit. 
Lajmroi policinë.Ata erdhen dhe moren hajdarin të bërë leter. Nuk kishte asnjë dokument, por Halili u spjegoi se ishte nga Kosova dhe se kishte dal azil në Gjermani menjëherë pas koalicionit. Policia e falenderoi Amazonen që e kishte bërë Hajdarin leter faksi. 
Gjermania Hajdarin ua ktheu orgneve të Qeverisë së Kosoves me anë të faksit, ku aty ishte edhe një falenderim:
-Falenderojmë Hajdarin që nuk na mori shpenzime për kthim!
Hajdari posa ra në kontakt me organet e Qeverisë së Kosoves, prap u ngjall për të vuajtur nga uria.
Sot, Hajdarin në Kosovë po e thërrasin Hajdar Faksi!

21.02.15
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi